Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ne baze te informacioneve te dhena ne shtyp per mendimin tim dhe fatkeqesisht si pothuajse ne pjesen me te madhe te tenderave te zhvilluara ne Shqiperi dhe kesaj here mungesa e transparences eshte totale, ndryshimi i kritereve per fituesin vendoset ne kohen kur do te dorzohet dokumentacioni dhe mungesa e seriozitetit arrin deri ne absurditet! Kastriot Islami , Ministri i Financave sillet si nje alabak ordiner dhe nuk i nenshtrohet asnje lloj ligji nderkombetar duke vazhduar te ushqeje me sjelljen e tij prej ndyresire, mitin e shtetit te korruptuar Shqiptar. Me sa kuptoj ne kete tender kemi nje oferte qe eshte e bazuar totalisht ne "Money Out" ( oferta hungareze 119M$) dhe nje tjeter, ajo austriake qe qe ofron 96 M$ "Money Out" dhe 30M$ "Money In".
    Po te kapim aspektin financiar oferta hungareze eshte me interesantja per shtetin shqiptar dhe taksapaguesin shqiptar pasi BK-ja po privatizohet totalish e jo pjeserisht keshtu qe taksapaguesi shqiptar ( i cili perfaqesohet nga ministria e financave ne kete rast) nuk ka asnje lloj perfitimi mbi investimet e mepaseshme te austriakeve ne Kosove apo gjetke. Kjo metode do te ishte interesante vetem nqs shteti shqiptar mbetej pronar i nje pjese te aksioneve te bankes e ne kete menyre rriste vleren e ketyre te fundit duke zmadhuar aktivitetin e bankes.
    Pra ne aspektin financiar gabimi eshte i rende dhe per mendimin tim edhe ekonomisti me naiv nuk mund te gelltiste argumentat qe do te perdorin Islami me shoke te cilat do te kene lidhje me te ardhmen, me pagimin e taksave nga kjo banke ne Shqiperi....pasi keto jane gjepura e jane shume te thjeshta per tu kuptuar nga dikush qe merret me te vertete me ekonomine.
    Ajo qe eshte akoma me shqetesuese eshte fakti qe shteti Shqiptar nepermjet ministrit te financave ka shkelur ligjin e vendosur po nga ai vete per prokurimet dhe per kete nuk ka njeri te sqaroje opinionin publik apo te padise ne penal ministrin e financave Islami!
    Just God Can Judge Me

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Per here te pare pergezoj qeverine shqiptare per kete manover financiare te saj. Me aq sa di une Raiffeisen Bank eshte mjaft e fuqishme ne tregun aktual. Dhe te gjesh nje partner te fuqishem nuk eshte gje e vogel. Nga ana tjeter pergezoj qeverine shqiptare qe nuk ia dha banken ndonje bleresi potencial grek. Nga ana tjeter ne dime fare pak per kete shitje per te gjykuar nese eshte bere mire apo keq.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ky forum po eshte kthyer ne nje ore masive te edukates morale. Sidoqofte, kosovaret skane perse te na kujtojne ore e cast turizmin e tyre patriotik.

  4. #34
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Une di qe Raiffeisen Bank eshte nje nga bankat me te sukseshme per momentin ne Evropen Juglindore, po ashtu dhe ne vete Austri.

    S'merrem me ekonomi, por thjesht ne postin e nje vezhguese te ndikimit austriak ne kete pjese te Evropes dua te them se per Shqiperine me me interes ne planin investues konsideroj investimet dhe ndikimin austriak sesa ate hungarez. Mos te harrojme se Hungaria akoma nuk eshte futur ne EU, cka do te behet realitet vetem ne pranveren e sivjetshme dhe s'ma ha mendja se niveli i saj i zhvillimit bankar eshte me i larte se ai austriak apo evropiano-perendimor ne pergjithesi, gje qe Austria e ploteson goxha mire me sistemin e saj bankar.

    Ne te themi shyqyr, qe ne Shqiperi me ne fund po rifutet Austria ne loje, pasi disi interesi i saj mbi Shqiperi, pare dhe nga pozitat historike ka qene gjithnje ne favor tonin dhe ne te kundertin e grekut apo sllavit.

    Raiffeisen Bank eshte e perfaqesuar me nje filial te saj dhe ne Prishtine, keshtu hapja dhe ne Tirane e nje dege te saj per mua s'perben asnje problem madhor ne fushen bankare, perkundrazi.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e DGman
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    Wichita KS USA
    Postime
    78
    Me behet qejfi qe Banken tone te vetme e mori nje vend me potencial te madh ekonomik. Se ne jemi lloshko dhe asnje banke tonen smbajme dot. Qeveritaret tane e kane mendjen te pijne dhe te luajne bixhoz ne kurisin tone.
    Le ti harrojme kishat xhamiat
    dhe maskarenjte qe ka qeveria,
    se ai qe eshte burre
    dhe s'ka per te vdek kurre,
    eshte ai qe i ben
    lavdi vendit te tij.

  6. #36
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dodon

    Mos u nervozo mor djale. Nuk ke pse ve pikat mbi i se ca do bejne kosovaret dhe shqipootaret e shqiperise midis njeri-tjetrit , pasi nuk je perfaqsuesi i asnjeres pale ashtu sic nuk eshte dhe manroklla.

    Banka austriake e cila ka filiale ne te gjitha vendet e evropes qendrore dhe lindore eshte nje banke e fuqishme dhe me kredibilitet. Ajo ndihmon ne zhvillimin e biznesit me shtetet perreth por ajo ofroi 24 milione dollare me pak se banka tjeter qe nuk eshte aq e madhe sa e para por qe eshte nje banke shume serioze.

    Problemi qendron ne faktin se banka Austriake Raiff. shume mire mund ti tregoje faturen e blerjes se amerikan bank ne Kosove dhe me kete shlyen borxhin qe ka per hapjen e nje filiali. Pra si perfundim Raiffstaizen bank dha 24milion dollare me pak dhe nuk solli asnje gje te re ne Kosove pervecse zevendesoi nje banke.
    PAUCA SED MATURA

  7. #37
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Privatizimet ne Shqiperi

    Malaj: Kete muaj "Raiffeisen" merr Banken e Kursimeve
    Ministri i Financave, Arben Malaj tha se, jane liruar te gjitha pengesat dhe duke filluar qe kete muaj banka austriake "Raiffeisen" pritet te marre marre administrimin ne Banken e Kursimeve. Gjithashtu BERZH dhe IFC do te behen zoterues te 39 % te aksioneve te INSIG. Per dy muaj buxheti suplementar per perdorimin e te ardhurave nga privatizimi do te paraqitet ne kuvend

    Banka e Kursimeve dhe INSIG do te kalojne per administrim ndaj pronareve te rinj brenda ketij muaji. Ministri i Financave, Arben Malaj tha se nuk ka asnje prapambetje ne ne hapat konkrete per perfundimin e procesit te privatizimit te Bankes se Kursimeve. "Diten e djeshme, me cilesine e Ministrit te Financave, i jam drejtuar Bankes se Shqiperise per te kryer veprimet perfundimtare, te domosdoshme qe do te realizojne kalimin e plote te Bankes se Kursimeve ne duart e bleresve te rinj" u shpreh Malaj. Ai tha se gjate muajit mars do te jene kryer veprimet perfundimtare te ketij procesi dhe Raiffeisen Zentral Bank te jete present ne tregun e sistemit bankar shqiptar. Gazeta "Korrieri" para disa ditesh ka publikuar disa shkaqe qe kane penguar kalimin e administrimit te Bankes se Kursimeve tek pronari i ri. Nje nder keto dhe me kryesorja eshte marrja e nje leje nga Autoriteti i Konkurences se Lire, me qellim qe t'i lejoje bankes austriake te ushtroje aktivitet ne pozitat monopol. Nderkohe qe "Raiffeisen" i duhet edhe nje leje nga Banka e Shqiperise, te cilen burimet zyrtare te ketij institucioni e kane cilesuar thjesht formale dhe qe nuk do te pengoje ne asnje rast prezencen e bankes austriake ne sistemin bankar shqiptar. Nderkohe qe burimet zyrtare te "Raiffeisen" ne Viene i kane pohuar "Korrieri"-it se ata jane gati te marrin admnistrimin ne Banken e Kursimeve, por ende nuk eshte permbushur teresisht nga ana e qeverise faza e pare e kontrates per transferimin e aksioneve.

    Nderkohe qe Ministria e Financave eshte duke ndermarre hartimin e nje buxheti suplementar ne te cilin po pragramohet perdorimi i rreth 140 milione dollareve qe pritet te arketohen ne buxhet nga shitja e INSIG dhe Bankes se Kursimeve. Ministri Malaj tha, se ekspertet e qeverise jane duke patur parasysh kanalizimin e tyre sipas prioriteteve te qeverise, kryesisht ne sektoret e arsimit, te shendetesise, infrastruktures etj. Ndersa nje pjese e tyre do te perdoret per shlyerjen e borxhit ne vitet ne vazhdim. Ndryshimet ne buxhetin e vitit 2004 do te miratohen ne buxhet rreth dy muaj pasi grupi i eksperteve do te perfunduar studimin teknik. Nderkohe qe mundesia per kompensimin e ish-te perndjekurve politike dhe ish-pronareve mbetet krejteisht e vogel. Ministri i Financave tha se, deri ne fazen e kompensimit financiar duhet te shqyrtohen disa modalitete te tjera per kompensimin e ketyre shtresave dhe per kete qellim duhet studiuar e gjithe baza ligjore.

    B.HOXHA

  8. #38
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ecuria e privatizimit te INSIG
    "Lidhur me kompanine INSIG, pas miratimit te tre dekreteve nga Presidenti i Republikes qe plotesojne aktin ligjor te transferimit te 39 % te aksioneve te IFC dhe BERZH, jemi ne rakordimet perfundimtare te ketij procesi" eshte shprehur, Malaj. Shpresojme qe, po brenda muajit mars, mund te kemi bere konfigurimin e ri te aksionereve te kesaj kompanie. Qysh vitin e kaluar Korporata Financiare Nderkombetare dhe Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim kane blere me rreth 12 milione dollare, 39 per qind te aksioneve te kompanise shteterore te sigurimeve, INSIG. Mirepo transferimi i aksioneve ndaj bleresve ende nuk eshte bere, nderkohe qe Ministri i Financave ka premtuar kete muaj si afatin me te fundit.
    PAUCA SED MATURA

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •