Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Si dështoi komploti anglo-amerikan kundër Enverit

    Plani i CIA dhe MI- 6 (SIS) britanik ne vitet 1949- 1953, synonte shkeputjen e Shqiperise nga blloku komunist. Qe si ne lojen e gureve te dominose, do rrezonte me rradhe te gjithe qeverite lindore. Diversantet e nisur nga Malta, do permbysnin Hoxhen, vendin e te cilit do e zinte qeveria e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire". Pse Ahmet Zogu u perjashtua nga skema dhe ne vend te tij Londra e Uashingtoni parapelqenin Mid'hat Frasherin si zevendesuesi i Enverit

    Nga Alfred PEZA

    Kur po mbushen 15 vjet nga rrezimi i Murit te Berlinit, cdo dite e me teper, po qartesohen mjaft enigma te atyre 45 viteve, te perplasjes se madhe mes Lindjes dhe Perendimit. Qeverite e te dy kampeve, nuk po ngurrojne te shkundin nga sirtaret dhe dosjet e bodrumeve te nendheshme te sherbimeve sekrete, pluhurin qe kishte mbuluar enigmat me te medha te Luftes se Ftohte. Nje lufte jo vetem ideologjike, por edhe me skema e kunderskema, komplote, spiunazh, sabotazh dhe perpjekjesh per te prishur balancat e dy boteve, te ndare artificialisht pas kapitullimit te gjermanise hitleriane.

    E kur disa te verteta dukej se do te varroseshin bashke me renien e regjimeve komuniste, ka qene kryeministri i Britanise Toni Bler, ai qe vetem pak ore me pare, ka rihapur "Kutine e Pandores" se nje kapitulli, per te cilin shqiptaret jo rralle here kane bere fajtor fuqite e medha, qe nuk kishin bere aq sa duhet, per te na nxjerre jashte kampit komunist. Por, Bler pranon se nje perpjekje e tille jo vetem eshte bere seriozisht nga bashkepunimi mes sherbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, por ajo deshtoi, ne nje menyre te tille qe ai e cilesoi si "deshtimi i dyte i madh ne histori".

    Ceshte ky plan?

    Atehere kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nepermjet sherbimeve te tyre sekrete, te realizonin nje komplot per rrezimin e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

    "Po. Ka ekzituar nje plan i sherbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, SIS, (me pas MI- 6) kunder qeverise shqiptare. Nje plan per te cilin Sigurimi i Shtetit, eshte vene ne dijeni nepermjet KGB, nga agjenti i saj ne Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron ekskluzivisht per "Korrieri", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Sherbimit Sekret shqiptar.

    Sigurimi i Shtetit u informua ne fundin e vitit 1949 per komplotin, nepermjet zyres se qendrore te KGB (Ljubjanka, ne Moske). Nje informacion qe prej aty eshte percjelle me lejen e njerezve te Stalinit, ne Ambasaden e Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) ne Tirane. Prej aty, u vu ne dijeni Enver Hoxha dhe nje grup shume i ngushte drejtuesish te Sigurimit te Shtetit. Pas kesaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit", per shkaterrimin e bandave. Nje loje e madhe sherbimesh sekrete, qe perfundoi ne dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua nje proces i madh gjyqesor kunder komplotuesve.

    Fillimi i kesaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendes se spiunazhit boteror, Kim Filbit, anglezit qe u ngjit ne maje te sherbimeve sekrete britanike, duke qene prej 3 dekadash, agjent i sherbimit sekret sovjetik.

    Po t'i referohesh Enciklopedise se Spiunazhit, botuar me 1996 ne SHBA, "kur Filbi ishte ne Uashington, mesoi rreth perpjekjeve anglo- amerikane per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi. Sovjetiket, pjesen me te madhe te informacioneve dhe raporteve te Filbit, u'a dergonin shqiptareve".

    Ky moment, e ben edhe me te qarte, idene e ekzistences se nje plani te CIA-s dhe MI- 6 britanike, per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Atij plani, qe Gabriel Partosh, analist i BBC per Europen Juglindore, e ka cilesuar si "nje nga fiaskot e para te CIA-s" pas Lufte se II Boterore. Ideja e se ciles sipas Eilliam Colbit, ish shefit te agjensise amerikane te zbulimit CIA, "ishte qe nese do te mund te shkeputnin nje vend nga blloku lindor, kjo mund te niste procesin e ndarjes se te tjereve prej tij". Nje proces i ngjashem me lojen e gureve te dominose, ku pas te pares, rrezohen me rradhe gjithe gurte e renditur pas tij.

    MOZAIKU I KOMPLOTIT

    Hapja e nje pjese te arkivave te CIA-s ne vitin 1994, qartesoi se "ne vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kane nxitur nje kryengritje ne Shqiperi, duke derguar grupe te armatosura emigrantesh antikomuniste". Operacionet ushtarake ne terren, pergatiteshin paralelisht me organizimin politik te gjithe faktoreve kryesore te emigracionit antikomunist. Per kete u krijua Komiteti "Shqiperia e Lire", ne krye te te cilit u vendos Mid'hat Frasheri.

    Sipas Zv/ ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar ne ndihmen qe mund t'i jepte Komitetit "Shqiperia e Lire", ndaj ai do te mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lire". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri ne renien e Murit te Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shume vitesh, njeriu kryesor i ketij Komiteti do te ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshem republikan i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Te gjitha planet per operacione ushtarake dhe organizimin politik te shqiptareve ne emigracion, nisen te zbatoheshin ne vitin 1949. Nje vit me pare, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur ne Uashington D.C, zyren e koordinimit per veprimet e perbashketa agjenturore, ne drejtim te vendeve te lindjes komuniste". Me detyren e koordinatorit ne kete zyre, u emerua nga ana e qeverise Britanike, Kim Filbi, i cili nderkohe ishte nje nga superagjenter qe punonte per KGB-ne.

    Po ne vitin 1949, perfaqesuesit e Shqiperise sebashku me ato te 8 shteteve te tjera, moren pjese ne organizaten politike te quajtur "Asambleja e Kombeve te Roberuar Europiane" (ACEN) me qender ne Nee York. Nje organizem i perbere nga kreret e emigracionit te vendeve te lindjes ne perendim. E qe synonte organizimin e tyre, kunder regjimeve komuniste.

    Levizjet ne kete periudhe, filluan edhe brenda Shqiperise. Disa figura dhe fraksione te vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizaten ilegale "Fronti i Rezistenes". Nje organizem qe synonte te krijonte bazat e pritjes se grupeve desante qe do te hidheshin ne Shqiperi. Koordinimi i punes mes tyre, duket se synonte organizimin e nje kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i se ciles, mund te conte ne rrezimin e Enver Hoxhes, dhe zevendesimin e tij me qeverine e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire".

    DOSJA E OPERACIONIT

    Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhetia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumentave autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume aresye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne rradhen e vendeve te tjera socialiste.

    Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per cfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

    Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ceshtjen e kunderevolucionit".

    Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise.

    Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi". Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

    Ndersa Amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion Aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete.

    Ndersa shqiptaret, krijuan per kete, nje Komunitet Kombetar ne krye te se cilit u zgjodh Hasan Dosti, nderkohe qe anglezet kishin si kandidat per udheheqje, Abaz Kupin". Nje nga partizanet e ketij komploti, cilesohet edhe Abaz Ermenji.

    Pergatitjet per rrezimin e qeverise komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe ne rrafshin politik. Te gjitha fraksionet politike te organizuara ne emigracion, synohej te bashkoheshin, per te nxjerre ne krye te tyre, nje figure te pranueshme per Shqiperine e asaj kohe, e qe pergatitej te zevendesonte Enver Hoxhen.

    Ai u zgjodh te ishte Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit, kreut te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ne nje raport te saj, pranonte ne ate kohe se "Zogu ndjek nje politike te tille, qe te detyroje grupet e tjera te bien ne preherin e tij dhe te ikin nga skena e rendesise qe mund te kene sot disa elemente si Mid'hat Frasheri, qe konsiderohen si elemente te nje kalibri te madh". Vec kesaj, perendimi nuk mund te rrezikonte ne vitet '50, deri ne ate kete pike sa te luftonte per zevendesuar regjimin komunist, me nje regjim Monarkist.

    "SHQIPERIA E LIRE"

    Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Kim Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total, zgjati vetem 30 minuta, gjate kohes se transmetimit e edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frasheri lexoi ne radio, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

    Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai i'a kishte dale me shume mund te bashkonte me ne fund nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Nga ambasada shqiptare ne France, shefi i saj Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme ne Tirane se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta franceze prestigjioze "Le Monde", i dha cuditerisht publicitetin me te madh ketij lajmi duke shkruar se "Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet". Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu si duhet dhe me qellime shume miqesore".

    Por, emigracioni politik shqiptar nuk ishte i gjithi i bashkuar ne kete pike, pasi skema e komplotit linte ne hije ish Mbretin Ahmet Zogu. Kjo shihet qarte po ti referohesh nje lajmi te transmetuar pas 4 ditesh nga keto zhvillime, nga agjensia zyrtare franceze e lajmeve AFP. Ajo botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqiperia e Lire". Pas 7 prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

    Por, kjo nuk e pengoi aspak Mid'hat Frasherin te vazhdonte misionin qe kishte marre persiper. Pas Frances, ai shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

    E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire".

    Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar "si i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

    Madje "Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar, ne zyre",- thuhej nje nje raport sekret diplomatik te nisur ato dite nga Nee Yorku, drejt Ministrise se Jashtme ne Shqiperi.

    "LIQENI I VAJKALIT"

    Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i infiltroje ata ne Shqiperi".

    Prej permbajtjes se ketij mesazhi, me shume se kaq mesohet se Tirana nuk ishte ende ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe dhe per afrimin e tij me Mid'hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe rreth faktit se Enver Hoxha ende nuk ishte ne dijeni ne kete kohe, se Mbreti Zog po mbahej larg planit qe synonte rrezimin e tij dhe shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

    Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te vitit 1950. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars- prill te vitit 1950".

    Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

    Me 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

    Dhe nuk do te kalonte nje muaj, kur me 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te uleta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa dokumenta te tjera tregojne se te nesermen ministria e Mbrojtjes shqiptare, kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise".

    Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

    Ne kete kohe, agjensia prestigjioze e lajmeve REUTERS njoftone me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri". Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

    Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Palagia ne detin Egje, apo ne afersi te 3 qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit. Per rrjedhoje, sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve.

    Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi, daton ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder te gjithe desantet shqiptare te asaj periudhe. Arrestimi i tij, shenoi edhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

    Ne fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjyqesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo- amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare te asaj kohe.

    DESHTIMI I PARALAJMERUAR

    Sipas ish Drejtorit te CIA-s Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

    Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

    Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

    Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hat Frasheri u gjend i vdekur sic supozohej nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia".

    Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".

    Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6", per rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes ne Shqiperi. Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".

    Po t'i referohesh fjalimit te fundit te Kryeministrit britanik Toni Bler, "nuk eshte hera e pare qe organet inteligjente britanike dhe CIA-s amerikane, bashkepunojne ne operacione teper sekrete. Ne vitin 1948, vetem nje vit para fillimit te zbatimit ne terren te operacionit komplotist per rrezimin e Enver Hoxhes, CIA ka shperndare shuma te medha parash per te financuar zgjedhjet ne vendin fqinj. Por, ne Shqiperi ishte hera e pare qe infiltroheshin sabotatoret e armatosur pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit te asaj kohe Herri Truman dhe parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli,- tha Toni Bler duke shtuar se "ashtu si Kim Filmi, nje nga kokat e spiunazhit nderkombetar, ka ende te tjere".

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Une mendoj se me kete Toni Bler ka dashe me thene se ata kane bere te gjitha c`eshte e mundur te na shpetonin nga Dulla.

    Une mendoj se ata, pra italianet,anglezet,amerikanet etj mund te benin me shume, kur e shikonin se nje pupull po vuan, qe mos them me shume se ndoshta ata edhe e kane perkrahur regjimin.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nuk ekzistonte asnje komplot anglo-amerikan kundra Enverit! Keto "komplote" ishin shpikje te Enverit per te na mbushur mendjen se ekzistonin shume "armiq" jashte vendit dhe shume "tradhetar" brenda vendit. Sot per mendimin tim perbejne pjese te propagandes filo-amerikane.

    Amerika nuk kishte asnje mundesi te nderhynte ne punet e brendeshme te nje vendi qe kishte nenshkruajtur Traktatin e Varshaves. Zonat e mbikeqyrjes (amerikane ose sovjetike) ishin ndare qe me Traktatin e Jaltes. Ne punet e brendeshme te Shqiperise kishte te drejte tu ngatronte vetem Bashkimi Sovjetik, peredrisa Shqiperia u njoh si vend i Bllokut Lindor.

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kryeplak, mos u bej qesharak. Mund te jesh antiamerikan, e drejta jote, po mos na fol dengla se tregon injorancen tende ne fushen e historise. Nuk eshte gabim apo turp te jesh injorant ne dicka, turp eshte ta reklamosh ate. Une psh jam injorant per kimi....nuk mund te shkruaj dot per formula kimike.

    Marreveshja e Jaltes, sa per dijeni, nuk e kishte fare ne refene Shqiperine. As qe permendet fare. I ishte lene Jugosllavise , te behej republika e saj e shtate. Kur Titoja i hodhi vckla Stalinit, i kaloi zones se influences sovjetike.
    Traktati i Varshaves u krijua ne 1955, kurse nderhyrja (komploti) anglo-amerikan per te cilin behet fjale me siper ishte gjate viteve 1949- 1953 dhe perkon ne periudhen kohore qe fillon me shkeputjen e Shqiperise nga prangat jugosllave me shprese se do te kalonte me hir apo me pahir drejt Perendimit dhe mbaron me vdekjen e Stalinit dhe ardhjen e Hrushovit ne fuqi ne BRSS.

    SHBA dhe Anglia te mbeshtetura nga te gjitha shtetet perendimore pas 1945 me fillimin e Luftes se Ftohte i dhane prioritet ndaljes , izolimit dhe perhapjes se zones sovjetike ne Evropen Lindore duke iu permbajtur germe per germe Marreveshjes se Jaltes. Keshtu pra , amerikanet, CIA nderhyri ne Itali ne zgjedhjet e 1948 qe te mos vinin ne fuqi komunistet sepse Italia i perkiste zones anglo-amerikane te influences, por nuk bene asgje per Cekosllovakine, ku ne 1948 komunistet hypen ne pushtet edhe pse humben zgjedhjet ne kete vit. Cekia i perkiste ruseve dhe amerikanet qendruan larg si ne 1948 ashtu dhe ne 1968 ne "Pranveren e Prages".
    Ne Shqiperi nuk kishin asnje marreveshje midis tyre dhe ruseve perse mos te nderhynin nepermjet sherbimeve sekrete. Nderhyrja ushtarake u perjashtua sepse mudn te kthente luften e ftohte ne nje lufte te nxehte dhe u linte argumente sovjetikeve te benin te njejten gje ne zonat te tjera qe nuk perfshiheshin ne marreveshjen e Jaltes, por qe faktikisht ishin shtete demokratike ose diktatoriale jokomuniste.
    Stalini ishte nje diktator i madh dhe i tmerrshem, por si strateg ushtarak ishte nje zero me xhufke dhe kishte frike Ameriken dhe Perendimin. I trembej nje kryqezate te re antisovjetike dhe per kete arsye deri ne 1954 ( pas vdekjes se tij, ardhjes se Hrushovit ne fuqi) BRSS nuk dha asnje ndihme , nuk nderhyri aspak ne punet e brendshme te shteteve te tjera per te perhapur zonen sovjetike te influences. Hrushovi megjithese denoi stalinizmin, ishte ekspansionist. Pas ardhjes se tij ne fuqi, BRSS nderhyri ne Vietnam ( ku terhoqi fillimisht francezet dhe me pas amerikanet ne nje lufte dekadash), ne Guatemala ku financoi dhe armatosi komunistet dhe majtistet, ne Kuba, Kili etj. Pervec Kubes dhe Vietnamit te Veriut,( ku Kastro nje muaj para se te hynte ne Havana deklaroi ne televizionin amerikan se ai do te mbante marredhenie te mira dhe miqesore me SHBA, do respektonte pronen private dhe interesat e investitoreve amerikane ne Kuba dhe se do te lejonte zgjedhje te lira- prandaj u la nga amerikanet te hypte ne fuqi) nderhyrja sovjetike deshtoi si pasoje e kunderveprimeve te CIA-s. E anasjellta ndodhi ne Shqiperi ne vitet 1949-53. CIA deshtoi sepse nderhyri KGB-ja dhe agjenti i saj Filbi, jo se nderhyri ushtria sovjetike ne Shqiperi.
    Perpjekje anglo-amerikane per rrezim te qeverise se Hoxhes ka pasur gjate viteve 1949-1953, te pelqen ty apo jo si antiamerikan qe je. Eshte fakt historik i pamohueshem. Deshmitare okulare te atyre ngjarjeve si te njeres pale ashtu te pales tjeter ka akoma gjalle dhe deshmojne per nje gje te tille. Sesa rezultative ishte nderhyrja e CIA-s dhe se si e perdori Enveri "karamelen" e komplotit te CIA-s edhe pas 1953 per te justifikuar terrorin mbi popullin kjo eshte nje ceshtje tjeter qe nuk ka lidhje me temen qe po flasim.
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    He was the son of another intelligence officer - a man betrayed by Kim Philby himself, one of the poor bastards who'd parachuted into Albania into the waiting arms of a KGB reception committee.

    Tom Clancy "Red Rabbit" faqe 12, Berkley books August 2003
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #6
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Bethell, Nicholas. Betrayed. New York: Times Books, 1984. 206 pages.
    The British and CIA involvement in Albania from 1949-1953 was not the first covert operation of the Cold War. In Italy, for example, the CIA passed out money to influence the 1948 elections. But Albania was the first time that armed saboteurs were infiltrated into a sovereign country during peacetime, without the approval of Congress, Parliament, Prime Minister Clement Attlee, or President Harry Truman. This book by Nicholas Bethell, a Conservative member of the House of Lords who lives in London, is the story of this paramilitary operation, which was an unmitigated disaster.
    The major problem was that Kim Philby, MI6's joint commander of the mission based in Washington, was a Soviet mole who betrayed some of the operations from the start. The CIA prefers that we believe this was the only problem, and as of 1982 still refused to confirm that the invasion took place. But Bethell makes a strong case that there were other difficulties: "Poor planning, faulty equipment, ineptitude, the unforeseen strength and violence of the Communist forces in Albania, and the decision to go ahead with the operation despite the warning signals, led to the deaths of thousands."
    ISBN 0-8129-1188-1
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    [QUOTE]Postuar më parë nga Kryeplaku
    [B]Nuk ekzistonte asnje komplot anglo-amerikan kundra Enverit! Keto "komplote" ishin shpikje te Enverit per te na mbushur mendjen se ekzistonin shume "armiq" jashte vendit dhe shume "tradhetar" brenda vendit. Sot per mendimin tim perbejne pjese te propagandes filo-amerikane.

    lol

    Po mire mo kryeplak te pakten mer mundimin te lexosh artikullin me siper ose artikujt e tjere te Klanit ne lidhje me kete.

    Ne fakt ishte e cuditshme sesi Anglia dhe Usa kishin mbajtur shpresa qe kthimi i Shqiperise ne vend jo-komunist do te sherbente si efekt domino per komplet lindjen. Akoma me e cuditshme eshte qe E. Hoxha s'ia paska futur dhe aq kot per armiqte imperialisto-revizioniste. Kur i lexova keto artikuj para ca ditesh te Korrieri, megjithe keqardhjen qe nuk patem fatin ta permbysnim Hoxhen, me duket e habitshme kompetenca dhe inteligjenca e sigurimit shqiptar.

  8. #8
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar më parë nga D&G Feminine

    Kur i lexova keto artikuj para ca ditesh te Korrieri, megjithe keqardhjen qe nuk patem fatin ta permbysnim Hoxhen, me duket e habitshme kompetenca dhe inteligjenca e sigurimit shqiptar.
    Cfare ka ketu per t'u habitur? N.q.s te japin te gatshme informacionet se ku, si e kush do te zbarkoje ne filan vend, dhe nje fshatar i thjesht me cifte ne krahe do te dinte te zinte "rob" "armiqte e popullit".

    Philby ka qene strumbullari i mos-suksesit te anglo-amerikaneve dhe shqiptareve. Ndersa Enveri diti te korrte suksesin duke shpallur me te madhe "suksesin" e makines se tij vrasese te ashtuquajtur Sigurimi i Shtetit Shqiptar ne "dobi" te kauzes mizore komuniste shqiptare.

    Pyetje.
    Nese Shqiperia pas Luftes se Dyte Boterore konsiderohej si nje vend qe eshte cliruar vete nga trupat naziste, a kishte mundesi ky shtet ne baze te kesaj llogjike te mos i atashohej linjes komuniste?
    D.m.th. neqoftese ne Shqiperi zbarkonin me sukses njerez te stervitur, sic dhe ndodhi, dhe binin ne kontakt me njerez ne vend, duke arritur te organizonin nje levizje anti-komuniste, sidomos ne Veriun e vendit, i cili ne ate kohe ishte dhe ne levizje e siper ne kete drejtim, a mund te mendohej Shqiperia si nje vend komplet nen suazen sovjetike?


    P.s.
    Kryeplak, propagande filo-amerikane a quaje si te duash, Kim Philby ka jetuar e vepruar in persona kundra interesave anglo-amerikane dhe eshte vertetuar se ka qene agjent sovjetik. Prandaj boll me shabllone anti-amerikane.

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Sa shpejt hidheni te akuzoni te tjeret per anti-amerikan jeni me te vertet te cudicem, pse keshtu...kur nuk bie ndakort me disa ngjarje duhet te jesh anti-amerikan? Po disa prej jush qe thone qe Shqiperine e krijoi SHBA, nderkohe qe ne traktatin e njohjes se Shqiperise (Firence 1913) SHBA nuk merte pjese fare, mos duhet t'ju them une juve anti-Shqiptare???? Nejse...

    Toro i di datat e traktateve mire, nuk kam nevoje per sqarime kam hapur edhe teme te Forumi Historia Boterore ku mund te ndreqesh gabimet e tua. Saper Stalinin e kam shkruajtur ne ate teme - Ngarjet e Shekullit 20- qe e donte Shqiperine Republike te 7 te Jugosllavise( ky eshte edhe shkaku qe Ushtria e Kuqe nuk zbriti ne Tirane sepse zbritja ishte simbolike per clirimin e kryeqyteteve por Stalini me clirimin e Beogradit e quajti se tashme Tirana ishte ceshtje e Titos) dhe se menjehere mbasi e ktheu pllaken Tito, Stalini e perkrahu Shqiperine. Ju mos harroni se fuqite perendimore ishin te parat (para Stalinit akoma) qe e njohen qeverine e Enverit si qeveri te ligjshme, qe ne vitin 1944 me shprehje te vet Corcillit. Une nuk u referova apostafat te ngjarja qe pershkruajti Albo- meqe me refeve datat Toro- une u refeva te trillimet e pergjithshme reth ketij "clirimit per te cilin rinte pa gjum Presidenti i SHBAs". Toro nuk kuptova ca ndryshimi kishte nese Stalini na qunte Jugosllavi ose Shqiperi, po ne bllokun lindor nuk ishim? Nejse... nuk keni faj qe nuk me kuptoni se i shifni gjerat midis emisioneve te huaja reth agjentures etj.- mbase disave prej jush do i dukej e njejta gje nese ne vend te Vietnamit SHBA t'i bente lufte Hungarise, per mua kjo mund te conte ne Luften e Trete Boterore, e njejta gje mund te ndodhte edhe nese ne vend te Afganistanit BS te godiste Turqine. A e dini ca vrisnin Amerikanet ne Vietnam? Komunista! po si pra nuk u pergjigjnin Sovjetiket? Kishin frike SHBAn? Jo me shume sesa SHBA kishte frike BS! Pse pra nuk e benin? Sepse nuk i interesonte, nuk i interesonte edhe sikur mos ngelej edhe nje i gjalle ne Vietnam, cdo gje ishte ndar! Ne vitin 1962 vajti te prishej kjo "ndarje", kur Kuba u furnizua me predha sovjetike dhe gati sa nuk plasi Lufta e Trete- po te lexoni me mire reth psikologjise ne te cilen bazohej Lufta e Ftohte mbase do me kuptoni ndonje dite, jo per gje por kam dhene dhe provime universitare per Luften e Ftohte.
    falemiNDERit

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Deshtimi i rrezimit te pushtetit te Enver Hoxhes, nje nga deshtimet Me te medha te sherbineve argjenturore angleze...


    Na u shtua ne katalog edhe nje "ME" tjeter.

    Kemi qene vendi "Me" i varfer i Evropes.
    Per ne u be lufta "Me" e madhe ne Evrope, pas Luftes se Dyte Boterore.
    Jemi vendi "Me" i copetuar ne Evrope.

    Nuk e di si do shkoje puna me ne shqiptaret...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •