perSHENDETje
Para se te hap kete teme ndodhesha ne stacionin radiofonik te Universitetit, brenda ne dhomen e stacionit ekziston nje faqe muri ku cdo student mund te shkruaj me boje cfare do gjeje i vjen ne mend. Nga nje pikpamje e nxituar keto shkrime duken budallalliqe por e verteta eshte se brenda ketyre shkrimeve shume here fshihen domethenje te medha.
Keshtu vendosa me kete shkrim te hap nje teme e cila do sherbej si "tabele e mendimit te lire" te anetareve te Forumit Shqiptar. Pra ftoje, te gjithe Forumsit te na sjellin ne kete teme nje mesazh, nje keshille, nje shprehje gezimi ose hidherimi, nje urim, nje verejtje, dicka tjeter ose thjesht nje mendim te castit te cilat kane lidhje me Forumin dhe Forumsit por jo domosdoshmerisht!
falemiNDERit
Krijoni Kontakt