Po te ma benit para disa vitesh kete pyetje do t'ju jepja nje pergjigje precize por ce do qe truri i njeriut ndryshon, vet feja nuk gjendet ne tru? Me vjen me te vertet keq kur temat e Forumit kthehen ne arene cirku edhe nga ata qe vet i hapin.
Megjithate do mundohem edhe une te jap mendimin tim te varfer. Para shume vitesh diku ne nje zone te planetit u shfaq "njeriu i pare". Disa e quajten Adam+Eva disa e quajten homo sapiens sapiens etj. U shfaq ky njeri ne nje bote te panjohur per te, mes shtazeve, pyejeve, fenomeneve te "mbinatyrshme" si dhe mes frikes qe i shkaktonte ikja e miqve te tij nga nje bote qe nuk do ktheheshin me. Jeta ishte me te vertet e veshtire per te, nuk kishte asnje fare kuptimi. Si mund te ket kuptim nje veprimtari e cila dikur, mbas humbjes se jetes, do te zhduket vetvetiu? Por njeriu e kishte me te vertet te veshtire ta imagjinonte se jeta e tij nuk kishte kuptim, nuk ndryshonte nga jeta e kafshes. Si mund ta pranonte nje qenje njerezore kaq lehte nje dicka te tille? Lindi njeriu mes vuajtjeve, u rit me vuajtjet dhe me vuajtjet mbijetoi, pra kjo jete kishte pak kuptim per te. Keshtu u kthye nje dite nga mali, nga lumi, nga Hena, nga Dielli, nga rete etj. dhe gjeti pergjigjet qe donte (disa thone se njeriu i shpiku vet pergjigjet disa thone se i erdhen nga nje fuqi mbinatyrore, kjo gje pak me intereson nga kendeveshtrimi qe shkruaj). Gjithashtu kur e kuptoi se c'ishin jeta dhe kjo bote (te ashperta pa pik meshire) filloi te interesohet per nje bote tjeter. Duke humbur shansin e kesaj bote filloi te mendoj si te rregulloje ekzistencen e tij ne boten tjeter e cila eshte bota qe nuk njeh fund (pergjigje Europianeve dhe Amerikaneve "ulni varferine qe te mos i frikesoheni ekstremizimit", kush nuk pret nga kjo jete shume gjera eshte i gatshem te shkoj ne bote tjeter). Keshtu pasi mori pergjigjet qe donte filloi edhe veprimtarine e tij me te cilen besonte se do t'i sherbente ne boten tjeter. Tani ndjehej me i sigurte se heret e tjera, kur kishte frike u drejtonte perpara asaj fuqije "mbinatyrore" qe quante per zot dhe kerkonte ndihme, kur semurej i drejtohej perendive/zotit dhe priste sherim, kur ishte mire kenaqej se perendite/zoti e ndihmuan ate etj. Me pak fjale hallin e perballonte me me lehtesi psikologjike kurse gjerat e mira i pranonte me me gezim (1. prej vet miresise dhe 2. sepse zoti/perendite kishin marre anen e tij dhe keshtu shpresonte se do e ndihmonin edhe heret e tjera). Keshtu njeriu, vec te tjerave, duke u bazuar te nje fuqi mbinatyrore filloi te ris edhe besimin te vetja. Duke pasur besim te vetja dhe duke menduar se jeta ka nje kuptim filloi njeriu te kthehet nga veprimtarite e tjera qe nuk lidhen drejt per drejt me mbijetesen. Keshtu ndertoi nje dite nje tempull, pastaj i kenaqur me shperblimin qe mori nga perendite/zoti mendoi qe te bej nje bamiresi te nje njeri tjeter. Me pak fjale njeriu u be me njeri se c'ishte. Tempulli dhe bamiresite i sollen njerezit me afer midis tyre (feja edhe sot flet per vllazerim, pavarsisht se c'ndodh ne veper) dhe ata nga njerez te ndryshem midis njeri tjetrit gjeten dicka te perbashket (besimin) dhe keshtu filluan te krijohen shoqerite e para (nuk lej menjane edhe faktin se nevoja beri punen e vet ne bashkimin e njerezve, po mbase feja u perdor si vegel e kesaj nevoje) dhe me vone qytetrimet e lashta. Nuk ka dyshim qe ne shumicen e mbeturinave qe na kan ngelur nga qytetrimet e lashta feja ka pasur rol dominues si psh. papiret e murgeve egjyptian, piramidat/varret e faraoneve ku pasqyrohet besimi i Egjyptianeve mbi boten tjeter, tempujt e perendive greke etj. etj. etj. Pra ne faze te pare feja na del si dicka pozitive ne evolucionin e njeriut, e ndihmoi ate te gjej shpresen brenda ne nje bote erresire dhe e shtyu njeriun drejt artizanatit fetar i cili ka rendesi te papershkrueshme arkiologjike dhe historike. Mund te thoshte dikush se "njeriu ne kundershtim me kafshen e ka vet tendencen natyrore e cila e con drejt te bukures, artit, krijimit" etj. Jam shume ndakort por duhet te jesh edhe ti ndakort me mua se feja u perdor si nje vegel e mire me te cilen njeriu shprehu kete tendence natyrore. Po ashtu i rendesishem eshte roli i fese ne perparimin e shoqerive. Qe te ekzistonin shoqerite duhet te kishte "barazi" edhe ligje, po sa i gatshem ishte nje njeri qe te pranonte ligjet qe i vinte nje njeri tjeter? Keshtu ligjeve shume here ju dha prej'ardhje fetare. Nuk e di sa te mira ishin keto ligjet fetare por nje gje dihet, u shpiken nga njerezit per njerezit dhe perbejne zanafillen e ligjeslatures se sotme boterore (pra nga shkalla 0 vajtem te shkalla numer 1). Zhvillimi i njerezimit mbi te cilin feja luajti rolin e saj (kush mund ta imagjinoj Greqine pa tempujt e Athinas, Apollonit etj., po Turqine pa xhamite dhe kishat ortodokse, po Europen pa katedralet, po Azine pa tempujt, po vendet arabe pa minaret e larta. Nuk mendoni se bota do ishte me pak e bukur pa keto?) do njohi pas nje fare kohe edhe aspekte te tjera. Permiresimi i armeve te gjyetise dhe punimi i tokes i shtoi njeriut perqindjen qe te mbijetoje, ritja e mundesise se mbijeteses shtoi popullsine, popullsia e madhe solli hapjen e njerezve neper planet, hapja e tyre neper planet i beri ata qe te ndryshojne nga njeri tjetri me shume. Kjo sasi njerezish qe ritej dita me diten dhe ndryshonte me shume midis veti u be shkak qe dikur njerez te ndryshem te vijne ne kontakt midis njeri tjetrit. Ketu mbase duhet te vejme fillimin e problemeve te njerezise dhe fese.
Sic mund te ket kuptuar shume mire dikush ne kohen e erresires feja ishte valiumi me i mire per njeriun keshtu njeriu ishte i gatshem ta ndjeki ate ne cdo aspekt. Meqenese njeriu eshte kafshe ambicioze disa njerez kishin aritur te marin fuqi qe ne shoqerite e para primitive dhe ta ushtrojne fuqine e tyre mbi te tjeret. Nevoja per gjetjen e tokave pjellore dhe zonave strategjike solli keta mbreter te vegjel ne lufte me njeri tjetrin. Po si do ja mbushnin mendjen te varferit dhe skllavit qe te luftonte per zoterine? Aty roli i fese u tregua perseri dominues. Me qellim ngjalljen e urrejtjes kundrejt armikut, disa shfrytezues perdoren ndryshimet fetare dhe kulturore si vegla te mira. Kjo gje nuk ndodh edhe sot? Keshtu feja ne nje kohe te caktuar u perdor perseri ne nje element me rendesi te madhe historike. Ata qe kishin fuqine e kuptuan rolin e fese dhe filluan te perpiqen qe ta perdorin ate ne favor te tyre, institucionet fetare u kthyen ne vegla te mbretit, fisnikeve, pasanikeve etj. Feja nga organ vllazerues kthehet ngadale ngadale ne nxites urrejtjeje. Kurse populli i pashkolle vazhdonte te kishte si valium te vetem fene. Kete besoj kishte ndermend edhe Karl Marksi kur qortonte me urrejtje Kishen e Prosise gjermane dhe jo vet besimin te Zoti. Institucionet fetare u kthyen ne Kuvende Popullore ku Papa, Patriarku ose Sheiku etj. e dinin me mire se populli se cfare donte populli. Pra feja dukej se e kishte humbur qellimin e krijimit te saj. U krijua nga njeriu si nevoje e tij per t'i dhene pergjigje dukurive "mbinatyrore" dhe per ta lidhur ate me "hyjnoren" dhe u kthye ne vegel te atyre qe kishin fuqine. Kur u kthye ne vegel te shfrytezuesfe feja nuk i jepte me pergjigje njerezve per pyetjet e veta mistike por i'a ndalonte atij pyetjet (" Zoti i di te gjitha dhe ai ka vendosur mekembesit e tij - Papen, mbretin etj.- qe vendosin per te miren e njeriut") dhe keshtu nga organ c'lirues (clirim nga frika, erresira etj.) u kthye ne organ pushtues (pushtim nga frika e institucioneve fetare, erresira e mosdijes, mospergjigjes etj.).
Konkluzioni im : feja eshte si zjarri, eshte teper i dobishem per njeriun por duhet te kesh kujdes se mos digjesh. Feja (pergjigje Albos) eshte vegla me te cilen njeriu i beri drite per shekuj me radhe erresires ne te cilen gjendej. Vet njeriu ka nevoje te besoj diku, feja ishte shprehja e kesaj nevoje. Pra nese e shohim fene duke treguar kujdes historik ndaj saj do thosha se feja ishte teper e dobishme per njeriun, i tha atij ate qe donte te degjonte. E quaj gabim te kritikojme fene duke pasur ndermend kohen moderne. Qe ti pergjigjesh mjaftueshem pyetjeve historike, si psh. roli i fese te njeriu, duhet ta vendosesh veten ne kohen te e cila referohesh. Besoj se shume njerez akoma edhe sot kan nevoje per besimin ne fe. Por sot feja nuk mund te jet "kandil i vetem" brenda erresires ne te cilen ndodhet njeriu. Keshtu ajo qe duhet bere eshte qe fese ti jepet vendi qe i takon, lidhja ime me hyjnoren. Nga andej e tutje llogjika, njohuria, mendimi i lire, harmonia, pranimi i faktit se njerezit nuk mund te jene njelloje por ndryshojne etj. besoj se jane vegla te mira te cilat mund te zgjidhin shume probleme te cilat feja veshtiresohet ti zgjidhi. FLM
Krijoni Kontakt