Kërcënim
Më thua:
Grise zemrën!
Sikur të ishte letër.
E zbritur je nga Marsi.
A nga një planet tjetër?
Më thua:
Fshij kujtesën.
Asgjë mos lë të ndezur
Dhe endu dorë më dorë
Si një cifteli’ e vjedhur!
Kështu ti rri e qetë,
Kështu ti livadhis.
Pas perdeve të mergimit.
Pas mureve të qelisë.
Krijoni Kontakt