Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Akullore (pa veze)

    Produktet e nevojshme per 6 persona:

    100-120 gram whipped cream Hopla ose tjeter
    3dcl qumesht
    2 gota (si tek fotoja e pare poshte meqe nuk ia di perkthimin)
    3 te 4 sheqer
    fruta
    cokollade peshku
    pekmez

    Pregaditja:

    100-120 gr krem (whipped cream) e perziejme me 3 dcl qumesht.
    I shtojme dy gota "pavllake" luge pas luge.
    Ne gjithe kete shtojme tre te katertat e sheqerit. Produktet tjera i vendosni sipas qejfit (fruta, pekmez apo dicka tjeter nga produktet e permendura me larte)

    Te del disi si ne foton e dyte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Torte akulloresh nga fiqi

    Te nevojshme:

    400gr akullore nga vanilla
    6 fiq te pjekur
    50 gr cokollade te prere me rende (dmth copa teper te vogla te gjata)
    0,5 liker nga bademi

    Pregatitja:

    Kater fiq priten holle dhe ju shtohet liker siper. Futen ne frigorifer qe te qendrojne afer nje ore.

    Ne kallep me te vogel renditet pjesa me e madhe e akullores. Kjo mbushet me fiqte dhe siper i shtohen pjeset e prera te cokollades dhe larte shtohet pjesa tjeter e akullores.

    Dekorohet me fiqte qe kane mbetur dhe futet ne frigorifer qe te ftohet mire.

    Ja edhe fotoja si duhet te duket produkti i fundit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #23
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    TORTË E SHPEJTË PËR DITË TË NXEHTA

    Nevojiten: 1 litër qumësht, 6 pudinga nga vanilla, 1 gotë uji sheqer, 200 gr kokos, 300 gr arra të bluara, 200 gr keks të bluar, 200 gr sheqer pluhur, 2 margarina, 3 shllaga vanille

    Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet.
    Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser.
    Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser.
    Këtë masë të fituar e ndajmë në tri pjesë.

    Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos
    Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra
    Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar

    Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do forme që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë)
    Pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye.

    Në fund dekorohet me shllag nga vanileja apo ndonjë tjetër.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #24
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    ËMBËLSIRË RRUSHI

    Nevojiten: 500 gr. miell, pak tharm buke, 200 ml. qumësht i vakët, 100 gr. sheqer, 1 lugë çaji krypë, 1 kg. rrush i zi (më së miri pa fara), 6 lugë ushqimi vaj, miell për përpunim.
    Mielli hidhet në një enë të thellë, në mes shtypim një gropë. Tharmin e tretim në qumësht dhe bashkë me gjysmën e sheqerit dhe me krypën i hedhim në miell. Brumin të mbuluar e lëmë 15 minuta në një vend të ngrohtë të vijë. Me tela brumi (të mikserit dore) e përpunojmë në një brum ngjitës, edhe 20 minuta e lëmë të vijë. Pastaj e ngjeshim edhe pak dhe e lëmë edhe 20-25 minuta të vijë. Furrën e ngrohim në 180 gradë. Tepsinë e mbulojmë me letër pjekjeje. Brumin e ngjeshim njëherë dhe e shtrijmë në tepsi ashtu që rrethi i tij në çdo anë të tepsisë të kalojë nga 20 cm. 3/4 e rrushit i vendosim mbi brum dhe gjysmën e sheqerit të mbetur ia shpërndajmë përmbi. Gjysmës e vajit ia spërkatim përsipër. Rrathët e brumit i palojmë nga brenda, rrushin e mbetur ia shpërndajmë përsipër. Sheqerin dhe vajin e mbetur ia hedhim përsipër. Në furrë e pjekim rreth 20 minuta në 180 gradë pastaj e zbresim temperaturën në 150 gradë për 15-20 minuta.

    Recetat marre nga www.agimi.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #25
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Puding me limon

    Perberesit per 4 persona: 1.50 g gjalpe; 2. lengu i dy limoneve; 3.lekure limoni e grire; 4. 75 g sheqer; 5. dy veze te ndara; 6. 25 g miell; 7. 175 ml qumesht. Pergatitja: Perzjeni gjalpin, sheqerin dhe lekuren e grire te limonit derisa te formohet nje krem.Me pas aty shtoni te kuqet e vezes, miellin dhe lengun e limonit. Perzjejeni ngadale dhe gradualisht shtoni aty edhe qumeshtin. Rrihni te bardhat e vezes derisa te forcohen dhe me pas shtojini tek perberja e limonit. Hidheni kete perberje ne nje ene furre. Me pas kete ene vendoseni ne nje ene tjeter te mbushur deri ne gjysem me uje. Futeni ne furre dhe lereni te piqet per 40 minuta.

  6. #26
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Krem me luleshtrydhe dhe mente

    Perberesit per 4 persona: • 100 gr. te bardha veze, • 30 gr. sheqer, • 240 gr. kos, • 40 gr. mjalte, • 300 gr. luleshtrydhe, • mente. Pregatitja: Ne nje ene rrihni fort te bardhat e vezeve derisa te behen qe qendrueshme. Hidhni ne nje tenxhere sheqerin dhe mjaltin, treteni me 50 ml uje dhe lereni te zjeje per rreth gjysme minuti. Shurupin e nxehte shtojani kremit te te bardhave te vezes, duke e perzjere vazhdimisht, derisa perberja te ftohet plotesisht. Shtoni ketu kosin, perzjejeni me kujdes dhe ndajeni kremin ne kater pjata te vogla embelsirash; zbukurojeni me luleshtrydhet e prera per gjysme, dhe me gjethe mente te fresket.

  7. #27
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    AMMA 1244 me sill per te ngrene se qenke 1-she fare sa lek do te jap per kete Embelsire ?? Bej shaka po qenke 1-she per Embelsira
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    46
    per tu kthyer prape te ballakumet,qe nuk quhen ballokume,kshu i qujne tiransit,po elbasanllinjt jo,ena duket te jete prej bakrri ose plastike,ne asnjemenyre prej xhami,sepse gjalpi dhe sheqeri duhet te punohen derisa te behen shkume dhe mos i ndiesh kokrrat e sheqerit kur ferkon gishtat(si per te numeruar parate).vezet futen nje nga nje qe te mos i ulet temperatura kesaj shkume,mielli i misrit duhet te jete ''maje mielli''aspak i ashper,po i imet si miell gruri,ime ame sitte 10 kg miell per te nxjerre 3 kg maje mielliforma finale,nuk behen top,pastaj te shtypen si biskotat,po lihen krepa krepa,rregullogen vete gjate pjekjes,madhesia eshte sa pellemba e dores,pa gishtat,une i kam bere kushedisahere po ishte mami qe merrej me masat,une vetem i rrifja d.m.th beja hamallukun,receten do tjua sjell nga java qe vjen

  9. #29
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Boooooooooooo cna helmoj ky duhani

    Kush do me embelsoj icik mua plsssssssss
    Feel the pump √

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    46
    receta e ballakumeve te mamit tim(ju siguroj qe dalin fantastike)1 kg sheqer
    8 veze ne temperature ambient,nxirrini nga frig.nji ore para
    400gram gjalpe
    nje kg e gjysem maje miell misri
    1 luge miell gruri per te lidhur brumin pregatitjen e keni me siper
    Pjekja 1ore,1ore e 1cerek ne 130-150 grade sipas furres.kush ti provoje.te me tregoje per rezultatin

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Embelsira e Forumit - Xhenneta Morina
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •