Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Egersi

    KJ
    -------

    E Hene, 08 Mars 2004


    "KOKA IME SHKON ME KOKEN TENDE ZOTI NANO!"

    Deputeti Nikolle Lesi i kunderpergjigjet kercenimeve te njerezve te kryeministrit. Kercenohet me vdekje edhe drejtuesi i Levizjes "Mjaft", Erion Veliaj

    Deputeti i parlamentit shqiptar Nikolle Lesi para disa ditesh i ka drejtuar nje leter zyrtare kryetarit te parlamentit zotit Servet Pellumbi, ku i ka kerkuar, bazuar ne ligjin "Per statusin e deputetit" mbrojtje te vecante, pasi njerez te kryeministrit apo te lidhur me klanet mafioze ekonomike te tij e kane kercenuar, duke lene te nenkuptohet eliminimin fizik, "nese kruhesh prape per te rrezuar Nanon". Kritikat publike te deputetit ne fjale si dhe te gazetes "Koha Jone" kane sjelle reagimin e ketyre segmenteve te kryeministrit. Faktet e botuara nga kjo gazete per helikoperet e gruas se dyte te kryeministrit, te cilet jane futur pa takse doganore, kerkesa e deputetit Lesi ndaj ministrave Malaj dhe Poci si dhe ish-ministrit te Financave Islami se a jane kontrolluar bizneset e gruas se Nanos, zonjes Xhoana Nano, se ku i merr gjithe keto para kjo grua, publikimi i nje vendimi te keshillit te Ministrave ku kryeministri me date 14 janar 2004 me numer vendimi 5 i jepte vetvetes pese paga mujore, dhenia me qera e mjediseve te stadiumit Dinamo, te cilat jane prone publike per llogari te kompanise se transportit "Xhoi Travel", prone e Xhoana Nanos; demaskimi i tenderave apo akuzat per shperdorime te detyres, duke synuar forcimin e klanit mafioz ekonomiko-politik kane sjelle reagimin e kryeministrit te Shqiperise ndaj botuesit te gazetes "Koha Jone", deputetit Nikolle Lesi.

    Fillimisht zoti Nano perdori taktiken e blerjes se gazetes dhe te votes se deputetit ne parlament, porse deshtoi ne te gjitha tentativat e tij si ne "Grand Hotel", ashtu dhe ne Sheraton Hotel. Me pas zoti kryeminister futi dy ministra te kabinetit te tij per te negociuar me botuesin Lesi dhe si kembim te ndryshimit te kursit kritik te gazetes dhe te votes se deputetit, kryeministri " do t'i jepte objekte per te privatizuar ose postin ministror ne ministrine e Kultures". Ne votimet decizive ne parlament vitin e kaluar zoti Nano futi miq, prane deputetit ne fjale si Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, etj., qe "te votosh per mua, pasi Berisha te ka djegur gazeten ne vitin 1997".

    I pyetur nga gazeta "Koha Jone", deputeti Lesi shprehet se " te gjitha orvatjet e Fatos Nanos kane deshtuar, pasi jam i bindur se per momentin ai eshte njeriu me i rrezikshem per Shqiperine. Nanon e kam ndihmuar kur ishte ne burg dhe kur as Servet Pellumbi e as Namik Dokle nuk e linin te botonte ne gazeten "ZP" ne kohen e Mocionit; e kam ndihmuar se kam qene i bindur se ka bere burg politik ne kohen e pushtetit te PD-se. Per kete jam i bindur edhe sot e kesaj dite qe jam kundershtar i vendosur i Nanos. Zotin Nano e kam ndihmuar ne vitin 1999, kur dha doreheqjen nga kryetar i PS-se dhe kur kandidoi perballe Majkos ne kongresin e meparshem. Nuk jam i penduar aspak per k-te ndihme qe i kam dhene asokohe, ndonese atehere nuk ia hapnin telefonin as Anastas Angjeli e as Namik Dokle, pa llogaritur nje urdi servilesh qe sot i ka para e prapa. Me ka ndihmuar per tu bere deputet ne raundin e dyte te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 dhe e falenderoj, ndonese ne ruandin e pare ai me hoqi e dogji mandatin pasi, sipas tij, isha ne "klanin Meta". Kete gje e beri ne korrik 2001 me KQZ nepermjet Igli Toskes dhe Ilirian Celibashit. Ndersa ne raundin e dyte erdhi pas meje ne fushate, meqenese i duhej patjeter numri prej 84 deputetesh ne parlament, pasi synonte te behej President Republike. Per kete duheshin 2/3 e votave. Kam perkrahur Levizjen e tij "Per Katarsis" me TV KOHA, gazeta "Koha Jone", pasi isha i bindur se duhej nje ndeshkim i korrupsionit dhe i mafias. Porse zoti Nano sapo hypi ne karriken e kryeministrit harroi cka kishte premtuar, masakroi publikisht perkrahesit e Levizjes per Katarsis dhe perpiloi skemen per te marre gjithcka nga ky vend; para, prona, pushtet dhe si kembim te vendoste nje bande mafiozesh ne pikat kyce per te eliminuar kundershtaret. Natyrisht qe ne kete pike u ndame me zotin Nano, pasi nuk kam qene, nuk jam e as nuk do te jem pjese e lojerave te mafias. Kjo lloj oponence ndaj se keqes dhe shperdorimit te pushtetit me ka karekterizuar qe prej vitit 1991 kur fillova te paren gazete te pavarur. Kam kritikuar ashper pushtetin e Berishes ne vitet 1992-1997 dhe qeverite socialiste me vone. Por me ardhjen e Nanos per here te peste ne krye te Ekzekutivit shqiptar represioni ekonomik ndaj kundershtareve u shtua. Nese nuk je me Nanon apo ne sherbim te tij duhet te falimentosh apo te ikesh nga Shqiperia. Prandaj jam i vendosur kunder qeverisjes mafioze te kryeministrit Nano. Une bej detyren si deputet dhe botues i gazetes se pare te pavarur ne vend. Por eshte zoti kryeminister qe po shfrytezon pushtetin dhe Shtetin kunder meje. Me con kontrolle politike ne gazete, duke synuar mbylljen e fjales se lire te gazetes. Me pushoi gruan nga puna me urdher te tij, nderkohe qe Komisioni i Sherbimit Civil e ka kthyer ne pune, ministri i Shendetesise zoti Leonard Solis me thote ne prani te shkrimtarit Kico Blushi se "kam urdher te prere nga Nano qe vetem gruaja jote te mos vazhdoje pune ne ministri". Me pas zoti kryeminister i inatosur nga shkrimet dhe qendrimet e mija publike me shkarkon vellain nga puna dhe e perjashton nga Policia e Shtetit, nderkohe qe nje jave para perjashtimit shperbehet nga drejtori i Policise se Qarkut Lezhe Xhavit Shala "per pune te shkelqyer".Cdo njeri qe ka mbiemrin Lesi apo ka lidhje me mua shkarkohet nga puna prej Nanos. Edhe nje mik qe kam ne kryeministri zotin Ylli Dylgjeri, i cili ka punuar ne vite te veshtira ne "Koha Jone" tani iken sapo me del perpara, pasi ka frike se mos e shikojne spiunet e Nanos dhe me pas pushohet nga puna. Edhe padine ne gjykaten e Tiranes kunder gazetes e beri, e fundit qe i kishte mbetur. Eshte i pari kryeminister shqiptar qe padit nje gazete ne gjykate. Jemi te pergatitur dhe per kete do te jete aktor dhe spektator i nje gjyqi-spektakel. Une kujtova se kjo ishte e fundit dhe krejt e fundit qe mund te bente kryeministri i vendit tim. Por nuk qenka e thene te mbaronte ketu lufta e Nanos ndaj meje dhe medias time. Ai ka humbur logjiken, i eshte erresuar shikimi , mesa duket duhet te kete edhe probleme psikologjike nga humbja e pushtetit per fajin e tij dhe dergon emisare, survejues dhe me se fundi edhe kercenues se " eshte mire te ruhesh, pasi tani eke kaluar cdo sens mase. Mund te te ike edhe koka si Azem Hajdarit". Kjo eshte e fundit dhe fundi nuk mban me, ndaj i drejtohem publikisht zotit kryeminister se me keto qe po ben dhe nese guxon te urdheroje goditjen time per eliminim po i deklaroj hapur se "KOKA IME DO TE SHKOJE ME KOKEN E NANOS, ose e perkthyer me shqiptarce KOKE PER KOKE".

    Kjo ishte deklarata per "KJ" e deputetit Lesi bere mbreme dhe me sa duket gjerat do te nderlikohen edhe pas kercenimit qe i eshte bere keto dite drejtuesit te Levizjes "MJAFT" ne Prishtine zotit Erion Veliaj. Zoti Veliaj eshte kercenuar nga segmente relike te UCK-se ne Kosove, te cilet punojne per llogari te Nanos atje dhe ne Tirane. Erion Veliaj eshte njeriu qe me stafin e tij progresist futi ne Shqiperi per here te pare nje Levizje qytetare qe synon ndergjegjesimin e cdo shtetasi per rolin, voten dhe emrin e tij. Veliaj po ngre opionin publik, i munguar deri me sot. Ndaj kercenimi ndaj jetes se tij eshte nje akt qe duhet te alarmoje shtetin. Paralajmerime te tilla ndaj oponenteve dhe opozitareve reale jane heqje e maskes se pushtetit te zotit Nano. I velur nga pushteti ai ka humbur sensin e lirise dhe te se drejtes se oponenteve.

    Re.Po.



    --------

  2. #2
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Parlamenti shqipetar, Parlament i Kusareve.

    Te nderuar lexues!

    Mbreme ne kanalin shteteror shqipetaret si ne Shqiperi ashtu dhe ata anembane botes, perkujtuan per here te fundit zhgenjimin e tyre per nje te ardhme me te mire.
    Disa muaj me pare kam shkruajtur ketu "Apologjia e Berishes" dhe mendova dhe besova se ajo nuk shfaqet me ne ekranet e kanaleve shqipetare, por dje ne kanalin shteteror ajo u shfaq perseri.

    Parlamenti shqipetar ne thonjeza, mbreme ishte parlamenti i Zuzareve, genjeshtareve, mashtruesve, tradhetareve, karrieristave, demagogeve, obskurantisteve, abstraktisteve dhe luftuesve ndermjet paleve te ndryshme.
    Debati i djeshem ne parlament, ngelet njeri nga debatet me te turpshem te rregjistruar ne dokumentat historike dhe filmike te Shqiperise shtet Formal.
    Une jam vete emigrant dhe duke perjetuar progresin dhe zhvillimin ne boten perendimore, mendoj dhe besoj se shqipetaret jo vetem qe nuk do te rimekembin ndonjehere veten e tyre por ata do te jene armiq te vetes se tyre.

    Mbreme ne parlament u nxene gjakrat, kryeministri dhe klika e tij insistonte ne mbrojtjen e vlerave te vjedhura, te rrjepura nje populli tashme te shkombetarizuar, insistonte se bashku me feudalet dhe bejleret e tij per te mbrojtur dinjitetin e klases sunduese, per te mbrojtur dinjitetin e klases dhe ideologjise nacionaliste parimi se ciles eshte Paraja dhe Pasuria, gjithashtu per te mbrojtur vlerat per te cilat ata u "brumosen" nga e kaluara e tyre e pandeshkuar.

    E gjithe opozita mbreme akuzoi rende ministrat e qeverise Nano te cilet me paturpesine me te madhe ulen ne karriget e nje parlamenti tashme te c`nderuar dhe me plot gojen mund te them se ky parlament nuk eshte me Parlamenti i Shqipetareve.

    "Sokrati"(Berisha) mbreme si zakonisht ishte i vetem perballe filozofeve te marksisem-leninismit, ai ishte perballe mafias pa dallim ideologjie, ishte perballe "gjykatesve" dhe qeveritareve te popullit" te cilet qeshnin dhe hidhnin batuta nga me ofedueset dhe me prekeset.
    Debati i mbremshem ishte nje masaker e vertete, ishte lufte civile ndermjet paleve, debati i mbremshem parlamentar shfaqi qerren e nje populli te cakerdisur, ku njera pale kerkon zbatimin e ligjeve te kushtetutes dhe pala tjeter kerkon me cdo kusht te mbroje vjedhjet e bera keto 14 vite.

    Fatos nano i tregoi edhe njehere ketij populli se ai eshte nje shqipetar i pandreqshem, i pandergjegjshem, i padisiplinuar, naiv ne qendrimet e tij, pragmatist si dhe simbol i shqipetareve qe punojne kunder shqipetareve.

    Mbreme u be nje lufte civile virtuale e vertete pasojat e se ciles do te duhet ti paguaje populli ne ditet qe vijne.

    Cfare ka ndodhur?

    Mos valle semundja e "Mortajes dhe Koleres" ka rene ne partine socialiste?
    Jo jo nuk mund te u besoj syve te mi ate qe pashe mbreme.
    Debati i mbremshem ne parlament kerkoi gjakderdhje ne popull, shpalli nje lufte te hapur pa dallim feje dhe krahine, per ta nisur ne baze, kesaj rradhe jo per te rrezuar Nanon por per te ruajtur pushtetin Nano dhe per te mos e lene "Bajraktarin" Berisha per te ardhur ne pushtet.
    Nuk besoj se ka me nga ata shqipetare ne Shqiperi qe duan te shohin ne televizor ne vend te teatrit te tilla skena gjakndezese.
    Populli po i perjeton ato ne shpinen e tij, po vuan tragjedi nga me te pabesueshmet.
    Dje populli thithi nje sasi "droge parlamentare" per te vrare Veten e Tij ne te ardhmen e afert.

    Drama parlamentare e mbremshme ishte nje drame tragjike qe paralajmeron nje fund tragjik.

    Kadareja ka thene: Kombi ne rrezik
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pse cfare pritej tjeter na tosi. Ai eshte i afte te perdore cdo mjet qe ti sherbeje qellimit: te qendroje ne pushtet. Kjo nuk me cudit mua. As ai parlament qe i vjen ere nuk me habit. Mua me habit fakti qe fatosi akoma ka mbrojtes bile edhe ketu ne forum. Me habit fakti qe ka njerez qe e mbeshtesin ne vjedhjet dhe poshtersite qe ai ben

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryetari i PD-sė tha se grupi i demokratėve do tė pėrgatisė njė amendament pėr ndryshimin e ligjit pėr deklarimin e pasurive

    Berisha: Deputetėve qė s’deklarojnė pasurinė t’u hiqet imuniteti


    N. Perndoj

    TIRANE - Tė gjithė deputetėve, qė nuk deklarojnė pasuritė do t’u hiqet imuniteti, dhe ndaj tyre do tė fillojė ndjekja penale. Ky ėshtė amendimi mė i fundit, qė firmosėn dje deputetėt e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, pėr ligjin pėr deklarimin e pasurive. Kryetari i demokratėve Sali Berisha deklaroi nė fillim tė mbledhjes sė grupit parlamentar se duhet plotėsuar ligji pėr deklarimin e pasurive tė politikanėve dhe zyrtarėve tė lartė tė shtetit. “Sė pari ne duhet tė kompletojmė tė gjithė brenda afateve tė pėrcaktuara deklarimin e tė gjithė pasurive dhe kjo duhet tė jetė pėr tė gjitha ato kategori tė zyrtarėve tė PD, qė ky ligj kėrkon. Sė dyti me urgjencė do tė pėrgatisim amendimin, sipas tė cilit, duke filluar nga kreu i shtetit dhe ēdo imunitar tjetėr tė largohen nė vend nga detyra nė rast se, nuk deklarohen pasuritė. Amendimi duhet tė hartohet sot, dhe duhet tė firmoset nga numri i caktuar i deputetėve pėr tė shfrytėzuar nenin kushtetutes, qė i jep tė drejtė procedurės urgjente nė iniciativėn ligjvėnėse, ku tė sanksionohet se duhet tė largohen menjėherė nga detyra, cilido zyrtar, qė nuk deklaron pasuritė e tij dhe bėhet objekt i njė ndjekje penale”, -tha dje Berisha. Pėr plotėsimin e kėtij amendimi, Berisha kėrkoi edhe ndihmėn e kryetares sė deklarimit tė pasurive, Fatmira Laskaj. “Meqėnėse do tė merret kjo nisėm urgjente, ėshtė e nevojshme, qė tė kontaktojmė me kryetarin e komisionit tė Inspektimit tė Pasurive tė Zyrtarėve, sepse ligji mund tė ketė edhe ndonjė mangėsi tjetėr tė tillė, qė ne nuk duhet ta kishim kaluar nė atė mėnyrė nė Kuvend”, -shtoi ai. Kryetari i demokratėve theksoi se amendimi nė fjalė duhet tė pėrfshijė tė gjithė zyrtarėt madje edhe Presidentin e Republikės. “Urgjentisht tė vihet amendimi, qė imponon barazinė e plotė para ligjit tė qytetarėve shqiptarė. Le tė jenė deputetė, ministra apo presidenti. Nė kėtė ligj tė gjithė duhen tė bėhen tė barabartė”, -tha ai.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581

    lol

    A i dergoi njeri mesazh brarit te lezetit se ka dale jashte teme me ate artikullin e fillimit?!?

    Tema titullohet:

    Berisha: Deputeteve qe nuk deklarojne pasurine tu hiqet imuniteti
    Ndersa origjinali ishte "Egersi". As qe kane lidhje fare po rendesi ka te perputhet titulli me situaten po per permbajtjen s'e can koken njeri.

    Keshtu eshte kur anetari nuk e parashikon dot se si do ti perfundoje tema/ngharjet e politikes.

    p.s. ti falet kete rradhe brarit per dalje nga tema.

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  6. #6
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Le ti kthehemi edhe 1 here artikullit te temes.

    Duket i ka arritur thika ne palce edhe Nikolle Lesit dhe si nje shqiptar i vertete kanunor me shkronja te medha i ben nje paralajmerim serioz kryeministrit qe nuk besoj ben vaki ne ndonje vend te botes. A po ben bllof valle? Nuk e besoj pasi te marresh guximin te shkruash nje paralajmerim te tille per nje kryeminister do te thote qe i ke marre parasysh te gjitha.
    Cili eshte skenari i mundshem? Nqs Lesi eliminohet (shpresoj qe jo) ka elemente te paguar prej tij ( ose edhe ... ) qe do ia vejne gropen edhe te shumeperfolurit Nano qe kujton se eshte i paprekshem dhe se fundi po terheq shume fije te rrezikshme pasi e ndjen qe varka/skafi ku ka hipur po i lekundet nga te gjitha anet.
    Gjithcka per pushtetin se nuk i dihet se si mund te vijne punet me pas. A qendron vete Nano pas gjithe ketyre filmave apo jane edhe njerez te afert te tij qe me rrezimin e kryeministrit shohin edhe largimin nga puna apo edhe ndonje denim per pislleqe te kryera?
    A ka gje me te ulet se te merresh me grate e shoket e kundershtareve politike?!?
    Apo fakti se Koha Jone ka marre nje krah shume kritik ndaj kesaj qeverie me nje kryeminister arrogant e te perfolur, ka bere qe te tremben perkrahesit nanoiste qe kujtojne se si ndikoi Koha Jone ne revolucionin e 1997-es ?!?

    Shqiperise e kesaj qeverie nuk i duhet/sherben nje ngjarje/vrasje e hidhur qe mund te perserise ngjarje te dhunshme e larje hesapesh, por ne mes jane aktore te shumte me interesa nga me te ndryshme e me banalet...

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  5. Ekzekutimi i deputetėve tė opozitės sė parė tė '45-ės
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •