Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Pak-Rexhepit: Nëse prisni mesin e vitit 2005, s'do të ndodhë asgjë

    Edhe kesaj i thone politike por dikush nuk eshte kah e merr vesh ket far politike.Politike edhe besa me pese teha.
    Por cka do thon politikajt tan tash se ,ku do ti ngjesin,ke do e lene fajtor???
    Nashta prap del ndoj problem e faji i mbetet atij.
    Pra perrallla e mbiperralla sa te duash ne politiken tone,por ku mbetet realiteti?
    Se konferenca per shtyp do kete prap,do thuhet se eshte kjo e ajo ne rruge te mbar,ne rruge te mire,por joj jo nuk eshte mu bash ashtu si po thon,por pakez ,pakez me ndryshe,pra shiheni me poshte.



    Pak-Rexhepit: Nëse prisni mesin e vitit 2005, s'do të ndodhë asgjë


    PRISHTINE (4 Mars) - Eurodeputetja Doris Pak, pas takimit të sotëm me kryeministrin Bajram Rexhepi, tha se nëse udhëheqësit në Kosovë rrijnë dhe presin, atëherë në mesin e vitit 2005 nuk do të ndodhë asgjë. Duhet të punohet për standardet, pasi ato nuk janë të nevojshme për ne, por për qytetarët e Kosovës. Sipas saj, njëri ndër problemet më të mëdha janë strukturat paralele. ro/ro(QIK/BalkanWeb)

    ---------------------------------------------------------------------------------

    Doris Pack kërkon që në zyrat e Rugovës të vihet flamuri i BE-së

    14:10 ET PRISHTINË (KosovaLive) - Doris Pack, kryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhënie me Vendet e Evropës Juglindore, tha të enjten pas takimit me kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, se ajo më nuk do të vijë në Kosovë nëse në zyrën e Rugovës nuk vendoset edhe flamuri i Bashkimit Evropian

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk duhet te na befasoin deklaratat e europjanve le te kerkoin edhe flamurin e tyre ta mbaj rugova ne shtepin e ti ata veq para do dite e dekoruen per ndegjueshmeri e tani normal qe kerkoin prej ti qe edhe pas skadimit te afatit per permbushjen e standardeve prap asgja nuk do te ket sa i perket pamvarsis ket pun veq e kemi dit edhe ne
    disa shtete europjane do te perpiqen me mish e shpiert ta pengoin pamvarsin e kosoves por shpresoim se keshtu nuk do te mendoin e veproin amerikanet.

    -------------------------------------------------------------------------------
    Hollbruk thotë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme

    Nju-Jork, 5 mars - Ish-ambasadori amerikan në OKB, Riçard Hollbruk, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përparojë më shpejt në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Në komentet që i dha në Nju-Jork shërbimit boshnjak të "Zërit të Amerikës", z. Hollbruk tha se pavarësia për Kosovën është e pashmangshme. Ajo që ka rëndësi, tha ai, është që kjo pavarësi të shoqërohet me garanci të forta për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e monumenteve të tyre fetare dhe historike.
    Serbia, tha ambasadori Hollbruk, ka përballë saj një alternativë historike: ose të mbetet aty ku është sot dhe të mos hyjë kurrë në Bashkimin Evropian, ose të zgjedhë Evropën në vend të Kosovës, Brukselin në vend të Prishtinës. Nëse zgjedh Kosovën, tha ai, ajo nuk do të marrë asnjerën, prandaj serbët duhet të kuptojnë se pavarësia e Kosovës është diçka e pashmangshme.
    Hollbruk theksoi se Serbia dhe Mali i Zi janë aktualisht në gjendje të tillë që në Amerikë quhet martesë me detyrim. Ato duhet të lejehohet të vendosin nëse dëshirojnë apo jo që kjo martesë të vazhdojë. Nëse ato lirisht dhe me dëshirën e tyre votojnë për shkëputjen, atëherë ato duhet të lejohen ta bëjnë këtë. "Aty ku dikur ishte Jugosllavia sot ka pesë shtete. Nëse më lejohet të parashikoj", tha z. Hollbruk, "unë do të thosha se pas pesë vjetësh aty do të ketë shtatë shtete dhe këtë do ta vendosin vetë popujt në mënyrë paqësore".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 05-03-2004 më 09:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Cka ta merr mendja more llapilen do zgdhjedhin shkjet?
    Si duket ky Hollbrok paka mbet pa karrige tash e asht kah i vyen me keto far deklaratash mjaft te liga.Para nja dy muajsh na tha dicka tjetr e tash dicka tjeter nuk u met as ketij ma me i besue,se ndoshta i vyen edhe dishka tjeter per karike.
    Po kujt me i besue ketu te ne asaj cka na bjen ti apo kesaj qe po e lexoj ketu.Me siguri shkau do zgjedhe Kosoven para Brukselit se atje nuk ka cka lyp.Brukseli eshte i Belgjikes e Kosova hala pa zot shpie,hala pa njerez qe do e mbrojne kete,njerez qe kane vetem llafe e kafehane per tjeter nuk u intereson.Pra me vend kritika e Pak per Rexhepine qeverin se nuk jane duke bere asagje,por edhe per Rugoven se me perralla nuk fitohet pavaresia as me lutje duke u kthyer here nga Vatikani e here nga Amerika.Ma merr mendja se flamuri i EU-s nuk e zgjedhe problemin e Kosoves por keto jane thash e thane te njerezve nga EU.Statusin e Kosoves duhet zgjedhe ne vete e jo te huajt,jo grupet teknike me Kryqine Kyq,jo te huajt por vet ne.Cka kerkon sot Serbia ne Prishtine,kjo te jep me kuptue se ajo qenka hala ketu e qeveria eshte ne bisede me te,per cka?
    Eshte ne bise me nje vend fqinje apo meke???
    Si duket edhe qeverise qe per mendimin tim nuk e luan rolin e qeverise ka deshtuar gjithcka????




    Hollbruk: Serbia duhet të zgjedhë mes Brukselit dhe Prishtinës



    PRISHTINE (5 Mars) - Ambasadori Riçard Hollbruk, arkitekt i marrëveshjeve të Dejtonit, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përparojë më shpejt në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Në komentet që bëri në Nju Jork për Zërin e Amerikës, Hollbruk tha se pavarësia për Kosovën është e pashmangshme. Ajo që ka rëndësi, tha ai, është që kjo pavarësi të shoqërohet me garanci të forta për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Serbia, tha ambasadori Hollbruk, ka përballë saj një alternativë historike: ose të mbetet aty ku është sot dhe të mos hyjë kurrë në Bashkimin Evropian, ose të zgjedhë Evropën në vend të Kosovës, Brukselin në vend të Prishtinës. Nëse zgjedh Kosovën, tha Hollbruk, ajo nuk do të marrë asnjërën, prandaj serbët duhet të kuptojnë se pavarësia për Kosovën është diçka e pashmangshme. Ajo që ka rëndësi është se kjo pavarësi duhet të shoqërohet me garanci të hekurta për sigurinë dhe për të drejtat fetare dhe politike të pakicës serbe në Kosovë dhe mbrojtjen e monumenteve të tyre fetare dhe historike. Kjo është me rëndësi thelbësore. Kjo, tha ai, duhet të arrihet me bisedime sa më shpejt që të jetë e mundur nga komuniteti ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Fakti që kanë kaluar më shumë se katër vjet që nga mbarimi i luftimeve, pa bisedime serioze përveç një takimi të drejtpërdrejtë në Vjenë i cili nuk dha asnjë rezultat, është një dështim shumë i madh. Në këtë drejtim duhet ecur përpara, tha Hollbruk. ro/ro (BalkanWeb)

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ndodhë kjo me Biblën?
    Nga buja_20 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 20:34
  2. Çdo të ndodhë me Trupat Mbrojtëse të Kosovës?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 01:11
  3. Çfarë po ndodhë në sondazhet kosovare?
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2007, 12:49
  4. Më 8 qreshor do të ndodhë një fenomen i rrallë astronomik
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 01:06
  5. Qka u deshirojme te tjereve na ndodhe neve
    Nga Pelasgian në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 09:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •