Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Hollbruk thotë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme

    Hollbruk thotë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme

    Nju-Jork, 5 mars - Ish-ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përparojë më shpejt në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    Në komentet që i dha në Nju-Jork shërbimit boshnjak të "Zërit të Amerikës", z. Hollbruk tha se pavarësia për Kosovën është e pashmangshme. Ajo që ka rëndësi, tha ai, është që kjo pavarësi të shoqërohet me garanci të forta për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e monumenteve të tyre fetare dhe historike.

    Serbia, tha ambasadori Hollbruk, ka përballë saj një alternativë historike: ose të mbetet aty ku është sot dhe të mos hyjë kurrë në Bashkimin Evropian, ose të zgjedhë Evropën në vend të Kosovës, Brukselin në vend të Prishtinës.

    Nëse zgjedh Kosovën, tha ai, ajo nuk do të marrë asnjerën, prandaj serbët duhet të kuptojnë se pavarësia e Kosovës është diçka e pashmangshme.


    Hollbruk theksoi se Serbia dhe Mali i Zi janë aktualisht në gjendje të tillë që në Amerikë quhet martesë me detyrim. Ato duhet të lejehohet të vendosin nëse dëshirojnë apo jo që kjo martesë të vazhdojë.

    Nëse ato lirisht dhe me dëshirën e tyre votojnë për shkëputjen, atëherë ato duhet të lejohen ta bëjnë këtë. "Aty ku dikur ishte Jugosllavia sot ka pesë shtete. Nëse më lejohet të parashikoj", tha z. Hollbruk, "unë do të thosha se pas pesë vjetësh aty do të ketë shtatë shtete dhe këtë do ta vendosin vetë popujt në mënyrë paqësore".


    Tirana zyrtare shpreh mospajtim me idenë Kryeministrit serb për kantonizimin e Kosovës

    Tiranë, 5 mars - Duke marrë shkas nga deklarata e fundit e Kryeministrit të Serbisë për kantonizimin përgjatë vijave etnike të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të shprehë mospajtimin e saj me ide dhe qëndrime të tilla të cilat kategorikisht bien ndesh me frymën e përgjithshme të zhvillimeve në Kosovë, ecurinë reformave dhe proceseve demokratike, konsolidimin e institucioneve vendore, zhvillimin dhe përparimin e dialogut dhe përpjekjet për krijimin e klimës së përshtatshme për bashkëjetesë multietnike në një Kosovë evropiane.

    Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një komunikate rikonfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e saj të plotë ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB së dhe implementimit të politikës së standarteve si baza themelore për të ardhmen e një Kosove e cila synon në rritjen e mëtejshme të stabilitetit e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në intensifikimin e frymës së bashkëpunimit dhe integrimit reciprok si prelud i integrimit europian.

    Tashmë duhet të jetë mëse e qartë për të gjithë se e ardhmja e Kosovës nuk mund të jetë produkt i ndonjë nisme imponuese të njëanshme, thuhet në një komunikatë të MPJ të Shqipërisë.


    Podujevë: KFOR-i redukton trupat dhe përgatitet t'ia kalojë përgjegjësitë tek vendorët për tri pika

    Podujevë, 5 mars - Komandanti i KFOR-it çek e sllovak në Podujevë, nënkoloneli Josef Kopecki në konferencën e sotme për media deklaroi se situata e sigurisë mbetet e qetë dhe si rezultat i kësaj do të ketë reduktime të trupave dhe ndryshime tjera.

    "Me organizimin e ri të Bashkësisë shumëkombëshe të Qendrës, trupat e KFOR-it çek e sllovak që aktualisht numërojnë 500 pjesëtarë do të reduktohen për 80 trupa", tha nënkoloneli Kopecki, i cili njoftoi se kontigjenti i ri që do të marrë detyrat më 15 prill do të ketë dy njësi në kuadër të "Task Force" njëra që do ta mbikqyrë vijën kufitare dhe do të operojë në qytetin e Podujevës, kurse njësiti i dytë do të kryejë detyrat në Podujevë dhe detyrat që do t'i jipen nga komandanti i "Task Force".

    I pyetur se cilat pika planifikon t'i lirojë KFOR-i çek e sllovak, komandanti Josef Kopecki tha se do të lirohet pika ushtarake në Kërpimeh, kurse pika në Sekiraçë do të kontrollohet në kuadër të aktivitetit të KFOR-it në vijën kufitare.

    "Janë duke vazhduar bisedat për lirimin e kishës ortodokse serbe në Podujevë meqë ne kemi bërë vlerësimin e sigurisë së saj me UNMIKU-n, autoritetet komunale, SHPK-në mirëpo do të vendosë komandanti i KFOR-it në Kosovë", deklaroi Kopecki.


    Bullgaria i njeh dokumentet e UNMIK-ut

    Sofje, 5 mars - Qeveria e Bullgarisë ka marrë një vendim për të njohur dokumentet e UNMIK-ut për qytetarët e Kosovës, të cilët tani mund të udhëtojnë në këtë vend, madje pa viza.

    Siç dihet deri më tash Bullgaria nuk i ka njohur dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, por me hapjen e zyrës bullgare në Prishtinë në vjeshtë të vitit të kaluar, shefi i saj pat paralajmëruar se Sofja zyrtare do t'i njohë këto dokumente.


    Komisioni Evropian ka përshëndetur takimin e parë në Prishtinë të grupit të punës për energjetikë

    Bruksel, 5 mars - Komisioni Evropian ka përshëndetur takimin e parë të grupit të punës për energjetikë në kuadër të dialogut direkt ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke e vlerësuar se ky takim ka treguar potencialet e të dy palëve që të punojnë bashkë në frymën pozitive dhe në çështjet me interes të përbashkët.

    "Komisioni Evropian mbështet këtë proces dhe i nxit dhe i inkuarajon të dy palët të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në këtë drejtim dhe u bën thirrje edhe tri grupeve të tjera të punës që të takohen sa më parë që është e mundur", theksohet në komunikatën e Komisionit Evropian të publikuar mbëmë në Bruksel.


    Holkeri mirëpriti takimin e parë të grupeve punuese ndërmjet Prishtinës dhe Begradit

    Prishtinë, 5 mars - Kryeadministratori i Kosovës Hari Holkeri e mirëpriti takimin e parë të grupeve punuese ndërmjet Prishtinës dhe Begradit për çështje të energjetikës dhe mjedisit, duke thënë se kjo shënon vazhdimin e procesit dhe hap një faqe të re në vendosjen e kontakteve të rregullta për çështje praktike me interes të përbashkët ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Holkeri në një deklaratë me shkrim përshëndeti udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për angazhimin e tyre në këtë proces, duke theksuar se kjo do të jetë në të mirën e dy palëve.

    Ai shprehu shpresën se grupet e punës do të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe serioz i cili është një nga standardet që duhet të përmbushen.


    Shefi i UNMIK-ut kërkoi nga AKM që të bëhet shitja e menjëhershme e 11 ndërmarrjeve

    Prishtinë, 5 mars - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri ka kërkuar dje nga shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut dhe kryesues i Bordit të AKM-së Nikolas Lambsdorf klasifikimin, përkatësisht shitjen e menjëherëshme të 11 ndërmarrjeve shoqërore, kontratat për blerjen e të cilave janë nënshkruar më parë.

    Z. Holkeri kërkoi që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), e cila merret me procesin e privatizimit në Kosovë, të shpallë tenderin e tretë për shitjen e ndërmarrjeve, si dhe paraqitjen e një draftpropozimi në ndryshimet, siç tha ai, të domosdoshme në politikat operacionale sipas Rregullores së AKM-së si dhe në bazë të udhëzimeve që janë marrë nga Kombet e Bashkuara në Nju-Jork.

    Nikolas Lambsdorf ka bërë të ditur se kryeadministratori Hari Holkeri ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës lidhur me këtë vendim dhe ka shtuar se Holkeri po ashtu ka njoftuar anëtarët e Kuintit, të cilët i kanë dhënë mbështetje të plotë.

    Ndërkohë, UNMIK-u tha se asnjë vendim nuk është marrë në lidhje me kërkesën e Qeverisë së Kosovës për dorëheqjen e drejtoreshës së AKM-së Marija Fuçi. Madje as nuk është diskutuar për këtë çështje.


    UNMIK-u dhe përfaqësuesit serbë miratuan konceptin për kthimin e 40 familjeve në dy fshatra të Klinës

    Klinë, 5 mars - UNMIK-u dhe përfaqësuesit serbë në Grupin e punës për kthim në një takim që zhvilluan dje, miratuan konceptin e kthimit të 40 familjeve serbe në fshatrat Dollc dhe Dersnik të Klinës. Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë udhëheqja komunale e Klinës dhe liderët partiakë.

    Miratimin e konceptit për kthim të serbëve në fshatrat Dollc dhe Dersnik nga UNMIK-u dhe serbët, kryetari i Komunës së Klinës Ramë Manaj e vlerëson si një veprim të njëanshëm, sepse në këtë takim nuk kanë marrë pjesë zyrtarët komunalë dhe partitë politike të Klinës e as familjarët e të zhdukurve, siç kanë kërkuar strukturat dhe qytetarët e kësaj komune.


    Në Shkup sot po zhvillohet ceremonia e varrimit të presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski

    Shkup, 5 mars - Në Shkup sot po zhvillohet ceremonia e varrimit të presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe pikërisht në mesditë kolona mortore u nis para ndërtesës së Parlamentit maqedonas drejt varrezave të qytetit Butel. Rreth orës 14.45 me nderime më të larta shtetërore e ushtarake do të varroset shefi i dytë i shtetit në historinë 13-vjeçare të Maqedonisë.

    Në krye të kolonës, pas trupit të pajetë të Presidentit Trajkovski, ndodhet agjutanti, anëtarët e familjes, përfaqësuesit më të lartë të kreut shtetëror e politik të vendit, të Armatës së Maqedonisë, të organizatave fetare dhe të tjera dhe shumë qytetarë të Maqedonisë.


    Beograd: Mohohet kredibiliteti i tre ministrave të rinj të qeverisë së Serbisë

    Beograd, 5 mars - Tre ministrat e rinj të qeverisë së Serbisë nga radhët e partisë së kryeministrit Vojisllav Koshtunica, janë gjetur të përzier në afera të ndryshme dhe tani po u mohohet kredibiliteti. Fillimisht ky kredibilitet i është mohuar ministrit të Drejtësisë Zoran Stojkoviq, për shkak të ndalimit të librit të Nebojsha Popovit dhe aktgjykimeve që u ka shqiptuar gjashtë disidentëve në vitin 1984.

    Ndërkaq, për sekretarin e Sekretaritit të Judikaturës, Zoran Balinovac, thuhet se para 5 tetorit të vitit 2000 ka qenë anëtar i së majtës jugosllave - JUL dhe zëvendësministër i Drejtësisë. Mediat serbe gjithashtua kanë publikuar fakte se ministri i policisë Dragan Joçiq më 1981 është dënuar me një dënim gjashtëmujor me kusht për shkak të thyerjes së një kiosku në Beograd.


    Sot varroset presidenti Trajkovski

    Shkup, 5 mars - Sot në Shkup do të zhvillohet ceremonia e varrimit të presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën më 26 shkurt në një aksident ajror bashkë me tetë persona të tjerë. Pritet që në ceremoninë e varrimit të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga dhjetra vende të botës dhe ajo do të ndiqet nga rreth 700 gazetarë të huaj dhe vendas.

    Presidenti Trajkovski do të varroset në varrezat e Shkupit Butel, në Këndin e kolosëve me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.


    Subjektetet politike në Luginën e Preshevës u shprehën me rezerva ndaj qeverisë së re serbe

    Preshevë 5 mars - Subjektetet politike shqiptare në Luginën e Preshevës u shprehën me rezerva ndaj qeverisë së re serbe dhe nuk presin ndonjë ndryshim. Për shkak të qëndrimit të Koshtunicës në lidhje me Kosovën subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës mendojnë se qeveria e re nuk do të sjellë efekte pozitive as për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Përkrahja e Partisë Socialiste të Serbisë dhe programi i kryeministrit të sapozgjedhur, Vojisllav Koshtunica, janë arsyet kryesore që subjektet politike shqiptare të jenë skeptike ndaj qeverisë së re.


    Policia e Gjirokastrës bllokoi rreth 17.5 kilogram heroinë

    Gjirokastër, 5 mars - Policia e Gjirokastrës bllokoi dje pasdite rreth 17.5 kilogram heroinë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës kanë konfirmuar se droga është gjetur e fshehur në një autoveturë të tipit "Audi" me targa të Fierit, e cila po udhëtonte drejt Greqisë fqinje.

    Po sipas këtyre burimeve, një person, banor i qytetit të Fierit është arrestuar, ndërkaq policia nisi mbrëmë një seri hetimesh, që shtrihen jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Fier.


    U largua nga detyra ndihmësmiministri i brendshëm Sreten Llukiq, i akuzuar për krime lufte

    Beograd, 5 mars - Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka larguar nga detyra e ndihmësit të ministrit të brendshëm gjeneralin e policisë Sreten Llukiq, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Llukiq akuzohet nga Tribunali i Hagës për veprat kriminale që çuan në dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë kohës së luftës.


    Parlamenti i Rusisë ka zgjedhur Mihail Fradkovin për kryeministër

    Moskë, 5 mars - Parlamenti i Rusisë ka miratuar me shumicë votash zgjedhjen e Mihail Fradkovin për kryeministër sipas zgjedhjes dhe propozimit të befasishëm të presidentit Vladimir Putin, pa mëdyshje me qëllim të fuqizimit të qeverisë një javë para zgjedhjeve presidenciale, njofton AFP.

    Fradkov është i njohur si teknokrat pa ambicie serioze politike, që do të marrë urdhërat drejtpërdrejt nga Kremlini dhe do të sigurojë se qeveria nuk do të orvatet të ndryshojë apo të luftojë politikat e Putinit.


    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Bagdadit

    Bagdad, 5 mars - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot (e premte) qendrën e Bagdadit, njofton Rojter. Shpërthimi ka ndodhur vetëm pesë orë para ceremonisë së nënshkrimit të kushtetutës kalimtare, kanë thënë dëshmitarët. Po kështu njoftohet se gjatë mëngjesit të sotëm kanë ndodhur disa shpërthime, por s'ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale. Shpërthimi i fundit ka qenë në orën 11,30 sipas kohës lokale.


    Personat e armatosur kanë vrarë 11 fshatarë në Bregun e Fildishtë

    Bregu i Fildisht, 5 mars - Personat e armatosur kanë vrarë me armë zjarri të pakten 11 fshatarë dhe kanë plagosur edhe 14 të tjerë në një sulm në fshatin Gagnoa, që gjendet në një zonë shumë kultivuese të kakaos në Bregut të Fildishtë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë komunal i rajonit, njofton BBCWorld.


    Këshilli Qeverisës i Irakut pritet të nënshkruajë një ligj për kushtetutën e përkohshme

    Bagdad, 5 mars - Këshilli Qeverisës i Irakut pritet të nënshkruajë sot në ligj kushtetutën e përkohshme të vendit.

    Nënshkrimi u shty si pasojë e sulmeve të së martës në Bagdad dhe Keebala, në mënyrë që irakianët të mbanin 3 ditë zi kombëtare për viktimat.

    Kushtetuta e përkohshme, e miratuar pas një debati të gjatë, përmban një bill të të drejtave dhe strukturën e një Asambleje Kombëtare Kalimtare, së cilës do t=i ngarkohet detyra e hartimit të kushtetutës së re dhe të ligjit elektoral për zgjedhjet mbi një qeveri të përhershme, që do të mbaheshin vitin e ardhshëm.


    Drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dha dorëheqjen

    Berlin, 5 mars - Drejtuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Horst Koehler, dha dorëheqjen nga posti i tij në mënyrë që të vëjë kandidaturën për postin e presidentit të ardhshëm të Gjermanisë. Opozita e qendrës së djathtë në Gjermani emëroi zotin Koehler në këtë post më shumë ceremonial.

    Gjatë një konference shtypi këtu në Uashington, zoti Koehler tha se e ka për nder që i kërkohet të vërë kandidaturën për president dhe shtoi se mund ta përdorë përvojën e tij ndërkombëtare për të ndihmuar Gjermaninë.

    Zoti Koehler ka qënë drejtues i FMN-së që nga viti 2000. Më parë ai ndihmoi negociatat për ribashkimin e Gjermanisë si dhe shkroi traktatin për ta bërë euron monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Eksperti amerikan Kuhner thotë se pavarësia e Kosovës do të ndodhë brenda 3 deri 5 viteve

    Uashington, 11 mars - Eksperti amerikan Xhefri Kuhner për statusin e ardhshëm të Kosovës thotë se pavarësia e Kosovës do të ndodhë brenda 3 deri 5 viteve të ardhshme dhe për këtë nuk ka dyshim. "Së pari për mirë apo për keq çështja e shqiptarëve të Kosovës ka qenë në mjaft raste e propaganduar e mbështetur dhe e pranuar nga shumë në Perëndim. Dhe mendoj se ideja e ndarjes së Kosovës është tepër e vështirë për t'u gëlltitur nga Perëndimi, gjithashtu është e pamundur për t'u pranuar nga shumica shqiptare", tha eksperti Kufner.
    Ai tha se ndarja e Kosovës nuk është e vlefshme kur mbi 90 për qind e popullsisë është shqiptare dhe pothuajse çdo parti politike me një lloj peshe në Kosovë është zotuar për pavarësi të plotë dhe të drejtë. "Mendoj se këto faktet demografike dhe historike janë vërtet kundër serbëve dhe mendoj se thjesht është çështje kohe që Kosova të fitojë pavarësinë e plotë", sqaron Kufner.
    Duke iu përgjigjur pyetjes se kur mund të shihet zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës dhe se çfarë do të jetë ky status Kuhner tha se "pavarësia e Kosovës do të ndodhë brenda tre deri pesë viteve të ardhshme dhe për këtë nuk ka dyshim". Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet dhe sa më herët që të zgjidhet aq më mirë do të jetë për rajonin, kështu mendojnë edhe në Perëndim, thotë eksperti amerikan Kuhner.
    Sipas tij ndarja e Kosovës është një skenarë i papranueshëm për Perëndimin, pasi kjo do të hapte një proces të papëlqyeshëm në rajon. Kuhner pohon se ndarja e Kosovës mund të ketë ndikimi negativ në Maqedoni derisa vendet perëndimore nuk mbështesin një destabilizim të Maqedonisë për një numër arsyesh, tha ndër tjera për radion "Evropa e lirë" ky ekspert amerikan.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GNK: Pavarësia e Kosovës nuk do të sjellë asnjë problem
    Lajmi i ores 10:30 AM

    PRISHTINE (15 Mars) - Përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar i Krizave, Nikollas Vajs ka thënë se nëse Kosova bëhet e pavarur nuk do të ketë asnjë problem. Ai tha se shumë vende të Ballkanit si Maqedonia dhe Mali i Zi, që më herët e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, kohëve të fundit, kanë filluar t'i ndryshojnë qëndrimet e tyre.
    "Ne propozojmë që pasi të bëhet e pavarur, Kosova të mos ketë anëtarësim të plotë në disa organizata ndërkombëtare derisa kosovarët të dëshmojnë se janë duke punuar seriozisht në kthimin e refugjatëve dhe të krijojnë marrëdhënie të mira me vendet e rajonet", thotë Vajs. Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave shqiptarët e pranojnë idenë se mund të jetojnë në disa shtete dhe se nuk ka shumë shqiptarë që e pranojnë projektin për krijimin e Shqipërisë së bashkuar. Sipas Nikolas Vajs janë të pakët ata shqiptarë që janë të gatshëm të sakrifikojnë për Shqipërinë e bashkuar.
    Ai shtoi se kryeministri serb Vojisllav Koshtunica është frymëzuar nga marrja e Bosnjes dhe kështu dëshiron ta mbajë edhe Kosovën, por sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave kjo ide nuk mund të aplikohet sepse këtë nuk e duan kosovarët dhe as bashkësia ndërkombëtare ro/ro (BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •