Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fotis Andropulos, Vampiri i Ballkanit

    gsh
    --------
    RREFIMI I MUNIRE LEKES: NUK KAM SHITUR ASNJE FEMIJE

    "Andropulos do mė merrte foshnjėn"
    Nėna: Si u gjenda nė klinikėn e mjekut nė Janica


    --------------------------------------------------------------------------------

    Granit Sokolaj


    TIRANE

    Ezmer, me mjekėr tė gjatė e tė zezė dhe i shėndoshė si njė ari". Kėshtu e pėrshkruan mjekun grek tė dyshuar pėr trafik organesh qė tashmė njihet me emrin Fotis Andropulos, njėra nga gratė, emri i tė cilės ėshtė nė listėn e policisė greke, servirur disa ditė mė parė Gazetės Shqiptare. Bėhet fjalė pėr 35-vjeēaren nga Dibra, Munire Leka, nėna e pesė fėmijėve, tre prej tė cilėve ėshtė akuzuar se i ka shitur (tė tre i ka me burrin e dytė, Aqif Iskurti). Nė njė intervistė dhėnė dje pėr Gazetėn, gruaja emigrante nė Greqi ka treguar se nuk ėshtė e vėrtetė se ajo ka shitur ndonjė nga fėmijėt e saj. Sipas Munires tė gjithė fėmijėt ajo i ka nė shtėpi shėndoshė e mirė. Ndėrsa fakti i pėrfshirjes sė emrit tė saj nė listėn e botuar nė Gazetė ka lidhje pikėrisht me tentativėn e mjekut grek Fotis pėr ti marrė njė nga fėmijėt. Gruaja tregon si "u implikua" nė kėtė trafik dhe pėrshkruan hollėsisht si mjeku grek Andropulos tentoi t'i merrte pikėrisht vajzėn me tė cilėn pėrdore erdhi nė Gazetė. Gruajaka treguar se si e ka vjedhur fėmijėn e saj nė befotrofin e Athinės dhe pėr kėtė, burri i saj ndodhet prej tri javėsh i arrestuar.

    Kur ke ikur nė Greqi?
    Kam disa vite, nė mos gaboj ne vitin `95. Kam ikur me burrin tim, Aqif Iskurtin.

    Ku u vendoset?
    Kam qėndruar nė Athinė, mė pas nė njė fshat afėr saj.

    Pse akuzoheni se keni shitur fėmijėt?
    Nuk e di pėrse mė kanė akuzuar, kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

    Si jeni gjendur nė klinikėn e Fotis nė Janica tė Greqisė?
    Historia ėshtė pak e gjatė. Vajzėn e parė (me burrin e dytė), Arjolėn e kam lindur mė 14 janar 1997 nė Peshkopi pasi kisha ardhur nga Greqia. Edhe tė dytėn, Rudinėn e kam lindur nė Peshkopi, mė 1 korrik 1998. Pas lindjes qėndrova 2-3 javė nė Shqipėri ndėrsa burrin e kisha nė Greqi me fėmijėt e tjerė. U nisa pėr atje ilegalisht. Ndėrsa burri do mė priste matanė kufirit. Nė Korēė gjeta disa njerėz, emrat nuk ua di, qė me thanė se do mė kalonin kufirin kundrejt pagesės. Ecėm 2 orė nė kėmbė dhe hipėm nė makinė me ata qė na siguruan rrugėn. Rrugės u bashkova edhe me burrin. Taksixhiun, me tė cilin udhėtuam nga Korca, e quanin Kristo, mbiemrin nuk ia kujtoj. Na dėrgoi pėr nė Janica dhe na tha: "Mos rrini nė rrugė se ju kap policia. Futuni nė kėtė klinikė se ėshtė e njė mikut tim dhe kėtu do tė vijė t'ju marrė taksia tjetėr". Ne do tė shkonim nė Athinė. Hymė brenda dhe qėndruam nė sallon. Pas pak, nga njė korridor doli njė vajzė e re greke, infermiere, dhe mė pyeti pėr foshnjėn. Nė atė moment ma mori nė krah dhe mė tha se kishte dėshirė ta ndėrronte. I'a lashė fėmijėn, sepse ishte 3-javėshe dhe vėrtet kishte nevojė tė ndėrrohej, nuk mendova tė keqen. Mė pas nga njė derė doli njė ēift, burrė e grua, nga Korēa dhe mė pyetėn se nga vija. Femra mė tha se kishte lindur fėmijė nė klinikė. Kur e pyeta se ēfarė kishte lindur, ajo m'u pėrgjigj: "Nuk e di, unė e kam shitur fėmijėn dhe pėr kėtė do tė merrte lekė". Mė zuri frika pėr foshnjėn. Shkova tė marr vajzėn, por infermierja mė doli pėrpara duke mė bėrtitur duke mė thėnė se "ju shqiptarėt po i masakroni fėmijėt, po bėni krime me ta, lėreni kėtu, sigurojani jetėn...". Nė atė moment e kapa pėr flokėsh infermieren, doja ta mbaja si peng, se kisha frikė se mos mė morėn fėmijėn. Zbrita poshtė nėpėr disa shkallė me flokėt e grekes nė duar qė nuk i lėshoja, duke i bėritur burrit: "Hajde se po na marrin vajzėn!" Infermierja bėrtiste shumė. Bėrtisnim tė dyja. Nė atė moment doli doktori me vrap. Sa hyri burri brenda, ai goditi me kokė burrin tim. Mė pas erdhi policia, tė cilėn e lajmėrova unė, pasi dola nė rrugė dhe kėrkova ndihmė. Policia na mori dhe nė atė moment e sollėn fėmijėn.

    Thuhet se Andropulos ju ka ofruar lekė pėr ta lėnė fėmijėn nė klinikėn e tij dhe ju i keni refuzuar...
    Pas sherrit, burri mė tregoi se mjeku i klinikės i kishte thėnė: Mos u bėj budalla, lere fėmijėn kėtu se tė jap shumė para. Madje, nė momentin e sherrit, nė tokė kam parė shumė dhrahmi. Nuk e di tė kujt ishin. Unė me vete kisha 400 mijė dhrahmi, tė cilat policia m'i dha nė fund. Pėr tė tjerat nuk di gjė.

    Ē'ndodhi pas sherrit?
    Na ēuan nė biruca. Policėt e rrihnin burrin tim, duke i thėnė se ēfarė kishte kėrkuar nė atė klinikė. Ne i sqaruam, por nuk na besuan asgjė. Nė bėnė gjyqin dhe na dėnuan me nga 18 muaj burg secilin, ose duhet tė paguanim nga 600 mijė dhrahmi. Paguam paratė, qė na i dhanė disa miq, dhe dolėm. Nuk kishim ē'bėnim. Dėshmitė tona dhe tė dy dėshmitarėve qė i solli avokati nuk u morėn aspak pėr bazė.

    Mjeku erdhi nė seanca?
    Asnjėherė. Vetėm dėgjoja tė flitej pėr tė dhe qė i pėrmendnin emrin Fotis.

    Po vajza juaj?
    Na thanė tė merrnim vajzėn nė njė spital shtetėror, ku e kishin mbajtur. Kur shkuam doktori qė do firmoste u vonua. Kishte edhe mjaft kamera televizionesh. Kur po prisnim, erdhi policia dhe na tha se gjykata ka vendosur qė duhet gjyq tjetėr pėr tė marrė fėmijėn. Vazhduam gjyqet, hymė borxh pėr avokatin. Por vajzėn nuk e mora dot.

    Ēfarė bėre mė tej?
    Nė fund, vajzėn e vodha. Nuk ma dhanė mua, por e lanė nė njė shtėpi fėmijėsh nė Athinė, ku kisha tė drejtė ta shikoja 2 herė nė ditė, nė orėn 9.00 dhe 15.00. Ishte 21 mars `99. Shkova ta takoja vajzėn. Njė punonjėse qė mė jepte dokumentin tė futesha nė befotrof, mė tha se edhe tri ditė mund ta shikoja, pasi shtėpia e foshnjės do ta jepte pėr birėsim. Mė 22 u mundova ta vidhja, por nuk e mora dot. Mė 23 e mora nė krah dhe ika. Zoti mė ndihmoi. Mora njė taksi dhe qėndrova e fshehur 3 ditė te njė shqiptar, sepse nuk shkoja nė fshat pasi kisha frikė? Pas tri ditėsh mora pėrsėri njė taksi dhe erdha nė Shqipėri ku ndenja deri nė vitin 2001.

    Ku ndodhet burri juaj tani?
    Para tri javėsh e kapi policia nė Athinė, pasi nuk kishte dokumentet. Emrin e tij e kishte pasur tė regjistruar policia pėr ēėshtjen e fėmijės qė unė mora nga jetimorja, pasi nuk kishim ndjekur edhe gjyqet.


    Dėshmia e dytė pėr mjekun grek tė trafikut tė bebeve, Fotis

    Kjo ėshtė dėshmia e dytė autentike qė akuzon mjekun grek tė trafikut tė bebeve shqiptare, tė njohur me emrin Fotis Andropulos. Munire Leka 35 vjeēe, njė grua nga Peshkopia, me akuzėn e saj risjell nė skenė trafikun e bebeve shqiptare nė drejtim tė Greqisė dhe fatin e panjohur tė tyre. Pak ditė mė parė Gazeta publikoi dėshminė e njė tjetėr gruaje nga Korēa, Donika Ajdinit, e cila pasi pėrshkroi klinikėn e tmerrit nė Janica tė Greqisė, tregoi me gisht fotografinė e mjekut grek qė blinte bebet shqiptare tė njohur si Fotis Andropulos. Pra tashmė janė dy dėshmi tė publikuara qė akuzojnė tė njėjtin person qė nė shtetin fqinj gėzon liri dhe shėndet tė admirueshėm. Dy vjet mė parė nė Shqipėri pati njė sėrė procesesh gjyqėsore dhe nė burg pėrfunduan disa sekserė tė grave shqiptare qė shisnin fėmijėt e tyre nė Greqi, pikėrisht nė klinikėn e mjekut Fotis. Por askush nuk u mundua qė hetimi tė shtrihej edhe pėrtej kufijėve shqiptarė. Do tė mjaftonte njė dėshmi e vetme e mirėadministruar nga organet e drejtėsisė greke, qė mjeku Fotis tė mbėrthehej nga akuza. Njė hap i tillė do tė vinte njė gur tė madh nė themelin e hakmarrjes sė drejtėsisė lidhur mė kėtė ēėshtje. Sipas njė liste tė publikuar nga Gazeta janė tė paktėn 20 gra shqiptare qė kanė shitur fėmijėt e tyre nė kėtė klinikė. Ndėrkohė qė mjeku i tmershėm Fotis ėshtė dėnuar vetėm me 12 muaj burg, pa shkuar asnjė ditė tė vetme nė qeli. Sipas njė raporti tė freskėt tė Ministrisė sė Brendėshme italiane pikėrisht ky mjek famqkeq ka nė projekt dhe ka filluar zbatimin pėr ndėrtimin e e funksionimin e dy klinikave mjekėsore nė Shqipėri.

    -----------

  2. #2
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    hi.persa i perket kesaj ceshtje mesa di une nuk eshte marre asnje mase konkrete nga ana e drejtesise greke,ceshtja eshte kaq sa e pershkruan autori i ketij shkrimi por mund te them se eshte akoma me tragjike jane shume e me shume femije te shitur tek ky person.kjo ceshtje kur ne shqiperi ulerijne faktet ne greqi neglizhohet ose me mire thene mbulohet ashtu sic po behet avash avash dhe ne shqiperi se nqs donin autoritetet e dy vendeve atehere ishin marre masa ndaj ketij personi,por ja qe ne te vertete sic tregon dhe vete autori i tekstit ky person eshte akoma i lire.le te shpresojme qe do te ndali kjo tragjedi dhe me se fundi do te funksionoje drejtesia
    .........................

  3. #3
    Gjendet mjeku qė i shet foshnjat

    Gjendet mjeku grek qė ka shitur dhjetra fėmijė shqiptarė. Njeriu i njohur me emrin Fotis Andropulos, i dėnuar nė vitin 2002 vetėm me 12 muaj burg dhe me kusht deri nė vitin 2005, ėshtė identifikuar nė njė zonė nė afėrsi tė qytetit tė Selanikut, ku mbahet nėn vėzhgim nga policia greke.
    Kundėr njeriut qė quhet Fotis, por qė thuhet me bindje se "Andropulos" nuk ėshtė mbiemri i tij i vėrtetė, tashmė janė duke u dokumentuar akuza tė tjera pėr shitjen e fėmijėve shqiptarė, mė tė rėnda e mė bindėse se ato tė dy viteve mė parė, tė cilat mundėn ta dėrgonin nė burg vetėm pėr pak ditė.
    U grumbulluan fakte qė vėrtetonin se bėhej fjalė pėr shitje foshnjash, porse ishte e vėshtirė tė vėrtetohej nėse kėta fėmijė ishin pėrdorur pėr trafik organesh.
    Gazetarėt kontaktuan me tė vetmen grua qė ka denoncuar shitjen e fėmijės sė saj te mjeku grek me emrin Fotis Andropulos. Donika Ajdini nga Korēa ishte njeriu i parė pas denoncimit tė sė cilės nė vitin 2002 mori udhė hetimi i famshėm i trafikut tė fėmijėve shqiptarė nė drejtim tė Greqisė. Gruaja, qė jeton ende nė Korēė, u kontaktua nga gazetarėt me njė qėllim tė paracaktuar.
    Menjėherė pas kontaktit, gruas iu treguan disa foto tė ndryshme mes tė cilave ajo duhet tė gjente atė tė mjekut tė quajtur Fotis Andropulos. Asnjėherė, askush nuk ishte munduar tė bėnte njė lidhje mes kėtij mjeku tė akuzuar dhe fėmijės sė shitur tė Donika Ajdinit. Mjeku Fotis ishte denoncuar nė vitin 2002 nga njė tjetėr grua me banim nė Peshkopi. Por, duke patur miq tė fuqishėm nė Greqi, ai pothuaj kishte dalė i palagur.
    Ndėrsa kishte fotografitė pėrpara, Donika Ajdini, pa u menduar shumė, tregoi pikėrisht foton e grekut Fotis, duke thėnė: "Kėtij njeriu i shita foshnjėn. Nuk e harroj asnjėherė, pėr shkak se ai ka kėmbėngulur shumė qė unė tė bėhesha operacion, ndonėse nuk kisha asnjė problem gjatė shtatzanisė. Si tė thuash, ishte njė operacion i detyrueshėm, pėr tė mė thėnė mė pas se fėmija mė vdiq".

    Lobi

Tema tė Ngjashme

  1. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41
  5. Samiti i Selanikut dhe qendrimi i pales shqiptare
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 20:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •