Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Feja islame është pjesë e kulturës ekzistuese

    Cili është roli që mund të luajnë myslimanët ose organizatat islamike në Gjermani? Cili është qendrimi që duhet të mbajnë kishat katkolike ndaj tyre? Këto janë disa nga pyetjet, që ishin në qendër të debatit të zhvilluar në kongresin e katolikëve gjermanë që përfundoi mbërmë në Zaarbryken.

    Eskperti i të drejtës kushtetuese nga Triri, Gerhard Robers, nuk e pranon tezën, sipas të cilës feja islame qenka trup i huaj në Gjermani dhe Evropë. Përkundrazi, "feja islame është pjesë përbërese e kulturës ekzistuese. Prandaj edhe i duhet dhënë hapësirë në të përditshmen tonë," – kërkon ai.

    Kjo hapësirë për Robers do të thotë së pari vendosja e fesë islame në rang të barabartë me besimet e tjera. Konkretisht "që shoqatat myslimane të përfaqësohen me të drejtë vote në Këshillat e Radiotelevizioneve Publike. Ose që ato të marrin pjesë në vlerësimin e filmave, në përkufizimin e skenave pornografike apo skenave të përshtatshme për t’ua treguar grupmoshave të ndryshme."

    Realizimin e kësaj kërkese e vështirësojnë në radhë të parë vetë komunitetet myslimane të Gjermanisë. Ato janë në konkurrencë, dhe nuk kanë një shoqatë të përbashkët, që t’i përfaqësojë interesat e tyre, gjë që e kërkon edhe shteti gjerman. Për këtë shkak barazia juridike e fesë islame me komunitetet e tjera fetare është ende larg.

    Barazia juridike nuk mjafton thotë zëvendëskryetari i shoqërisë krist-islamike në Këln, Thomas Lemmen: "Integrimi dhe akceptanca duhet të vijnë nga poshtë. Vetë komunitetet nuk duhet ta përjashtojnë veten nga bashkëjetesa shoqërore, që xhamitë të mos të konsiderohen më si trupa të huaj por si pjesë e bashkëjetesës së mirë fqinjësore, që ato të ofrojnë aktivitete të rëndësishme për njerzit në bashkësi, pra si për shembull, ndihmë shkolle për nxënësit e dobët."

    Degë shoqatash myslimane kanë filluar të praktikojnë koncepte të tilla. Jo vetëm nisma krist-myslimane e krijuar në Këln, por edhe një xhami që po ndërtohet në Duisburg, dhe që synon të shërbejë si pikë takimi për besimtarë të të gjitha kulturave. Landi i Nordrajn Vestfalisë po investon më shumë se dy milionë Euro në këtë projekt.

    Megjithatë Lemen vëren mangësi në mbështetjen e shtetit ndaj angazhimit të bashkësive fetare në shoqëri. "I gjithë dialogu kristiano-islamik në Gjermani zhvillohet mbi baza vullnetare. Përsa kohë që atë e konsiderojmë të pavlefshëm, nuk ka përse të çuditemi, se përse ai nuk ka shumë sukses."

    Lemmen sugjeron, që bashkësitë katolike dhe evangjeliste t'u ofrojnë partneritet atyre myslimane. Për shembull sa u përket strukturave administrative, bashkësitë myslimane nuk kanë shumë përvojë dhe u nevojitet ndihma.

    Eksperti i të drejtës kushtetuese Gerhard Robers megjithatë thekson, se jo vetëm kishat dhe shteti gjerman duhet të angazhohen për integrim sa më të mirë të shoqatave myslimane në shoqëri. Edhe vetë komunitetet duhet të bëjnë të tyren: Ato duhet të dalin hapur në mbështetje të parimeve bazë të shtetit juridik dhe t’ua bëjnë të qartë këtë edhe komuniteteve te tyre: "Besnikëria ndaj ligjit është e vetëkuptueshme. Barazia ndërmejt burrit dhe gruas është njëri nga ligjet që duhen respektuar, por edhe liria e ushtrimit të fesë për myslimanët që vijnë si migrantë në Gjermani: Kjo është diçka që nuk kërkohet vetëm nga ne, por edhe nga myslimanët," – përfundon Robers.

    Klaus Dahmann
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Megjithatë Lemen vëren mangësi në mbështetjen e shtetit ndaj angazhimit të bashkësive fetare në shoqëri.

    Emrat e personaliteteve duhet te jene te sakta,
    sidoqofte ky eshte kardinal dhe emri i tij i sakte eshte Karl Lehmann (ipeshkev ne Mainz)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Shume e drejte qe besimit islam ti jepen te drejta te barabarta me besimet e tjera,
    dhe me duket se keto te drejta i ka patur gjithmone.

    E vetmja gje qe harroni eshte se vete feja islame ndihet superiore ndaj besimeve te tjera dhe nuk kerkon barazi , kerkon zhdukjen e çdo ideje apo gjeje qe eshte jo-myslimane.
    Toleranca islame zgjat per sa kohe nuk eshte e mundur te veprohet ndryshe,
    sapo fuqizohet toleranca kalon ne plan te dyte, dhe ne plan te pare shkon ideali i luftes per te perhapur islamin.
    Dhe perhapja kuptohet qe kalon ne faza te ndryshme,
    si fillim kerkohet kthimi me deshire ne islam,
    nese nuk realizohet plani A
    kalohet ne planin B
    kerkohet kthimi i shoqeruar me kercenime si psh, "do te pushtojme po qe se nuk kthehesh mysliman" , shembuj te tille ka dhene profeti.
    pastaj plani C eshte pushtimi dhe skllaverimi i atyre qe nuk kthehen.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24
  5. Zonat kulturore e civilizimit islam
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 17:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •