Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Me stervitjen e duhur dhe duke perdorur mprehtesine e duhur te trurit mund te arrihen shume gjera, dhe pse jo te behesh psikolog. Nese truri yt eshte i anuar nga fenomene te tilla, si psh, kurioziteti per 'PSE'ne e veprimeve qe ben truri dhe si na komandon neve, atehere patjeter qe mund te behesh psikolog.

    Gjithcka mund te arrihet, kufiri eshte vetem ne mendjen tone.

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Gjeja me e rendesishme qe kjo shkolle te meson , eshte te justifikosh verprimet e njerezve , te gjesh arsyen qe fshihet mbas tyre .

    Pra : Nqs ti zgjeron horizontet e tua , menyren e te menduarit , kulturen tende . nuk ke nevoje per nje diplome ne kete shkence per te qene nje njeri me i mire

    dhe nga ana tjeter , kam pare shume studente psikologjie qe merrnin 30 e lode , por qe ishin te ceket si nje pellg me uje te ndenjur ...

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjeja me e rendesishme qe kjo shkolle te meson , eshte te justifikosh verprimet e njerezve , te gjesh arsyen qe fshihet mbas tyre .
    Merr nje femije ne klase te dyte dhe nje femije 3 vjec. Beju te njejten pyetje:

    Sa bejne dy edhe dy?

    Ai femija ne klase te dyte do te pergjigjet me entuziazem te madh: kater!!!
    Ai femija 3 vjecar do te pergjigjet i hutuar: cfare eshte dy?

    Ta solla kete shembull per te kuptuar se si psikologet dalin me "justifikimet" e veprimeve njerezore. Nuk eshte dicka qe u vjen nder mend ne cas si nje i kuptuar i virgjer dhe origjinal. Perkundrazi, psikolozet i marrin sjelljet njerezore dhe i kalojne neper nje makine teorish dhe modelesh te ngritura nga "kokat e psikologjise". Justifikimet ngrihen pikerisht mbi keto modele te gatshme qe mesohen neper librat e shkolles nga studentet e psikologjise, ashtu edhe si ai femija ne klase te dyte pasi te mesonte se sa bejne 2 dhe 2 mesoi te numeroje 1.2.3.4....

    Sekreti i dyte i profesionit te psikologut eshte se ai nuk merr persiper te korrigjoje traumat qe shkakton "realiteti" tek njerezit duke ndryshuar realitetin, perkundrazi, ai vetem merr persiper qe te beje qe edhe te traumatizuarit te mesojne ti pershtaten atij realiteti qe u be shkak per keto trauma.

    Albo

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    268
    Nuk e medoj si ti

    Ne rradhe te pare :

    Ti perdore si shembull matematiken , nje shkence e sakte qe nuki ka spak lidhje me shkencat si psikologjia . Sepse cfaredolloj shkolle te ndjekesh ti 2+2 =4 . Mendimet dhe interpretimet e tua nuk e influencojne aspak kete ekuacion te thjeshte .

    ndersa ne psikologji , dhe ne shkencat sociale ne pergjithesi , nuk eshte ashtu . Ne psikologji ti ke Komportamentistet , Analistet , Gestaltistet etj etj .

    Pse po e them kete ?

    fare e thjeshte , njeriu eshte i ndertuar ne menyre te tille , qe te gjeje teori qe perforcojne teorite e tij "naive"

    (teori jo shKencore qe gjithkush mbledh gjate jetes)

    Pra ne shkencat sociale , te arrish te interpretosh ne menyre te duhur sjelljen e njerezve , nuk eshte aspak e thjeshte .
    Le te jesh ti sa te duash i afte per te riperseritur mekanikisht teorite e ndryshme .

    Persa i perket pjeses se dyte , po pak a shume eshte ashtu ....pak a shume

  5. #25
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    sigurisht merr dike nga rruga dhe beje psikolog le te kete dhunti sa te doje por pa studiuar nuk ia del dot.sepse ne fund te fundit psikologjia nuk eshte art ...

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    kam pasur te njohur qe studionin per psikologji...............po te them qe me me kenaqesi do te degjoja fjalet e nje bariu per tufen e tij.........se sa te duroja ate sjelljen e shtirur te atyre qe duan te hiqen psikolog me cdo kusht........................natyra njerezore eshte teper e ndjeshme ndaj provokimeve dhe sidomos ndaj shtirjes..........................

    atehere lind pyetja se cilet jane psikologet e vertete? psikologun e vertete e zbulon vetem koha dhe asgje tjeter sepse eshte koha ajo qe e ndez intuiten dhe kureshtjen e tij per te bere nje hacking\cracking ne natyren e nderlikuar njerezore.
    dhe me ka bere pershtypje edhe dicka tjeter qe ata qe jane me te vertete te afte per psikologji nuk u jepet rasti ta studiojne............sepse i zene vendet ne universitete debilat qe kane mundesi financiare,dhe ua rren mendja qe jane te afte per psikologji.
    Shkrimi juaj eshte shume vulgar dhe arrogant. Une do ta pranoja pa asnje problem vulgaritetin dhe arrogancen tuaj, nqs do te kishte ndonje argument te forte, qofte edhe te dobet. Ky shkrim nuk ka asnje argument.

    Ai qe studion psikologji mund te jete i zgjuar ose "slow" nga trute e kokes. Barinjte qe ke degjuar ti, nuk te bejne te harrish ne ndonje perfundim per ata qe studiojne psikologji. I vetmi perfundim qe mund te arrish eshte qe , ai qe ke takuar ti eshte bari. Shtirja dhe sjellje te tjera , varen nga njeriu.

    Psikologet e vertete i ka treguar koha dhe vepra e tyre ka lene gjurme.
    Psikologjia mund te perdoret ne shume fusha dhe si te gjitha profesionet e tjera, ka vend edhe per njerezit medioker. E vetmja pike ku jam dakort me ty eshte qe duhet intuita.Ku nuk duhet intuita? Po mjekut sa i duhet intuita?
    Tek e fundit psikologjia nuk eshte art, edhe ne psikologji te ofrohen skema te gatshme , qe po ti zbatosh mund te arrish ne perfundime.

    Shkollat jane te mbushura me debila????????Kane mundesi financiare?
    Keto paragjykime nuk tregojne gje tjeter, pervecse ate qe aftesia jote gjykuese eshte shume e dobet dhe vetem te tille njerez mund te quajne nje shtrese te gjere studentesh, si ata qe studiojne psikologji "debila".
    Ti ke vene re qe "Ata qe jane te afte nuk u jeper rasti te studiojne".
    Nuk e ke vene re ti qe kjo bote eshte e padrejte dhe psikologjia nuk perben ndonje ndryshim?

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Mystike...Enigmatike...Ka qene dhe do mbetet Psykologjia ne Shqiperi!!Jam dakort me shume persona ketu,jo cdokush mund te behet Psykolog!Absolutisht jo,njerez me temperament te larte!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Si T’i Ndihmosh Vetvetes Nė Raste Fatkeqėsie Dhe Pikėllimi
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 19:08
  2. A mund tė sherojnė psikologėt shpirtin njerzor?
    Nga mesues nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 13:38
  3. Diferencat ne mes te psikoterapise-psikologjise dhe psikiatrise
    Nga Blue_sky nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 22:10
  4. Mite mbi psikologjineė dhe psikologun
    Nga citizen insane nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2004, 06:34
  5. Ndjenjat e dashurise ndikojne per keq me shkollen
    Nga gjakova e kuqee nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 14:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •