Takimi i djeshem i kryeministrit Fatos Nano me kryetarin e Komisionit Europian, Romano Prodi eshte kthyer ne replika mes njeri tjetrit. Pas takimit bilateral te dy drejtuesit kryesore dolen ne nje konference te perbashket per shtyp, ku deklaruan prioritetet dhe mangesite e Shqiperise te parealizuara ende per hapjen e negociatave. Kreu I EK-se Prodi ne deklarimin e vet vleresoi se aktualisht gjendja e luftes ndaj krimit te organizuar dhe trafiqeve nga autoritetet shqiptare ka ende per te bere. Per kete , shtoi prodi duhet shume per te bere, para se BE te shqyrtoje mundesine e heqjes se vizave per levizje te lire. "Ne po punojme sebashku me qellim qe te kemi rezultatet qe te gjithe duam, per te pasur institucione demokratike, qe i pergjigjen standarteve te BEse dhe nje sistem ekonomik qe funksionon si duhet", u shpreh Prodi pas takimit te djeshem, duke bere te qarte se Shqiperia ka ende shume per te realizuar qe te mund te siguroje levizjen e lire te njerezve. "Eshte shume e rendesishme qe Shqiperia te beje progres, sepse sikurse e dini strategjia jone hap pas hapi do te beje qe te gjithe ata te jene nje dite anetare te BEse. Ne deshirojme te bashkepunojme me qellim qe te transformojme institucionet ne drejtimin e duhur", vuri ne dukje ai. Nga ana tjeter kryeministri shqiptar I gjendur nen tonet kritike dhe skepticizmin e autoriteteve te Brukselit, duke shprehur angazhimin e tij dhe te qeverise qe drejton ne luften reale kunder trafikut dhe krimit te organizuar, i kujtoi zotit Prodi se "Shqiperia vazhdon te prodhoje politika moderatore dhe konstruktive ne te mire te rajonit, qe eshte duke trokitur ne dyert europiane". Po sipas kryeministrit socialist te dy ne takim kane ndare te njejtin mendim per nevojen e percaktimit te prioriteteve per veprimet qeverisese ne Shqiperi, "duke u fokusuar mbi ceshtje sensitive, qe kane te bejne me luften kunder krimit te organizuar, permiresimin e menaxhimit te kufijve dhe garantimin e nje sigurie me te madhe per levizjen e lire te njerezve ne drejtim te vendeve anetare te BEse". Nga ana tjeter Nano pranoi se ka shume per te bere ne disa nga sistemet kryesore te shtetit shqiptar, sic eshte ai i drejtesise apo gjyqesorit. "Ndame te njejtin opinion lidhur me domosdoshmerine per te zhvilluar dhe prodhuar nje performance me te mire te institucioneve gjyqesore ne Shqiperi, te cilat duhet te prodhojne cilesi me te mire dhe te garantojne standartet e lirise dhe te drejtave te njeriut per qytetaret shqiptare ne vend", vuri ne dukje ai. Nano nga ana tjeter i eshte pergjigjur dhe interesimit te gazetareve lidhur me tragjedine e 9 janarit dhe pergjegjesite qe ka ai dhe qeveria qe drejton. "Pergjegjesite e qeverive respektive nuk mund t'u shiten te tjereve. Ne jemi te ndergjegjshem per vulnerabilititetin e sistemit tone te kontrollit te kufijve dhe te treut", u shpreh ai lidhur me kete fakt duke shtuar se "fakti eshte qe prej 18 muajsh, e certifikuar kjo edhe nga pala italiane numri i klandestineve qe me pare kalonin Adriatikun eshte nulizuar". Duke pranuar pergjegjesite e tij Nano cilesoi gjithashtu se ka patur nje situate te nje tregu informal, mbeshtetur edhe ne vulnerabilitetin e sistemeve administrative, qe ndoshta po conte ne nje paraindustri te trafikut te qenieve njerezore dhe te droges. Tonet kritike dhe reagimi i prere ndaj kerkeses se zotit Nano per levizje te lire, kane ardhur nga Komisioneret e BE-se me te cilet kryeministri kontaktoi. Sipas komenteve nga Brukseli ministry I Brendshem I BE-se dhe ai i Drejtesise duan ende kohe te binden per nje kerkese te tille nga ana e Shqiperise zyrtare. Sipas tyre mesohet te jene shprehur:
"Vendosja e nje politike me fleksibel te vizave duhet te jete rezultat i reformave dhe jo t'i prije atyre, sepse opinioni publik ne vendet evropiane kerkon masat rigoroze rreth kesaj ceshtje dhe kundershton liberalizimin e politikes se vizave.
"Ne duam te arrijme nje situate ku mund te behet kjo, dhe prandaj po punojme me kryeministrin shqiptar me qellim qe kjo te behet e mundur nje dite," tha zoti Prodi.
Bisedimet rreth marreveshjes se re mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian kane hasur ne probleme rreth reformave te pamjaftueshme.
Zyrtaret e BE-se theksojne se gjate 18 muajve te kaluar kane ndodhur gjashte ndryshime te njepasnjeshme ne krye te sherbimit doganor shqiptar.
Nje paqendrueshmeri e tille ne institucione te rendesishme nuk mund te kontribuoje ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Ne nentor te vitit te kaluar, BE-ja paralajmeroi se konkludimi i bisedimeve rreth marreveshjes se re te Asocim-Stabilizimit ishte penguar nga ritmi i ngadalshem i reformave.
Shqiperia ende shpreson qe te konludoje keto negociata deri ne fund te ketij vitit, por zoti Prodi tha se ndersa edhe ai deshironte te njejten gje nuk kishte nje kufi kohor te caktuar.
Krijoni Kontakt