sot me arriti e-mail me receten e revanise me miell misri,mua kjo me cmend fare,kush ta doje te me shkruaje ketu,se po pertokam tani
sot me arriti e-mail me receten e revanise me miell misri,mua kjo me cmend fare,kush ta doje te me shkruaje ketu,se po pertokam tani
MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 8 kokrra vezë, 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 1 filxhan kafeje qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.
GATIMI
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa te behet nje masë e bardhë. E mira eshte qe rrahja e mases te behet me dore, sepse fundi i perzjerjes ndjehet kur te duken se prek fije me doren qe po perzien masen. Ndersa vezet perzihen me qumeshtin dhe shtohen dalengadale tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar perzjerjen e ketij te fundit. Pastaj hidhet mielli dalengadale duke vazhduar perzjerjen. Kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepert i ben te forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi eshte harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta ne qetesi pavaresisht se ai mund te duket i qullët. Kjo kohe mjafton qe grimcat e miellit te thithin lageshtiren e brumit te qullet. Pas kesaj brumit mund t'i shtohet edhe nje dore miell nese eshte e nevojshme kur ai mbetet si i qullet. Keshtu me kete brume ballakumet nuk do mund te shtrihen gjate pjekjes.
PJEKJA
Pjekja behet ne 170oC deri sa te formoje pak kore (jo te skuqet).
Gezuar!
Kaq?
Po mire ti di edhe me i bo apo vetem solle receten qe ti bojm ne te tjeret per ty?![]()
mu mi bo mami pse tlodhem un :P
Po mire mire, kur tmartohesh ti, ai burri ka me martu dhe mamin tat apo vetem ty?![]()
ËMBËLSIRË RRUSHI
Nevojiten: 500 gr. miell, pak tharm buke, 200 ml. qumësht i vakët, 100 gr. sheqer, 1 lugë çaji krypë, 1 kg. rrush i zi (më së miri pa fara), 6 lugë ushqimi vaj, miell për përpunim.
Mielli hidhet në një enë të thellë, në mes shtypim një gropë. Tharmin e tretim në qumësht dhe bashkë me gjysmën e sheqerit dhe me krypën i hedhim në miell. Brumin të mbuluar e lëmë 15 minuta në një vend të ngrohtë të vijë. Me tela brumi (të mikserit dore) e përpunojmë në një brum ngjitës, edhe 20 minuta e lëmë të vijë. Pastaj e ngjeshim edhe pak dhe e lëmë edhe 20-25 minuta të vijë. Furrën e ngrohim në 180 gradë. Tepsinë e mbulojmë me letër pjekjeje. Brumin e ngjeshim njëherë dhe e shtrijmë në tepsi ashtu që rrethi i tij në çdo anë të tepsisë të kalojë nga 20 cm. 3/4 e rrushit i vendosim mbi brum dhe gjysmën e sheqerit të mbetur ia shpërndajmë përmbi. Gjysmës e vajit ia spërkatim përsipër. Rrathët e brumit i palojmë nga brenda, rrushin e mbetur ia shpërndajmë përsipër. Sheqerin dhe vajin e mbetur ia hedhim përsipër. Në furrë e pjekim rreth 20 minuta në 180 gradë pastaj e zbresim temperaturën në 150 gradë për 15-20 minuta
Ju beft mire...![]()
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Torte me banane
Perberesit:
Petet e brumit:
6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao
Kremi per lyerje
1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje
Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Embelsire me qershi
Ne nje ene te thelle hidhen vezet dhe sheqeri, rrihen mire, shtohet kos, vaj ose gjalpe sipas deshires (ne rast se hidhet gjalpe ai duhet te rrihet me vezet e sheqerin). Masa perzihet mire, pastaj I shtohet vanilje ose lekure limoni.
Ne kete mase hidhet mielli I situr I perzier me pak sode (kujdes ne hedhjen e sodes, pasi sasia e tepert e prish shijen), zihet brumi gjysme I trashe, hidhet ne tave te lyer me yndyre, pudroset me pak miell dhe sheshohet me dore. Mbi brumin hidhet nje shtrese qershish te pastruara nga berthamat (pa sheqer, sic jane) dhe mbulohen me nej shtrese te holle kremi te pergatitur me qumesht e niseshte.
Pergatitja e kremit : ne nje tenxhere vlohet qumeshti me sheqer, vec hollohet niseshtja me pak uje te ftohte dhe kur qumeshti te kete marre vale, hidhet net e, duke e perzier shpejt qe te mos krijohen kokrra. Hiqet nga zjarri dhe I hidhet pak vanilje...
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Te gjitha embelsirat me pelqejn shum por me se shumti me pelqejn tortet hehehe.
Mua me pelqen torteja me zhele , me banane etj.
Te pershendes
Botuesia me e mir dhe me e ideshme eshte Lina
Flm Lina do ti postoje dh disa me vonePostuar më parë nga Lina1
Kalofsh mrie xemla
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
Krijoni Kontakt