Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 65
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Besimi dhe feja

    Sigurisht se kur njeriu pret dicka nga jeta-besimi-feja, por qe takon apo ka nje pervoje te hidhur ne realitet, atehere ndodh qe nganjehere te thote dicka qe me shume eshte pohim rasti se sa nje qendrim i peshuar ne qetesi. Dhe kjo eshte krejt normale. Me duket se nje rast i ketill eshte edhe i "liveintwoplaces" kur shkroi:

    Feja eshte lufte,

    Feja eshte percarje,

    Feja eshte urrejtje,

    Feja eshte vetedrejtesi,

    Feja eshte tregti,

    Feja eshte hipokrizi,

    Feja eshte farisaizem,

    Feja eshte opium

    Kuptohet se nese i merr bukvalisht atehere jane te pabaza, por kur i merr si reagim ndaj disa rasteve qe njeriu i has ne jete, atehere e kane bazen e vet. Vete fakti se sa keqperdorime te fese kane ekzistuar gjate historise dhe ende ekzistojne, flasin vete. Per kete arsye nuk do ta konsideroja menjeher si shkrim i padijshem. Njerezit kane edhe emocione. Dhe askush nuk e posedon besimin e fort pernjehere, por edhe ai rritet dhe zhvillohet duke respektuar ligjet e trupit dhe te shpirtit. Njeriu nuk eshte engjell. Njeriu jeton ne hapesire dhe kohe, te cilat i kane ligjet e veta. Dhe kjo eshte nje e vertete qe duhet respektuar nese mendojme dhe deshirojme te mbesim-te behemi njerez.

    Sigurisht se duhet bere dallimin besim-fe. Pikerisht per shkak te perberjes se personit qe eshte individ por shoqeror. Njeriu eshte qenie shoqerore. Eshte e vertete se per ta pranuar Zotin eshte e e nevojshme bindja personale, individuale. Mirepo kete Zot une kurre nuk do ta njihja pa shoqerine, bashkesine, Kishen. Dhe nuk eshte mire nese i kundershtojme besimin dhe fene. Ato aq bukur nderlidhen dhe duhet te pelqehen ndermjet veti.
    Njeriu per shkak se eshte qenie e hapesires dhe kohes ka nevoje per bashkesine se ciles i takon. Kjo bashkesi-fe krijon simbolet e veta me te cilat komunikon me anetaret (besimtaret) e saj. Besimtaret prandaj duhet t`i mesojne keto simbole qe eshte "gjuha" e tyre me te cilen mirren vesh.
    Te gjithe kemi lindur ne nje shoqeri, qe ka mundur te jete ortodokse, protestante apo katolike. Per kete askush nuk na ka pyetur se a deshirojme apo jo. Ne kemi pase keto kushte te edukimit dhe formimit. Nuk mund te fajesojme te gjithe njerezit per disa vepra qe ne te kaluaren jane bere. Ato nuk duhet te harrohen por eshte e padobishme te jetojme vetem ne te kaluaren.
    Bashkimi-bashkesia-feja nuk do te duhej te ishte kercenim per individin.
    IHS

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ti me lart lakon fjalen 'Kishe' por per ty Kisha nuk eshte nje vend i Shenjte qe mbledh njerez te shenjte ne adhurimin e Zotit. Per ty Kisha eshte cdo vend ku blidhen dy tre besimtare se bashku per te thene nje lutje. Ti beson ne Ungjillin e Apostujve por nuk beson ne Kishen e Shenjte qe ata themeluan qe e ka gjenezen qe me vdekjen e rignalljen e Krishtit, e vjen deri ne ditet tona.
    E para, Kisha nuk eshte nje vend i shenjte, Kisha nuk eshte nje vend gjeografik, kisha eshte nje trup i gjalle. E dyta, ti nxjerr perfundime pa u bazuar ne ato qe une them, por ne ato qe ti mendon se une besoj. Kurre nuk kam thene se kisha eshte nje vend ku mblidhen dy tre besimtare e bashku per te thene nje lutje. Kisha nuk eshte dy tre besimtare qe luten, kisha eshte dicka qe sado ta shpjegoj une, nese ti nuk e perjeton, nuk do ta kuptosh kurre. Megjithate duke pare se ti sjell gjithmone si fakt kishat protestante dhe mi ngjit mua, po te them se nuk besoj se kisha protestante ehte kisha me e drejte. Madje shtoj se ajo lloj strukture nuk ka te beje fare me strukturen e kishes se pare.
    Gjithashtu eshte krejtesisht gabim kur thua se nuk besoj ne Kishen e shenjte qe apostujt themeluan. Nese sot ne bisedojme per kete ceshtje, eshte pikerisht se besoj me shume se kushdo ne kishen qe themeluan apostujt, por jo ate kishe qe ti i dashur Albo ke ne mend.

    Pranaj feja ime eshte fe orthodhokse, kur se ti ke besim ne Zot, por nuk ke fe. Duke mos patur fe, ti sulmon jo vetem fene orthodhokse apo katolike, ti sulmon gjithe fete e botes, edhe pse nuk e ke te qarte se cfare perfaqeson feja. Per ty feja ka fytyren e nje Prifti, ka formne e nje tempulli apo Kishe, eshte nje institucion dhe jo jeta e nje besimtari.
    Persa i perket fese, duhet te dish se nuk ka fe orthodhokse, katolike apo protestante. Le ta sqaroj; tre jane fete me kryesore sot ne bote, feja e krishtere, feja islame dhe feja cifute. (nuk po fus budizmin, induizmin etj) Persa i perket fese se Krishtere, ajo ndahet ne tre dogma kryesore te cilat jane Katolicizmi, Orthodhoksizmi dhe Protestantizmi. Pra secila nga keto nuk jane fe te ndryshme por dege te ndryshme ose dogma sic quhet te se njejtes fe, fese se Krishtere.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: Besimi dhe feja

    Postuar më parë nga Shpresmiri
    Sigurisht se duhet bere dallimin besim-fe. Pikerisht per shkak te perberjes se personit qe eshte individ por shoqeror. Njeriu eshte qenie shoqerore. Eshte e vertete se per ta pranuar Zotin eshte e e nevojshme bindja personale, individuale. Mirepo kete Zot une kurre nuk do ta njihja pa shoqerine, bashkesine, Kishen.
    Perse duhet patjeter te barazojme kishen, bashkesine me fene? Perese duhet qe sa here te flasim per fene te na shkoje nder mend kisha, apo sa here flasim per kishen te na shkoje nder mend feja? Nese do ishte keshtu, atehere fjala fe do ishte vetem ne fjalorin e krishter. Do doja te sqaroja se cfare dua te them kur une pemend fjalen fe.

    Une kur them "fe" e kam fjalen per sistemin fetar. Nuk e kam fjalen per besimin e krishter. Nese ne vend te fjales besim do thonim fe, atehere mund te them se feja e krishtere eshte e vetmja fe qe vjen nga Perendia. Por pikerisht i shmangem fjales fe, pasi kur permend fjalen fe, njerezit kane ndermend pikerisht sistemin e sotem fetar. Brenda ketij sistemi fetar ndodhet nje numer shume i madh besimtaresh te krishtere, por qe shumica vuajne nen ligjet dhe rregullat e ketij sistemi. Shumica nuk e perjetojne Krishtin aq sa duhet, pasi jane pikerisht keto rregulla dhe ligje te ketij sistemi fetar qe e pengojne besimtarin e thjeshte te perjetoje Krishtin ne jeten e tij.

    Gjithashtu une nuk jam kunder fese (sistemit fetar) per shkak se dikur apo ndofta edhe sot jane disa njerez qe i kane bere dem fese. Une flas keshtu se gjendja ne pergjithesi eshte e tille. Sillni nder mend castin qe Krishti u lau kembet dishepujve. A ju kujtohen fjalet e tij? Kush do te jete i madh, le t'u sherbeje te tjereve, kush do te jete i pari le te behet skllav i te tjereve. Le t'i hedhim syte sistemit te sotem fetar. Le t'i hedhim syte krereve te sotem te ketij sistemi. Pasuria i ka mbytur, sherbetoret e tyre jane te shumte, makinat e blinduara etj.

    Nese do vinte Krishti sot, nuk do shkonte te takonte personalitetet me te medhaja, sic jane Papa i Romes, kryepeshkopi i Ortodoksise etj, te cilet do e prisnin me bodyguard-et e tyre dhe me benxat e blinduara, por do shkonte te takonte njerezit e vuajtur, njerezit e semure, prostitutat, drogmenet etj, dhe do i clironte ata me nje prekje te Tij, apo me nje fjale qe Ai do thonte. E imagjinoni dot reagimin e ketyre krereve fetar te cilet e mbajne veten si perfaqesuesit e Zotit, te cilet predikojne fjalen e Zotit?

    Eshte me e sigurte se Krishti do t'i godiste rende (ashtu sic beri para 2000 vjetesh) duke u thene se si ka mundesi qe ju predikoni perulesine, ndersa jeni krenare, si ka mundesi qe me predikoni mua por qe ne jeten tuaj jeni te mbytur nga pasurite, si ka mundesi qe me predikoni mua, ndersa jeni pasuruar ne emrin tim? Krahsojini te lutem keta krere te ketij sistemi fetar me apostujt e kishes se pare, dhe pastaj ejani dhe me thoni se nuk besoj ne Kishen e Shenjte te themeluar nga keta apostuj.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Mateu 13

    1 Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.
    2 Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
    3 Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ``Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
    4 Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
    5 Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;
    6 por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s`kishte rrënjë.
    7 Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.
    8 Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.
    9 Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!``.
    10 Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: ``Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?``.
    11 Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.
    12 Sepse atij që ka, do t`i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t`i merret edhe ajo që ka.
    13 Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.
    14 Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.
    15 Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t`i shëroj.
    16 Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.
    17 Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t`i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t`i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!
    18 Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.
    19 Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.
    20 Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;
    21 por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.
    22 Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.
    23 Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.
    24 Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ``Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.
    25 Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.
    26 Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.
    27 Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: "Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra?
    28 Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku". Atëherë shërbëtorët i thanë: "A do ti të shkojmë e ta shkulim?".
    29 Por ai tha: "Jo, kam frikë se, duke shkulur egjrën, bashkë me të, do të shkulni edhe grurin.
    30 I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t`u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim"``.
    31 Ai u proposoi atyre një shëmbëlltyre tjetër duke thënë: ``Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet.
    32 Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë, aq sa zogjtë e qiellit vijnë dhe gjejnë strehë në degët e saj``.
    33 Ai u tha atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ``Mbretëria e qiejve i ngjan majasë që e merr një grua dhe zë brumë me tri masa miell deri sa brumi të mbruhet plotësisht``.
    34 Jezusi ua tha turmave të gjitha këto gjëra në shëmbëlltyra; dhe u fliste atyre vetëm në shëmbëlltyra,
    35 që të përmbushej ç`është e thënë nëpërmjet profetit: ``Unë do të hap gojën time në shëmbëlltyra dhe do të zbuloj gjëra të fshehura që nga themelimi i botës``.
    36 Atëherë Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye në shtëpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanë: ``Na e shpjego shëmbëlltyrën e egjrës në arë``.
    37 Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ``Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut.
    38 Ara është bota, fara e mirë janë bijtë e mbretërisë dhe egjra janë bijtë e të ligut,
    39 dhe armiku që e ka mbjellë është djalli, ndërsa korrja është fundi i botës dhe korrësit janë engjëjt.
    40 Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet në zjarr, kështu, do të ndodhë në mbarimin e botës.
    41 Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,
    42 dhe do t`i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.
    43 Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!``.
    44 ``Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
    45 Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur.
    46 Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.
    47 Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një rrjete të hedhur në det, që mbledh gjithfarë lloje gjërash.
    48 Kur ajo është mbushur, peshkatarët e nxjerrin atë në breg, ulen dhe mbledhin në kosha ç`është e mirë, por i hedhin ata që nuk janë të mirë.
    49 Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t`i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;
    50 dhe do t`i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh``.
    51 Jezusi u tha atyre: ``A i kuptuat të gjitha këto?``. Ata i thanë: ``Po, Zot``.
    52 Dhe ai u tha atyre: ``Prandaj çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra``.
    53 Tani kur Jezusi i kishte mbaruar këto shëmbëlltyra, u largua që andej.
    54 Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: ``Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme?
    55 A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?
    56 Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?``.
    57 Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: ``Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet``.
    58 Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    Une fene do t'a definoja si besim, bindje dhe nderim i nje ose me shume fuqish mbinatyrore si krijues dhe sundues i/te Universit.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Une fene do t'a definoja si besim, bindje dhe nderim i nje ose me shume fuqish mbinatyrore si krijues dhe sundues i/te Universit.
    Sterrola nuk e di cke dashur te thuash me te shume fuqi natyrore ndoshta ke pas dash te thuash ne lidhje me engjejt etj si keto por muslimnai sduhet te shprehet keshtu per vete faktin se bindja dhe nenshtrueshmeria e tij duhet te jete vetem per Zotin dhe per asgje tjeter dhe se Zoti eshte nje dhe as ka lindur ke as nuk eshte i lindur.

    me respekt
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Feja eshte jeta e nje besimtari ne raport me gjithe shoqerine dhe Zotin prandaj eshte zemra e gjithe qyteterimeve qe ka njohur bota.

    Pa fe nuk ka jete, nuk ka paqe, nuk ka qyteterim. Eshte i vetmja gje qe i mban njerezit dhe popujt e kesaj bote te bashkuar.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Feja eshte unike per secilin njeri. Dikush e shef ate si te Zotit, tjetri politike, tjetri mjet shtypes......... disa edhe ashtu si ata ne Madrid!
    Per mue feja do temund te ishte dicka edhe e mire por per fat te keq qe nga fillimi gjer me sot ka shkatuar mjerim dhe gadi te gjithe e kan abuzuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 14-03-2004 më 09:17
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #29
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Cfare eshte Feja ?

    ...asgje tjeter pervec se kjo ura "e imagjinuar" ( kjo per besimtaret e denje , te krishter )

    ...kurse per "shumicen" eshte ---> gjykoni realitetin dhe e gjeni pergjigjen !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ajo rruga qe paraqet ti deus ka nje kuptim shume te madh per ato qe kane mend.Sepse te jep te kalosh ne tri rruge ose tri dege te pjeseve te kryqit dhe shume njerez ne ate kryqezimin aty hutohen dhe sdine nga te ikin cilin prej atyre kryqezimeve qe ka kryqi te nisen dhe keshtu perplasen me njeri tjetrin ose rrezohen ne gremine.Po keshtu tre rruget kane domethenie te madhe sepse tregojne trinitetin kristian dhe po ta kesh vene re kete e kane paraqitur dhe serbet kur ishin ne kosove duke ngritur lart tre gishta e di pse sepse besonin ne tre Zota ati biri dhe shpirti i shenjte.Kjo ishte domethenie e tre gishtave serbe po keshtu dhe ajo rruga qe ke vene ti aty nuk eshte rruge me nje kalim por me tre kalime dhe filozofine e tre rrugeve kuptoje vete.kurse ne Islam lidhja eshte nje Zot njeri .Pa ndermjetsues dhe adhurim krijesash te tjera.

    Deshmoj se s'ka te adhuruar tjeter pervec Zotit dhe se Muhamedi (a.s) eshte rob dhe i derguari i Zotit dhe se Jezusi (a.s) eshte i derguar i Zotit dhe nuk eshte bir i Zotit por eshte rob i Zotit dhe se bota tjeter eshte e vertete.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •