INSIG, brenda korrikut BERZH dhe IFC marrin pronesine ne 40 % te aksioneve
Brenda muajit korrik do te arrihet marreveshja paraprake e privatizimit nga IFC dhe BERZH e 40 perqind (20 perqind seicila) te aksioneve te INSIG dhe brenda muajit shtator do te realizohet procesi i kalimit te ketyre aksioneve tek dy institucionet financiare nderkombetare, bene te ditur burimet ne Ministrine e Financave, pas nje takimi qe ministri Islami zhvilloi per perfaqesues te institucioneve nderkombetare qe do te behen aksionere te ardhshem te kompanise shteterore te sigurimeve. Aktualisht te dy institucionet, Korporata Financiare Nderkombetare dhe Banka Evpropiane per Rindertim dhe Zhvillim jane ne fazen e njohjes nga afer me kompanine ose sic njihet ndryshe ne gjuhen e teknikes se privatizimit "Due diligence". Po keshtu ne sherbim te privatizimit eshte zgjedhur edhe keshilltari ligjor i ketij procesi qe eshte kompania CMS Cameroon me partner lokal Kalo & Associated, perzgjedhje kjo e bere sipas procedurave te sygjeruara nga Banka Boterore. Ministri Islami nga ana e tij, ka shprehur gatishmerine e dikasterit qe ai drejton per te cuar perpara procesin e privatizimit te INSIG, duke garantuar njekohesisht perfaqesuesit e dy organizmave financiare nderkombetare se ky proces do te shoqerohet njekohesisht edhe me impenjimin maksimal per permiresimin e tregut te sigurimeve ne pergjithesi, si persa i perket anes legjislative ashtu edhe persa i perket abuzimeve te ndryshme ne kete fushe, ku sipas te dhenave nga komisioni i mbikqyrjes se sigurimeve rezulton se rreth 20 perqind e mjeteve motorrike ne Shqiperi nuk jane te siguruara.
....................
....................
Mesa duket qeveria kerkon te rrise sigurine e INSIG-ut per te terhequr investitoret e huaj. Dy kompanite po marrin aksione te nje kompanie sigurimi duke bere edhe vete rolin e siguruesit per INSIG ,pra sherbejne si nje garanci per te investuar te INSIG.
Krijoni Kontakt