Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Mosss dha alarmin ky .... po iki una se sdua te haj ndonje pandofel kokes nga hapsja e temes lol

    aragorn trazoje mire ee mualebin

  2. #12
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keshillat e djallit

    -Nuk eshte keq qe here pas here t’ju kujtojne, se ne shumicen e rasteve ju harrojne.

    -Nese te gjithe mendoni njelloj, asnjeri prej jush nuk mendon.

    -Vetem xhelozise nuk I shmangeni dot! Edhe Eva kur pa per here te pare veten lakuriq ne nje pellg me uje,vrapoi tek Adami dhe ju ankua per mungese besnikerie.

    -Para se te martoheni, eshte mire te keni disa teori per edukimin e femijeve, pavaresisht se me pas do te keni disa femije dhe asnje teori.

    -Punoni sa me shume per arsimimin e popullit! Sa me shume ta arsimoni, aq me shume e pastroni nga balta e Zotit!

    -Kur angazhoheni ne nje projekt, eshte e rendesishme te kini parasysh gjashte fazat e tij: Entuziazem, desiluzion, panik, kerkimi i fajtoreve, denimi i te pafajshmeve, lavde dhe nderime per ata qe nuk moren pjese ne projekt.

    -Synimi kryesor i jetes tuaj eshte te fitoni sa me shume para. Vetem keshtu ju do te jeni i pavarur nga te tjeret dhe te varur nga parate.

    -Gaboheni kur mendoni se shijoni ditet, vitet! Zoteri! Ne kete jete mban mend vetem castet.

    -Perpiquni te jeni i ndershem! Vetem ndershmeria vleresohet ne kete bote, pavaresisht se ajo te le pa buke.

    -Besojini vetem atyre qe nuk i njihni! Vetem ata nuk ju kane mashtruar asnjehere.

    -Njerez te varfer! Vraponi dhe brohorisni pas politikaneve! Eshte nga te paktat privilegje tuajat. Politika do te vdese kur te vdese varferia.

    -Nese cdo darke hani kos, ky eshte nje tregues qe jeni me kulture. Kosi s’eshte vecse nje qumesht qe ka mbaruar gjimnazin.

    -Kot lodheni te gjeni nevojtoret e avokateve! Ata ***** e bejne ne dosjet e tyre.

    -Mund te gjeni edhe politikane te pakorruptueshem, por kujdes se ata kushtojne shume shtrenjte!

    -Kur degjoni te gerthasin:”Rrofte progresi!”, mos harroni te pyesni:”Progresi i kujt?”.

    -Kur arrini nje sukses, ka vetem nje problem te vogel: Ju duhet te vazhdoni te jeni i suksesshem.

    -Armikut dhe eres kthejini gjoksin, spiunit hapini zemren!

    -Burra! Mos u mburrni! Zoti ne fillim beri nje burre dhe mandej, vendosi te bente dicka me te persosur dhe beri nje grua.

    -Kur keni njezetepese vjet martese, nuk nenkupton se jeni nje cift i lumtur, por nje cift i vjeter.

    -Kur nuk e dini ku do te shkoni, zgjidhni nje rruge cfardo dhe ajo do t’ju coje atje ku deshironi!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #13
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    lol .. sad but true. lol bravo Mina! nice
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #14
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    e vleresoj inciativen per edukim te perdorur me nje mjeshteri te larte humori nga moderatoret tane te parafundit.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #15
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Edhe sikur te ishin " gjepura " ato keshilla , vetem prezenca e te nderuares dhe te respektuares - Mina - ne padogane eshte kenaqesi absolute ( jo relative ) te lexohen !

    Pershendetje Mina :-)

  6. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    e vleresoj inciativen per edukim te perdorur me nje mjeshteri te larte humori nga moderatoret tane te parafundit.
    --------------------------
    Floriri! Sipas vendit behet kuvendi, jemi tek padogana apo jo?... Pastaj keto thenie nuk kane dale prej meje por prej autorit.

    Deus te falenderoj dy here: Se pari per respektin dhe se dyti per foton qe ke zgjedhur.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #17
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keshillat e djallit
    -Nese jeni qejfli alkooli, duhet te beni kujdes nga makinat. Jo per gje, por mund t’ju ndodhe qe ndonjera prej tyre t’ju shtypi dhe ata qe do t’ju shohin ashtu te coptuar, mund te thone: “Pinte nje cike shejtani!”

    -Ju Don Zhuanet jeni me fat. Zoti ju ka gatuar qe t’I bini qylit. Por kujdes se mund t’I bini qylit me…nje apo disa kalamane.

    -Jo cdo puthje duhet quajtur dashuri! A mund te quhet dashuri , p.sh. kur I puthni ****** tjetrit?

    -Jepini njerezve per te ngrene dhe pastaj kerkojini ndershmeri!

    -S’ka nevoje te vrisni nje njeri qe ka lindur i vrare.

    -Kujdes se nuk ka vetem SHISH (Sherbimi Informativ Shteteror), por edhe SHIP (Sherbimi Informativ I Partise)!

    -Vajza! Mos u martoni me miope! Ata ta mbushin shtepine plot me kalamane.

    -Nese ju qellon te denoheni me vdekje dhe para ekzekutimit ju kerkojne deshiren e fundit, kerkoini te mesoni kinezcen.

    -Kujdes nga dashuria se ka peshe specifike te madhe! Po t’u ngjit direkt e nga poshte, nuk shkon kurre lart. Edhe kur te ngjitet nga lart, zvarritet gradualisht poshte e me poshte, derisa te rrezohet fare pertoke.

    -Mos ju turr me shqelma zonjes se bletes, nese do t’i marresh mjaltin!

    -Gjithmone bej mire por mendo edhe per pasojat!

    -Qe te degjosh gagaritjen e rosave, duhet t’i trembesh ato:

    -Burra! Vetem nga tre gjera duhet te ruheni: Nga semundjet, nga burgu dhe nga tradhetia e gruas.

    -Here-here nuk eshte keq te hani dicka bajate te fresket, psh...fjalimet e politikaneve para zgjedhjeve.

    -Respektoje dhe ki frike nga shefi, nga shteti dhe nga Zoti, se vetem perfitime do te kesh!

    -Ne jeten tende duhet t’i permbahesh edhe kesaj filozofie: Te mbushesh ato qe jane bosh dhe te zbrazesh ato qe jane plot.

    -Sado i zgjuar qe te jeni, ne nje fushe do te gaboni ne parashikimet tuaja: Ne ate te politikes.

    -S’eshte problem kur ndiheni te shemtuar. Psh ju mund te perfitoni nga rasti dhe te konkuroni per t’u shpallur nje kryeveper e artit modern.

    -Kur merreni me politike, asnjehere mos pretendoni te fitoni 100%. Ne kete bote, kudo dhe kurdohere, 20% e njerezve jane gjithmone kundra.

    -E drejta per te qene i cmendur i takon te gjitheve, vecse me kete te drejte nuk duhet abuzuar!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #18
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keshillat e djallit 5
    -Nese pretendoni se jeni infermjere korrekte duhet t’I zgjoni pacientet tuaj ne orarin e caktuar per t’I dhene luminalin.

    -Kur t’ju shkrepet te argetoheni me ndonje budalla, s’ka nevoje te shkoni shume larg: Argetohuni me veten tuaj!

    -Nese jeni i pasur dhe doni te bini ne sy, porositni nje makine luksoze, qe te kete marrshin e pare, te dyte,...te peste dhe marrshin...funeber.

    -Kur shkoni tek dentisti, ju duhet pak kurajo, te hapni gojen dhe te shtrengoni dhembet.

    -Kot perpiqeni te fajsoni dike kur rrezoheni: Fajin e ka graviteti.

    -Nese ngriheni nga shtrati gjysem ore me heret dhe ju dhemb koka, cohuni gjysem ore me vone.

    -Mos u beni aq pesimist, sa te mendoni se cdo gje ne jete ka te njejten vlere sa dhe gogesima, me te vetmin ndryshim, se kjo e fundit te jep me shume kenaqesi!

    -Pelqeini lavderimet, sidomos nga shefat! Por mos harroni se s’ka lavderim me te embel sesa nje rritje rroge!

    --Thoni c’te doni por grate jane te zonja per gjithshka! Po burrat? Burrat...per ate qe mbetet.

    -Falenderoni Zotin qe solli ne kete bote Aleksander Graham Bellin, i cili na beri me telefona! Megjithate, imagjinoni sikur ne thirrjen e pare telefonike, linja te ishte e zene!

    -Gjithshka qe duhet te kuptoni nga kjo jete, mund te permblidhet ne dy fjale: AJO VAZHDON!

    -Gjithmone duhet te pretendoni per te gjetur gruan ideale. Por kujdes se pasi ta gjeni, do te konstatoni se edhe ajo paskesh pretenduar te gjente nje burre ideal.

    -Nese jeni i pasur, bakshishin jepeni te vogel per te mos u marre vesh se jeni i pasur. Nese jeni i varfer, bakshishin jepeni te madh per te mos u marre vesh se jeni i varfer.

    -Pelqejeni fshatin, me ate qetesi dhe ajer te paster, vecse per sa kohe qe nuk jeni i detyruar te jetoni atje.

    -Falenderoni zotin qe nuk lexoni dot mendimet e njeri-tjetrit, se do te kishit mbetur pa miq.

    -Boten ne teresine e vet duhet ta mendoni ne ekuiliber. Pa te, ajo nuk do te ekzistonte. P.sh. Zoti, ne pamundesi per te qene i pranishem ne cdo familje, dergon Nenen, ndersa Djalli, gruan.

    -Vajza! Nuk mjafton qe te gjeni nje burre dhe te martoheni. Problemi kryesor eshte qe ate burre, ta beni burrin tuaj.

    -Kqyrini me kujdes gomaricat! Do te konstatoni se shumica e tyre i kane syte te lotuar. E dini perse? Sepse i kane burrat...gomere.

    -Cuno! Here pas here mos harro te kujtohesh se ajo vegla me te cilen te ka pajisur Zoti, nuk eshte vetem per te bere cicin.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #19
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Keshillat e djallit
    -E drejta per te qene i cmendur i takon te gjitheve, vecse me kete te drejte nuk duhet abuzuar!

    -Te verteten mund ta thoni vetem kur jeni budalla, ndersa per genjeshtren ju duhet me teper zgjuarsi.

    -Vajza dhe gra te shemtuara! Nuk ja vlen te beheni xheloze per ca qe jane me te bukura se ju. A nuk zgjat me shume shemtia se sa bukuria?

    -Sa me pak inteligjent, aq me shume do t’i perkisni partise ku aderoni.

    -Nje keshille e mire: Mos jepni keshilla!

    -Percmimin duhet ta perdorni me mjaft kursim, sepse nevoja per te po rritet nga dita ne dite.

    -Nese dikush ju qendron larg, ju mund te ngushelloheni me faktin qe edhe atij dikush i qendron larg.

    -Burra! Dy here ne jeten tuaj nuk do ta kuptoni gruan tuaj: Para dhe pas marteses.

    -Beni plane sa te doni, por dijeni se edhe plani me I mencur, nuk mund ta zevendesoje fatin e budallait.

    -Besimin fetar mund ta perdorni ashtu sic perdorni autobuzin. Psh, ju i hipni atij, vetem kur shkoni ne rrugen tuaj.

    -Mos i besoni shprehjes se jeta fillon ne moshen dyzete vjec! Si mund te besohet kjo, kur ne kete moshe na fillojne dhimbjet e kryqeve, na dobesohen syte, artritet dhe na mberthen zakoni per t’i treguar te njejten histori, tre here ne dite, te njejtit person.

    -Nese doni te jetoni gjate, hiqni dore nga cdo gje qe ndjell deshira per te jetuar gjate.

    -Kur pretendoni se jeni njeri i madh dhe te tjeret perreth nuk ju kuptojne, ju mund te ngushelloheni me mendimin:”Koha ime ende nuk ka ardhur. Ka disa njerez qe lindin postum.”

    -Perdorni vetem peshqira te bardhe! Ata ju tregojne se sa mire e keni lare surratin.

    -Perkedhelini sa me shume femijet! Atyre u pelqen shume kjo gje. A nuk jane perkedhelite ato qe pergatisin ngjizjen e nje femije?

    -A doni te mesoni sekretin per te mbetur gjithmone te rinj? Jetoni me ndershmeri, hani ngadale dhe genjeni per moshen tuaj.

    -Sa mund te dallosh gjurmet e zogut ne qiell, aq mund te gjesh gjurmet e jaranit kur shkon tek e dashura.

    -Nese shihni nje burre dhe nje grua qe cdo dite grinden perpara pasqyres, dijeni se ata jane aktore.

    -Kur doni te mendoheni, mbeshtesni koken me te dyja duart. Ne kete menyre goja do t’ju mbyllet dhe nuk do te shqetesoni as veten dhe as te tjeret.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. “Zgjidhja” e ēėshtjeve nacionale nė parajsėn e djallit
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 21:29
  5. Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!
    Nga baby dream nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 06:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •