Sigurisht se kur njeriu pret dicka nga jeta-besimi-feja, por qe takon apo ka nje pervoje te hidhur ne realitet, atehere ndodh qe nganjehere te thote dicka qe me shume eshte pohim rasti se sa nje qendrim i peshuar ne qetesi. Dhe kjo eshte krejt normale. Me duket se nje rast i ketill eshte edhe i "liveintwoplaces" kur shkroi:
Feja eshte lufte,
Feja eshte percarje,
Feja eshte urrejtje,
Feja eshte vetedrejtesi,
Feja eshte tregti,
Feja eshte hipokrizi,
Feja eshte farisaizem,
Feja eshte opium
Kuptohet se nese i merr bukvalisht atehere jane te pabaza, por kur i merr si reagim ndaj disa rasteve qe njeriu i has ne jete, atehere e kane bazen e vet. Vete fakti se sa keqperdorime te fese kane ekzistuar gjate historise dhe ende ekzistojne, flasin vete. Per kete arsye nuk do ta konsideroja menjeher si shkrim i padijshem. Njerezit kane edhe emocione. Dhe askush nuk e posedon besimin e fort pernjehere, por edhe ai rritet dhe zhvillohet duke respektuar ligjet e trupit dhe te shpirtit. Njeriu nuk eshte engjell. Njeriu jeton ne hapesire dhe kohe, te cilat i kane ligjet e veta. Dhe kjo eshte nje e vertete qe duhet respektuar nese mendojme dhe deshirojme te mbesim-te behemi njerez.
Sigurisht se duhet bere dallimin besim-fe. Pikerisht per shkak te perberjes se personit qe eshte individ por shoqeror. Njeriu eshte qenie shoqerore. Eshte e vertete se per ta pranuar Zotin eshte e e nevojshme bindja personale, individuale. Mirepo kete Zot une kurre nuk do ta njihja pa shoqerine, bashkesine, Kishen. Dhe nuk eshte mire nese i kundershtojme besimin dhe fene. Ato aq bukur nderlidhen dhe duhet te pelqehen ndermjet veti.
Njeriu per shkak se eshte qenie e hapesires dhe kohes ka nevoje per bashkesine se ciles i takon. Kjo bashkesi-fe krijon simbolet e veta me te cilat komunikon me anetaret (besimtaret) e saj. Besimtaret prandaj duhet t`i mesojne keto simbole qe eshte "gjuha" e tyre me te cilen mirren vesh.
Te gjithe kemi lindur ne nje shoqeri, qe ka mundur te jete ortodokse, protestante apo katolike. Per kete askush nuk na ka pyetur se a deshirojme apo jo. Ne kemi pase keto kushte te edukimit dhe formimit. Nuk mund te fajesojme te gjithe njerezit per disa vepra qe ne te kaluaren jane bere. Ato nuk duhet te harrohen por eshte e padobishme te jetojme vetem ne te kaluaren.
Bashkimi-bashkesia-feja nuk do te duhej te ishte kercenim per individin.
Krijoni Kontakt