Te dashur vizitore dhe anetare te Forumit Shqiptar!
Eshte nje teme shume e rendesishme qe duhet folur dhe diskutuar me rendesi te vecante. Behet fjale per perfshirjen ne krim te individit shqiptar here me dijeni here pa dijeni.
Kemi rastin e humoristit te njohur Koco Devole. E dime tashme se cfare i ka ndodhur.
Mendoni se eshte naivitet dhe neglizhence udhetimi i humoristit me njerez te krimit apo vete ai ka pasur dore?
Ceshtja Devoles nuk ka shume rendesi se si ka qene e verteta, por cfare duhet te dale nga ky shembull eshte se te gjithe ata qe nuk merren me te tilla pune duhet te bejne nje distancim fizik kur ekziston nje distancim moral ndaj se keqes. Ketu e kam fjalen per menyren e afrimit te shqiptareve me njeri tjetrin, kafeja, muhabeti, shoqeria, besa etj etj.
Ne rradhe te pare mbetet qe cdo individ ta kuptoje te keqen dhe te beje mohim te saj sic thote dhe Kadare ne "Bisede permesh hekurash". Ne ekipin aktual politik shohim nje thellim ne te keqen.
Per te mos u zgjatur me teper se sa duhet doja te shprehja qe eshte detyra jone te hapim syte. Te bie raste te udhetosh me njerez, por duhet te studiosh se cfare njerezish jane. Te bie rasti ti cosh nje pako nje shoku ose nje te afermi ne shtepine e vet, kujdes, hapi syte. Gjersa te dali e verteta i ke bere ca kohe ne burg per cfaredo implikimi te behet fjale.
Nga ana tjeter mbetet detyre e shtetit ti zbuloje dhe demaskoje rrethana te tilla, psh, me ane te televisionit, radios, internetit, gazetave etj, dhe ti behet e qarte cdo individi qe "mos thuj qe s'te thashe".
Ne kete aspekt nuk shohim asnje involvment (angazhim) konkret te subjekteve shteterore shqiptare, dhe shqiptari vazhdon te mbijetoje vende vende me ane te beses, moralit, krimit etj.

Ju lutem jepni mendimin tuaj rreth ceshtjes.
Faleminderit