-
SHBA dhe "rasti Fatos Nano", nga Mero Baze
nga Tema
----
EDITORIALI
SHBA dhe "rasti Fatos Nano"
Nga Mero Baze
Paralajmėrimi i njė prej analistėve amerikanė mbi rreziqet qė paraqet investimi te personalitet politike dhe jo te sistemi i demokracisė, nxiti pardje zyrėn e shtypit tė Kryeministrit tė shpėrndante me shpejtėsi, nė rrugė jozyrtare, komentet e bėra te 'Zėri i Amerikės', nė shumicėn e gazetave luajale me Kryeministrin. Problemi qė ka sot politika shqiptare dhe influenca amerikane nė Shqipėri, ėshtė pikėrisht nė sensin e paralajmėrimit qė bėjnė analistėt amerikanė pėr politikėn amerikane nė botė. Ajo qė bėri dje zyra e shtypit e kryeministrit dhe gazeta zyrtare e Fatos Nanos, nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė mėnyrė pėr tė dėshmuar se SHBA-tė janė duke mbėshtetur me tė gjitha fuqitė nė Shqipėri individin Fatos Nano. Sipas "Zėrit tė Popullit", por dhe sipas komenteve qė tė bėjnė njerėzit e zotit Nano, ambasadori Jeffrey ėshtė i investuar personalisht pėr zotin Nano, dhe, mė tej akoma, pėrpiqen tė pėrdorin ēdo detaj nga marrėdhėniet shqiptaro-amerikane si mbėshtetje personale pėr zotin Nano. Ky ėshtė nė fakt fenomeni qė tremb mė shumė se gjithēka tjetėr Uashingtonin. Kjo ėshtė delja e zezė, qė politika e jashtme amerikane pėrpiqet tė shmangė. Komentet paralajmėruese pėr Shakashvilin, kanė tė bėjnė me faktin se ai nuk duhet mbėshtetur pa kufi.
Ajo qė ndodhi me Sali Berishėn nė vitin 1996 ėshtė e qartė. Pas problemeve serioze qė patėn zgjedhjet e 26 Majit dhe pėrpjekjen e administratės sė zotit Berisha pėr tė mos u pėrfshirė nė njė plan veprimi tė rekomanduar, qė jepte siguri pėr korrigjime demokratike, SHBA tėrhoqėn mbėshtetjen ndaj tij. Protestat e nisura, tė bashkuara me mungesėn e mbėshtetjes ndėrkombėtare, ēuan vendin drejt kaosit mė tė rrezikshėm nė historinė e Shqipėrisė dhe rrezikuan ndarjen e vendit. Marrėveshja e 9 Marsit dhe reflektimi i politikės shqiptare bėri qė vendi t'i shpėtonte katastrofės, por jo tė rikthente demokracinė. Tė frikėsuar nga inkurajimi i protestave tė tilla, shtatė vjet mė vonė diplomatėt perėndimorė janė tė rezervuar tė lėnė qeverinė nė mėshirė tė protestave mbarėpopullore dhe po pėrpiqen t'i pėrdorin ato si elementė presioni deri te caku qė qeveria tė pranojė koston e kėtij presioni dhe tė tėrhiqet. Kėtė kujdes dhe pėsim tė madh tė diplomacisė perėndimore ndaj fatit tė krizės sė vitit 1997 nė Shqipėri, kryeministri aktual po pėrpiqet ta kapitalizojė si mbėshtetje personale nga Perėndimi, biles si mbėshtetje personale ndaj tij prej Uashingtonit. Dhe pėr ta bėrė mė qesharake kėtė mbėshtetje, Igli Toska shpall rritjen e masave tė sigurisė pėr tė imituar rreziqet qė ka realisht SHBA-ja.
Historia e keqpėrdorimit tė mbėshtetjes amerikane nė Shqipėri ka histori tragjikomike tė tillė qė meriton tė botosh ēdo muaj romanin "Zoti President".
Mjafton tė kujtojmė se dy paraardhėsit e zotit Nano, Ilir Meta dhe Pandeli Majko, po ashtu ishin shpallur si ikona tė ish ambasadorit amerikan nė Tiranė, dhe Nano si person qė duhet tė izolohej. Nė kohėn kur ambasadori paraardhės, i ndjeri Limpreht, shpalli Ilir Metėn "monument kulture qė ruhej nga qeveria amerikane", dhe kėrcėnoi Fatos Nanon me izolim, nėse do ta rrėzonte atė, Fatos Nano nuk ishte duke bėrė asgjė antidemokratike, pėrkundrazi ishte duke ndalur njė revansh antidemokratik. Nė fakt sot Ilir Meta ėshtė duke u pėrpjekur tė na sqarojė edhe pėr skandale tė mėdha financiare siē ėshtė ai i "New World Telekomit" dhe hekurudhės elektrike Durrės-Tiranė pėr tė cilėn ėshtė investuar direkt edhe ish ambasadori, por dhe ndonjė kongresmen amerikan, qė shfaqet pėr biznes nė Tiranė e bėn politikė pėr stabilitetin. Disa nga kėto ēėshtje i kanė kaluar drejtėsisė amerikane, tė tjerat mund t'i kalojnė mė vonė, por ata qė kanė e paguar shtrenjtė ēmimin e pėrrallave tė tilla, janė shqiptarėt. SHBA nuk lejon askėnd tė luajė me emrin e saj dhe di ta vendosė vetė dinjitetin e shtetit, kur ai keqpėrdoret, qoftė dhe nga ambasadorė. Ne duhet tė jemi tė parėt qė duhet tė nxjerrim mėsime nga kėto keqpėrdorime. Paralajmėrimet qė SHBA tė mos investojė te personalitetet, por te sistemi janė tė mirėpritura, sė pari, pėr opozitėn shqiptare dhe, mbi tė gjitha, pėr zotin Berisha. Nė kėto momente kjo ėshtė ndihma mė e madhe qė mund t'i jepet opozitės, e cila ka vendosur tė zgjerohet duke u hapur dhe jo duke u mbledhur rreth njė njeriu. Ėshtė keq pėr kryeministrin nėse mendon se Uashingtoni do tė bėjė pėrjashtim pėr "rastin Fatos Nano". Edhe ai person quhet; nuk quhet "sistem", edhe pse ėshtė unikal nė sistemin e degradimit tė vlerave qė ka krijuar, edhe nė emėr tė mbėshtetjes amerikane.
------
tema
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt