Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    nje aspekt human :

    Po te ma benit para disa vitesh kete pyetje do t'ju jepja nje pergjigje precize por ce do qe truri i njeriut ndryshon, vet feja nuk gjendet ne tru? Me vjen me te vertet keq kur temat e Forumit kthehen ne arene cirku edhe nga ata qe vet i hapin.

    Megjithate do mundohem edhe une te jap mendimin tim te varfer. Para shume vitesh diku ne nje zone te planetit u shfaq "njeriu i pare". Disa e quajten Adam+Eva disa e quajten homo sapiens sapiens etj. U shfaq ky njeri ne nje bote te panjohur per te, mes shtazeve, pyejeve, fenomeneve te "mbinatyrshme" si dhe mes frikes qe i shkaktonte ikja e miqve te tij nga nje bote qe nuk do ktheheshin me. Jeta ishte me te vertet e veshtire per te, nuk kishte asnje fare kuptimi. Si mund te ket kuptim nje veprimtari e cila dikur, mbas humbjes se jetes, do te zhduket vetvetiu? Por njeriu e kishte me te vertet te veshtire ta imagjinonte se jeta e tij nuk kishte kuptim, nuk ndryshonte nga jeta e kafshes. Si mund ta pranonte nje qenje njerezore kaq lehte nje dicka te tille? Lindi njeriu mes vuajtjeve, u rit me vuajtjet dhe me vuajtjet mbijetoi, pra kjo jete kishte pak kuptim per te. Keshtu u kthye nje dite nga mali, nga lumi, nga Hena, nga Dielli, nga rete etj. dhe gjeti pergjigjet qe donte (disa thone se njeriu i shpiku vet pergjigjet disa thone se i erdhen nga nje fuqi mbinatyrore, kjo gje pak me intereson nga kendeveshtrimi qe shkruaj). Gjithashtu kur e kuptoi se c'ishin jeta dhe kjo bote (te ashperta pa pik meshire) filloi te interesohet per nje bote tjeter. Duke humbur shansin e kesaj bote filloi te mendoj si te rregulloje ekzistencen e tij ne boten tjeter e cila eshte bota qe nuk njeh fund (pergjigje Europianeve dhe Amerikaneve "ulni varferine qe te mos i frikesoheni ekstremizimit", kush nuk pret nga kjo jete shume gjera eshte i gatshem te shkoj ne bote tjeter). Keshtu pasi mori pergjigjet qe donte filloi edhe veprimtarine e tij me te cilen besonte se do t'i sherbente ne boten tjeter. Tani ndjehej me i sigurte se heret e tjera, kur kishte frike u drejtonte perpara asaj fuqije "mbinatyrore" qe quante per zot dhe kerkonte ndihme, kur semurej i drejtohej perendive/zotit dhe priste sherim, kur ishte mire kenaqej se perendite/zoti e ndihmuan ate etj. Me pak fjale hallin e perballonte me me lehtesi psikologjike kurse gjerat e mira i pranonte me me gezim (1. prej vet miresise dhe 2. sepse zoti/perendite kishin marre anen e tij dhe keshtu shpresonte se do e ndihmonin edhe heret e tjera). Keshtu njeriu, vec te tjerave, duke u bazuar te nje fuqi mbinatyrore filloi te ris edhe besimin te vetja. Duke pasur besim te vetja dhe duke menduar se jeta ka nje kuptim filloi njeriu te kthehet nga veprimtarite e tjera qe nuk lidhen drejt per drejt me mbijetesen. Keshtu ndertoi nje dite nje tempull, pastaj i kenaqur me shperblimin qe mori nga perendite/zoti mendoi qe te bej nje bamiresi te nje njeri tjeter. Me pak fjale njeriu u be me njeri se c'ishte. Tempulli dhe bamiresite i sollen njerezit me afer midis tyre (feja edhe sot flet per vllazerim, pavarsisht se c'ndodh ne veper) dhe ata nga njerez te ndryshem midis njeri tjetrit gjeten dicka te perbashket (besimin) dhe keshtu filluan te krijohen shoqerite e para (nuk lej menjane edhe faktin se nevoja beri punen e vet ne bashkimin e njerezve, po mbase feja u perdor si vegel e kesaj nevoje) dhe me vone qytetrimet e lashta. Nuk ka dyshim qe ne shumicen e mbeturinave qe na kan ngelur nga qytetrimet e lashta feja ka pasur rol dominues si psh. papiret e murgeve egjyptian, piramidat/varret e faraoneve ku pasqyrohet besimi i Egjyptianeve mbi boten tjeter, tempujt e perendive greke etj. etj. etj. Pra ne faze te pare feja na del si dicka pozitive ne evolucionin e njeriut, e ndihmoi ate te gjej shpresen brenda ne nje bote erresire dhe e shtyu njeriun drejt artizanatit fetar i cili ka rendesi te papershkrueshme arkiologjike dhe historike. Mund te thoshte dikush se "njeriu ne kundershtim me kafshen e ka vet tendencen natyrore e cila e con drejt te bukures, artit, krijimit" etj. Jam shume ndakort por duhet te jesh edhe ti ndakort me mua se feja u perdor si nje vegel e mire me te cilen njeriu shprehu kete tendence natyrore. Po ashtu i rendesishem eshte roli i fese ne perparimin e shoqerive. Qe te ekzistonin shoqerite duhet te kishte "barazi" edhe ligje, po sa i gatshem ishte nje njeri qe te pranonte ligjet qe i vinte nje njeri tjeter? Keshtu ligjeve shume here ju dha prej'ardhje fetare. Nuk e di sa te mira ishin keto ligjet fetare por nje gje dihet, u shpiken nga njerezit per njerezit dhe perbejne zanafillen e ligjeslatures se sotme boterore (pra nga shkalla 0 vajtem te shkalla numer 1). Zhvillimi i njerezimit mbi te cilin feja luajti rolin e saj (kush mund ta imagjinoj Greqine pa tempujt e Athinas, Apollonit etj., po Turqine pa xhamite dhe kishat ortodokse, po Europen pa katedralet, po Azine pa tempujt, po vendet arabe pa minaret e larta. Nuk mendoni se bota do ishte me pak e bukur pa keto?) do njohi pas nje fare kohe edhe aspekte te tjera. Permiresimi i armeve te gjyetise dhe punimi i tokes i shtoi njeriut perqindjen qe te mbijetoje, ritja e mundesise se mbijeteses shtoi popullsine, popullsia e madhe solli hapjen e njerezve neper planet, hapja e tyre neper planet i beri ata qe te ndryshojne nga njeri tjetri me shume. Kjo sasi njerezish qe ritej dita me diten dhe ndryshonte me shume midis veti u be shkak qe dikur njerez te ndryshem te vijne ne kontakt midis njeri tjetrit. Ketu mbase duhet te vejme fillimin e problemeve te njerezise dhe fese.

    Sic mund te ket kuptuar shume mire dikush ne kohen e erresires feja ishte valiumi me i mire per njeriun keshtu njeriu ishte i gatshem ta ndjeki ate ne cdo aspekt. Meqenese njeriu eshte kafshe ambicioze disa njerez kishin aritur te marin fuqi qe ne shoqerite e para primitive dhe ta ushtrojne fuqine e tyre mbi te tjeret. Nevoja per gjetjen e tokave pjellore dhe zonave strategjike solli keta mbreter te vegjel ne lufte me njeri tjetrin. Po si do ja mbushnin mendjen te varferit dhe skllavit qe te luftonte per zoterine? Aty roli i fese u tregua perseri dominues. Me qellim ngjalljen e urrejtjes kundrejt armikut, disa shfrytezues perdoren ndryshimet fetare dhe kulturore si vegla te mira. Kjo gje nuk ndodh edhe sot? Keshtu feja ne nje kohe te caktuar u perdor perseri ne nje element me rendesi te madhe historike. Ata qe kishin fuqine e kuptuan rolin e fese dhe filluan te perpiqen qe ta perdorin ate ne favor te tyre, institucionet fetare u kthyen ne vegla te mbretit, fisnikeve, pasanikeve etj. Feja nga organ vllazerues kthehet ngadale ngadale ne nxites urrejtjeje. Kurse populli i pashkolle vazhdonte te kishte si valium te vetem fene. Kete besoj kishte ndermend edhe Karl Marksi kur qortonte me urrejtje Kishen e Prosise gjermane dhe jo vet besimin te Zoti. Institucionet fetare u kthyen ne Kuvende Popullore ku Papa, Patriarku ose Sheiku etj. e dinin me mire se populli se cfare donte populli. Pra feja dukej se e kishte humbur qellimin e krijimit te saj. U krijua nga njeriu si nevoje e tij per t'i dhene pergjigje dukurive "mbinatyrore" dhe per ta lidhur ate me "hyjnoren" dhe u kthye ne vegel te atyre qe kishin fuqine. Kur u kthye ne vegel te shfrytezuesfe feja nuk i jepte me pergjigje njerezve per pyetjet e veta mistike por i'a ndalonte atij pyetjet (" Zoti i di te gjitha dhe ai ka vendosur mekembesit e tij - Papen, mbretin etj.- qe vendosin per te miren e njeriut") dhe keshtu nga organ c'lirues (clirim nga frika, erresira etj.) u kthye ne organ pushtues (pushtim nga frika e institucioneve fetare, erresira e mosdijes, mospergjigjes etj.).

    Konkluzioni im : feja eshte si zjarri, eshte teper i dobishem per njeriun por duhet te kesh kujdes se mos digjesh. Feja (pergjigje Albos) eshte vegla me te cilen njeriu i beri drite per shekuj me radhe erresires ne te cilen gjendej. Vet njeriu ka nevoje te besoj diku, feja ishte shprehja e kesaj nevoje. Pra nese e shohim fene duke treguar kujdes historik ndaj saj do thosha se feja ishte teper e dobishme per njeriun, i tha atij ate qe donte te degjonte. E quaj gabim te kritikojme fene duke pasur ndermend kohen moderne. Qe ti pergjigjesh mjaftueshem pyetjeve historike, si psh. roli i fese te njeriu, duhet ta vendosesh veten ne kohen te e cila referohesh. Besoj se shume njerez akoma edhe sot kan nevoje per besimin ne fe. Por sot feja nuk mund te jet "kandil i vetem" brenda erresires ne te cilen ndodhet njeriu. Keshtu ajo qe duhet bere eshte qe fese ti jepet vendi qe i takon, lidhja ime me hyjnoren. Nga andej e tutje llogjika, njohuria, mendimi i lire, harmonia, pranimi i faktit se njerezit nuk mund te jene njelloje por ndryshojne etj. besoj se jane vegla te mira te cilat mund te zgjidhin shume probleme te cilat feja veshtiresohet ti zgjidhi. FLM

  2. #52
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Feja eshte dicka e institucionalizuar per pefitime monetare
    Zoti, Allahu, Buda, Jehovai etc jane emra te ndryshem per te njejten fuqi mbitokesore

  3. #53
    Besimi : Me " besim", une nenkuptoj besimin te Zoti.
    Une besoj se qenia njerezore eshte unike dhe zhvillimi i tepert i majmunit apo
    teori te tjera si keto nuk me bindin. Pra besoj te nje fuqi e mbinatyrshme te cilen e quaj "Zot".Mendoj qe ne jemi krijesat e tij dhe na ka dhene jeten. Njerezit qe besojne ne zot shpesh "worship " zotin.

    Feja: Eshte menyre per te "worship".
    Une nuk ndjek ndonje fe por mendoj qe ata qe ndjekin, mendojne qe feja e tyre eshte feja e vertete. Une nuk kam te tilla bindje, por ne te njejten kohe nuk kam asnje lloj paragjykimi per bindjet e te tjereve. Pra per mua feja eshte menyra sesi njerezit e shprehin besimin te zoti. Shume njerez nuk ndjekin asnje fe por kane besim te zoti.

    Bindje personale: Besimi nuk eshte as shprehje e injorances dhe as e diturise.
    Besimtare ka sa injorante aq edhe njerez te ditur.
    Per mua besimi te zoti ka te beje me ndjenjat. O e percepton boten dhe veten si krijese e zotit ose nuk e pranon.
    Sigurisht te dy palet kultivojne bindjet e veta neper libra e ne teorira te ndryshme.

    Shpresoj ta kem lakuar sadopak sakte termin "besim" dhe "fe".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ketrin : 22-12-2004 më 20:46

  4. #54
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ketrin, më pëlqeu postimi yt. Për mua, feja është besimi i institucionalizuar. Tani e tutje, besimi ynë është i drejtuar me rregulla dhe i hierarkizuar. Por, feja është kryekëput çështje bindjesh të karakterit iracional. Ne besojmë ose nuk besojmë, dhe kaq. Nuk mund të kërkohet më tepër. Pse-ja është e tepërt sepse nuk ekziston asnjë sepse e cila të vërtetohet racionalisht. Askush nuk mundet të hedhë poshtë idenë që nuk ka Zot, ashtu siç askush nuk mundet të hedhë poshtë idenë që ka Zot, folur racionalisht.

    Prandaj, të gjitha ngulmimet janë të kota. Një dikush mund të kthehet besimtar një ditë të bukur me diell, ashtu siç një tjetër fillon të ketë dyshime mbi besimin e vet.

    Kjo është arsyeja që unë e quaj të paturpshme faktin e të folurit hapur mbi besimin e vet sepse është njëlloj sikur po nxjerr në shesh intimitetin më të thellë. Gati - gati do të thosha kjo është një lloj "pornografie".

  5. #55
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257

    Nje pergjigje Kryeplakut!!!

    Nuk kam lexuar ne kete teme shume diskutime vecse keto te fundit. Me beri shume pershtypje pergjigjja e Kryeplakut.

    Nuk di se c'fare shkollimi dhe moshe keni, por pergjigjia juaj me kujton kohen e komunizmit. Jane mesimet qe ne i merrnim dikur ne shkolle, nje propagande anifetare kunder se vertetes e cila u perpoq ti bente njerezit te besonin te kundertetn e asaj qe besonin dhe jetonin deri ne ate kohe.

    Ne te vertete shkenca u mundua te jepte shpjegime qe do te mund ti bindte njerezit per te kunderten por pa sukses te madh. E vereteta nuk mund te fshihet dhe as te mbulohet, sepse ka shume pyetje te cilave shkeca e sotme edhe pse ka arritur ne maja shume te larta nuk mund t'i shpjegoje. Duke mos dashur te zgjatem sepse e quaj te kote te perpiqem t'i mbush mendjen dikujt, i cili pa shqyrtuar dhe pa kerkuar perpiqet te jape shpjegime per nje teme e cila nuk ka vetem teori.

    I dashur Kryeplak. Per ju personalisht dhe per kedo qe ka mendime si ju, feja ose me mire besimi ne Zotin eshte si nje liber i mbyllur. Ju thjesht lexoni titullin qe shkruhet ne kopertine "Feja, Besimi ne Zotin" por ne brendesi e keni te pamundur te lexoni sepse sekreti per te lexuar kete liber quhet 'besim'.

    Perendia ju bekofte dhe ju ndricofte.
    Ne Krishtin Jezus.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #56
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Duke marre shkas se sa kollaj e lakojne fjalen "fe" apo "besim" disa anetare, desha tu shtroj nje pyetje direkte per diskutim qe ka per qellim te perkufizoje qarte e sakte fjalen "fe" apo "besim".

    Cfare eshte feja per ju?

    Ju ftoj te gjithe te jepni mendim, qofte edhe i gabuar, e rendesishme eshte qe ky mendim te jete mendimi juaj personal.

    Albo
    Shkolle morali: shkurt, qarte, paster, dhe per kete arsye respektoj cdo besim.

    Fe=intolerance, qe shume e njesojne me fjalen besim, Besim=Moral sepse percon miresine kur nuk ka nacionalizem ekstrem brenda tij.

    Dito.

  7. #57
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248

    Arrow S.a

    Ata qe me siper thone qe feja eshte politike apo shkenca primitive e kane gabim.........

    Feja eshte ajo qe e ben njeriun te kete nje qellim jetese.......i jep energji atij por ne nje kusht qe ajo te jete fe e vertete e jo si, keto shpifjet qe kanedale keto vitet e fundit..........
    Ne Kuran
    flitet per krijim e njeriut qe nga nje pike uji e deri sa rritet
    flitet per mrekulline kozmike
    flitet per mrekulline eplanetit qe ne e quajme toke
    flitet per shume e shume gjera te tjera qe i ka zbuluar shkenca e kıoheve moderne

    Pra feja eshte rruga qe duhet te ndjekim

    ''Shkenca pa fe eshte qorre e feja pa shkence eshte topalle''
    **** Albert Einstein******

  8. #58
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Feja është mënyrë e jetesës, rregulla dhe parime të cilat Krijuesi ua obligoi njerëzve.

    Është lidhja midis Zotit dhe njeriut.

    Nuk është teori, ide apo ideologji e cila lind, jeton një kohë, që më pastaj të shuhet, të tilla njohim mjaft...

    Pse ka fe të ndryshme?

    Të gjithë religjionet kanë burim të njëjtë- Zotin, dhe janë vazhdimësi, plotësim dhe korigjim i shtrembërimeve që i shkaktoheshin shpalljeve të mëhershme.

    Është i njejti Zot që dërgoi Ademin a.s., Ibrahimin a.s., Musain a.s., Isain a.s. dhe të tjerët. Të gjithë ata predikuan të njëjtën fe, besimin në të vetmin Zot.

    Për fat të keq, në periudha të ndryshme të së kaluarës, njerëz apo popuj, për interesa të veta kanë ndryshuar rregullat e shpallura në librat hyjnorë duke e fshehur të vërtetën, që më pastaj ato ndryshime të pranohen si besim i drejtë nga vetë ata popuj.

    Çdo herë kur bëhej devijimi nga feja e drejtë, Zoti dërgonte një profet për të përudhur njerëzimin duke ua ri-shpallur rregullat e njëjta dhe rrugën e vetme që duhet ndjekur.

    Natyrisht ata të cilët kishin devijuar e shihnin të vështirë të pranonin një shpallje të re e cila nënkuptonte kufizim dhe ndalim të gjërave që ata i kishin bërë të lejuara. Duke refuzuar të pranojnë shpalljen e re, ruanin besimin e mëhershëm (të shtrembëruar), që solli deri te formimi (deformimi) i besimeve të ndryshme.

    Shpallja e fundit, Kur'ani famëlartë, është ruajtur i pandryshuar, prandaj edhe nuk ka shpallje pas tij siç nuk do të ket profet tjetër pas Muhammedit a.s.

    Kjo nuk do të thot se të gjithë ata që e quajnë veten musliman ose pretendojnë të kenë besim të drejtë islam kanë të drejtë, sepse edhe feja islame është ndarë në sekte të ndryshme të cilat janë devijime.

    Falë Zotit një numër i konsiderueshëm kanë ruajtur dhe ende e përcjellin besimin e drejtë në një Zot që është përmbajtje e rregullave të Kur'anit famëlartë dhe sunnetit të Muhammedit a.s.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    feja dhe besimi

    Per mua fjala ( fe ) eshte thjesht nje nyje qe ndihmon per te percaktuar i kujt feje je. psh - feja islame feja ortodokse ,etj,
    ndersa besimi eshte i rendesishem ai eshte percaktues ne jeten e nje individi ,pa patur besim nuk mund te arrish asgje, dhe besimi im eshte
    SHQIPTARIA.

  10. #60
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Pergjigja ime per ty : " Feja eshte shkolla e Besimit ne ZOT , e cila ne realitet nuk vlen te quhet ndryshe pervec se , faktori kryesor i luftes "[/QUOTE]

    Më pëlqen kjo përgjegjje,ky formulim!
    ademur

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •