Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mustaf Nano moralizon..

    shekulli

    ------------

    Nuk mund të ketë demokraci pa demokratë


    MUSTAFA NANO

    Si zor të ketë diskutime rreth faktit, që një demokraci e shëndetshme nuk mund të instalohet vetëm me ndihmën e ligjeve. Afërmendsh, ligjet janë shumë të rëndësishme në funksion të përftimit të një realiteti e një klime demokratike, por bash në të njëjtin funksion ato nuk mjaftojnë. Kjo është arsyeja që në botën e regjimeve kushtetuese liberale ne hasim nga njëra anë demokraci më të pjekura e më funksionale (Angli, Francë, Vendet e ulëta, Zvicër, etj) e nga ana tjetër demokraci më të cënueshme e më të thyeshme (Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, etj). Nuk është e rastit që demokracitë e konsoliduara liberale vërehen kryesisht në vendet protestante, ku aksioni i hershëm (shekulli XVI) për të reformuar kishën e krishterë bëri të shpallet për herë të parë apeli e nevoja për të respektuar të ndryshmin (ky ishte një nga leksionet më të rëndësishme që na ka ardhur nga epoka e madhe e reformave, para së cilës njihej e pranohej veçse bashkëjetesa në homogjenitet). Eshtë aq e vërtetë kjo sa nuk teprohet po të thuhet se protestantizmi përbën tharmin moral të demokracisë perëndimore. Për të arritur pra tek ndërtimi i një demokracie të njimendtë e të frutshme, korpusit të ligjeve i lipset edhe një kod moral i caktuar i shoqërisë, një traditë historike e fqinjërimit dhe e familjaritetit me demokracinë, një edukim civil, një opinion i fuqishëm publik, një frymë kolektive që pajtohet me tolerancën e me bashkëjetesën në diversitet, etj, etj. Në mënyrë të thjeshtuar do të mund të thuhej se nuk mund të ketë demokraci pa demokratë.
    Eshtë shkurajuese ta thuash, por Shqipëria e shqiptarët, për arsyet që thamë më sipër, asnjëherë nuk do të mund të bënin lirisht e qëllimisht zgjedhjen e demokracisë si sistem qeverisjeje. Edhe sikur të ishim në gjendje të projektonim të vetëm rrëzimin e regjimeve shtypëse e diktatoriale (fjala vjen, regjimin e Hoxhës), më pas, po të liheshim në fatin tonë, do të përfundonim së ndërtuari në vend të tij një regjim tjetër shtypës e diktatorial. Nëse sot jetojmë në një demokraci surrogato, kjo vjen mbi të gjitha prej rolit që kanë luajtur të huajt në parandalimin e vullneteve e projekteve antidemokratike. Këto vullnete e këto projekte gjallojnë edhe sot e kësaj dite. Shprehja e tyre duket qartë në mënyrë të veçantë tek udhëheqësit politikë të këtij vendi; duket qartë gjithashtu – kjo është dëshpëruese, dhe me këtë po rikthehem tek ideja e fillimit – tek konsensusi popullor që rrethon të gjitha aksionet e frymëzimet antidemokratike në këtë vend, gjë që të bën të besosh se këta udhëheqës politikë përfaqësojnë në mënyrë besnike çfarë ne të tjerët jemi realisht. Vizionet demokratike pëshpëriten e përpunohen në qoshe jo shumë të rëndësishme të botës shqiptare, të cilat (qoshet) ose janë shumë larg, ose janë të shpërfillura, nga qendrat ku merren vendimet. Ç’është më e keqja, rreth këtyre vizioneve mblidhen shumë pak njerëz (lëvizja “Mjaft” është përpjekur e po përpiqet të dëshmojë të kundërtën, por po merret vesh se kjo është një ndërmarrje shumë më e vështirë se sa ngjante fillimisht).
    Çfarë e bën demokracinë një sfidë të frikshme është – në mënyrë të veçantë e krahas të tjerash – kodi moral i shoqërisë ku jetojmë. Eshtë ky kod moral që i bën njerëzit të legjitimojnë tarafllëkun, nepotizmin, klientelizmin, krahinarizmin, e më tej korrupsionin, etjen epsharake për pushtet, deri dhe vjedhjen e votës. Eshtë ky kod moral, i cili nuk e pengon Fatos Nanon, që sot t’i thotë x-it hajdut, e nesër ta emërojë ministër; është ky kod moral kolektiv që i jep atij forcë në përpjekjet për ta sunduar Shqipërinë veç me një grusht njerëzish, të cilët as që kanë lidhje me socialistët shqiptarë të zgjedhur për ta qeverisur këtë vend; është ky kod moral që ia bën hallall kryeministrit kurajon për shpërblyer veten me 10 000$ për merita që ai ia njeh vetes; është ky kod moral që i bën ministrat të mos bëzajnë në Këshillin e Ministrave, ndërsa diskutohet vendimi mbi këtë shpërblim. Eshtë ky kod moral, i cili nuk e bën të skuqet e të zverdhet Sali Berishën ndërsa flet për shtet ligjor e zgjedhje të lira, ndërkohë që atentatori i parë i shtetit ligjor dhe i zgjedhjeve të lira në periudhën postkomuniste ishte dhe është po Sali Berisha (ai vijon të jetë kundërshtari më i vendosur i shtetit ligjor edhe si kryeopozitar); është ky kod moral i shoqërisë sonë që e bën atë të mos mbajë përgjegjësi, ndërsa nuk lë fjalë të pistë pa nxjerrë nga goja e ndërsa nuk lë kundërshtar politik pa e mbuluar me baltë shpifjesh; është ky kod moral që i bën shumë njerëz, gazetarë, biznesmenë, kryetarë shoqatash, etj, etj, të shkojnë gjithë qejf në takimet e organizuara prej Berishës, ku ky i fundit shfaqet si mbrojtësi i shtetit ligjor e i demokracisë shqiptare.
    Flasim për kodin moral, por në të njëjtën mënyrë mund të rreshtojmë edhe elementë të tjerë të botës psiko-mentale të shqiptarëve, të cilët së bashku po na e bëjnë tejet të mundimshme rrugën pa kthim drejt demokracisë. Institucionet e organizatat perëndimore, tok me përfaqësuesit e tyre në Tiranë, mund të na japin një dorë në procesin e hartimit të ligjeve, kodeve zgjedhore e Kushtetutës, ashtu siç mund të na ngushëllojnë duke mos lejuar Nanon, Berishën dhe partizanët e tyre të mbjellin kaosin në këtë vend, por as ato dhe asnjë fuqi tjetër providenciale nuk kanë në dorë të bëjnë edukimin moral, civil e demokratik të shqiptarëve. Kjo është puna jonë. Një lloj stërvitjeje e kemi bërë gjithë këto vite, efektet e së cilës duken tek tentativat embrionale për t’u mobilizuar kundër së keqes, por kjo është shumë pak krahasuar me revolucionin e madh që lipset për ta shkundur nga rrënjët këtë shoqëri gjysmë tribale.



    09/03/2004







    ----------


    ...eshte ky kod moral o mustaf qe ty nga spijun dege ne PTT te Skraparit te beri diplomat ambasadash ne qeveri te Mekso-Berishes.. e po ky kod moral te beri gazetar te shum-paguar ne Shekull te Koco dhim mejdanit.. dhe njekohesisht rrog-marres nen rrogoz ne SHIK te Tos-Klosit .. vrasesit te Azem Hajdarit..

    jepi mustaf ..

  2. #2
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Brari,
    do te ishte me mire, qe ne vend te atyre komenteve pa pike kuptimi, te shpjegoheshe me mire se cfare nuk te pelqeu tek shkrimi (duke marre parasysh titullin e temes, e marr me mend, qe shkrimi nuk te pelqeu).

    Ti e ke "inatin" me shkrimin apo me autorin e shkrimit?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18
    Demokracinë e ndërton një shoqëri progresiste

    GAVROSH LEVONJA

    Në një shkrim të disa ditëve më parë të M. Nanos më tërhoqi vëmendjen një pohim a përfundim sipas të cilit, "shoqëria shqiptare është shoqëria më reaksionare në Evropë". Ky është një realitet jo vetëm i pamohueshëm, por shërben edhe për të shpjeguar të gjitha fenomenet, shumë prej të cilave paradoksale, të cilat shoqërojnë kalvarin e demokracisë shqiptare. Nëse ndalesh në rolin e shoqërisë shqiptare në zhvillimet e vendit, mund të konstatosh se falë këtij roli lulëzojnë dukuri të tilla si korrupsioni, arbitrariteti, zvarrisjet deri në pambarim të qytetarëve për t'u dhënë një të drejtë që u takon e të tjera me radhë, të cilat burojnë falë mentalitetit të përdorimit të pushtetit si të ishte një pronë e trashëguar. Mirëpo gjallimi i këtij mentaliteti që është i pranishëm nga zyrtari më ordiner i administratës e deri tek kryeministri apo dhe presidenti i vendit, do të ishte i pamundur përballë një shoqërie të emancipuar që ka njohuri qoftë dhe elementare përsa i përket funksionimit të mekanizmave të demokracisë. Eshtë pikërisht shoqëria shqiptare ajo që jo vetëm është e familjarizuar me dukuritë e mësipërme, por edhe "kujdeset" në mënyra të ndryshme për zhvillimin e përsosjen e tyre në përputhje me rrethanat e imponuara nga koha. Me të vërtetë flitet për ministra e zyrtarë të korruptuar, por ama pakkush bën fjalë për palën tjetër të partneritetit në realizimin e një akti korruptiv, pra atë i cili ofron atë që quhet mitë apo ryshfet.
    Shprehja "Qylin e do dhe mbreti" është e mjaftueshme për të vërtetuar se zyrtarët e korruptuar janë edhe produkt i një shoqërie, pjesa dërrmuese e së cilës edhe një të drejtë elementare që u takon, është e mësuar të mos e kërkojë ligjërisht, por duke "futur diçka nën dorë". Në gjithë periudhën e pas ‘90-ës, për të gjitha të këqijat që kanë pllakosur vendin duke e bërë tranzicionin një "pëlhurë të Penelopës" me shtyrjen në kalendat greke të objektivave të reklamuara në dhjetorin e largët vitit 1990, zakonisht fajësohen dy individë, Sali Berisha dhe Fatos Nano. Dhe si ilaç për të shpëtuar nga të këqijat në fjalë, sugjerohet largimi i këtyre. Thua se me të ikur Berisha dhe Nano, Shqipëria dhe shqiptarët do të bien në qetësi dhe brenda një kohe të shkurtër do ta shohin veten aty ku dëshirojnë. Së pari, nuk ekziston asnjë garanci se të tjerët që mund të zenë vendin e Nanos dhe Berishës do të jenë të imunizuar nga simptomat që demonstrojnë dy aktorët kryesorë të politikës e të jetës shqiptare nga viti 1991 e këndej. Po kryesorja është se ata që mendojnë se me mënjanimin e Nanos e Berishës do të gjendet shpëtimi i vendit dhe shoqërisë shqiptare, duket se nuk e kanë në konsideratë rolin e kësaj shoqërie, ku si njëri, ashtu dhe tjetri gjejnë mbështetje më shumë se kushdo tjetër. Madje, që të dy janë produkt i vetë shoqërisë shqiptare, e cila ka treguar se nuk jeton dot pa idhuj të gjallë dhe në çdo epokë a sistem është e predispozuar t'i krijojë ata.
    Dhe lidhur me prirjen për të krijuar kulte kemi një mpleksje të idolatrisë së adhuruesve naivë me servilizmin e karrieristëve dhe interesaxhinjve të paskrupullt. Një shoqëri disi ndryshe, me parametra normalë qytetërimi, po të ishte puna që dy individë mbajnë peng vendin, do t'i kishte kapur me kohë për brekësh duke i flakur aty ku e kanë vendin, në koshin e plehrave. Nga ana tjetër një shoqëri e tillë që prodhon idhuj nuk mund të jetë as objektive. Kjo është e kuptueshme, pasi për të çfarëdo produkti që mban etiketën e idhullit është i shkëlqyer, për të mos thënë se merret si kriteri i së vërtetës. Shembuj për këtë gjen me shumicë kudo edhe në fusha që nuk kanë lidhje me politikën. Por mungesa e objektivitetit sjell pashmangshmërisht shkuarjen drejt zgjidhjeve jo optimale deri dhe të gabuara. Veç këtyre, në një shoqëri të tillë "idhujprodhuese" është e pamundur të gjallojnë e aq më pak të triumfojnë vullnetet reformatore. Eksperienca ka treguar se kushdo që kërkon të ndryshojë gjërat, duke predikuar rrugë e forma të tjera që kapërcejnë kufijtë e tradicionales duke cënuar idhujt, shikohet me skepticizëm e dyshim përsa i përket të qenit të tij normal. Ndoshta mund të jem gabim, por nuk di që ndonjë popull tjetër të ketë një fjalë të urtë të ngjashme me "Hapi rrugë budallait". Kjo ka bërë krahas dhe faktorëve të tjerë që Shqipëria të jetë gjithmonë vendi i fundit në kthesat e rëndësishme në epoka të ndryshme. Shembulli më i freskët është braktisja e sistemit komunist, ku Shqipëria ishte e fundit nga gjithë vendet e Evropës Lindore që i hapi rrugën pluralizmit. Madje, po të mos ishin zhvillimet e jashtme, edhe sot e kësaj dite do të kishim PPSH, komitet qendror, sigurim, parada 1 maji etj. Në parantezë, lidhur me këtë ata që i bien gjoksit se "rrëzuam komunizmin" duken qesharakë. Ndoshta e ndërgjegjshme për rolin e faktorit të jashtëm, shoqëria shqiptare vuan gjithashtu edhe nga servilizmi ndaj këtij faktori. Vështirë se mund të gjendet vend në botë ku ambasadorët e huaj kanë tagrin për të dhënë verdiktin, për të bekuar apo anatemuar edhe për gjërat më të rëndomta e banale ndonëse kështu, në sytë e botës Shqipëria duket si vend pa ligje apo ku këto janë sa për formë. Gjithashtu, politikanët shqiptarë janë shndërruar në lolo në përpjekjet për të qëmtuar ndonjë deklaratë apo fjalë të ndonjë të huaji për ta paraqitur si shenjë përkrahjeje. Por, nga ana tjetër të mësuar t'i nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve, shoqërisë shqiptare i mungon aftësia për të krijuar një farë solidariteti minimal për të mbrojtur të drejtat e saj. Ky solidaritet i munguar është pasojë e një mentaliteti tjetër që gjeneron ngecje në vend, në bazë të të cilit, secili "shikon çatinë e tij" duke mos e çarë kokën kur fqinjit të tij i bëhet një padrejtësi e aq më pak kur cënohet interesi publik. Por, në këtë mënyrë nuk kalon shumë kohë që e keqja të bjerë mbi kryet e indiferentit. Në aspektin politik, në zhvillimet në dy partitë kryesore shqiptare ka shembuj konkretë ku ata që me votën e tyre për interesa meskine i kanë shërbyer fuqizimit të një individi, më pas e kanë pësuar vetë në mënyrë të ngjashme. Si shumica e shqiptarëve të sotëm, kisha bindjen se defektet e mësipërme të shoqërisë shqiptare lidheshin me faktin se ajo dominohet nga "njeriu i ri" i krijuar nga komunizmi, por një mik këtu, në Amerikë, ndonëse antikomunist i kahershëm më thoshte vazhdimisht "harroje Enverin". Dhe po të arsyetosh, duke analizuar të kaluarën e largët, do të konstatosh se diktatori Hoxha e ngriti dhe konsolidoi makinën e tij represive edhe falë karakteristikave të mësipërme të shoqërisë shqiptare, e cila nuk mundi të prodhonte Havelë, Jan Palashë, apo revolta masive si në Çekosllovaki, Hungari, apo Poloni.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pedro 1

    mustaf Nano sme ka pelqyer kurre sepse ne cdo shkrim te tije ai pa fyer Sali Berishen nuk ka derman.

    Pra ai eshte anti-berish i semure dhe kjo e ben ate militant socialist te llojit Luiz Hoxh..
    Pra qe nga urrejtja ku nuk shkojne me vepra a me dokrra.

    kur komisioni parlamentar Ngjela kontrollonte Klosin.. Mustafa u terbua njesoj sikurse Bizhgo-Bracet e Ps-se dhe me von u kuptua se ky terbim kish lidhje me faktin qe Klosi sipas atij komisionit kishte rekrutuar e mbante me para nji pjese te gazetareve te Tiranes e mes tyre ishte dhe Mustafa yne..

    pra motivi Anti-Nano i Mustafes eshte ..pse ma hoqe Klos shefin e pse ma hoqe Lir Kok madhin..jo ndonji princip demokratik..
    Pra nuk pres asnji mendim me vlere tek Lloji i Mustafeve..

    Demokracia nuk vjen nga spiunet..pejk..

    Ja tash nje rast anti -demokratik..

    koha jone shkruan:

    -------

    E Shtune, 13 Mars 2004


    DEMOKRATET E ELBASANIT DEKLAROJNE:NANO NUK SHKEL NE QYTET ME 14 MARS

    Perpjekje per te politizuar festat, e cilesuan demokratet e Elbasanit vendimin e Ministrise se Kultures dhe Arsimit, per organizimin e "Festes se Veres" ne Tirane. Organizimi i kesaj feste ne kryeqytet, u cilesua prej tyre si nje tentative e qellimshe nga ane e kryeministrit Nano, per te ndryshuar kulturen dhe traditen e shqiptareve, ne funksion te shijeve te tij personale. Qendrimi i deges se Partise Demokratike ne Elbasan ishte ne vijueshmeri te deklaratave te nenkryetarit demokrat Bamir Topi, i cili mbajti te njejtin qendrim ndaj ketij vendimi. Ne nje prononcim per mediat kryesia e PD-se ne Elbasan beri publik vendimin per pengimin e nje aktiviteti te tille, ne qytetin e tyre ne rast se kryeministri Nano vendoste te kalonte "Festen e Veres" se bashku me ta. Ne funksion te ketij vendim ata paralajmeruan bllokimin e rruges qe lidh Elbasanin me Tiranen. Politizimi i kesaj feste sipas tyre, ishte nje vendim absurd, per te cilen kreu i ekzekutivit duhet t'u kerkonte falje publike qytetareve elbasanas. Ndonese demokratet e Elbasanit moren nje vendim te tille, shefi i qeverise pritet te kaloje fundjaven ne Elbasan per te festuar ne kete qytet festen tradicionale te dites se veres.

    --------


    Pedro..

    pamvaresisht se sa i pergjigjet se vertetes ky artikull ..(per kete mbetet ta vertetoje RD-ja e PD-se) .. por une smund te pajtohem me kte llgjike ne se eshte keshtu sic thote KJ.

    Nano ka te drejte te shkoje kudo e te festoje kudo..

    Nje socialist ka te drejte te shkoje e tja puth kembet Nanos apo tja rruaj mjekrren.. eshte ceshtje personale..
    Nje demokrat ka te drejte qe... ose te shkoje aty ku shkon Nano ose te rrije ne shpi e te ndihmoj gruan ne larje shplarje e hekurosje teshash.. por aspak ska te drejte te flas e jo me te veproje me.."bllokim Rrugesh"..
    jo.. Bllokimet e Rrugve jane alla tepelence..sikurse ja bllokuan Saliut me 1997 dhe une nuk i pertyp kto gjera..

    PD e Elbasanit ka te drejte ta festoje 14 marsin si te doje por ne asnje menyre te mendoj per bllokime rrugesh..
    Pikerisht se behen ose mendohen kto gomarlleqe ne radhet Pd-iste .. Nanos i pi uje ne qarqet diplomatike slogani i tije se "Opozita eshte Shpellaro-maloko-haxhi qamilse.."

    qashtu..


    Goshi..

    Gosh Levonja ka qen opozitar qe kalama..

    Ne Tirane qarkullonin gjithmon barsaleta me Gosh..
    Cuni Behijes(hajrijes) ishte nje nga djemte me opozitar te viteve 90-te..
    Sdi cka ndodhi mbas 92-shit qe Goshi e gjeti vehten ne KJ te LEs -Cup-kico-Blush agoll-zan Caushve..

    Nejse puna tije..

    ndoshta Pd ska ditur ti trajtoje ca njerez me talent sikurse Goshi..

    ..ose Nano diti ti bej per vehte cunat e Tiranes dhe ata e pane si me komode ose me te arsyeshme ti freskojne mjekkerr-b-olet Nanos se te sakrifikojne per Berishen..

    do kisha deshir te ishte gavrosh Levonja ktu ne forum..

  5. #5
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Pershendetje

    Te dy artikujt e botuar ne median elektronike nga M.Nano dhe G.Lavonja jane shume interesante per tu lexuar pasi ne brendesi paraqesin nje opinion te shoqerise shqipetare qe po evolon dhe emancipohet me normat demokratike te nje shoqerie bashkohore.
    Nuk mund te pritet nje rezultat konkret ne analizat e shoqerive intelektuale per problemet shqipetare pasi sot kemi nje kaos total dhe nje Shqiperi formale dhe irracionale.
    E lexova me vemendje shkrimin e zotit Nano dhe dashje pa dashje kuptova qe artikullshkruesi bazohet ne nje formule te caktuar dhe nuk eshte irracional ne ato qe thote.

    Pra artikulli i tij ka se cfare mesazhi te jape per opinionin shqipetar si ne Shqiperi ashtu edhe ne diaspore.
    Gjithashtu artikullshkruesi ka te drejte kur shprehet se opozita nuk po kanalizon veprimet e saja per ti dhene shprese shoqerise shqipetare, kjo e fundit ka ngelur pa alternativa te qarta ose alternativa e vetme ngelet largimi prej vendit.
    Doemos artikullshkruesi ka te drejten ne gjykimin e tij ne drejtim te opozites por ai duhet te kete te qarte shprehjen e perdorur se fundi nga Gavrosh Levonja kur thote se: Si shumica e shqiptarëve të sotëm, kisha bindjen se defektet e mësipërme të shoqërisë shqiptare lidheshin me faktin se ajo dominohet nga "njeriu i ri" i krijuar nga komunizmi, por një mik këtu, në Amerikë, ndonëse antikomunist i kahershëm më thoshte vazhdimisht "harroje Enverin". Dhe po të arsyetosh, duke analizuar të kaluarën e largët, do të konstatosh se diktatori Hoxha e ngriti dhe konsolidoi makinën e tij represive edhe falë karakteristikave të mësipërme të shoqërisë shqiptare, e cila nuk mundi të prodhonte Havelë, Jan Palashë, apo revolta masive si në Çekosllovaki, Hungari, apo Poloni.

    Pra Mustafa Nano ne kete rast i ngjan Brarit qe hidhet me ngulm dhe me shkulem te mires dhe te keqes, dhe kur Brari merzitet pershembull thote se Berisha eshte tradhetar i idealeve te te demokracise.
    Ne te vertete demokracine edhe sepse te gjithe shqipetaret kane kohe qe po e perjetojne, nuk e njohin edhe sikur te ishin miq te librit dhe atyre qe njohin demokracine e vertete boterore.

    Parimi numer nje i demokracise se vertete eshte gjykimi i veprimeve pa anshmeri, pa zjarr pervelues, pa ulerima, pa subjektivizma e keshtu me rradhe.

    Zoti Nano ne shumicen e artikullimit te mendimeve te tij shfaqi nje opinion qe duhet vleresuar por pa ndihmen e liderit historik te pluralizmit shqipetar sic eshte Sali Berisha, veshtire se do te arrinte ndonjehere ne jeten e tij ne konkluzione te tille te tipit iluminist te mileniumit te ri qe po perjetojme te gjithe ne si shqipetare.
    Pra librat e iluministeve boterore do ti perjetojne vetem ne imagjinaten e tij dhe asgje me shume.

    Doktor profesor Sali Berisha ka ngelur i vetem ne luften e tij kunder antishtetit dhe ne kete rast perkrahja e dobet e tij nga shoqeria civile te le te kuptosh se shoqeria shqipetare eshte "shoqeria me reaksionare ne Evrope" ashtu sikur shprehet zoti Nano ne artikullin e tij.
    Fatos Nano ka privatizuar Shqiperine sikur kjo e fundit te ishte shtepia e tij personale dhe termat e demokracise zoti kryeminister as nuk i ka njohur ndonjehere dhe as ka per ti njohur.
    Si ish drejtor i inisitutit te "Marksizem-Leninizmit" ai ka mesuar nga "babai" i tij dhe sovjetiket dikur vetem menyren e gllaberimit te nje populli ashtu sikur ju te gjithe po e shihni ne te vertete.
    E keni degjuar besoj nganjehere kur ai shprehet se babai yne eshte Enveri, ne parlament na sillet si feudal, pasha dhe gjithshka qe shohim te jep konkluzionin e nje dinosauri qe per pushtet te thyen koken jo me me burgje dhe internim por me tufa dollaresh.
    Dhe analizat per situaten ne Shqiperi nuk kane te mbaruar.

    Te gjithe duhet te lexojme me shume, te jemi me objektive dhe jo te godasin edhe te miren edhe te keqen.

    Neqoftese Fatos Nano eshte bere pronar i Shqiperise, fajtor per kete nuk ngelet Berisha si ishpresident dhe lider i opozites, por fajtor ngelet shoqeria shqipetare qe ne rradhe te pare eshte sentimentale, e brumosur me ideologjine e atyre qe mbajten ne kembe rregjimin e kaluar dhe qe padashje dhe pakuptuar po behet nje shoqeri anemike, po pranon dhe kultivon krimin, vjedhjen ose thene me mire veset negative te nje shoqerie rrugesh ose te nje shoqerie te rendomte.

    Sali Berisha ngelet nje promotor dhe katalizator i vertete i ndryshimeve ne vend dhe ai nuk eshte aspak doktor rrumpalla apo malok, bajraktar dhe shpellar.

    Epitetet e mesiperme i kane perdorur diktatoret, bijte e tyre, veglat e tyre domethene te gjithe ata qe kane mbajtur ne kembe rregjimin e kaluar diktatorial.
    Sot ata(klika e Nanos) nuk e kane per gje te turperohen ne mes te parlamentit kur Berisha u thote shprehimisht se ata jane kriminele, jane mafioze, kane monopolizuar pushtetin, dhe kane varferuar si ekonomikisht ashtu edhe ne menyre mendore nje popull qe pret nga ata.

    Berisha thote te verteten, kriminelet pushtetare shtremberojne te verteten dhe luajne cdo lloj karte vetem e vetem se si te ruajne pasurite dhe pushtetin.

    Berisha eshte populli, Nano eshte e keqja e Shqiperise.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema të Ngjashme

  1. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  2. Kush e di ç'do të thotë: 'Demokraci'?
    Nga RSHP në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 19:56
  3. Shqipëria, më pak demokraci se Palestina
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 18:27
  4. Eduard Selami: Në demokraci nuk ka të humbur.
    Nga honzik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  5. Shtegu i nje udhetimi te gjate!
    Nga INDRITI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 20:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •