Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Islami Dėnon Fuqishem Terrorizmin

    ISLAMI DĖNON TERRORIZMIN

    "Zoti urdhėron tė mbani drejtėsi, tė jeni bamirės e bujarė ndaj tė afėrmve dhe ndalon paturpėsinė, keqbėrjen e tiraninė." (Kurani 16:90)
    Si muslimanė, ne dėnojmė fuqishėm sulmet nė tė dy qytetet kryesore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mė 11 shtator 2001, tė cilat shkaktuan vdekjen e mijėra njerėzve tė pafajshėm. Kėto sulme nxitėn vėnien e ēėshtjes sė rėndėsishme tė burimit tė vėrtetė tė terrorizmit nė qendėr tė diskutimeve dhe vėmendjes sė botės.

    Shumė udhėheqės tė botės, organizata tė mėdha tė mjeteve tė informimit publik e stacione radio-televizive thanė se Islami e ndalon dhunėn dhe nxit paqen mes njerėzve e kombeve. Qarqet perėndimore qė kishin arritur ta kuptonin mirė Fenė Islame dhe qė ishin tė mirėinformuar pėr Islamin burimor u shprehėn qartė se fjalėt "Islam" dhe "terror", nuk mund tė qėndrojnė pranė njėra-tjetrės dhe se asnjė fe hyjnore nuk e lejon dhunėn.

    Njeriu i mencur pohon se burimi i terrorit tė dėnuar nga tė gjithė ne, ėshtė nė mėnyrė tė prerė jashtė ēdo feje hyjnore dhe nuk ka asnjė hapėsirė pėr terrorizėm nė Islam. Kjo ėshtė bėrė e qartė nė Kuran, i cili ėshtė burimi kryesor i Islamit, si dhe nė praktikat e tė gjithė udhėheqėsve tė vėrtetė muslimanė, ndėr tė cilėt i pari ishte Profeti Muhamed. Po te verejme nė dritėn e vargjeve tė Kuranit, si dhe me shembuj nga historia, do gjejme se Islami e ndalon terrorizmin dhe synon tė sjellė paqe dhe siguri nė botė.

    Siē dihet, pėr shekuj me radhė, akte tė ndryshme terrorizmi janė kryer nė vende tė shumta tė botės nga grupe tė ndryshme pėr qėllime tė ndryshme. Disa herė organizata komuniste, disa herė grupe fashiste, e nganjėherė fraksione radikale e separatiste, mbajnė pėrgjegjėsinė pėr akte tė tilla. Ndėrsa vende si Amerika, bėhen shpesh objekt i sulmeve nga racistėt apo grupet ekstremiste edhe vendet e Evropės kanė qenė shndėrruar nė qendėr tė veprimtarisė sė dhunshme tė kryer nga grupet terroriste. "17 Nėntori" nė Greqi, RAF (Fraksioni i Ushtrisė sė Kuqe) dhe neonazistėt nė Gjermani, ETA nė Spanjė, IRA nė Irlandė, Brigadat e Kuqe nė Itali dhe shumė organizata tė tjera kėrkojnė qė tė dėgjohen zėrat e tyre pėrmes terrorit dhe dhunės, duke vrarė njerėz tė pafajshėm e tė pambrojtur. Natyra e terrorizmit ndryshon me ndryshimin e kushteve dhe e rrit ndikimin dhe forcėn e saj me mjetet e reja, tė siguruara nga teknologjia e zhvilluar. Veēanėrisht mjetet e komunikimit masiv, si interneti, e kanė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme rrezen dhe ndikimin e veprimtarive terroriste.

    Pėrveē organizatave perėndimore, ekzistojnė gjithashtu edhe organizata terroriste me origjinė nė Lindjen e Mesme. Kėto organizata njihen si pėrgjegjėse pėr kryerjen e njė numri sulmesh terroriste nė tė gjitha anėt e botės. Fatkeqėsisht, fakti se autorėt e akteve tė ndryshme terroriste i pėrkasin identiteteve tė krishtera, muslimane apo ēifute bėhet shkak qė disa njerėz tė hedhin pretendime qė nuk pajtohen me fetė hyjnore. E vėrteta ėshtė se, edhe nėse terroristėt i pėrkasin identitetit musliman, terrori i ushtruar prej tyre nuk mund tė etiketohet si "terror islamik", ashtu sikurse nuk mund tė quhet "terror ēifut" nėse ushtruesit e tij janė ēifutė, apo "terror i krishterė" nėse autorėt janė tė krishterė, pėr arsye se siē do tė nxirret nė dukje nė faqet qė vijojnė, vrasja e njerėzve tė pafajshėm nė emėr tė njė feje hyjnore ėshtė e papranueshme. Nuk duhet harruar se mes viktimave qė humbėn jetėn nė Nju Jork e Uashington, kishte njerėz qė e besojnė Jezusin (tė krishterė), Moisiun (ēifutė) dhe Profetin Muhamed (muslimanė). Vrasja e njerėzve tė pafajshėm ėshtė njė mėkat i madh. Asnjė njeri qė beson dhe i trembet dėnimit tė Zotit nuk duhet ta bėjė kurrė diēka tė tillė.

    Kur ushtrohet njė dhunė e tillė, mund tė dėmtohet vetė feja. Ata qė ushtrojnė njė dhunė tė tillė japin njė paraqitje negative tė fesė nė sytė e njerėzve, gjė qė mund tė shkaktojė largimin e njerėzve nga feja dhe tė nxisė urrejtjen ndaj atyre qė i janė pėrkushtuar besimit. Pėr pasojė, ēdo sulm me fasadė fetare i kryer ndaj qytetarėve amerikanė apo ndaj njerėzve tė tjerė tė pafajshėm, bėhet shkak pėr dėmtimin e fesė.

    Nėse dikush kėrkon shkakun e njė akti terrorist, ai duhet ta kėrkojė burimin e tij tek ideologjitė antifetare. Feja nxit dashurinė, dhembshurinė, faljen, paqen dhe tė jetuarit sipas standardeve tė larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetėr, ėshtė nė anėn e mizorisė, dhunės, dhembjes, gjakderdhjes dhe vrasjes.

    Feja urdhėron pėr dashuri, mėshirė dhe paqe. Terrori, nga ana tjetėr, ėshtė e kundėrta e fesė; ėshtė mizor, i pamėshirshėm dhe kėrkon gjakderdhje e mjerim. Nė kėtė mėnyrė, zanafilla e njė akti terrorist nuk duhet kėrkuar te besimi, por te mosbesimi. Njerėzit me botėkuptim fashist, komunist, racist apo materialist pėr jetėn, duhet tė vihen nė dyshim e tė shihen si ushtrues potencialė tė terrorizmit. Terrori (dmth, vrasja e njerėzve tė pafajshėm) nė Islam ėshtė njė mėkat i madh dhe muslimanėt janė tė ngarkuar me pėrgjegjėsinė pėr t'i parandaluar kėto akte dhe pėr tė sjellė paqe e drejtėsi nė botė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    MORALI ISLAM: BURIMI I PAQES DHE I SIGURISĖ

    Njė pjesė e atyre qė pretendojnė se bėjnė diēka nė emėr tė fesė, nė tė vėrtetė mund ta kenė keqkuptuar atė fe dhe pėr pasojė ta kenė zbatuar atė nė mėnyrė tė gabuar. Pėr kėtė arsye, do tė ishte e pasaktė qė tė krijohen ide rreth fesė, duke marrė si shembull veprat e kėtyre njerėzve. Mėnyra mė e mirė pėr ta kuptuar njė fe, ėshtė studimi i burimit tė saj hyjnor.

    Burimi hyjnor i Islamit ėshtė Kurani qė mbėshtet konceptet e moralit, dashurisė, mėshirės, pėrkushtimit, sakrificės, tolerancės dhe paqes. Njė musliman qė i zbaton siē duhet kėto parime nė jetėn e tij, ėshtė njė njeri i sjellshėm, i thjeshtė, i drejtė, i besueshėm dhe me tė cilin ėshtė e lehtė tė krijohen marrėdhėnie tė mira. Ai pėrhap dashuri, respekt, harmoni dhe kėnaqėsi te tė gjithė ata qė jetojnė pranė tij.

    ISLAMI ESHTE FE E PAQES:


    Terroristėt synojnė tė krijojnė njė botė dhune, mosmarrėveshjeje, kaosi dhe frike.

    Terrori, nė kuptimin e tij mė tė gjerė, ėshtė dhunė me qėllime politike e ushtruar kundėr objektivave joushtarake. E thėnė ndryshe, shenjestra e terrorit janė nė tėrėsi civilėt e pafajshėm, i vetmi krim i tė cilėve ėshtė qė ata nė sytė e terroristėve, pėrfaqėsojnė "krahun tjetėr".

    Pėr kėtė arsye, terror do tė thotė qė njerėzit e pafajshėm t'i nėnshtrohen dhunės dhe kjo pėrbėn njė akt tė zhveshur nga ēdo justifikim moral. Kjo, njėlloj si nė rastet e vrasjeve tė kryera nga Stalini apo Hitleri, pėrbėn njė krim kundėr njerėzimit.


    Njė shoqėri, nė tė cilėn respektohen vlerat morale islame, ėshtė njė shoqėri qė e karakterizon paqja, falja, dashuria, dhembshuria, mbėshtetja reciproke dhe gėzimi.

    Kurani ėshtė njė Libėr i shpallur pėr njerėzit si njė udhėzues nė rrugėn e vėrtetė. Nė kėtė libėr, Zoti urdhėron njeriun qė tė pėrvetėsojė sjellje e moral tė mirė. Ky moral ėshtė i mbėshtetur nė koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mėshira. Fjala "Islam", rrjedh nga njė fjalė arabe me rrėnjė tė njėjtė me fjalėn "paqe". Islami ėshtė njė fe qė i ėshtė shpallur njerėzimit me qėllimin e dhurimit tė njė jete paqėsore, nėpėrmjet sė cilės tė pasqyrohet nė tokė, mėshira dhe bamirėsia e pafund e Zotit. Zoti i urdhėron tė gjithė njerėzit nė moralin islam, nėpėrmjet tė cilit mėshira, bamirėsia, paqja dhe toleranca mund tė bėhen pjesė e jetės nė tė gjithė botėn. Nė suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarėve si vijon:

    "O ju qė besuat, hyni tėrėsisht nė Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmėt e djallit! Ai ėshtė, pa dyshim, armiku juaj i hapur."

    Sikurse qartėsohet nė kėtė varg, siguria mund tė vendoset vetėm pėrmes "hyrjes nė Islam", d.m.th. pėrmes tė jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bėjnė muslimanėt tė pėrgjegjshėm pėr t'i trajtuar tė gjithė njerėzit, muslimanė apo jo, me mirėsjellje e drejtėsi, pėr tė mbrojtur nevojtarėt dhe tė pafajshmit dhe "pėr tė parandaluar pėrhapjen e mizorisė". Mizoria pėrfshin tė gjitha format e anarkisė dhe terrorit qė godasin sigurinė, qetėsinė dhe paqen, sikurse thuhet nė vargun kuranor, "Zoti nuk e do ērregullimin". (Kurani 2:205)

    Vrasja e njė njeriu pa tė drejtė ėshtė njė nga shembujt mė tė dukshėm tė mizorisė. Zoti pėrsėrit nė Kuran njė urdhėresė qė Ai mė parė ua kishte shpallur Hebrejve nė "Dhjatėn e Vjetėr":

    "...nėse dikush vret njė njeri, qė nuk ka vrarė askėnd apo nuk ka bėrė ndonjė ērregullim nė tokė, ėshtė njėlloj sikur ka vrarė mbarė njerėzimin. Nėse dikush i shpėton jetėn njė njeriu, ėshtė sikur t'i ketė dhuruar jetė mbarė njerėzimit..." (Kurani 5:32)

    Sikurse thotė vargu, dikush qė vret njė njeri tė vetėm, ndėrkohė qė ky i fundit nuk ka vrarė e dėmtuar askėnd, kryen njė krim qė ėshtė i njėllojtė me vrasjen e tė gjithė njerėzimit.

    Nė kėto kushte, ėshtė mėse e dukshme se ē'mėkate tė mėdha janė vrasjet dhe masakrat e njerėzve tė pafajshėm. Zoti na bėn tė ditur nė vargun e mėposhtėm kuranor se si do tė dėnohet kjo fytyrė mizore e terrorizmit nė jetėn e ardhshme:

    "... ata qė sillen mizorisht me njerėzit dhe i tejkalojnė kufijtė pa tė drejtė. Njerėz tė tillė do tė vuajnė njė dėnim tė dhimbshėm." (Kurani 42:42)

    E gjithė kjo tregon se organizimi i akteve tė terrorit kundėr njerėzve tė pafajshėm ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me Islamin dhe asnjė musliman nuk duhet tė kryejė kurrė krime tė tilla. Pėrkundrazi, muslimanėt kanė pėrgjegjėsi pėr pengimin e kėtyre njerėzve, duke ndalur "mizorinė nė tokė" dhe duke sjellė paqe e siguri pėr tė gjithė njerėzit e botės. Islami jo vetėm qė nuk mund tė pajtohet kurrėsesi me terrorin, por ai duhet tė shihet si zgjidhja dhe rruga pėr parandalimin e terrorit..
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Indrit
    Me kujtove o trim nje shprehje te plakut Mere,tek filmi "NJeriu me top"

    Plaku Mere-"Fjalet e ke te bukura zotrote,qellon me top,qellon dhe me pambuk"
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje denoncim i terrizmit dhe te gjithe atyre qe marrin pjese ne te nga rradhet e besimtareve muslimane, eshte per tu pershendetur edhe pse eshte shume i vonuar. Sic e kam thene edhe here te tjera ne kete forum, terrorizmi islamik nuk perben nje kercenim vetem per boten e qyteteruar perendimore, perben nje kercenim akoma me te madh per vete Islamin. Vete fakti qe terroristet ne propaganden e tyre i shesin aktet terroriste si akte "ne emer te Allahut", e shesin Islamin ne syte e njerezve te kesaj bote jo si fe paqeje, por si fe e xhihadit dhe luftes.

    Jam kurioz te di se kush i ka leshuar deklaratat e mesiperme.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Ajo me siper eshte shkeputur nga libri po me te njejtin titull nga Harun Yahya. Per t'a lexuar librin online kliko ketu.

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kolombo!

    Nje sek se spo merremi vesh keshtu:
    E para e punes tema qe hapa eshte sqaruese dhe jo goditese prandaj dua te te sqaroj qe spo te godas as me presh as me pambuk.

    Albo!
    Une po ju tregoj ujkun ndersa ju akoma doni gjurmen.
    Pra ky Islam qe akuzohet sot per terror eshte pikerisht zgjidhja e ketij terrori dhe tema apo postet e mesiperme e sqarojne mjaft mire kete gje.
    Sbesoj se ka shume nevoje per komente sepse do e sqaroj me shume poste te tjera qe ashtu sikur tha stterolla jane te shkeputur nga Libri:"Islami e denon terrorizmin".
    Ky eshte qendrimi i Islamit dhe jo ai qe shprehet neper media.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Zoti e ka dėnuar ligėsinė

    Zoti u ka urdhėruar njerėzve qė t'i largohen ēdo tė keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janė tė gjitha tė ndaluara. Ai i pėrshkruan ata qė nuk i binden kėsaj urdhėrese si "ndjekės tė gjurmėve tė djallit" dhe i akuzon si mbajtės tė njė qėndrimi qė ėshtė pėrshkruar qartė si i mėkatshėm nė Kuran. Nė disa nga vargjet e shumta kuranore mbi kėtė ēėshtje lexojmė:

    "Por pėrsa u pėrket atyre qė pas betimit, e shkelin besėn e dhėnė ndaj Allahut, ndajnė atė qė Zoti ka urdhėruar tė jetė e bashkuar dhe pėrhapin ērregullim nė tokė, mallkimi do tė jetė mbi ta. Ata do tė kenė njė fund tė tmerrshėm." (Kurani 13:25)


    Nė pamje tė parė, ka shumė arsye pėr aktet e terrorit, tė cilat kanė marrė deri tani ndoshta qindra-mijėra jetė. Ata qė i kryejnė akte tė tilla, ndjekin njė rrugė qė ėshtė e huaj pėr fenė.

    "Hani e pini nga begatitė qė ju ka dhėnė Zoti dhe mos pėrhapni ērregullim dhe prishje nė tokė!" (Kurani 2:60)

    "Mos pėrhapni ērregullim nė tokė, pasi ajo tė jetė bėrė e begatė dhe drejtojuni Atij me frikė e dėshirė! Mėshira e Zotit ėshtė pranė atyre qė kryejnė vepra tė mira." (Kurani 7:56)

    Ata qė mendojnė se do tė kenė sukses, duke shkaktuar shtypje, duke pėrhapur ligėsi e pėrmbysje tė mėdha dhe duke vrarė njerėz, bėjnė njė gabim shumė tė rėndė. Zoti i ka ndaluar tė gjitha aktet e ligėsisė, pėrfshirė terrorizmin dhe dhunėn, i ka dėnuar ata qė pėrfshihen nė veprime tė tilla dhe ėshtė shprehur nė njė nga vargjet e Kuranit kėshtu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre qė shkaktojnė ērregullim." (Kurani 10:81)

    Megjithatė, nė kohėn e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo nė botė. Njerėz tė pafajshėm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve tė ndryshme shoqėrore pėr arsye tėrėsisht artificiale, zhyten nė gjakderdhje. Kėto tmerre nė vendet me histori, kultura e struktura shoqėrore tė ndryshme, mund tė kenė shkaqe dhe burime nga mė tė ēuditshmet. Sidoqoftė, ėshtė e dukshme se shkaku themelor ėshtė largimi nga morali i mbėshtetur nė dashuri, respekt e tolerancė, pėr tė cilin ka urdhėruar Zoti nė Kuran. Si pasojė e mungesės sė fesė, lindin grupime shoqėrore qė nuk njohin frikė ndaj Zotit dhe qė besojnė se nuk do tė japin ndonjėherė llogari pėr veprat e veta. Pėrderisa besojnė se nuk kanė kujt t'i japin llogari pėr asgjė, ata e kanė tė lehtė tė priren pėr tė vepruar pa mėshirė, moral dhe ndėrgjegje.

    Ekzistenca e hipokritėve qė shfaqen nė shoqėri nė emėr tė Zotit dhe tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, organizohen pėr tė kryer ligėsi, dėnohet nga Zoti siē tregohet nė Kuran. Njė varg kuranor flet pėr njė grup prej nėntė vetėsh qė planifikuan tė vrasin njė nga profetėt, duke u betuar nė emėr tė Zotit:

    Nė qytet gjendej njė bandė prej nėntė burrash qė shkaktonin ērregullim nė vend dhe nuk vendosnin drejtėsi. Ata thanė: "Le tė betohemi sė bashku pėr Zotin se do tė vėrsulemi ndaj tij dhe familjes sė tij natėn dhe do t'u themi mė pas, mbrojtėsve tė tij se ne nuk ishim fare dėshmitarė nė zhdukjen e familjes sė tij e pėr kėtė po themi tė vėrtetėn." Ata pėrgatitėn njė plan dhe Ne pėrgatitėm, gjithashtu njė plan, pėr tė cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)

    Ky ajet kuranor flet pėr disa njerėz jobesimtarė, tė cilėt betohen nė emėr tė Zotit pėr tė pėrforcuar veprat e tyre, mirėpo kjo nuk do tė thotė se Zoti i miraton veprat e tyre. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe disa muslimanė mund tė pretendojnė se gjithēka qė ata bėjnė ėshtė nė pėrputhje me fenė, mirėpo ka mundėsi qė ajo ē'ka bėjnė tė jetė tėrėsisht nė kundėrshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesė. E vėrteta e ēėshtjes duhet parė nė veprat e tyre. Nėse kėto vepra synojnė tė "shkaktojnė ērregullim dhe tė mos vendosin drejtėsinė", sikurse shpallet nė vargun e Kuranit, atėherė duhet tė jemi tė sigurtė se njerėz tė tillė nuk mund tė jenė kurrė besimtarė tė vėrtetė dhe qėllimi i tyre nuk ėshtė shėrbimi i fesė.

    Pėr dikė qė i druhet Zotit dhe qė ka kuptuar moralin e Islamit, ėshtė e pamundur tė mbėshtesė dhunėn apo ligėsinė, apo tė marrė pjesė nė veprime qė lidhen me to. Pėr kėtė arsye, Islami ėshtė zgjidhja e vėrtetė pėr problemin e terrorizmit. Kur bėhet i qartė morali sublim i Kuranit, ėshtė e pamundur pėr njerėzit qė ta lidhin Islamin e vėrtetė me ata qė mbėshtesin apo bashkohen me grupet qė synojnė padrejtėsisht luftė dhe kaos. Zoti nė Kuran ėshtė shprehur qartė pėr ndalimin e ligėsisė:

    "Kur kthen krahėt, nxiton tė shkaktojė ērregullim mbi dhé, tė rrėnojė tė mbjellat dhe gjėnė e gjallė. Por Allahu nuk e do ērregullimin. Kur kėshillohet qė t'i frikėsohet Zotit, atė e pushton njė kryelartėsi e mėkatshme..." (Kurani 2:205-206)

    Pėrgjegjėsia e besimtarėve


    Ata qė nuk janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tij pėrderisa ato nuk ndikojnė drejtpėrdrejt nė jetėn e tyre, janė tė zhveshur nga largpamėsia pėr tė mbėshtetur bujarinė, vėllazėrimin, miqėsinė, ndershmėrinė dhe shėrbimin qė feja u kėrkon njerėzve tė ofrojnė. Gjatė jetės sė tyre, kėta njerėz pėrpiqen tė kėnaqin egot e veta duke i shpėrdoruar nė mėnyrė tė rėndomtė mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes pėr kėrcėnimet qė i kanosen njerėzimit. Sidoqoftė, nė Kuran, Zoti lėvdon moralin e atyre qė pėrpiqen me mish e me shpirt pėr tė sjellė mirėsi nė vendin ku jetojnė dhe janė tė interesuar pėr ngjarjet qė ndodhin rreth tyre. Nė njė varg nga Kurani, na jepet njė shembull metaforik pėr ata qė nuk ofrojnė asnjė tė mirė pėr tė tjerėt dhe pėr ata qė veprojnė gjithmonė nė rrugėn e mirėsisė dhe drejtėsisė:

    "Zoti sjell njė tjetėr shembull: nėse ndėr dy njerėz, njėri prej tė cilėve ėshtė memec, i paaftė tė bėjė asgjė dhe vetė ai ėshtė barrė pėr kujdestarin e tij, sepse ngado qė tė drejtojė, ai nuk sjell asnjė dobi. A ėshtė ai i barabartė me dikė tjetėr qė kėshillon pėr drejtėsi dhe ndjek udhėn e drejtė?" (Kurani 16:76)

    Ėshtė e qartė se ata qė ndjekin "udhėn e drejtė", janė ata qė i qėndrojnė me pėrkushtim fesė sė tyre, qė i druhen Zotit, qė tregojnė respekt tė madh pėr vlerat shpirtėrore dhe qė janė tė mbushur me zell e dėshirė pėr t'u shėrbyer njerėzve. Nė pėrgjithėsi, njerėz tė tillė janė ata qė i shėrbejnė njerėzimit dhe sjellin pėrfitime tė mėdha pėr shoqėrinė. Pėr kėtė arsye, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njerėzit qė tė mėsojnė rreth fesė sė vėrtetė dhe tė jetojnė sipas moralit tė kėrkuar nga shpallja e fundit hyjnore, Kurani.

    Ata, tė cilėt nėse ne u japim pushtet nė tokė, vijojnė faljet e rregullta ditore, japin zekatin, kėshillojnė pėr tė mirė e ndalojnė tė keqen. Pėrfundimi i tė gjitha ēėshtjeve ėshtė te Zoti. (Kurani 22:41)


    Siē mund tė shihet nga vargjet e mėsipėrme, ėshtė jashtė ēdo mundėsie qė dikush qė i beson me tė vėrtetė Zotit, tė mund tė bėjė njė sy qorr qoftė edhe pėrballė njė veprimi qė mund t'i shkaktojė dėmin mė tė vogėl njerėzimit. Kurse dikush qė nuk beson nė Zotin dhe nė jetėn e pasosur, mund tė kryejė lehtėsisht ēdo lloj tė keqeje, pėrderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japė llogari askujt pėr veprat e veta.


    Ata qė kėrcėnojnė jetėn e civilėve dhe veēanėrisht tė fėmijėve, duhet tė pyesin vetveten: Ēfarė krimi kryen kėta fėmijė? A ėshtė kryerja e akteve mizore ndaj njerėzve tė pafajshėm diēka qė do tė kalojė pa u marrė nė llogari?

    Gjėja e parė qė duhet bėrė pėr ta shpėtuar botėn nga murtaja e terrorizmit ėshtė pėrdorimi i arsimit pėr tė fshirė tė gjitha ato besime a bestytni qė deri tani, janė shitur nė emėr tė fesė, por qė nė tė vėrtetė, nuk kanė tė bėjnė aspak me fenė, si dhe tė edukohen njerėzit me moralin e vėrtetė kuranor dhe me frikėn ndaj Zotit
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Zoti na urdhėron tė kryejmė vepra tė mira

    Nė mėsimet morale tė Islamit, ēėshtjet mė tė rėndėsishme janė dashuria, mėshira, mbėshtetja e ndėrsjellė, vetėflijimi, toleranca dhe falja. Nė njė shoqėri, ku morali jetohet siē duhet, ėshtė e pamundur tė gjenden baza pėr dhunėn dhe konfliktin.
    Muslimani duhet tė jetė njė njeri qė pajtohet me urdhėresat e Zotit dhe pėrpiqet me shumė kujdes pėr tė jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisė. Kurani shprehet:

    "...Punoni punė tė mira... mos kėrkoni tė shkaktoni mizori nė tokė! Zoti nuk i do mizorėt." (Kurani 28:77)

    Dikush qė pranon Besimin Islam, dėshiron tė arrijė kėnaqėsinė dhe dashurinė e Zotit. Atij i duhet tė bėjė pėrpjekje tė mėdha pėr ta arritur kėtė, si dhe pėr tė mishėruar moralin e pranueshėm te Zoti, ndėrkohė qė jeton ende nė kėtė botė. Shfaqjet mė tė qarta tė moralit janė mėshira, dhembshuria, drejtėsia, ndershmėria, falja, pėrkushtimi, sakrifica dhe durimi. Besimtarit i takon tė sillet mirė ndaj njerėzve, tė pėrpiqet tė kryejė vepra tė mira dhe tė rrezatojė mirėsi. Nė vargjet e tij kuranore, Zoti thotė:

    "Tregohuni tė mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmėve, ndaj jetimėve, ndaj tė mjerėve, ndaj fqinjėve tuaj tė afėrm e tė largėt, ndaj miqve, ndaj udhėtarėve dhe ndaj skllevėrve tuaj! Zoti nuk e do atė qė ėshtė mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)

    "... Bashkėpunoni me njėri-tjetrin nė bamirėsi e mėshirė dhe jo nė gjynahe e armiqėsi..!" (Kurani 5:2)

    Sikurse bėjnė tė qartė kėto vargje nga Kurani, Zoti dėshiron qė besimtarėt tė sillen mirė ndaj njerėzve, tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin kur ėshtė fjala pėr mirėsi dhe tė shmangin ligėsinė. Nė suren "En'am", vargu 160, Zoti premton se "kushdo qė bėn njė vepėr tė mirė, do tė shpėrblehet me dhjetėfishin e saj, ndėrsa ata qė do tė kryejnė njė vepėr tė keqe do tė shpaguhen me tė njėjtėn vlerė dhe atyre nuk do t'u bėhet padrejtėsi."

    Nė Librin e Tij, Zoti e pėrshkruan Vetveten si Njohėsi "i tė fshehtave tė zemrave" dhe i urdhėron njerėzit qė "tė shmangin ēdo tė keqe." Pėr kėtė arsye, ėshtė e qartė se njė musliman qė do tė thotė "njė njeri qė i vetėdorėzohet Zotit", duhet tė bėjė ē'tė jetė e mundur pėr tė luftuar terrorizmin.

    Njė musliman nuk mund tė qėndrojė indiferent pėr atė ēka ndodh rreth tij dhe nuk mund tė pranojė kurrė mentalitetin se asgjė nuk ka rėndėsi pėrderisa nuk i shkakton dėm atij, sepse ai i ėshtė nėnshtruar Zotit, ėshtė pėrfaqėsues i Tij dhe ambasador i sė mirės. Prandaj edhe ai nuk mund tė qėndrojė indiferent pėrballė mizorisė dhe terrorizmit. Nė tė vėrtetė, muslimani ėshtė armiku mė i madh i terrorizmit. Islami ėshtė kundėr tė gjitha formave tė terrorizmit dhe pėrpiqet ta parandalojė atė qysh nė nisje, me fjalė tė tjera qysh nė nivelin e ideve. Ai kėrkon paqe mes njerėzve dhe sundimin e drejtėsisė, si dhe urdhėron njerėzit qė tė shmangin mosmarrėveshjet, konfliktin dhe ligėsinė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Zoti na urdhėron tė jemi tė drejtė

    Zoti na urdhėron tė jemi tė drejtė


    Drejtėsia e vėrtetė, e pėrshkruar nė Kuran, udhėzon njeriun qė tė sillet me drejtėsi, pa bėrė dallime mes njerėzve, tė mbrojė tė drejtat njerėzore, tė mos lejojė dhunėn pavarėsisht nga rrethanat, tė qėndrojė nė anėn e tė shtypurve kundėr shtypėsit dhe tė ndihmojė tė varfėrit. Kjo drejtėsi bėn thirrje pėr tė drejtat e tė gjitha palėve qė tė mbrohen kur merret njė vendim pėr njė mosmarėveshje, duke vlerėsuar tė gjitha anėt e njė incidenti, duke lėnė mėnjanė tė gjitha paragjykimet, duke qenė objektivė, tė ndershėm, tolerantė, tė mėshirshėm e tė dhimbsur. Pėr shembull, dikush qė nuk mund t'i ēmojė ngjarjet nė njė mėnyrė tė moderuar dhe qė mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do tė arrijė nė vendime tė sakta dhe do tė mbetet nėn ndikimin e ndjenjave. Ai qė ėshtė i prirur nga drejtėsia, duhet t'i lėrė mėnjanė tė gjitha ndjenjat dhe kėndvėshtrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojė tė gjitha palėt me drejtėsi kur ata kėrkojnė ndihmė, tė jetė nė krah tė sė drejtės nė ēdo rrethanė dhe tė mos i largohet rrugės sė ndershmėrisė dhe tė sė vėrtetės. Ēdo njeri duhet tė mishėrojė vlerat e Kuranit nė shpirtin e tij nė njė mėnyrė qė ai tė mund tė jetė i aftė tė vlerėsojė interesat e palėve, pėrpara tė tijave dhe tė mbajė drejtėsi edhe kur i preken interesat vetjake.

    Zoti urdhėron kėshtu nė surėn "El-Maide", vargu 42: "...nėse gjykoni, bėjeni kėtė me drejtėsi mes tyre!" Nė suren "En-Nisa", Zoti i urdhėron besimtarėt tė sillen me drejtėsi edhe ndaj vetvetes:

    "O ju qė besuat! Tregohuni pėrkrahės tė drejtėsisė, dėshmoni vetėm pėr Zotin, qoftė edhe kundėr vetvetes, prindėrve apo tė afėrmve tuaj! Pavarėsisht nėse pala tjetėr janė tė pasur apo tė varfėr, Zoti mundet tė tregojė kujdes pėr ta. Mos ndiqni dėshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni tė vėrtetės! Nėse dredhoni apo tėrhiqeni, Zoti ėshtė i mirėnjohur me atė qė veproni." (Kurani 4:135)

    Nė Kuran, Zoti sjell njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė drejtėsisė dhe u bėn tė ditur besimtarėve pėr qėndrimin qė ata duhet tė mbajnė pėrballė ngjarjeve me tė cilat pėrballen, si dhe pėr mėnyrėn se si duhet ta ushtrojnė drejtėsinė. Njė udhėzim i tillė pėrbėn njė mirėsi dhe mėshirė tė madhe pėr besimtarėt. Pėr kėtė arsye, ata qė besojnė, kanė pėrgjegjėsinė e tė ushtruarit tė drejtėsisė pa bėrė dallime, pėr tė fituar aprovimin e Zotit dhe pėr t'i drejtuar jetėt e tyre nė paqe e siguri.

    Drejtėsia, pėr tė cilėn Zoti urdhėron nė Kuran, ėshtė ajo drejtėsi qė kushtėzohet me ushtrimin e saj nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nga gjuha, raca apo kombėsia. Ende nė ditėt tona, ka nė ēdo anė tė globit njerėz qė u nėnshtrohen trajtimeve mizore e tė padrejta pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės apo racės.

    Sidoqoftė, Zoti na bėn tė ditur nė Kuran se qėllimi nė krijimin e fiseve e popujve tė ndryshėm, ėshtė "qė ata ta njohin njėri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshėm duhet ta njohin njėri-tjetrin; kjo do tė thotė, tė mėsojnė pėr kulturat e tyre tė ndryshme, pėr gjuhėt, traditat e veēoritė. Shkurt, njėri nga qėllimet e krijimit tė racave e kombeve tė ndryshėm, nuk ėshtė konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Njė shumėllojshmėri e tillė ėshtė shprehje e bujarisė sė Zotit nė krijim. Fakti se dikush ėshtė mė i gjatė se dikush tjetėr apo se lėkura e tij ėshtė e bardhė apo e verdhė, nuk i siguron atij asnjė epėrsi ndaj tė tjerėve, ashtu sikurse nuk pėrbėn edhe ndonjė arsye pėr t'u ndjerė i turpėruar. Ēdo trajtė qė gjendet nė pamjen e jashtme tė njė njeriu, ėshtė njė vepėr e qėllimshme e Zotit, por pėr Zotin ndryshimet nuk kanė rėndėsi pėrfundimtare. Njė besimtar e di se ai arrin tė sigurojė epėrsi vetėm nė sajė tė frikės ndaj Zotit dhe forcės sė besimit tė tij tek Ai. Ky fakt ėshtė i lidhur me vargun e mėposhtėm kuranor:

    "O njerėz! Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė femre dhe ju shndėrruam nė popuj e fise, nė mėnyrė qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Mė fisniku ndėr ju tek Allahu ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm. Zoti ėshtė i Gjithėditur, i Mirėinformuar." (Kurani 49:13)

    Sikurse Zoti na bėn tė ditur nė kėtė varg, tė kuptuarit e drejtėsisė sė rekomanduar prej Tij kėrkon trajtim tė barabartė, tolerant dhe tė paqshėm pėr kėdo, duke pėrjashtuar ēdo diskriminim
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kaq per sot edhe nese ka ndonje fjale te bukur ta dini qe nuk eshte nga une apo nga autori i librit, keto fjale jane urdherat kuranore qe i dedikohen njerezve per pergjithesi dhe muslimaneve ne vecanti.
    Profeti as thote:"nese Zoti i do te miren dikujt i jep nje kuptim teper te holle ne fe"
    pra eshte miresi qe ta kuptosh drejt nje fe dhe eshte fatkeqesi kur e keqkupton pasi pervec vetvetes demton edhe te tjeret.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •