BANKA E RE - DY TROKITJE TE FUQISHME NE TIRANE DHE KAVAJE
Teuta Shamku
"Banka Popullore" eshte banka me e re ne tregun bankar me kapital 100 per qind shqiptar. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ne mbledhjen e saj te radhes miratoi dje vendimin "Per pajisjen me license per te ushtruar veprimtari bankare "Bankes Popullore", sh.a. Menjehere sapo ka marre licensen Banka Popullore eshte e gatshme te cele dy dege te saj, nje ne Tirane dhe tjetren ne Kavaje. "Keshilli Mbikeqyres, mbeshtetur ne konkluzionet e Departamentit te Mbikeqyrjes, pasi plotesohen te gjitha kushtet qe kerkon ligji nr. 8365, date 02.07.1998 "Per bankat ne Republiken e Shqiperise", mori vendimin te pajise me license per te ushtruar veprimtari bankare ne Republiken e Shqiperise, "Banken Popullore" sh.a," - thuhet ne njoftimin zyrtar te Bankes se Shqiperise. Ky subjekt ka marre miratimin paraprak te licenses per te kryer aktivitet bankar me vendimin e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise nr. 71, date 27. 08. 2003. Gjate kesaj periudhe banka ne formim ka kryer procedurat juridike te regjistrimit te shoqerise, ka derdhur kapitalin fillestar, ka emeruar administratoret e saj si dhe ka pergatitur kushtet teknike per zhvillimin e aktivitetit bankar. Kjo license i shton nje banke te re sistemit bankar shqiptar duke e cuar ne 16 numrin e bankave operuese ne Shqiperi. Biznesmenet shqiptare tashme kane nje banke me kapital krejtesisht shqiptar. Iniciativa e biznesmeneve per te patur banken e tyre, nisi rreth nje vit e gjysme me pare. Mbeshtetur ne dokumentacionin e paraqitur, Banka Popullore Sh.a. ka aksionere themelues: Ardian Avdalli, Arti Elezaj, Arben Mecaj, Artur Pojani, Alban Xhaferi, Dritan Celaj, Guxim Resuli, Ibrahim Aksoy, Koco Kokedhima, Lefter Sota, Llazar Angjeli, Shyqyri Duraku, Shpetim Prodani, Vasil Naci, Xhevat Rira, Zenel Tafaj, AL DUR INVEST sh.p.k., ARTI sh.a, BNT Elektronics sh.p.k, Lani sh.p.k, Reald sh.p.k, Tirana International Development sh.p.k.
Drejtuesit kryesore do te jene Edvin Libohova, Drejtor i pergjithshem dhe Bledar Elezi, Zv.Drejtor i pergjithshem dhe drejtor operacional. Selia e Bankes Popullore sh.a. eshte ne Tirane, ne adresen rruga "Donika Kastrioti" ("Abdyl Frasheri"), Pall. 11/1, Kati i pare.
Veprimtarite e lejueshme per kete banke
a) te pranoje dhe te grumbulloje depozita bankare;
b) te jape kredi;
c) te marre hua mjete financiare dhe te bleje ose te shese per llogari te saj apo per llogari te klienteve:
i) instrumente te tregut te parave;
ii) letrat me vlere te borxhit;
iii) kontrata te se ardhmes (futures) dhe kontrata me kusht (option), qe lidhen me letrat me vlere te borxhit ose me normat e interesit; ose
iv) instrumentet e normes se interesit;
c) te ofroje sherbimin e pagesave dhe te arketimeve;
d) te emetoje, t- pranoje dhe te administroje mjete te pagesave;
dh) te ndermjetesoje per transaksionet monetare (duke perfshire valutat);
e) te ushtroje qirane financiare;
e) te ofroje sherbimin e kasave te sigurimit;
f) te ofroje garanci bankare dhe garanci te tjera;
g) te sherbeje si agjente ose keshilltare financiare (ketu nuk perfshihen sherbimet e parashikuara ne piken 3/a dhe 3/b te ketij neni).
Krijoni Kontakt