Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Jeta - A e jetojme ne jeten, apo eshte pikerisht jeta duke na jetuar ne?!

    Jeto jeten, mos e lejo jeten te te jetoje ty!!!
    Eshte nje thenie mjaft kuptimplote (nuk me kujtohet kush e ka thene), ne thelb te se ciles qendron... ==> C'fare kuptimi?

    1- A mund te komentoni rreth kesaj thenie duke e konkretizuar ate me shembuj?

    2- A jeni duke e jetuar jeten apo eshte jeta duke u jetuar ju
    ?

    3- Cili eshte dallimi midis dy kundershembujve te mesiperm ?

    Vetem diskutim voluminoz...lol

    EXODUS....realist

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 05-03-2004 mė 00:03

  2. #2
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Pershendetje Exodus,

    Do deshiroja qe te ishim ne ata qe e jetojme jeten. Por fatkeqesisht, po te veshtrosh me syrin kritik se c'po ngjet me njerezit sot, do vesh re se ESHTE JETA AJO QE PO I JETON, pamvaresisht se njerezit me teper fanatizem mendojne qe jane ata kaloresit.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Interesant!

    fatkeqesisht, po te veshtrosh me syrin kritik se c'po ngjet me njerezit sot, do vesh re se ESHTE JETA AJO QE PO I JETON, pamvaresisht se njerezit me teper fanatizem mendojne qe jane ata kaloresit.
    Pershendetje, gjithashtu Missy!

    Pergjigja eshte mjaft interesante!

    Por, a mund te zgjerohesh sadopak, per ti dhene nje portret akoma me te plote fennomenit "jeta-jeton-njeriun" <==> "njeriu-bjeton-jeten" permes shembujsh te ndryshem te cilet te mbrojne mendimin qe keni hedhur.
    Ne te njejten kohe lexuesit do te kene arsye perse te debatojne.

    P.S, Thjesht nje sugjerim nga une, dhe gjithcka eshte me deshire, kuptohet.

    EXODUS...realist!

  4. #4
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    atij kriterit te fundit(post voluminoz)si permbahem dot po ska gje se e kompeson ti me citim
    perpiqem gjithmone ta jetoj jeten,ta drejtoj ate aq sa mundem,te mos them pas dickaje qe bej keshtu ishte thene,ose
    hajde se neser do jete ndryshe..po prap shpesh jeta me mund..arrin ta fitoje betejen ...e une eci me kohen duke qene e lumtur se akoma e kam nje shans,se akoma jam ne jete.
    me kujtohet gjithmone ajo shprehja e vjeter latine: Memento mori!(kujto vdekjen)e vazhdoj luften ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marsela : 04-03-2004 mė 14:02
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #5
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Exodus,
    Iu shmanga pergjigjes se plote te pyetjes tende sepse kjo eshte pyetje shume e thelle dhe perpara se te fillosh bashkbisedimin, duhen shpjeguar shume terma (dmth. duhen hedhur bazat e mendimit). Dhe e di qe kjo teme do hapi shume debat nese filloj e hyj ne detaje po megjithate pa problem sepse per kete jemi ketu; per debat te shendoshe.

    Qe te te pergjigjemi, duhet t'i bejme vetes keto pyetje:
    1) C'eshte JETA per secilin nga ne? Perse jetojme?
    2) Cfare kerkojme te arrijme nga ajo (dmth, cila eshte motoja apo qellimi per jetesen tone?)
    3) Kush eshte fitimi qe do marrim nga kjo jete? Dmth, pse i bejme zgjidhjet qe i bejme?
    4) Kush eshte perfundimi?

    Ka thene nje nga profetet e Zotit (profeti Muhammad sas) qe ne kete jete, vetja me ngjan me udhetarin (udhetari=secili nga ne) qe pushon per pak kohe nen hijen e nje peme (pushimi i shkurter nen peme =jeten) dhe pastaj ngrihet dhe shkon ne rruge te tij (dmth, kur nderron jete). Pra Jeta eshte e perkoheshme dhe Vdekja e pashmangeshme, pamvaresisht na pelqen apo jo neve.

    E pra, perse jetoj? Une si miss, e pranoj egzistencen e Zotit; e pranoj egzistencen e nje bote tjeter, ne dimension ndryshe nga ky aktual. E pranoj qe ate dite qe do vdes, asgje s'do marr me vete pervec puneve te mira/te keqija dhe ne baze te tyre do gjykohem. Si rezultat, zgjedhjet e mia ne jete i bej qe nje dite te mos te pendohem per ato qe kam bere dhe te uroj qe koha te kthehej mbrapsht.
    Ca here, deshira eshte e madhe te besh dicka qe dhe vete e kupton se eshte gabim por prape te shtyn armiku yt...vetvetja. E pra, ketu qendron diferenca midis atij qe e JETON JETEN dhe atij qe JETA E JETON dhe e ka bere skllav. Eshte veshtire ta Jetosh Jeten sepse ajo te keqijat i ka te maskuara mire (bej analogji me nje film action ku James Bond mendon se rruga eshte pa rrezik, po shkel kemben ne nje shkurre, dhe poshte saj ke bomben.) Prandaj une si Miss, mundohem qe jeta te mos me beje skllav te saj, po te jem une ne kontroll te saj (sigurisht, me aq sa kam mundesi).

    Tani, per ca njerez te tjere qe jane te mendimit, beni palle sa te jeni gjalle, kuptohet se kete bote e marrin si absolute dhe perfundimtare per egzistencen e tyre dhe qellimi kryesor ne jete per ta eshte VETKENAQJA, pamvaresisht se si fitohet kjo kenaqesi dhe pamvaresisht se kush jane perfundimet ne te cilat te dergon. Per mendimin tim, keta njerez JETA po I JETON sepse jeta po luan me ta (ata po shkelin ne cdo bombe) pamvaresisht se ato do te te thone qe jane ata qe e po e shijojne jeten.

    Nejse, Exodus, pra si perfundim, a e Jetojme ne Jeten apo anasjelltas, varet nga secili nga ne. Une e shoh problemin keshtu; dikush tjeter mund te thote krejt te anasjellten dhe mund te mendoje qe jane njerez si puna ime qe jeta po i jeton.

    Peace!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Tung Marsela!

    atij kriterit te fundit(post voluminoz)si permbahem dot
    Ketu u be pisk muhabeti, tani..lol
    Por, mqs je goc po ta fal ksaj here....lol

    me kujtohet gjithmone ajo shprehja e vjeter latine: Memento mori!(kujto vdekjen)e vazhdoj luften
    E kam degjuar ket shprehje. por mqs ajo tingellon shume pesimiste, dhe nese NE te gjithe do t'mendonim ne te njejten menyre nuk do te egzistonte e nesermja.
    Me te vertete, fenomeni "vdekje" ka efekt ne ndergjgjen tone, por mgjth duhet ta kemi te qarte se vdekja eshte mendimi me i fundit qe duhet te pershkoje ndergjegjen tone per te mos thene qe nuk duhet te lakoje aspak gjykimin tone, pasi ne kete rast ne e kemi humbur betejen me jeten dhe jemi bere rob i vetvetes. Apo jo?

    Njeriu sa ka frymen ka dhe shpresen, i thone nje thenie, keshtu qe cfaredo situate te na dale perpara, ne duhet vendosmerisht te ushtrojme te gjitha perpjekjet, pikerisht mendjen tone, idealet tona per jeten, e si rrjedhim *qellimet qe i kemi vene vetes ne jete. Kjo e fudit duhet "pa nje, pa dy" me domosdoshmeri te njihet ne ndergjgjen e cdo njerit prej nesh. Eshte pikerisht atje ku filon mundesia, pikerisht atje ku merr kuptim jeta dhe vdekja gjithashtu.

    Yo.....Missy..lol!!!
    Iu shmanga pergjigjes se plote te pyetjes tende
    As te mos te t'shkoj ne mendje ta perserisesh heres tjeter, ok......loool.

    Mgjth, ke te drejten si kushdo tjeter te pergjigjesh si ta shohesh te arsyeshme.

    (1) C'eshte JETA per secilin nga ne? Perse jetojme?
    Jeta eshte "produkti" me *cmimin me te lart, qe mund te egzistoje ndonjehere ne bote. Eshte pikerisht menyra se si ne e perceptojme, e ndiejme, e gjykojme, e kritikojme jeten e cila krijon imazhin e "jetes" ne ndergjegjen tone.
    Jane pikerisht influencat me te cilat ne jemi perballur gjate jetes sone, permes se cilave secili prej nesh i jep kuptim jetes se tij.
    Por kjo nuk do te thote se jeta ka kuptim nese ti abuzon me te, apo nese ti nuk ia di vleren jetes sate por thjesht nisesh nga vuajtjtjet me te cilat do te te duhet te perballesh cdo dite.
    Jeta eshte nderthurja e vuajtjeve me gezimet.
    Ne menyre qe ne te ndjejme kenaqesine qe lind prej gezimit do te na duhet, te kemi vuajtur me pare.
    Kot nuk i thone, "vuajtja eshte hidhur sot, por do te jete e embel neser (me duket se e ka thene ai Gustave Flaubert)
    Nje thenie mjaft kuptimplote permes se ciles, tregohet qarte se c'eshte vuajtja, dhe si duhet ne ta kuptojme ate.
    Po ashtu ne nuk mund te dallonim gezimin nese nuk do te egzistonte vuajtja.
    Si te thuash te dyja "punojne: per te njejtin qellim per ti dhene kuptim "jetes".

    2) Cfare kerkojme te arrijme nga ajo (dmth, cila eshte motoja apo qellimi per jetesen tone?
    Ajo cka ne kerkojme te arrijme ne jete varet nga *qellimi qe secili prej nesh i ka vene vetes ne jete.
    \Eshte pikerisht ky qellim i cili do i jape kuptim domethenies, komliksitetit qe permban jeta.
    Eshte po ai qellim i vene ndaj vetes, arritja e te cilit do te kurorezoje triumfin ndaj jetes qe ka te beje me luften ndaj injorances e vetmja pasoje e cila shkakton te menduarit negativisht per jeten
    Perkushtimi ndaj pasurimit te edukates, apo me mire te them te kuptimit nga ana jene te fenomeneve qe ndodhin perreth nesh per arsye te ndryshme, perkushtimit ndaj shkolles e vetmja rrugdalje nga injoranca --> (e cila shkakton mendime negative ne lidhje me qellimin e te jetuarit) .
    Nese ne nuk e kemi haberin se cfare kerkojme prej jetes, atehere do te jete pa kuptim fakti te mendosh se jeton.
    Nese nuk i vendoset qellimi vetvetes ne jete eshte njesoj si te thuash se njeriu nuk mund te quhet me teper se "parazit" (pa ofenduar askend)
    Jeta fillon atje ku nis dituria, dhe mbaron atje ku perfundon synimi per arritje qellimesh

    3) Kush eshte fitimi qe do marrim nga kjo jete? Dmth, pse i bejme zgjidhjet qe i bejme?
    Ne jetojme per te jetuar "egzistencen" tone.
    Ne nuk e dime qellimin e egzistences sone por ama ne jemi plotesisht te bindur se c'duhet te bejme per te egistuar apo jetuar, te cilen e pershkrova ne paragrafet e mesiperm.
    Tani i trokasim deres se pyetjes:
    Fitimi prej jetes???
    Pergjgja eshte:
    Egzistenca jone!
    Nese ne nuk arrijme te kuptojme se egzistenca jone aktuale e dikton jetesen tone, atehere eshte e kote nese themi se jetojme.
    Por qe te egzistojme na duhet te njohim "mjetet" qe na duhen per te egzistuar. Cilat mund te jene ato? Mendohu?

    Ne menyre qe ne te bejme *nje jete te hijshme me nje standart jetese te arsyeshem me kohen ne te cilen jetojme, *nje pune qe na jep kenaqesi motivim per ta kryer, *apo qellimi i marteses, *femijet..... jane pikerisht keto disa prej mjeteve te cilat i japin si te thuash "hov" mendimit per te jetuar.

    Eshte pikerisht arritja e ketyre qellimeve qe per secilin nga ne jane relative te cilat do te mundesojne kuptimin tone per jeten dhe rrjedhimisht jane po keto "fitimet" e trasheguara nga jeta.
    Pse i bejme zgjedhjet qe bejme?
    Mundohu ta gjesh pergjgjen pak me siper.

    4) Kush eshte perfundimi?
    Perfundimi do te jete ai sipas te cilit ne "luftuam", "triumfuam" apo "humbem" ne betejen per te egzistuar.
    Perfundimi eshte ai qe ka qene per praardhesit tane.
    Nuk marrim persiper se do te shperblehemi apo denohemi nga zoti, por experienca jone fetare si dhe theniet e paraardhsve tane,(me lejo te marrim pikpamjen e zotit) per veprimet e kryera ne jeten aktuale do te finalizojne destinacionin tone te ardhshem.
    Perfundimi eshte ai qe do te shenoje konludimin e misionit tone ne kete bote, dhe "ndoshta" eshte celesi per ne boten tjeter

    P.S Komentet e mesiperme te nderlidhura me pikpamje fetare nuk kane synim te ndikojne mendimet e asnje njeriu, por jane thjesht mendime personale. Keshtu qe mos i "mprihni shpatat, o shqipo...lol"

    EXODUS....realist
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 05-03-2004 mė 16:52

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    per mendimin tim kjo ne thelb ka idene qe sduhet qe te behemi skllever te jetes por te behemi padroni i saj duke u mbeshtetur me shpresa ne zotin dhe duke punuar
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    exodus, okkk, do ta ndjek keshillen tende. Flmd!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 08-03-2004 mė 10:36
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  9. #9
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    [QUOTE]Postuar mė parė nga EXODUS
    [B][FONT=courier new]
    Tung Marsela!


    Ketu u be pisk muhabeti, tani..lol
    Por, mqs je goc po ta fal ksaj here....lol



    E kam degjuar ket shprehje. por mqs ajo tingellon shume pesimiste, dhe nese NE te gjithe do t'mendonim ne te njejten menyre nuk do te egzistonte e nesermja.
    Me te vertete, fenomeni "vdekje" ka efekt ne ndergjgjen tone, por mgjth duhet ta kemi te qarte se vdekja eshte mendimi me i fundit qe duhet te pershkoje ndergjegjen tone per te mos thene qe nuk duhet te lakoje aspak gjykimin tone, pasi ne kete rast ne e kemi humbur betejen me jeten dhe jemi bere rob i vetvetes. Apo jo?

    Njeriu sa ka frymen ka dhe shpresen, i thone nje thenie, keshtu qe cfaredo situate te na dale perpara, ne duhet vendosmerisht te ushtrojme te gjitha perpjekjet, pikerisht mendjen tone, idealet tona per jeten, e si rrjedhim *qellimet qe i kemi vene vetes ne jete. Kjo e fudit duhet "pa nje, pa dy" me domosdoshmeri te njihet ne ndergjgjen e cdo njerit prej nesh. Eshte pikerisht atje ku filon mundesia, pikerisht atje ku merr kuptim jeta dhe vdekja gjithashtu.


    ke te drejte ...po ajo shprehje sme ben aspak pesimiste ajo me kujton se duhet ta jetoj cdo dite,ose te pakten te luftoj per ta jetuar sepse jeta eshte shume e shkurter e vdekja shume e gjate..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė pėr ju jeta?
    Nga GrifshA_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 21-03-2024, 03:40
  2. Krimet komuniste nė Shqiperi
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 17:23
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •