Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Vetes...

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2003
    Vendndodhja
    Vjene, Austri
    Postime
    18

    Vetes...

    Jeta... na jep rruge te ndryshme por si perfundim eshte ajo me ndodhite e saj qe na detyron te zgjedhim njeren prej tyre qe mbase mund te quhet me e drejta por ama ta copton shpirtin deri ne ate pike sa te shkaterron plotesisht... totalisht... dhe ajo cka e ndihmon ate per te bere nje gje te tille... gjeje se c’eshte apo me sakte se kush eshte!!!... Eshte ky person me fjalet e saj qe te bindin se paske bere gjene me te mire... Po ca ti besh asaj zemres qe sado qe perpiqesh nuk e ndalon dot... Por une prape mbyll syte e mi, shtrengoj fort duart dhe mundohem te mbaj lotet qe ne kete pike s’me duken asgje para atyre qe kam derdhur deri tani dhe mendoj se edhe pak dhe do te me shterojne... Ja qe me endrrat e mia qenkam bere “Don Kishoti” vete... nje i cmendur qe enderron me sy hapur... Paskam besuar shume se gjithcka ishte ashtu sic une e shikoja (nje jete e mrekullueshme me Ty) dhe ja qe realiteti me paska erresuar syte me endrra dhe qe e verteta paska qene shume ndryshe... Ndoshta ju do te thoni : “Je Ti ai qe ben zgjedhjet e tua...!!!” Por ja qe s’eshte e vertete dhe se jeni ju ata qe me beni te zgjedh ate rruge qe realiteti vete e krijoi e qe endrra nuk e besonte si te mundshme... Por a keni menduar ndonjehere per gjendjen time ne gjithe kete kaos...? Po per gjendjen e Asaj???
    Ju nga nje ane, te tjeret nga ana tjeter dhe me jepni zgjidhjet e mundshme sikur Une te jem nje makine me telekomande apo mund ta
    konsideroj veten nje trofe per tu fituar... Po ne djall vafshi te gjithe, sepse asnje nga ju nuk e ka idene me te vogel per ate cka ndjej une... Nuk e dini se sa e veshtire eshte te zgjedhesh ate rrugen qe te duket si me e drejta, por gjate gjithe hapave ne zemren tende shtohet nje shigjete tjeter qe e pershkon dhe le nje boshllek ne te... Kaos pa fund... Secili mendon per vete dhe askush per te tjeret. Ja nje realitet tjeter i kesaj bote te hidhur... Po pse jam Une ai i destinuari per tu shqetesuar per te tjeret... “Jo nga kjo rruge se lendon ate... as nga kjo tjetra se vuan ai tjetri...” Po kjo? Ke vret kjo tjetra? Per te gjitha keto ka nje kusht... Po c’ju shqeteson valle? Ju vetem fjale thoni... Me sjelljen tuaj mi fshihni nje e nga nje te gjitha rruget dhe si pa e kuptuar para meje qendron e shtrihet nje rruge e vetme, e shemtuar, e ngushte, e hidhur po qe jam i detyruar ta kaloj... Dhe ju keni goje e thoni se po vuani... O Zot... Kjo s’eshte e drejte... Me vjen te thyej gjithshka e te uleras aq shume sa te degjoni ju o shurdhe te kohes makaber. Po a keni menduar ndonjehere... vetem per nje cast se cfare po heq Une... se si eshte bere jeta ime nga sjelljet tuaja. Por e kote sado qe flas askush s’me degjon, secili egoist dhe si perfundim une gjendem perseri ne ate rrugen e shemtuar... duke vuajtur... dhe kjo gje asnjerit nuk i intereson... Kete gje e kam te qarte. Por gjithsesi e anashkalova pak temen e krijimit... te dalim aty ku eshte synimi i ketij thesi me fjale qe frymezohet nga vuajtjet e kesaj kohe te zymte qe sa vjen e shtohet... dhe une vete behem nje rrezik per boten pasi me lotet e mi rrezikoj te permbys gjithshka... Nje fraze me eshte ngulitur ne mendje dhe me ben te mendoj se jeta me te vertete lozka me ne dhe qe po mundohet qe edhe ato momentet e bukura ti kujtojme me perbuzje.........

    P.S. Marr fryme thelle dhe ndjej nje boshllek ne kraharorin tim, nuk eshte ajri por ndjenja qe po me vret.........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CountGrishnackh : 04-03-2004 mė 09:08
    Exstasy helped me find God on Friday 13th !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •