Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47

Tema: Verdikti

  1. #11
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Sokoli
    Etika ngulmon se jeta fillon me nje veze te madhe sa pika ne fund te kesaj fjalie.[/u] Cfare kushtesh duhet te plotesohen qe ti te thuash se ne fetus ka shenja jete dhe cfare te shtyn te mendosh se te tjeret do te bien dakort me ty? Pra dikujt mund t'i teket te thote 3 muaj, dikujt tjeter 5...
    Nje pike kyce e kesaj teme eshte termi qe ka permendur Floriri "krijese e pafajshme". Mbase do te na dale perpara gjate diskutimit.
    Disa nga pyetjet qe mund te shtrohen jane:
    Cfare eshte nje njeri?
    Kur eshte "njeriu njeri"?
    [QUOTE]

    Kur eshte njeriu njeri? Jeta e njeriut ka dy faza kryesore, zhvillimin ne uterusin e nenes (jeta e fetusit) dhe jeta ne ambjentin qe na rrethon (jeta pas lindjes). Prandaj, aborti ne cdo faze te zhvillimit do konsiderohej krim.
    Zemra e fetusit fillon e rreh qe diten e 22 apo 23 (kohe perpara se nena ta marre vesh se ka mbetur shtatzene) dhe po ne kete kohe gjymtyret (limb buds) fillojne te zhvillohen. Ne javen e dhjete, karakteristikat e gjinise femerore/mashkullore jane formuar...pra kjo qenie egziston dhe po zhvillohet (ashtu sic zhvillohet dhe femija ne burre). Kjo nene e ka marre vesh ne trimestrin e dyte per femijen e saj, kohe pasi fetusi eshte formuar, dhe me sa mbaj mend se s'me kujtohet mire, nenes i lejohet abortimi deri ne javen e 20, por tani mendojne qe s'duhet te shkoje me shume se javen e 18 (dmth, diku nga mesi i trimestrit te dyte) sepse perndryshe jeta e nenes vendoset ne rrezik.


    A kemi te drejta para se te lindim? Po liri?
    Ligji sot ne shumicen e shteteve Amerikane i konsideron njerezit nen moshen 18 vjece si te varur nga prindi dhe te pa-afte per te marre vendime, pervec atyre rasteve kur individi 1)eshte i martuar 2) jeton vetem dhe kujdeset per vetveten 3)eshte ne ushtri. Ligji shkon deri aty saqe nese nje vajze nen moshen 18 vjec mbet shtatezene, prinderit e saj kane te drejten e vendosjes se fatit te foshnjes. Apo, nese femija ka care gishtin apo krahun dhe prindi vendos te mos e mjekoje, mjeku s'e prek dot femijen (por s'duhet te jete rrezik jete se ne kete rast s'merret parasysh asgje).

    Tani, nga keto qe thashe me siper, si mund te konsiderohet nje fetus me te drejta, pervec te drejtes qe i ka dhene Zoti, qe prindi ta sjelle ne jete dhe te kujdeset per te? Sepse te jete ashtu, do vije dita qe femija do akuzoje prindin per gjinine e tij, per ngjyren e syve te tij, etj. etj.

    Une mendoj se prindi ka pergjegjesi morale te rrise femijen deri ne nje moshe adulte (18 vjec) e me pas femija pasi eshte i kompletuar me dijet qe te ofron familja, mund te filloje jeten si qenie e pavarur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MisCongeniality : 07-03-2004 mė 23:01
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  2. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar mė parė nga MisCongeniality
    Noooo ekzekutuesja; pra ti e rekomandon vetvrasjen ne rastin e ketij djaloshit?
    Nuk e rekomandoj, por a nuk deshi ai qe e ema ta kishte abortuar??

    Jeta eshte dicka qe nuk mund ti imponohet dikujt. Sidomos dikujt qe s'ka shpresa per te ardhmen. Disa jetojne, disa vdesin. Eshte mbijetimi i me te forteve vs. vuajtja e te dobteve.

    Nuk jam pro-vetevrasje, por besoj tek liria e veprimeve qe kane te bejne me jeten tende. Tani po vajte e vrave veten se te la i dashuri, ajo eshte budallallek.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Teme interesante megjithse me pak vend levizjeje.
    Po te luaja avokatin e djallit, do thoja qe indirekt fitorja e ketij djalit ndoshta s'do te ishte edhe aq negative ne fund te fundit.
    E ema do jepte detyrimin e fundit ndaj te birit...si te thuash do paguante per pjesen e vendimit qe beri dikur e cila duhej ti takonte te birit te palindur, kurse i biri merr ngushellimin e fundit nga bota dhe pas saj i mbeten vetem opsionet e vetevrasjes ose te renies ne paqe me vetveten.
    Keshtu vihen te gjitha pikat mbi i.

  4. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    jes jes jes

    Te ka prere sateri aty ku duhet o "zhane d'ark"

    Pra, ky buckoja e akuzon te emen per DHIMBJEN dhe jo per JETEN, se po te kish qene e kunderta, nuk do kish nevoje fare ta akuzonte--bam bam dy here dhe zgjidhej ceshtja. Je jetosh do te thote te provosh dhimbjen, dhe dikush vuan me shume, dikush tjeter me pak. Sipas kesaj i bie qe te gjitha nenat jane fajtore, dhe qe ne paskemi te drejte ti padisim.

    As une nuk kam pro-vetevrasje, por po ja mbajti...ne te s**** (pardon, per fjalet "popullore")
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160

    Re: jes jes jes

    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    te gjitha nenat jane fajtore, dhe qe ne paskemi te drejte ti padisim.
    Amin!
    Jemi qe jemi i fusim edhe i padi Gabrielit. Te ish menduar dy here para se te merrte hobin e rrezikshem te lojes me balte.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow me pelqevi kjo tem...shume interesante!..une tani meqe nuk haroj qe jam antare jurie ("Juriatore") them qe asaj nene ti jepet denim me vdekje dhe kujt ti pelqej!

    okkk normalja do ishte qe ajo nga momenti qe e dinte qe ai femi nuk do kishte as nje here sherim mos ta sillte ne bote....por ligji nuk thot qe mundesh te "vrasesh" femien po nuk te pelqevi, ajo si nene ndjevi detyrim ta lindi ate femi dhe te kujdesej per te...beri budallek, sepse jo vetem jeten e atij njeriu shkatrovi (i cili nuk kishte jet normale sido qe ta besh), por edhe te sajen sepse sesht gje e vogel te kesh nje detyrim te till. Se kuptoj si mund te ket gjykuar ajo nene...si thash beri budallek por nuk beri as nje gabim qe ta denoj ligji...nuk ke si te denosh nenen nga qe beri detyren e saj dhe te solli ne bote...merzitu me zotin qe te beri ashtu si te beri por jo me nenen...ai ate nene duhet ta adhuroj dhe jo ta coj gjyqeve....

    E VETMJA GJE QE SKUPTOJ ESHTE QE SI MUND TE MERET PER BAZ MENDIMI I NJE NJERIU I CILI ESHTE ME PROBLEME MENDORE....do thuash qe ok e hodhi ne gjyq me ndihmen e avokatit...por kur ai eshte me probleme kaq serioze si mund ta di avokati dhe te gjith te tjeret si ndihet ai?

    ceshtja eshte e mbyllur...ky gjyq eshte harxim kohe... ika une se me presin ceshtje me serioze ne zyre


    Avokatja Alda lol

  7. #17
    Mendoj qe nena eshte e pafajshme, per vete faktin, se njeriu nuk mund ta parashikoj te ardhmen. Zbulimet shkencore dhe zhvillimi i mjeksise kane bere te mundur parandalimin, kurimin apo permisimin e kushteve per te semure qe kohe me pare mund te jene trajtuar si "te pasherueshem". Ne baze te ketij zhvillimi njeriu shpreson se edhe semundje te tilla si MS apo CP mund te kene sherim ne nje te ardhme. Si do te ndjehej nena nese do kish marr nje vendim te kundert duke e abortuar femijen dhe me pas te ishte gjetur nje kurim per keto semundje. Njeriu mund te parashikoj, ne nje fare menyre, te ardhmen e afert, por jo ate te larget.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #18
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Mund tė biem dakort se morali i natyrės ėshtė gjithnjė i drejtė, apo jo?

    Atėherė lind pyetja: Ēfarė bėjnė qėntė, macet, dhe kafshėt e tjera nqs kėlyshėt e tyre lindin me difekte? Mos u presin qumėshtin e gjirit? Kafshėt zbatojnė ligjet e natyrės. Tė njėjtėn gjė ka bėrė dhe nėna nė kėtė rast.

    Njė pyetje e ngjashme:
    Po nqs fėmija lind normal dhe gjatė jetės pėson njė aksident qė e katandis atė nė gjėndje kome; duhet tė bėhet nėna me faj qė lejon spitalin ta mbajė fėmijėn nė jetė?

    Gėzuar 8 Marsin nėnave tė forumit!
    Edi

  9. #19
    Edi, kur flet per "moral natyre" per se e ke fjalen konkretisht? Sepse ne te kam kuptuar drejt sipas atij arsyetimi mund te dale dhe qe shkenca e teknologjia jane imorale.

    Per kuriozitet: A e dini se parlamenti shqiptar para disa ditesh miratoi nje ligj qe ndalon martesen midis cifteve qe kane potencial per te pasur femije me nje semundje te caktuar (gjaku me duket, s'po me kujtohet). Ketu ne Amerike eugjeniket u shqyen se kerkuari falje publike kurse ne Shqiperi po hedhin rrenje. Hec e merr vesh...

    Congeniality, femija nuk mund te padise per ngjyren e syve a te flokeve por me nje vendim qe varej krejtesisht nga prindi edhe mund te mos bjere dakort. A ka te drejte te mos bjere dakort?

    Tema ka materjal te vazhdoje me muaj ne fakt e se si po me duket qe po tentoni "t'i jepni fund" kaq heret. Kam pershtypjen se shumica eshte ndikuar nga imazhi "nena ne gjyq". Po imazhi "nje jete me dhimbje" ku shkoi?
    Po sikur te kthehemi 22 vjet me pare dhe para syve te kemi nje grua shtatezene qe porsa ka marre ate lajm nga doktoret? Vereni veten ne ate pozicion (sipas mundesive kuptohet). Cfare i ofron atij femije? Po vetes? Sa vete do e benin dicka te tille?

    Gjithashtu a krahasohet nje jete e tere mes vuajtesh te te birit (dhe te emes bashke) me sensin e fajit qe mund te kish e ema me vone nese e abortonte? Qendron drejt peshorja?

    Nese e vini veten ne rolin e nenes ne gjyq, vereni dhe kur ish shtatezene pra. Po ashtu nese e vini veten ne rolin e atij femije po ne sallen e gjyqit, perfytyroni veten dhe gjate gjithe jetes se tij.

    Fjala gjyq eshte disi ndikuese ne fakt por kur e hapa temen kisha pershtypjen qe do te ish nje teme interesante meqenese eshte ndodhi e vertete. Gjithsesi, "gjyqi" ne rastin tone mund te simbolizoje dhe fajin aapo te jete dhe thjesht nje shkak per te biseduar e vleresuar ato situata.

    Edhe dicka: Ai person nuk eshte i cmendur. Ai sheh perqark, e sheh si funksjonojne gjerat, krahasohet me moshataret, me njerzit e tjere... Gjithashtu me c'po shoh pak persona e kane nje ide mbi semundjet per te cilat behet fjale dhe i bien shkurt qe ai "eshte me probleme mendore". Eshte fakt qe gjykata e pranoi ta marre ate ceshtje ne shqyrtim, kurse jeni juri. S'thote antari i jurise "tia heqe vetes po ia mbajti".

  10. #20
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Koli, nese ke material shtese per kete ceshtje qe te diskutojme per muaj me radhe, atehere besoj se duhet ta kishe prezantuar qe ne fillim. Si mund te grumbullohet juria dhe te jape verdiktin nese s'i ka te gjitha faktet para sysh? Lol!

    Ti thua qe nena duhet te kishte marre parasysh jeten e ketij djaloshi dhe ta kishte abortuar sepse jeta do ishte shume e dhimbshme per te. I am sorry to break it to you but, s'ka njeri pa halle dhe probleme ne kete bote. S'ka njeri pa nje gjemb nen kembe. Ca me shume e ca me pak. Dikush vuan nga UC (koliti); dikush vuan nga kanceri ne pankreas; dikush ka probleme psikiatrike e dikush jeton me 3 bypasses; me diabet juvenil; me MI (attack ne zemer); HTN (hipertension). Askush s'e do dhimbjen por ama ne vazhdojme te jetojme. Qeshim me problemet tona dhe marrim kurajo te gjejme lumturine e plote brenda atyre limiteve shendetesore qe kemi.

    Kjo nene per mua eshte heroine sepse ka pranuar te sakrifikoje jeten e saj(22 vjet torture s'jane pak) qe te rrise kete femije. Ti s'e di sa e veshtire eshte te rrisesh nje femije me multiple health problems dhe sa e kushtueshme. E prape, ajo i ka marre te tera parasysh, vetem e vetem qe mos te behej kriminele.
    S'ka juri ne kete bote qe e denon kete nene per vete faktin e ligjeve qe egzistojne dhe i kam cituar me pare por dhe veprimi i kesaj nene perfaqeson te gjitha nenat e tjera dhe une do kisha vepruar ne te njejten menyre. Te jap nje shembull te vertete pse s'i besoj shume mjekesise. Mamaja e nje shoqes sime ishte shtatzene me femijen e trete dhe mjekja i tha qe ky femije do linde me probleme, prandaj rekomandoi abortimin. Familja u merzit jashte mase dhe s'dinin se c'te benin. Ata ishin familje besimtaresh prandaj s'mund ta abortonin dhe nenes i vinte keq per fetusin. Nejse, ajo e mbajti femijen por ajo s'kishte asnje lloj problemi. Dhe me e forta eshte se kjo vajza eshte me e bukur se te dy motrat e tjera, eshte me e zgjuar (eshte vec 18 tani dhe ka mbaruar universitetitn), dhe s'ka absolutisht asnje lloj problemi pervec syve (mban syze). E pra, ta kishte deshtuar? No way!

    Dhe oh, si e sheh juria ceshtjen, eshte pune per ne, apo jo? A na e le ne dore? Trupi gjykues, pasi u mblodh dhe mori ne shqyrtim informacionin mbi ceshtjen "Biri Kunder Nenes", arriti ne konkluzionet perkatese per cdo anetar. Une s'e ndryshoj mendimin tim!

    p.s. mos te te mbese hatri nese nuk postoj me ne temen tende per ca kohe se do jem ne nje trip. bisedim te mbare!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Uniteti islam: Fetva: Sheltuti (sunni) dhe Khomeini (shiia)
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •