Diku midis qendres se llogjikes se ftohte dhe lekundjeve njerezore qendron vigan nje lloj lidhjeje e paprekshme qe I kapercen caqet e te vertetes dhe lundron neper ndergjegje te gjalla. Diku midis se ftohtes se te perditshmes dhe nxehtesise se loteve te marrezise verviten me mijera shpirtera roberish te perkulur nen barren e pamundur te mosditjes. Po te afrosh veshin afer mund te degjosh renkimet e tyre qe kerkojne me ngulm edhe me, edhe me sepse barra qe kane eshte duke u kalbur, dhe ne kalbesine e saj gllaberuese bertet per me teper me teper. Diku midis kerkimit dhe mosgjetjes vertiten miq te se keqes, ndeshkues te pamishirshem te cdo lloj ngrohtesie, perbindesha perrallash qe u harruan pa mbaruar dhe kerkojne fundin e historise. Kerkellima kercenuese te kermave kanosese, prehje e papare e te pastres, lodhje lenduese e leneshave lere. Diku midis dikur dhe andaj leshohen ujqer vegjetariane, hipokrite mishngrenes dhe flokgjate plot endrra te mbushura me verdhushka. Cdo gje merr fund dikur, po me e forta eshte qe dikur-i erdhi dhe kaloi, e ne akoma endemi qorresisht ne nje te ardhme qe I ngjan te tashmes deri ne peshtiresi. Ngjizur me leshmeleshmerira deri ne harrese te emrit vete, ushtrite qendrojne te gaditshme per te leshuar ne mes te turmave te varfanjakeve disi te cuditshem toga zjarri, era e barutit I ka lene vendin eres se pastes se dhembeve qe te behet si njeriu me I shtrenjte qe sheh ne mengjes.
Diku midis se vertetes njerezore dhe genjeshtres se pranuar katerciperisht si e verteta e pa dyzueshme levrijne me qindra pederaste idesh, konglomerate idiote te shitjes se idese se rruajtjes pa ndergjegje, kalamaj te harruar prej masturbanteve psikopate, thithka kurvash te thara nder banja hotelesh te perngjyera me ndyresine e takimeve te pandiera dhe fjaleve thene fare kot. Midis poshtersise laramane te femijeve te nje brezi qorresh qendrojne si udherrefyes baballaret e te djeshmes, te hutuar deri ne pafuqi prej kesaj levizjeje marramendese te nje brezi qe uleret per liri dhe mbyllet ne banje per te qare dhe per te lexuar se cperralle te re do I tregoje xhaxhi porcelan per te kaluaren e nderuar te specit qe tashme del me rrekellime. Ne jemi tashme te ngrene nga krimbat e pangopshmerise, dikur te ngopur me rrokjet e numeruara te cdo fjalie shkruar ne faqe malesh, tashme kerkojme vetem nje idiotesi qe te vdesim te qete, ndoshta edhe pak sukses qe ta leshojme peshtiresine neper dhoma perendimore.
Ata qe vdiqen dje e vazhdojne te vdesin me thase nuk na bejne pershtypje me. Zoti njerezor e ka zevendesuar veten me nje ZOT kalendarik, mjekrosh medoemos, po pa dyshim me asnje lidhje farefisnore me Zeusin. Edhe zotet jane lodhur me kete ndryshim diagonal te kaosit njerezor, prandaj e leshuan vdekjen! Po vdekjen e genjyen rruges dhe tani eshte ne nje udhekryq duke u menduar se cila zgjidhje do ishte me e mire per te ardhmen e saj. Llogjikisht kemi bindur edhe nje genjeshtar te lindur qe te genjesh ndoshta nuk eshte faj, por nje lloj semundjeje e lindur dhe qe duhet kuruar ngadale, sic kurohet zgjebja apo gripi I gomarllekut. Ne vdekje gjejme vetem parardhes te cuditshem me norma te paparanueshme jetese e me thekse qesharake ne te folur. Midis kateve te nderteses se rreme nuk ka me as njerka e as Rozafa, vetem makina qepese, kafe te pafundme dhe marinare qe kerkojne shtepine publike me te afert.
Diku midis humbjes madheshtore te nje gjeje te perbashket dhe fitimit te nje lirie iluzore qendron i palekundur besimi se e ardhmja na qenkesh ende e paditur, dhe se ne mund ta shperbejme ate te ardhme qe shohim e ta ribejme ashtu sic dashkeshim vete. Normalisht .pederaste idesh.
E ndersa une I kam lene kepucet ne kafazin brinjor te nje ish gazetari kthyer ne bark per te kundruar Kinen, ti merr formen time. Te zgjaten floket, te bien faqet dhe e qeshura te merr formen e buzeve te mia kur te shoh pas kaq kohesh. I lodhur prej zerave te bute qe me verviten embel midis temthave sot po te kerkoj te me lesh te te fle nder gjoks e te me perkundesh lehte .jam lodhur sot .lodhur.
Krijoni Kontakt