Testamenti i Ri katolik, sic u percaktua nga Koncili i Trientes, nuk ndryshon,persa i perket librave qe permban, me ato te te gjithe grupimeve prezente te krishtera.Sikurse dhe Testamenti i vjeter, edhe i riu ka librat deutorokanonike te tij dhe copa librash, kanoniciteti i te cileve ka qene subjekt i disa kundershtimeve me pare ne Kishe.Keto jane per libra te tere si: Letra e Hebrenjve, Jakovit, e dyta e Petros, e dyta dhe treta e Joanit, e Judes, dhe Apokalipsi.
Ndersa pasazhet e diskutuara me pare jane tre: pjesa mbyllese e Ungjillit te Shen.Markut 16:9-20,per shfaqjet e Krishtit pas ringjalljes; vargjet e Lukes per djersen gjak te Jesuit tek 22:43-44; tregimi per gruan e zene ne imoralitet, Shen.Joani7:53-8:11.
Qe prej Koncilit te Trientit, nje katoliku nuk i lejohet diskutueshmeria e frymezimit te ketyre pasazheve.A. FORMIMI I KANONIT TE TESTAMENTIT TE RI (A.D. 100-220 )
Ideja e nje nje kanoni komplet dhe te prere qarte te Testamentit te Ri, qe te ekzistoje prej fillimit,dmth qe nga koha e apostojve, nuk ka baza historike. Kanoni i Testamentit te Ri, sikunder atij te vjeter eshte rezultat i nje zhvillimi, e nje procesi krijuar njeheresh nga debatet me dyshuesit, brenda dhe jashte Kishes dhe vonuar nga disa pasiguri dhe hezitime te natyrshme,te cilat nuk arriten nje pike perfundimtare deri ne percaktimin dogmatik e Koncilit te Trientit.
1 .DESHMIA E TESTAMENTIT TE RI PER VETVETEN: PERMBLEDHJET E PARA
Ato shkrime, qe kishin nje stampe pagabueshmerie dhe garanci te origjinalitetit apostolik, duhet te kene qene vleresuar dhe nderuar, qe nga fillimi, dhe kopjet e tyre jane mbajtur nga Kishat lokale dhe individe te krishtere si me te rendesishme se sa tregimet dhe logjiat, ose theniet Krishtit, te ardhura nga burime me pak autoritative.Keshtu qe prej vete Testamentit te Ri, ka prova te nje lloj ndarje te librave kanonike: 2Petr 3:15-16, ku supozohet se lexuesit te jene te njohur me disa nga letrat e Shen.Pavlit;Impliciteti i Ungjillit te Shen Joanit presupozon ekzistencen e Ungjijve sinoptike ( Matheu, Marku dhe Luka).Nuk ka te dhena ne Testamentin e Ri te nje plani sistematik per perhapjen e kompozimeve(shkrimeve)te apostojve,e jo me teper se ka qene nje kanon i ri ,i caktuar Kishes nga apostojt, as edhe te ndonje vetdeshmie te forte per frymezim hyjnor,Pothuajse te gjitha shkrimet e Testamentit te Ri erdhen si pasoje e rasteve te vecanta, ose iu adresuan qellimeve te vecanta.Ne shume mire mund ta marrim me mend, se Kishat drejtuese te Antiokise, Selanikut, Aleksandrise, Korintit, Romes donin qe me ane te shkembimit me komunitetet e tjera te krishtera tua shtonin vleren e tyre te vecante, dhe i lexonin publikisht ne asamblete e tyre fetare te gjitha shkrimet apostolike,per te cilat kishin dijeni.Padyshim qe ne kete menyre, grumbullimet u shtuan dhe arriten nje kompletim brenda disa limiteve, por gjithashtu nje numer i konsiderueshem vitesh do te kete kaluar ( dhe kjo filluar qe nga shkrimi ilibrit te fundit),para se te gjitha Kishat e shperndara te krishterimit te hershem ta zoteronin shkrimin e ri te shenjte ne plotesi.Dhe ajo deshire per nje shperndarje te organizuar, dytesore ne lidhje me mungesen nje percaktimi te hershem te kanonit, la vend per varietete dhe dyshime, qe zgjaten me shekuj.Por ketu do te jepet evidence, qe prej diteve te para,duke shkuar deri tek apostojt e fundit, ka patur dy njesi te percaktuara shume mire te shkrimeve te shenjta te Testamentit te Ri, te cilat dhane qendrueshmeri, mosthjeshtim, minimizim universal dhe berthamen per kompletimin e tij kanonik: Keto ishin KATER UNGJIJTE, sikunder Kisha i ka edhe sot, dhe te 13-letrat e apostollit Shen. Pavel--Evangelium-i dhe Apostolicum.
Vijon...
Krijoni Kontakt