Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47

Tema: Verdikti

  1. #1

    Verdikti

    Nje gruaje, ne trimestrin e dyte te shtatezanise, iu be e ditur nga mjeket se femija qe do te lindte do te kishte probleme te theksuara vonese mendore. Dy prej semundjeve per te cilat doktoret ishin te sigurte qe femija do i kish kur te lindte ishin Multiple Sclerosis dhe Cerebral Palsy. Pasi gruaja u mendua gjate ajo vendosi t'a mbaje femijen dhe te kujdesej per te.
    Per njezetedy vjet gruaja u perkujdes dhe i qendroi prane te birit ndersa ai luftonte me semundjet e tij te pasherueshme. Kur mbush 22 vjec djali, me ndihmen e nje avokati, ngre padi ndaj te emes duke u bazuar ne faktin qe jeta e tij eshte e papranueshme, aspak cilesore dhe e ema, duke ditur qysh me pare per fatin e te birit, duhej ta kish abortuar.

    Ceshtja ka kaluar per gjykim dhe te gjithe ata qe vendosin te marrin pjese ne kete bisede ta konsiderojne veten si antare te jurise qe do te marre vendimin final. Jemi ne momentin kur juria eshte terhqeur te marre vendimin dhe antaret e saj diskutojne midis tyre.

    Tema kerkon perfundim dhe ne fund te saj "juria" do te shpalle verdiktin nese nena gjendet fajtore a jo.

    p.s.
    Ngjarja eshte e vertete dhe ka ndodhur ne Kaliforni.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-03-2004 mė 03:55

  2. #2
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Me se fundi nje teme interesante!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Per mendimin tim, djali ka pak (ose aspak) shanse qe te fitoje:
    E para- Femija ne treimestrin e dyte te shtatzanise eshte njeri, i formuar me te tera dhe jo vetem kaq, por ka pasur raste qe edhe ka jetuar edhe jashte trupit te se jemes. Pra femija 6 muajsh ne bark mund te jetoje edhe jashte, ne inkubator derisa te behet 9 muajsh.
    E thashe kete paragrafin (pak te ngaterruar ) aty me siper, per te theksuar qe si te vrasesh nje femije 6 muajsh ne bark, apo 6 muajsh jashte barkut apo 6 vjec apo 16 vjec apo 22 vjec, nuk ka ndonje diference te madhe ne thelb.
    Djali 22 vjec i kerkon te jemes as me shume dhe as me pak por te beje nje vrasje.
    Une e di mire qe ky argumenti i mesiperm ka me teper baze morale se sa ligjore, sepse ligji te denon te vrasesh nje femije 6 muajsh jashte barkut dhe nuk te denon nese e vret 6 muashj kur e ke ne bark. Por ne fund te fundit ne po gjykojme si juria dhe juria ndikohet me teper nga parimet morale se sa ato ligjore per aresyen e thjeshte qe nuk eshte specialist i njohjes se ligjit.
    Argumenti i dyte do ishte: Nena e ka mbajtur femijen nisur krejtesisht nga nje ndjenje teper humane. Ajo nuk ka dashur tia merrte jeten dhe jam e sigurt qe ne kete pike ajo ka shpresuar qe me kohe shkenca mund te zbulonte ilace per mjekimin e semundjeve te tij dhe ai te permiresohej dhe te bente jete normale. Ajo i ka sherbyer atij per kaq vjet dhe nuk e ka cuar ta leri ne ndonje nga institutet qe mund te kete per femije me probleme. Ajo ka vuajtur vete po aq teper sa ka vuajtur dhe femija dhe ka duruar dhe nuk ka menduar per ndonje cast ta vrasi krijesen e vet. Ky djali, nese i eshte bere jeta vertet e padurueshme dhe meqe paska kaq mend sa te zere avokat dhe te hedhi ne gjyq te jemen, pse nuk e vret vete veten e tij???
    Ka plot metoda vetevrasje te thjeshta fare dhe pa asnje lloj dhimbje. Le te perdori nje nga ato dhe te shpetoje nga jeta e tij ferr dhe e jema.
    Argumenti i trete: Djali, per mendimin tim, per shkak te semundjeve duhet te jete i demtuar ne tru. Valle cfare do fitoje ai nga ky proces? Ja ta zeme qe e fitoi dhe e futen te jemen ne burg. Kush do kujdeset valle per te? Dhe aq me keq dhe aq me pak do qendroje akuza, nese ai e ka bere per shkaqe pasurie. Pra ne thelb une nuk kuptoj cfare fiton ai, pervec, shfryrjes se urrejtjes se tij kunder jetes se tij dhe fatkeqesive te tij, shkaktar i te cilave nuk eshte aspak nena e tij.
    Dhe se katerti mendoj qe edhe ligjerisht, e ema nuk ka kryer ndonje akt qe te jete ne kufite e krimit dhe te perbeje veper penale per tu denuar. Ne fund te fundit, moralisht, ajo eshte vetedenuar tashme duke pasur nje femije si ai djali dhe denim me te madh se ka marre ajo ne momentin qe i biri e ka hedhur ne gjyq, nuk mendoj qe mund te kete.
    Nena eshte e pafajeshme.

    ps. Nese nena nuk eshte kujdesur per femijen por e ka keqtrajtuar ate, atehere ndoshta ato qe kam thene me siper nuk qendrojne. Por ne variantin e paraqitur me siper nuk thuhet asgje e tille.
    Ji Vetvetja!

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    " O nene, perse me linde!"

    ...e them perdite! Si anetare e zhurise me duhet nje avukat per te paditur tim me* per "mallkimin" qe me fali--jeten--qe nuk eshte aspak cilesore (megjithese gezoj shendet te plote!), qe eshte e padurueshme, dhe e papranueshme!

    ps. Ke thene qe eshte ngjarje e vertete. Gjithashtu ke thene qe ky djali vuante nga semundje mendore. Si mund te ngrere padi ndaj se emes ne nje gjendje te tille? E kam fjalen, qysh mund te meret per baze padia kur akuzuesi nuk kualifikohet si menderisht i shendetshem?
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    kurioze
    Anėtarėsuar
    01-03-2004
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    22
    nuk ka dyshim qe po i vjen fundi botes

    vetem ne koherat tona degjon kesi historish

  6. #6
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kjo eshte dicka e cuditshme,por edhe perfshin gjera te rendesishme per diskutim.Aborti nuk eshte ceshtje e pelqyeshme ne shumicen e rasteve,por mund te kete ndodhi te vecanta qe te jete si rrugzgjidhje dhe kjo realizohet duke u mbeshtetur si ne parime morale edhe ne ato shendetesore.1)Nesa e jema eshte lajmeruar per pasojat qe do te kete femija ne nje kohe qe tek fetusi nuk vereheshin shenja jete(4 muaj e 10 dite (sjam i sigurte)),atehere une mendoj qe duhet te kryente abortin e te mos sillte ne jete nje qenie te paafte per te perballuar sfidat e saj.2)Nese ajo eshte lajmeruar mbrapa ketij afati une jam kundra abortit sepse ne nje rast te tille nuk po aborton por po vret nje krijese te pafajshme vetem e vetem qe zoti ka dashur qe te jete i tille.Persa i perket punes gjyqit une po te isha ne vendin e gjykatesit per ta gjykuar ne menyre sa me te perpikte do te mbeshtetesha ne dy pikat qe shtjellova me siper.Nese ngjarja do te ishte si ne piken 1 une do te justifikohesha duke thene qe nuk kam se si te denoj kete grua qe tregoi nje gjest te larte dashurie per barkun e saj dhe pervec kesaj u kujdes ne menyre shembullore per te per 22 vite.Nese ngjarja do te ishte simbas pikes dyte une do te justifikohesha qe abortimi ne kete periudhe quhet krim pasi fetusi ka shenja jete,dhe eshte me mire ta jetosh jeten me ato mundesi qe zoti te ka dhene se sa ta vrasesh ate.
    ky eshte mendimi im,komplimente per temen,shume e bukur.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #7
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Nena eshte 100% e pafajshme. S'dua te perseris anetaret e mesiperm sepse e kane shtjelluar bukur problemin sidomos postimi 3 por vec dicka desha te shtoja:

    Dhe pse ceshtja e abortit eshte aktualisht shume kontradiktore, prape gjygjet shteterore (state courts) jane te mendimit qe nena shtatzene e ka te drejten e veprimit mbi trupin e saj. Dmth, nena shtatzene ka te drejte te refuzoje kurim per nje semundje X gjate shtatezanise dhe pse ndoshta moskurimi do demtoje dhe do shkaterroje fetusin e saj. Po ashtu, nese nena merr vesh qe femija do te kete te meta mendore, ajo ka te drejte ta mbaje kete femije dhe te kujdeset per te.

    Nga ana tjeter, une s'mendoj qe eshte ideja e djaloshit te hedhe te emen ne gjygj por mendoj se dikush do ta kete shtyre. Ndoshta avokati per nje perfitim personal dhe ekspozim kombetar, apo dhe ndonje pjesetar i familjes. E them kete duke ditur se si prezanton nje pacient me Multiple Sclerosis dhe Cerebral Palsy, aq me teper qe e ka congenital (qe ne lindje).
    Ky djalosh ka shume probleme cerebrale, duke filluar qe tek demyelination of white matter e deri tek epilepsia dhe probleme mendore (mental retardation.) Po ashtu, ai do kete pasur dhe probleme me sisteme te tjera si muskulare, shikimin etj. etj. Per mendimin tim, megjithese nje mjek nuk ka te drejte te vendose mbi kompetencen e nje pacienti (if a patient is competent or not) sepse kete e vendos vetem gjygji, une prape e shoh kete te pa-afte per te kuptuar ne thellesi gjendjen ne te cilen ndodhet dhe te marre nje hap te tille ligjor.

    Juria s'do gjeje baza per kete ceshtje. Nena eshte e pafajshme!!!!

    p.s. teme shume interesante. Keep it up!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po e deshi jeten aq shume sa s'ben dot vetevrasje, atehere kot qe e padit te jemen.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Noooo ekzekutuesja; pra ti e rekomandon vetvrasjen ne rastin e ketij djaloshit?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    - Nena u kujdes per femijen aq sa mund te kujdeset nje nene per nje femije ne ato kondita.
    - Femija eshte i vonuar mendor, jo i paafte te mendoje. Semundjet e tij kane plot pasoja fizike. Nje prej tyre eshte veshtiresi ne kontrollimin e muskujve te trupit nga truri.
    - Meqenese padia ka kaluar per gjykim do te thote qe eshte pranuar nga nje gjykate dhe ka baze ligjore (there is a case).

    Flori, mos do te thuash qe jeta nuk fillon qysh ne momentin e konceptimit? Etika ngulmon se jeta fillon me nje veze te madhe sa pika ne fund te kesaj fjalie. Cfare kushtesh duhet te plotesohen qe ti te thuash se ne fetus ka shenja jete dhe cfare te shtyn te mendosh se te tjeret do te bien dakort me ty? Pra dikujt mund t'i teket te thote 3 muaj, dikujt tjeter 5...

    Shpirti_i_fshehur, mbase nuk eshte e thene ta denojme te emen me aq e kaq vjet izolim. Ndoshta mjafton te shpallet fajtore a jo.
    Dhe pyetjet lindin spontane: A ka ndonje dallim midis pergjegjesise dhe fajit?
    Gjithsesi cila eshte ajo nene qe deshiron ta shikoje te birin e saj te vuaje gjithe jeten?

    Nje pike kyce e kesaj teme eshte termi qe ka permendur Floriri "krijese e pafajshme". Mbase do te na dale perpara gjate diskutimit.
    Disa nga pyetjet qe mund te shtrohen jane:
    Cfare eshte nje njeri?
    Kur eshte "njeriu njeri"?
    A kemi te drejta para se te lindim? Po liri?
    Cfare mund te quhet nje jete "kualitative" , "e mire", apo dhe "e lumtur"?


    p.s.
    Mos harroni se jeni antare jurie jo keshilltare te te birit, te emes, te avokatit apo edhe gjykates. Juria eshte mbyllur ne nje salle e debaton, asgje me teper.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Uniteti islam: Fetva: Sheltuti (sunni) dhe Khomeini (shiia)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •