Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tek Uji Ftohte ne Vlore..

    Koha Jone..


    --------

    E Diele, 07 Mars 2004


    NJE PERLE PER PUSHUESIT VENDAS DHE TE HUAJ

    Baxhul Merkaj

    Kushdo zbret ne Vlore, syte i ka tek deti dhe brigjet e tij. Por ajo qe e mban Vloren per me te bukuren eshte rruga nga Skela tek Uji i Ftohte. Dhe pikerisht aty ku buron Uji i Ftohte ngrihet madherishem Hotel "New York", kjo pike turistike qe ka befasuar te ardhurit nga qytete te ndryshe te vendit tone, por edhe mjaft turiste nga shume vende te botes. Valet e detit vallezojne dhe sterkalat e tij vijne trokasin ne xhamat e ketij hoteli.
    E sheh detin ne momentet kur dielli puthet me valet, eshte perendimi ku rrezet reflektojne n` syte tane. Duke drejtuar syte perseri nga deti jetojme me imagjinaten tone ne Gadishullin e Karaburunit apo ne ishullin e Sazanit qe e kemi fare prane. Sa lumturohesh ne kete peizazh magjepses ku te fladit era e Jonit, e cila bashkohet me trendelinen e Malit Shushice, mal i cili kembet i shtrin ne det. Limonat e portokallet, ullinjte, sa shume ullinj, krijojne nje gjelberim te tejskajshem. Kjo eshte natyra e Vlores, por qe bashke me te dhe dora e bijve te Vlores ka hedhur gure themeli per te hijeshuar me teper bregun ne Ujin e Ftohte.

    Perlat Hodo Nelaj dhe Shezai Teki Aliaj, njeri biri i Mavroves dhe tjetri biri i Lapardhase. Ato pak leke qe Perlati i beri me djersen e ballit ku emigroi qysh ne vitet 90 ne SHBA, hodhen themelet e ndertuan kete hotel me 10 dhoma suit apartament, 30 dhoma me dy shtreter dhe 10 dhoma matrimoniale, 6 dhoma teke, me ajer te kondicionuar me minibar, telefon, dhe televizor. Ka salle konferencash 180 vende. Restoranti me pamje nga deti me 150 vende, dhe dy salla te rezervuara me 25 vende. Vizitoret mund te shijojne kuzhinen tradicionale te vendit, por dhe kuzhinen italiane. Para tij eshte deti i kalter ku mund te lahesh dhe te besh plazh ne kete vend te mrekullueshem. Ndonese Perlati jeton ne Amerike, zemren e ka ne Shqiperi, ndaj vjen me djalin apo gruan. "Jemi te dy bashkepronare qind per qind me Shezaiun, kusheririrn tim", na thote ne bisede Perlati. Shezai Alihaj, burre gojemjalte, i cili nuk e heq veten pronar sepse ai punon me shume se punonjesit e tij, te cilet jane 80. Po edhe e shoqja e tij, zonja Asije Aliaj, eshte tejet e papertuar ne pune. Kjo ka bere qe keta te fitojne zemren e punonjesve te tyre, por edhe te klienteve shqiptare dhe te huaj. Pata rastin te qendroj nje mbremje dhe nje mengjes me miqte e mi nga Tirana, regjisorin Esat Mysliu dhe gazetarin, skenaristin Fatos Baxhaku, te cilet kishin ardhur ne Vlore per xhirimin e nje filmi dokumentar. Gjate kesaj mbremje edhe gjate xhirimeve dhe kur mberritem ne Tirane, Shezaiun dhe Perlatin nuk i ndane nga goja. "Burre i urte dhe i mencur ky Shezaiu" shpreheshin ata. Frekuentuesit jane me shume turiste, sidomos te huaj, si nga Kroacia, Maqedonia, Italia, Anglia, Gjermania, Hungaria, Amerika, Turqia, etj. Vijne nga e gjithe Shqiperia por me shume nga Tirana. Ditet e shtuna dhe te diela frekuentohet shume nga qytetaret vlonjate. Frekuentuesit nuk mungojne edhe ne sezonin e dimrit apo te vjeshtes, por shtohen shume ne sezonin e veres. Ketu tek Uji i Ftohte ne Hotel restorant "New York", rralle se gjen vende te lira. Interesante eshte kollona dhe lidhja e nje ure nga hoteli ne det. Shume turiste por edhe vendasit deshirojne te pine kafene pikerisht tek kjo ure, sepse mjedisi eshte mjaft interesant. Personeli eshte i zgjedhur, te gjithe me shkolle te mesme edhe me Universitet, ku disa jane kualifikuar jashte shtetit. Po si mendon Shezai Aliaj dhe Perlat Nelaj per perspektiven e kesaj pike turistike: "Ky hotel kurre nuk do te shitet, por edhe kur te mos jemi ne, do t'u lihet trashegim femijeve, ku do te theksohet qe ky ambient te mos i jepet tjeterkujt. Ky do te mbetet keshtu, natyrisht edhe duke plotesuar edhe me tej". Shezaiu dhe Asija, ky cift i mrekullueshem qe shpirtin e derdhin ne punen me njerezit, i ben qytetaret vlonjate te thone: "Kafene do ta pijme tek "New York"

    ne Ujin e Ftohte?!.." tek tuneli.

    -C'deshiron te pish nje kafe, raki, apo ..?

    -Nje gote uje por te mbushur taze, pra e fresket aty ku buron uji i ftohte!

    Ishte ky nje dialog zemre me Shezon ne kete mbremje. E ploteson ambjentin servirja me kulture e kamariereve dhe e kuzhines ku mbizoteron nje kujdesje ne te gatuar dhe ne pasterti.


    --------------










    Autori Shkrimit (megjithse katundar Vlore sic jane gjysma Tiranes) nuk e di se ne Uj te ftohte eshte deti Adriatik e se deti Jon fillon ne jug te vijes qe bashkon kepin e karaburunit me Otranton..

    Autori nuk thote se ku e muarren lejen e ndertimit kta dy katundaret nje nga Mavrova e tjetri nga Lapardhaja..
    Uji i ftohte ka qene zone shtepijash e Vilash qe ne koh te Ismail Qemalit e Zogut.. pra me 100 % kta dy pronar te rinj jane te dhunshem..pra qe kan hyre ne pronen e te tjereve..

    Sigurisht ish pronaret e vertete nuk guxojne tu afrohen zyrave te Shtetit e ti kerkojne te drejtat sepse shteti ne Vlore ka qene e eshte tash 60 vjet ne dore te cobenve te dhive qe u bene oficere e shefa dhe i syrgjynosen familjet qytetare vlonjate duke u vene vulen e " Armikut" e duke i detyruar te heshtin nga 1945 e deri tani..

    psh nga familja e madhe e Vlorajve..nga ku ka dale dhe vet Ismail qemali ska mbetur me kush sepse i griu regjimi Kapo-enverist me rrenje dhe sot Uji Ftohte ashtu sikurse dhe saranda e Golemi Durresi e Divjaka jane bere prona te Mafies Vlonjate..

    Ne cdo 10 pronare te tanishem (pra hajdute) trojesh e hotel-bordellosh te krejt vijes bregdetare nga Saranda ne Velipoje 7 jane te Lobit Mafioz Vlonjat e kusuri te sorrollopit tjeter...

    qashtu..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e rudi c33
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    280
    Na bane kurioz.
    A kane broblem ke ta pronare me keta mafioza

    Dhe po pate ndonje foto te ketij hoteli do ishte kenaqesi


    FLM
    skyline

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Postime
    2
    emer i bukur i dedikuar kryqytetit te fashizmit dhe dekadences new york. shqiperia nuk do te lejohet te kthehet ne skllever te perandorive te dites, e di se shum shqitare jane te shitur dhe te degjeneruar por "turistet" e huaj ne shqiperi, pra spiunet dhe fanatiket e kulteve misionare kristjane do te zhduken pa meshire. duket qarte se goditja qe i eshte dhene imperializmit dhe larove te tyre do te coje ne rrezimin e hegjeminise fashiste amerikane ne glob.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufte e ftohte civile apo PS PD?
    Nga DOR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 07:07
  2. A ėshtė bota sot mė e sigurtė sesa gjatė Luftės sė Ftohtė?
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 23:05
  3. Lufta e ftohtė vazhdon-tradhėton koloneli serb
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 16:31
  4. Lufta e Ftohte, 125 persona viktima te Murit te Berlinit
    Nga Zemrushja nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 17:16
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •