Kuptimi dhe perkufizimi i fese.
Fjala fe eshte aq e nderlikuar saqe nuk ka fushe brenda veprimtarive njerzore e cila nuk perfshihen ne te.Pikerisht per kete fakt shkencetaret dhe dijetaret kane dhene nje perkufizim te saj duke u bazuar dhe ne qellimin e krijimit te njeriut.
Pra sipas teologeve dhe shkencetareve islame feja i pergjigjet kuptimeve
(1) Adhurim (lidhje dhe njohje e Zotit )
(2) Nenshtrim dhe Bindje (per te perputhur vullnetin e njeriut me ate te Zotit),
(3) Drejtim jete, (detyra dhe porosi) (4) Shperblim dhe Denim(sipas veprave te tuaja).Pra vete jeta e njeriu permban brenda saj detyra dhe deshira te cilat duhet te udhehiqen nga vullneti HYJNOR qe te mos te demtohet njeriu, kjo krijese e larte.
(1)-Adhurim (lidhje dhe njohje e Zotit)
"Mesoje se ska Zot tjter pervec Allahut" (sure Muhamed)
Dhe nuk ishin urdheruar per tjeter gje vetem ta adhuronin Zotin me nje adhurim te sinqerte"
(2)-Nenshtrim dhe Bindje (per te perputhur vullnetin e njeriut me ate te Zotit
E kush ka fe me te mire se ai qe sinqerisht i eshte nenshtruar Zotit te vet duke qene bamires..."(sure En-Nisa125)
(3)-Drejtim jete (detyra dhe porosi)
.Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.[6:153]
(4)-Shperblim dhe Denim (sipas veprave te tuaja).
"Kush vepron nje te mire qe peshon sa grimca ate do ta gjeje dhe kush punon nje te keqe qe peshon sa grimca ate do ta gjeje"[99: 7-8]"
Pra feja eshte ligj ose shpallje e vendosur nga Zoti dhe jo nga njerzit, per ta udhehequr dhe mesuar njeriun ne lidhjen e tij me Zotin ne lidhjen e tij me krijesat dhe ne lidhjen e tij me perkujdesjen ndaj vetes se tij.Mbas kesaj njeriut i dalin disa detyra-!
1)-Detyra ndaj Zotit, Krijuesit te tij
2)-Detyra ndaj vetes se tij
3)-Detyra ndaj krijesave te tjera(prinderve, farefist, shoqerise)
1)Detyra ndaj Zotit i permbledhte gjitha detyrat e tjera sepse me ane te fese Zoti ben rregullimin e jetes se njeriut duke vendosur rregulla te cilat njeriu duhet ti zbatoje.( 2) Psh Mos ta demtoje veten e tij shpirterish dhe fizikisht qofte duke adhuruar idhujt(per shpirtin) qofte duke pire droge (per trupin).(3)Te respektoje prinderit te mbaje lidhjet farefisnore te sillet mire dhe te kete vlera te larta ne shoqeri(qofshin keto morale intelektuale ose shkencore) te jete i mershirshem dhe kujdesshem kerkues e zbulues ndaj natyres qe e rrethon(pemeve, kafsheve, trupave qiellore, ujit, ajrit etj)
Krijoni Kontakt