Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet nė Bllog
    22

    Jeta dhe problemet e gruas shqiptare

    Ne kete 8 mars 2004, diten nderkombetare te gruas, i ftoj te gjitha grate dhe vajzat e ketij forumi qe te ngrejne ne kete teme disa prej shqetesimeve, problemeve shoqerore qe ato hasin ne jeten shqiptare, si ne Atdhe edhe ne vendet e botes ku ju keni emigruar.

    Eshte nje rast i mire ky per te artikuluar per te gjithe anetaret e ketij forumi problemet me te mprehta qe has femra shqiptare sot. Kjo do te mundesoje qe te gjithe anetaret e ketij forumi te njihen me to dhe te jene me te ndjeshem ndaj pjeses me delikate dhe te pambrojtur te shoqerise.

    Cilat jane problemet kryesore qe hasin femrat shqiptare?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Re: Jeta dhe problemet e gruas shqiptare

    Postuar mė parė nga Albo
    ...te jene me te ndjeshem ndaj pjeses me delikate dhe te pambrojtur te shoqerise.
    aha ka te drejt albo...pak me shkurt te jeni me delikate ndaj "viktimave" te shoqerise...shume titull i bukur dhe akoma me i bukur kur e degjon nga ata te cilit na kan bere te kemi kete titull (burrat).
    Problemi qe kam ne kete moment eshte tamam kjo qe kam cituar dhe menyra qe eshte futur ne shkrimin e albos. Albua eshte i gjinis mashkullore (no doupt about that lol) dhe si mashkull qe eshte i pelqen akoma dhe kur hap nje teme per Femrat ti uli ne nje far menyre...me e keqja eshte qe keto fjal perfaqsojne opinionin e shoqerise te socme per Femrat ne pergjithesi. Si Femer qe jam me ofendojne keto fjal se une personalisht se ndjej veten as delikate as te pambrojtur...dhe ashtu duhet te jet cdo Femer neqofte se do ta quaj veten njesoj me burrat...dhe neqofte se nuk do qe ta shfrytezojne.

    ps. te gjitha keto nuk ishin qe te them qe ka shkruajtur dicka gabim albua sepse ky eshte opinioni tij, por ishin qe tju bej te kuptoni nga nje example kush eshte opinioni i shoqerise (sidomos i burave) per Femrat sot dhe te mendohemi ne (Femrat)ku veprojme gabim dhe ju japim te drejten te tjerve te na quajne 'viktima' apo delikate apo te pambrojtura..etj.


    Alda.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FierAkja143 : 09-03-2004 mė 02:19

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Gruaja shqiptare has probleme vetem per shkak te mentalitetit!
    Problemet me te pashmangshme i has ne familje ku shihet si objekt nga pjestaret e tjere te familjes, qofte edhe nga femijet. Gruaja eshte NENE dhe kjo fjale ka peshe. Nese konceptohet keshtu, ajo fiton vendin qe i takon dhe nuk konsiderohet si sherbetore. Cdo grua i di mire detyrat e saj dhe i kryen me se miri ato. Cdo grua e di se kur te sjelle krijesen ne jete do te qendroje me nete te tera pa gjume, dhe kjo nuk e tremb. Ky problem eshte trajtuar edhe ne tema te tjera dhe per te mos e egzaxhiruar po ndalem ketu. Le te vazhdojne te tjeret...
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Cilat jane problemet kryesore qe hasin femrat shqiptare?

    Ku te fillosh? Te fillosh tek menyra se si ato trajtohen ne nje shoqeri ku mentaliteti maskilist dominon nga skaji veriut deri ne ate te jugut? Te fillosh tek pseudo perfaqesimi i gruas ne qeveri ku mbi 90% e deputeteve dhe qeveritareve jane meshkuj? Te fillosh ne fushen e biznesit ku per te njejten pune ne relate me meshkujt, grate paguhen me nje page qesharake? Te fillosh tek komercializimi i trupit te gruas ne reklamimet e medias ku ajo paraqitet si nje ikone seksuale?

    Ne nje artikull qe po lexoja dije pikerisht kjo ceshtje diskutohej ku diskriminimi gruas ka kaluar ne dimensione aq te gjera ku pothuajse dita dites sajohen menyra te reja poshterimi per figuren e saj. Dhe kjo jo domosdoshmerisht per faj te burrave po per faj te vete grave gjithashtu te cilat i suportojne keto menyra duke u bere dhe protagoniste te tyre.
    Nje ilustrim eshte kapadajlleku i atyre pak grave te cilat kane arritur te behen perfaqesuese te ndonje zoneje te mbytur andej nga fshatrat e veriut e ku ter diten e tyre e kalojne ne sedilet prej lekure te mercedezave duke gjesdisur sa nga Tirana e ne Turqi e duke diskutuar problematika te rendesishme sic eshte aroma e parfumit me te fundit te Bvlgarit dhe nderkohe vajzat fshatare per nje cope sapun akoma cajne me ore te tera mes malesh per te arritur ne qender te fshatit pasi rregullimi rrugeve vazhdon te jete nje iluzion i larget.
    Apo pushimet e gjyqtareve gra te cilat mbasi denojne trafikantet, perdhunuesit, bosat, kriminelet e vrasesit e vajzave te pafajshme, me nga nje apo dy vjet burgim ikin andej nga Majorka te ulura ne shezllone duke shijuar pijen e tyre nen nje ombrelle nderkohe qe tere ky lluks me paturpesi eshte marre nga viktima si pune e Groshes nga Leke Bibajt apo Rahimes se ngujuar andej nga Kala e Dodes.
    Te kete qene valle ndonjehere gruaja e emacipuar apo vitet 60te jane thjeshte figment i imagjinates tone te shfrenuar pasi 40 e ca vjet me vone babai arrin te vrase vajzen e tij(Groshe) dhe avokati babait ironikisht eshte grua. Te qeshesh apo te qash?

    Ky eshte realiteti skandaloz ne te cilin jeton femra shqiptare dhe dua te perfitoj nga rasti te uroj Gezuar Festen e 8 Marsit Groshes, ndjes paste, e shume te tjerave qe per hir te mentalitetit relik bene sakrificen me sublime.

    Diskutime te mbara per ato qe do vijojne.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #5
    Reflection Of Passion! Maska e Stela2
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    ne europen qendrore
    Postime
    12

    Re: Jeta dhe problemet e gruas shqiptare

    Cilat jane problemet kryesore qe hasin femrat shqiptare? [/B][/QUOTE]

    jam tersisht dakort me kaltersine!
    Problemet e gruas shqiptare nuk kane te sosur.
    te flasesh mbi nje mentalitet te mykur qe e shikon gruan si nje objekt, te flasesh per problemet dhe hallet qe ajo kalon cdo dite, te flasesh per kushtet e jetes, per mundsite qe ka nje grua te gjeje vetveten ne familje ne shoqeri ne pune kudo, mbase do qe vetem nje privilegj, qe asnjeher sdo i jepej. Di qe ne shqipri ka disa organizat qe ndihmojne gruan shqiptare, qe mundohen te cojne ate ne emancipim e te tjera brockulla te tilla qe tingellojne fare banale, une per vete si besoj, eshte thjesht nje menyre e mire ne shqipri jo per te ndimuar gruan, ...po per te fituar para, gjithmone ne kuriz te gruas.Jeta e shqiptarve ne pergjithsi nuk eshte e thjeshte, po pjesa me e rende ka rene mbi kuriz te gruas.Cfare mund ti thuash nje nene qe i kane perdhunuar vajzen ne syte e saj, si mund ta ngushellosh nje nene qe kerkon femijen ku e ka,nje nene qe se di ceshte bere me vajzen e saj, nje nene qe se di pse djalin apo vajzen ja vrane, apo nje nene qe shpreson qe vajza e saj 24 vjece studente e pafajshme pret nga duart e arta te nje mjeku matrapaz qe ti shpetoj jeten nderkohe kur atij i intereson vetem paraja...
    Apo cmund te thote nje nene qe pretendonte qe femija e saj te gjente nje jete me te mire diku ne europe apo bot, e dergoje ate me studime, apo emigrant dhe si perfundim gjeti vetem plage dhimbje vdekje ....mos valle eshte diku e shkruar qe shqiptaret te kene gjithmone tragjedira???
    une them qe kjo sdo mbaroje kurre nese do vazhdohet e njejta politike sic eshte ndjekur keto 13 vjet,mos prisni qe dikush te vi te ndryshoj jeten tuaj, qe nje president apo minister apo disa politikane njerez te ndyre ...te ndryshojne shqiperine ajo dihet tashme...ska per te ndodhur kure...
    ne jemi vetem lodrat me te cilet atyre ju duhet te lujne qe te mbushin xhepat e tyre...
    kjo eshte errsira me e madhe qe po kalon shqiptari...eresire me sy te hapur!!!
    Last night I slept alone
    I stayed at home
    For the first time since you've been gone babe
    No friends to understand
    To lend a helping hand
    To ease the greatest pain I've ever known .........

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2003
    Postime
    30
    STELA2 Te pergezoj per shkrimin e bukur tendin dhe te uroj me shpirt te mirat e kesaj bote.Eshte e vertete qe hallet e dertet e femrave shqiptare skane te sosur dhe ne qe jetojme ketu i ndjejme vete peshen e tyre.. une jam nene e dy vajzave dhe uroj me shpirt qe ato te mos martohen ketu sepse meshkujt ketu jane me egoistet qe mund te mbaje globi. Jeta per ne eshte shume e veshtire dhe jemi te detyruara qe gjysmen e saj ta bejme per opinion dhe gjysmen per vete.Jemi te vrara shpirterisht dhe e ndjejme se nuk kemi perkrahje as nga shteti.. Te gjitha ato qe shkruhen neper letra per te mbrojtur te drejtat e grave mbeten vetem neper letra dhe ma merr mendja qe dhe ata vete qe i shkruajne nuk i zbatojne.Sa raste kemi degjuar keto kohet e fundit ku burri vret gruan babai vajzen... Eshte per te qare se si u beme keshtu dhe tju them te drejten un i kam humbur shpresat qe nje dite ketu dhe ne te jetojm si grate e tjera ne bote.. Shpresoj dhe i lutem zotit qe vajzat e mia te ikin nga ky vend.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Postime
    153

    Re: Re: Jeta dhe problemet e gruas shqiptare

    [QUOTE][i]Postuar mė parė nga FierAlda143 [shume titull i bukur dhe akoma me i bukur kur e degjon nga ata te cilit na kan bere te kemi kete titull (burrat).

    Alda me te vertet ke te drejt dhe une ndihem nje nga ata burra qe meriton kritiken tende,habitem kur shiqoje televizorin apo ndegjoj, kur flitet per te drejtat e femres,kush jemi ne ti japim krijeses me te persosur te drejta?

  8. #8
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Po grate, si thoni ju, vete ato, a kane ne dore vertet te ndryshojne dicka ne kete panorame te zymte ku jetojne?
    Cfare mund te bejne dhe si mund ta bejne?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Shkrime shume origjinale,te dhimshme,te verteta......Problemi i avancimit te gruas nuk exsiston vetem ne Shqiperi,por ne gjithe boten,vetem grada e ketij problemi ndryshon me vendet e tjera....Diskriminim...dhune...perdhunim....vuajtj e ekonomike.....jane nga problemet e perditshme qe i perjetojne te gjithe femrat ne gjithe boten....Organizatat e mbrojtjes se grave jane te shumta por nuk e kane fuqin te ndryshojne keto fakte....Do duhen shume vite qe te arihet aty ku duhet....
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Devil-girl-uk
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Emancipimi i femres eshte nje realitet i ri ne shoqerine tone. nuk kuptoj pse per shkak te opinionit femra duhet te sillet ndryshe ne shoqerine shqiptare e ndryshe ne ate te huaj??

    Kam lexuar nje shprehje angleze ku thote: 'Woman always be dependent until she holds a purse of her own'
    Po ta perkthejme del qe gruaja gjithmone do jete e varur derisa te kete potofolin(rrogen) e vet. Emancipimi fillon te pavarsia, ky eshte themeli mendoj une.

    Nje Grua e emancipuar eshte nje dritare me shume sidomos ne shoqerin tone e cila ka nevoj shume per njerze te emancipuar.

    Mendoj se nje Grua e emancipuar eshte ajo e cila peveq shkollimit dhe ngritjes profesionale respekton gjithmon kornizat e etikes njerzore!..
    The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •