Menyra se si po procedohet per privatizimin e Insig me duket pak e cuditeshme per te mos thene amatore!
Eksperienca e privatizimit te kompanive me te medha shteterore ne vendet Evropiane mund te kishte sherbyer dhe per qeverine tone dhe keto metoda jane te testuara dhe efikase ndaj dhe me duket absurde qe te shpiken metoda te reja si kjo qe po procedohet.
Insig vleresohet nga Deloite & Touche kompani kjo qe akuzohet per shume anomali dhe shkelje flagrante ne dosjen e vleresimit te akcizave te firmave piramidale ne Shqiperi ndaj dhe kredibiliteti i Deloite & Touche eshte teper i diskutueshem.
Pasi vlersohet Insig shume bukur mund te caktohet nje shume fillestare shitjeje nga qeveria dhe ne bazen e saj te hapet nje tender ne menyre qe te arrihet cmimi me i larte i shitjes.
Islami qe e kemi dhe minister financash ose eshte nje gomar, ose i korruptuar pasi Banka boterore dhe Berzh perpara se ta blejne Insig-un do te bejne nje vleresim te tij.
Ky vleresim eshte klasik e do te behet mbi bazen e te njeteve elemente qe e ka bere dhe Deloite & Touche keshtu qe rezultati eshte pothuajse i njejt. Ndaj dhe vlera e kompanise nuk perben me ndonje sekret per askend.
Problemi i shitjes eshte tek strategjia e kompanise blerese, cfare rroli do te luaje ajo ne tregun shqiptar? cfare politike do qe te ndjeki? a eshte me te verte nje prioritet Shqiperia per te pasi nqs eshte e tille atehere dhe cmimi te cilin ajo afron do te jete me i larte. BM dhe Berzh duan ta blejne pasi dine te shesin me pas ne kete forme e jo se duan te zhvillojne Insig-un. Perse te mos ishte caktuar nje kompani me eksperience ne kete fushe dhe ti vihej nje cmim minimal shitjeje e te gjente bleresin me ti mire duke e motivuar per te gjetur cmimin me te larte dhe paguar kete kompani "seksere" me sucses fee?!
Loja qe behet me pronat e popullit shqiptar me duket shume e ulet dhe mjere ne nga cilet njerez udhehiqemi......
Krijoni Kontakt