Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    NJe studim i ri per semundjet e zemres!!

    Njė studim i kryer nga mjekė tė Klinikės Mayo nė Shtetet e Bashkuara tregon se njė nė ēdo katėr vetė mbi moshėn 45 vjeēare mund tė preket nga sėmundje tė zemrės.
    Tė dhėnat e studimit i shtyjnė mjekėt dhe pacientėt tė kenė parasysh se pushimi i zemrės nuk shkaktohet vetėm nga pompimi i pa mjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė.
    Studimi morri nė shqyrtim rreth 2000 mijė banorė tė krahinės Olmsted tė shtetit Michigan. Personat me ērregullime diastolike ose me probleme tė furnizimit tė zemrės me gjak nė intervalin midis dy rrahjeve, ishin 10 herė mė nė rrezik pėr tė vdekur brenda 5 vjetėve, sesa personat pa kėto probleme.
    Sipas autorėve tė studimit, kėto tė dhėna theksojnė nevojėn pėr njė kuptim mė tė mirė tė rasteve tė pushimit tė zemrės pėr shkaqe diastolike dhe nė ēmėnyrė tė parandalohen ato.
    Drejtoresha e Klinikės Mayo, Margaret Redfield thotė se shumė njerėz mendojnė se pushimi i zemėrs shkaktohet kryesisht nga pumpimi i dobėt i gjakut. Ky rast quhet systolic, qė do tė thotė se nxjerrja e gjakut nga barkushja gjatė intervalit midis ēdo rrahje tė zemrės ėshtė mė pak se 50 pėrqind. Por studimi tregon se nė afro 50 pėrqind tė rasteve pushimi i zemrės ndodh nga qė zemra ėshtė e sforcuar dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė thith gjak tė mjaftueshėm, megjithėse pompimi ėshtė normal. Ky rast quhet
    diastolik.Ndėrkohė qė nė Klinikėn Mayo vazhdojnė provat nė laborator mbi gjetjen e metodave pėr zbulimin e herėshėm tė gjėndjes diastolike tė zemrės, mjekėt e kėsaj klinike tė njohur rekomandojnė zbatimin e masave parandaluese kundėr
    presionit tė lartė tė gjakut dhe nivelit tė lartė tė kolesterinės. Ata thonė se pushimi i zemrės, pavarėsisht nga arsyet, ėshtė njė sindromė fatale, qė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme kardiovaskulare. Simptomat tipike tė kėsaj syndrome janė lodhja, vėshtirėsi nė frymėmarrje, ėnjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e rrahjeve tė zemrės.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Disa shprehje mjeksore qe kane te bejne pjese me zemren..

    Cardiovascular-Do te thote qe lidhet me zemren edhe me enet e gjakut.
    Keto struktura punojne se bashku si nje sistem i efektshem pompimi per te siguruar cdo pelhure te trupit me oksigjen dhe ushqim edhe te transportoje produktet e qelizave te humbura tek organet e pervetsuara per largimin nga trupi.
    Zemra e cila eshte nje organ muskulor bosh eshte e vendosur ne mes te mushkerive edhe siper diafragmes.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Re: NJe studim i ri per semundjet e zemres!!

    Pericardium Eshte muri dy membranesh ne
    qesen qe mbyll zemren.
    Pulmonary circulation sasia e gjakut ndermjet zemres dhe mushkerise.
    Systolic pressureNdodh kur barkushet e zemres tkurren dhe merret presioni me i larte ndaj mureve te eneve te gjakut.
    Diastolic pressureNdodh kur barkushet e zemres jane te liruara dhe merret presioni me i ulet nga enet e gjakut.
    Kur mbasim tensionin e zemres gjithmone
    Systolic eshte mbi diastolic kur fillon zhurma e pare fillon systolic dhe kur mbaron e fundit eshte diastolic.

  4. #4
    Shėrbyesi i buzėqeshjes Maska e Lancelot
    Anėtarėsuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranė valėve tė detit
    Postime
    30
    shkodrane82 ,
    te dhena interesante.. te flmn..

    Para ca ditesh me ra ne dore nje Paper, nje studim qe ishte bere me pacientet qe kishin pasur Infarkt-zemre.
    Studimi tregoj se perdorimi i dietave mediterane (vaji mediteran) ul vdekshmerin e pacienteve me Infarkte ne menyre sinjifikante (eshte poashtu protektiv ndaj infarktit te dyte).
    Kam diskutuar me disa koleg (kardiolog) qe punojne me me te semur nga zemra...ata me kane informuar se aplikimi i dietave me vaje mediterane ne pacient me infarket eshte shume i ulet.
    C'behet andej pertej antlantikut ne kete drejtim?

    Ps.
    mos trokit...dera eshte e hapur
    ...buzėqesh se nuk do tė harroj...
    Lancelot

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Lancelot... ti pyet per pertej Atlantikut?

    Cfaredo qe te hanin keta pervec atyre qe hane, me mire do ishin!

    Per njerezit ne perendim "McDonald's, kudo kryeson"! Ashtu jane mesuar qe te vegjel, e kane hyq dhe s'e lene dot thuaj!!! Gjithashtu, pervec vajrave vegjetariane (si p.sh. te ullirit qe perdoren ne shume vende te Mesdheut ) ka edhe disa lloje peshku kane nje sasi te larte te HDL's (lipoproteinat me densitet te larte) qe jane nje faktor i mire i uljes se kolesterolit, ose si mund te shprehemi ndryshe 'yndyrrave te shendetshme'. E kunderta do te ishin LDL's (low density lipoproteins) qe gjenden me teper ne gjalpe ose produkte shtazore dhe jane te demshme.

    Informacion dhe edukim te publikut ka sa te duash per te gjitha rreziqet e sistemit kardiovaskular qe sjell dieta tipike amerikane, por eshte fakt qe eshte vendi me nje shkalle me te larte te obesitetit ne bote... (te pakten heren e fundit qe e kontrollova).

    Ja dhe obesiteti sipas shteteve ne SH.B.A. ... ne fillim ne 1991
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ja edhe ne vitin 2000... shikoni ne c'shkalle marramendese jane rritur statistikat indikative per obesitetin qe prej '91-shit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Trans fatty acids

    Rreth para nja nje viti beri disi buje lajmi se McDonald kishte vendosur qe te reduktonte trans-fatty acids qe perdoreshin ne mase per te skuqur patatet e tyre dhe gjerat e tjera.

    Kjo erdhi si pasoje e zbulimit se trans-fatty acidet jane shume te demshme per shendetin e sistemit kardiovaskular... kjo me stastitika pasi mekanizmi sesi ato ekzaktesisht na demtojne ende nuk eshte zbuluar.

    Kur te kem kohe mund te perkthej edhe ndonje artikull qe ka te beje me kete.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Shėrbyesi i buzėqeshjes Maska e Lancelot
    Anėtarėsuar
    20-10-2003
    Vendndodhja
    pranė valėve tė detit
    Postime
    30
    e bukura pertej e atlantikut (angeldust),

    informacionet tuaja jane mjafte domethenese...
    Hartat qe tregojne ndryshimet e obsesitetit gjate viteve mu duken mjaft interesante.
    Nuk kam qene kurre ne USA por me eshte thene se amerikanet ushqehen shume me ushqime kalorike ose ushqime te konzervuara dhe shume pak me gjellera.

    Semundjet e zemres, te cilat para disa vitesh ishin me shume te shprehura ne vendet e zhvilluara tani kane filluar ti kaplojn eme te madhe edhe shtetet e Ballknait perendimor.
    Lexova nje statistike nga Shqiperia e cila ishte marremendese me informacionet e vdekshmeris nga semundjet kardiovaskulare.

    ju flmn edhe njehere per mesazhet tuaja.
    ...buzėqesh se nuk do tė harroj...
    Lancelot

  9. #9
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Crregullimet e ritmit

    Lloji i Bllokut

    Grada e Pare
    Intervali PR (nga fillimi i valės P deri tek fillimi i kompleksit QRS) mbi 0.2 sekonda. Ēdo impuls atrial pėrcillet nė ventrikuj.
    Mund tė bėjė vaki nė njerėzit e shėndoshė nga rritja e tonit tė nervit vagus.

    Grada e dyte
    Intervali PR fillon i vogėl dhe pastaj rritet pak nga pak derisa njė impuls atrial nuk i pėrcillet fare ventrikujve.
    Pas impulsit atrial tė papėrcjellė, intervali PR bėhet prapė i vogėl; pastaj fillon e zgjatet pak nga pak prapė, dhe ēdo gjė pėrsėritet nga e para. Mund tė bėjė vaki nė njerėzit e shėndoshė, ose mund tė jetė pasojė e barnave, p.sh., beta-bllokuesit, digitalisi, kalcium-bllokuesit.

    Grada e trete
    Intervali PR mbi 0.2 sekonda; pas njė numri tė pandryshueshėm impulsesh tė pėrcjella, njė impuls atrial nuk i pėrcillet ventrikujeve. Blloku zakonisht gjendet nė tufėn e His-it.

    Grada e katert
    Bllok komplet.
    Nė EKG vihet re qė valėt P s'kanė lidhje me komplekset QRS.
    Simptomat/shenjat: vėshtirėsi nė frymėmarrje, valė 'a' tė forta nė venat jugulare, presion pulsor i rritur. Mund edhe tė mos ketė simptoma.

    Blloku i deges
    Bllok nė njė nga degėt qė dėrgojnė impulset nga tufa e His-it nė ventrikuj. Nė EKG vihet re zgjerim i kompleksit QRS mbi 0.12 sekonda. Nė blloqet e degės tė djathtė vihet re pozitivitet nė pjesėn e fundit tė kompleksit QRS nė lidhjet V1, V2.
    Nė blloqet e degėve tė majta vihet re pozitivitet nė pjesėn e fundit tė kompleksit QRS nė lidhjet prekordiale tė majta.
    Zakonisht blloqet e degėve vihen re nė pacientė me sėmundje tė miokardit. Blloqet e degėve vihen re edhe nė pacientė me miokard tė shėndoshė.
    Prognoza ėshtė e njėjtė me prognozėn e procesit patologjik qė shkakton bllokun. Zakonisht nuk ka nevojė pėr trajtim. Nqs pacienti ėshtė simptomatik, ritėmbėrėsi artificial mund tė vendoset nqs ka bllok komplet dhe nuk ka ndonjė shpjegim tjetėr pėr simptomat.

    Fibrilimi atrial
    1. Fibrilimi atrial ėshtė aritmia mė e shpeshtė kronike.
    2. Etiologjia: sėmundjet valvulare, sėmundjet pulmonare, hipertiroidizmi, alkoolizmi, operacionet.
    3. Pulsi ėshtė krejt i parregullt.
    4. Shenjat/simptomat: palpitime, parehati nė gjoks, presion gjaku i ulėt, sinkopė, takikardi.
    5. Komplikimet: trombe murale atriale dhe embolizėm, shpesh embolizėm nė tru.
    6. Trajtimi:
    a. Mbrojtje e ventrikujve nėpėrmjet bllokimit tė nyjes atrioventrikulare (p.sh., digitalis dhe kalcium-bllokuesit si verapamili dhe diltiazemi).
    b. Kthimi nė ritėm normal me barna ose me goditje elektrike: (i) Prokainamid intravenoz, sotalol, amiodarone (ii) Goditje elektrike me 100-200J, dhe mė pas me 360J.
    c. Nė qoftė se fibrilimi ka zgjatur mė shumė se 24 orė pacienti duhet trajtuar me Coumadin (Warfarin) pėr 3 javė para kthimit tė ritmit; kjo duhet bėrė pėr tė parandaluar lėshimin e emboleve pas kthimit tė ritmit normal.


    Takikardia atriale shumėvatrore (Multifocal atrial tachycardia)
    1. Veshoret kanė vatra ritėmbėrėse tė shumta; ritmi i zemrės ėshtė i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet nė tė sėmurėt me sėmundje obstruktive tė mushkėrive.
    2. Nė EKG shihet takikardi dhe mėshumė se 3 lloje valėsh P.
    3. Nqs pacienti nuk ėshtė takikardik por ka mbi 3 lloje valėsh P kjo njihet si "ritėmbėrės bredharak" (wandering pacemaker).
    4. Trajtimi: verapamil.

    Takikardia supraventrikulare
    1. Termi "takikardi supraventrikulare" pėrdoret pėr tė gjitha takiaritmitė zanafilla e tė cilave ėshtė mbi ventrikujt.
    2. Ritėmbėrėsi (vatra ektopike) mund tė jetė nė atrium ose nė nyjen atrioventrikulare; disa ritėmbėrėsa mund tė jenė aktivė nė tė njėjtėn kohė (shiko mė sipėr: takikardia atriale shumėvatrore).
    3. Diagnoza diferenciale: takikardia supraventrikulare duhet dalluar nga takikardia ventrikulare; dallimi bėhet me EKG.
    4. Nė EKG shihen komplekse QRS tė ngushta (mė pak se 0.12 sec) nė takikardi supraventrikulare dhe komplekse QRS tė gjera nė takikardi ventrikulare. Nė disa lloj takikardish supraventrikulare mund tė shihet edhe vala P.
    5. Dallimi midis takikardisė ventrikulare dhe takikardisė supraventrikulare me bllok tė degės ėshtė i vėshtirė.
    6. Trajtimi varet nga shkaku:
    a. Korrigjim i ērregullimeve tė elektrolitėve.
    b. Masazhi i arteries karotide nė takikardi supraventrikulare paroksizmale.
    c. Kontroll i ritmit ventrikular me barna (digitalis, kalcium-bllokues, beta-bllokues, adenozinė).
    d. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nqs pacienti ėshtė nė rrezik.

    Takikardia ventrikulare
    1. Pėrkufizim: takikardi ventrikulare = mė shumė se 3 tkurrje ektopike ventrikulare.
    2. Takikardia ventrikulare qė zgjat mė shumė se 30 sekonda duhet trajtuar urgjentisht sepse mund tė shndėrrohet nė fibrilim ventrikular.
    3. Trajtimi varet nga simptomat:
    a. Nė qoftė se pulsi nuk ndiehet dhe presioni ėshtė i ulėt, pacienti duhet defibriluar dhe trajtimi duhet tė vazhdojė sikur tė ishte fibrilim ventrikular; goditjet elektrike fillohen me 200J, pastaj 300J, pastaj 360J.
    b. Nqs pacienti ėshtė asimptomatik trajtimi i parapėlqyer ėshtė lidokaina.


    Fibrilimi ventrikular
    1. Shenjat e simptomat: sinkopė, hipotension i theksuar, vdekje klinike.
    2. Goditje elektike e menjėhershme (200J, pastaj 300J, pastaj 360J) e rivendos ritmin nė 95% tė rasteve.
    3. Nė raste tė rralla goditja me grusht nė gjoks e rikthen ritmin.
    4. Lidokaina mund tė pėrdoret.
    5. Pa trajtim fibrilimi ventrikular sjell vdekje.

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Per mendimin tim, per sa kohe njerezit te mos e kuptojne se cdo gje ne teprice s'u ben mire dhe nese kufijte humane kapercehen, gjithmone do kete semundje qe do jene shkaterrimi i tyre.

    1) "You look what you eat=Ajo qe dukesh ne fytyre apo trup tregon se cfare ha" Keshtu thote nje shprehje angleze. Njerezit sot hane cfare t'u dale para syve dhe s'e kuptojne se ne kete bote njerezit shesin dhe MT(mbeturina trupore njerezore) vec per te fituar para. Dua te them, deri aty ka arritur degradimi i njerezve. Po deri aty ka arritur dhe besimi i plote injorant nga ana e konsumatorit.
    E te vjen keq se ky brezi i ri po rritet ne kete lloj shoqerie. S'pranon femija ta marre buken ne shkolle vecse eshte gjelle shtepie, e gatuar me perime te fresketa. Do dhe ai fast food, ushqim me origjine te panjohur, si gjithe femijet e tjere ne shkolle sepse pastaj e shajne. Knuck, knuck, knuck! Ku jane vitaminat e proteinat?
    2) Feja ka thene prej shekujsh qe disa lloje ushqimi s'jane te mira per organizmin e njeriut, e ne prape mbyllim veshet. Plasi media duke thene qe mishi i derrit shkakton semundje trunore (cysticircosis) dhe gjithashtu semundje zemre sepse rrit kolesterolin e keq. E ne prape s'degjojme.
    Thoshte feja qe gjaku kafshes duhet t'i dale komplet nga gurmazi kur te theret e sot njerezit po vuajne nga Prion diseases(mad cow disease, kuru disease, Srapies, Critzford-Jakobs etc) sepse gjaku i ketyre kafsheve qe shesin sot eshte akoma ne mish...dhe eshte i infektuar.
    3) Sot njerezit jane bere pasive nga cdo ane. S'eshte vec fakti qe makina eshte tek dera e shtepise, por njerezit jane reduktuar ne dicka per te cilet kulmi i lumturise eshte te ulet ne kolltuk me nje tas te madh junkfood e te kaloje ore te tera para televizionit dhe te konsumoje kohen e cila iken dhe s'kthehet me kurre.
    Njerezit sot s'kane mendje aktive dhe nuk jane ne kerkim te diturise. Te pyesin Amerikanet pa pike turpi se ku eshte Shqiperia. Lol!

    Mua me pelqejne njerezit qe jane aktive; si nga ana mendore ashtu dhe nga ana fizike sepse ata i perngjajne ujit te rrjedhshem te burimit i cili nuk qelbet kurre. Nje trup i tille do jete gjithmone i shendoshe dhe s'do kete ato probleme nga e cila vuan bota e sotme perendimore.

    ***Te me falni per kete mesazh por s'e kam per shqiptaret. Kjo eshte dicka qe kam vene re ne perendim dhe qe s'me pelqen. Po nga ana tjeter, eshte nje reminder dhe per ne
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MisCongeniality : 04-11-2003 mė 16:37
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Ku ėshtė pozita e zemrės tėnde?
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 09:54
  4. Depresioni dhe sėmundjet e zemrės
    Nga Gimi3 nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  5. Festa e Zemrės Krishtit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •