Sot në Prishtinë u protestua kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd Kosovë

Lëvizja Popullore e Kosovës, në Prishtinë organizoi një protestë kundër fillimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha qendrat e Kosovës. Lëvizja Popullore e Kosovës vlerëson se bisedimet me Beogradin janë të imponuara dhe se ato e dëmtojnë procesin e realizimit të vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi.


Ajo vlerëson gjithashtu se këto bisedime nuk janë teknike, por kanë parapavijë politike, dhe zhvillohen në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Me këtë rast, kryetari Emrush Xhemajli kërkoi nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që të ndërpresin bisedimet me Beogradin, në të kundërtën ai tha se ata duhet të japin dorëheqje. Lëvizja Popullore e Kosovës kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të ndalet agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, që Serbia të kërkojë falje për tragjedinë që i ka shkaktuar Kosovës dhe që të njihet vullneti i popullit tonë për pavarësi e vetëvendosje. Drejtuesit e LPK-së thonë se vetem atëherë mund të bisedohet Beogradin.Gjate protestës së sotme është sulmuar ekipi ynë, derisa po xhironte një situatë të thyerjes së një vitrine, ndërsa gazetari Petrit Musolli, i lënduar në koke gjendet nën përkujdesjen mjekësore .


RTK 04/03/2004 14:47:05