
Postuar më parë nga
Brari
gsh
-------
KUKES/ PRANGOSET PAS DESHMISE DRUVARI
Pengmarrja e Imamit, kapet fshatari strehues
--------------------------------------------------------------------------------
KUKES
Paraditen e djeshme uniformat blu të Kukësit kanë prangosur në shtëpinë e tij, në fshatin Bardhoc, Beqir Shahun, i cili dyshohet si i implikuar në marrjen peng të Imamit të Gostivarit, Irfan Idrizin. Kjo ngjarje mesa duket vazhdon të zbulojë akoma persona të implikuar në këtë ngjarje. Druvari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike, akuzohet nga Prokuroria e Shkodrës (e cila po heton ngjarjen në fjalë) se ka strehuar për disa ditë në shtëpinë e etij në Bardhoc Imamin e Gostivarit, i cili ishte marrë peng në shkurt të vitit 2002. Procedimi penal ndaj Shahut ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, por arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm dje. Burimet hetimore dhe ato policore janë shprehur se emri i Shahut ka dalë pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të Masar Nelit, Shkëlqim Palushit dhe Tonin Gjinit (ish-polic në Pukë), të cilët, gjithashtu, dyshohen si të implikuar në këtë ngjarje. Sipas dëshmive të dhëna nga të lartpëmendurit, Imami i Gostivarit ishte strehuar nga pengmarrësit për disa ditë në banesën e Shahut në fshatin Bardhoc. Ndërkohë, vetë Shahu në momentet e para pas arrestimit nuk e ka pranuar këtë version të dhënë nga tre të arrestuarit e parë, duke deklaruar se nuk kishte strehuar në banesën e tij asnjë Imam. Gjithsesi, Shahu është shoqëruar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Shkodrës, pasi është prokuroria e këtij rrethi që po heton pengmarrjen e mistershme të Imamit të Gostivarit. Fati i këtij të fundit, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga marrja peng e tij, ende nuk dihet, nëse është ende i gjalë apo është vrarë nga pengmarrësit. Ndërkohë që grupi hetimor dyshon se në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë dhjetëra persona ende të paidentifikuar për organet e drejtësisë dhe me një rrjet kriminal që shtrihet përgjatë Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Të afërmit e Imamit terheqin akuzën ndaj ish-prokurorin e Kukësit
Ndërkohë që Prokuroria e Shkodrës pas dy vjet hetimesh ende nuk ka mundur të zbardhë plotësisht ngjarjen, të afrëm të Imamit të marrë peng kanë deklaruar se disponojnë gjithë provat e duhuara mbi përfshirjen në këtë ngjarje dhe të personave të tjerë. Madje, disa herë ata paten akuzuar si të implikuar edhe ish-porkurorin e rrethit të Kukësit, Naim Tota; -por me pas e kane terhequr kete akuze duke e quajtur si nje gabim per shkak te fatkeqsise qe ju kish ndodhur. Ky i fundit përpara disa javësh (ndërkohë që ishte transferuar si prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e Tiranës) është pezulluar nga detyra me urdhër të kryeprokurorit Theodhori Sollaku, dhe i është propozuar Presidentit të Republikës të dekretojë shkarkimin e tij nga detyra, i cili me vone u tregua shume i vendorur duke pritur faktet te cilat cuan ne mos shkarkimin e prokurorit NAIM TOTA. Ende nuk dihet nëse Prokuroria e rrethit të Shkodrës parashikon nisjen e hetimeve ndaj Totës, megjithese prokurori i pergjithshem Theodhori Sollaku i ka kerkuar falje publike Totes per akuzen e padrejte dhe pa fakte qe kish bere ndaj tij si dhe vendimi qe mori Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfret MOISIU per mos shkarkimin e prokurorit TOTA. Ndërkohë, bëhjet e ditur, se policia ruan ende të fshehtë vendin ku mbahen të fshehur dy të afërmit e imamit, Agim Bilali e Nezim Bexheti, të cilët denoncuan zhdukjen e tij.
---------
Krijoni Kontakt