Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Post Historia, e verteta dhe propaganda e saj!!!

    Historia.......me pak fakte te verteta apo thjesht me teper propagande?!

    Historia eshte ditari gjigand si dhe pasuria kulturore e nje kombi dhe e gjithe kombeve ne teresi e cila hedh drite mbi ngjarjet qe kane zene vend ne te kaluaren.

    Historia eshte pjese e kultures se nje kombi dhe ne te njejten kohe mbartesja e ngjarjeve me te rendesishme qe kane ndodhur ne zinxhirin kohor si dhe ne sfondin fizik boteror.

    1- A mundet qe secili prej nesh nisur nga faktet historike aktuale te lexuara nga burime te ndryshme, te kete nje fare botkuptimi me karakter historiko-realist ne menyre qe e jete e gjendje te komentoje, te kaluaren ashtu sic ka ndodhur dhe jo sic e kane komentuar ose "riprodhuar" "disa" per interesat e tyre politiko-propagandiste?!

    2- A ju pelqen historia?

    3- C'fare ju tereheq me teper nga historia (kurioziteti, ngjarjet, pasurimi i horizontit personal, apo ndoshta dicka me teper qe ka te beje me emancipimin e vetvetes, duke u perpjekur qe te mesojme nga e kaluara) ?

    4- A mund ti besoni fakteve te hedhura ne libra te ndryshem mbi historine boterore dhe akoma me konkretisht asaj te Shqierise?!

    Te gjithe pa perjashtim jane mese te mirepritur, te "qellojne ne shenje" me idete e tyre.

    Diskutim sa me llogjikues-debatues (pa zenka)!!!

    EXODUS...realist!


  2. #2
    Shmekeri Prishtines
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Historia eshte Shkence Shoqerore qe merret me studimin e te kaluares se shoqerise njerezore prej themelimit te saj e gjer me Sot.

    Historia nuk perdore propagande..pushteti politke i shtremberon faktet historike per qellimet e tij politike,

    Historia tenton ta shpjegon Shoqerine Njerezore, permes tezave dhe hipotezave te mbeshtetura me fakte,

    Tuki
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  3. #3
    Nese do debat logjik pyetja "a ju pelqen historia" do hequr se eshte pa lidhje fare. Nese do debat logjik duhet te lesh sa me pak shtigje per boshlleqe logjike e paqartesi. Sa me e shkurter e koncize pyetja, me "A" ne fund. Me gjithe keto pyetje arrihet vec ne sentimentalizma. Lidhjet i ben vete secili me vone me cilin aspekt te kujt historie te doje me deduksion.
    Une per vete do i eleminoja te gjitha pyetjet dhe do lija vec nje, maksimumi dy:

    1- Sa vlen historia ?
    2- Sa korrekte eshte historia konfront ngjarjeve reale?



    Sa korrekte?

    Historia logjikisht nuk eshte aspak korrekte. Jane bere kerkime shkencore: Jane marre ne pyetje deshmitare okulare qe kane asistuar ne krime apo aksidente te ndryshme. Jane pyetur menjehere pas ngjarjes dhe rreth 70% e tyre nuk e kane pershkruar realisht. Deshmitare okulare, mendo! Po ngjarje qe kane ndodhur qindra e mijra vjet me pare??!
    Kjo ndodh (me deshmitaret okulare) sepse ndjenjat udheheqin logjiken. Ngjarje, fjale, momente, fragmente mendimesh e c'te jene ruhen ne memorjen tone afatgjate dhe aty interferojne me emocionet dhe preferencat tona duke ndare jo pak nga realiteti. Nese ti i ke frike qente psh. dhe po tregon pas disa ditesh nje episod ne te cilin ke asistuar dhe ku dikush eshte sulmuar nga nje qen, ka shume gjasa t'i shtosh rrefimit nuanca tragjike "ishte nje qen i madh i zi naaa sa nje kale...". Nga ana tjeter, nese nuk i ke frike fare qente ka gjasa ti japesh rrefimit ("riprodhimit") nuanca komike: "filani u tremb nga nje kone e vogel e ia mbathi me te katra". Keshtu kjo puna e deshmitareve okulare, beje llogarine tani me keto metra mbi korrektesen e historise qindra e mijravjecare e po ti shtosh dhe nderhyrjen e "-izmave" behet nje alamet pastice... qe njerzia e ha me qef.


    Sa vlen?

    Po permend vec nje fjali nga nje interviste e Krishnamurtit:

    "Nje shoqeri qe nuk ka mite eshte nje shoqeri joparandaluese.
    "A society that has no myth is a permissive society"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-03-2004 mė 03:08

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Nese do debat logjik pyetja "a ju pelqen historia" do hequr se eshte pa lidhje fare.
    Po te jap nje keshille o miku:
    "Mate hapin, perpara se te kercesh".

    Me vjen keq o zoteria juaj, por ti nuk ke te drejte te pergjigjesh ne emer te mases, keshtu qe pergjigju sa per veten tate, po te kete mundesi.

    Nese nuk te terheq tema, shko peshko nonje tjeter.
    Ti e sheh temen me syrin tat dhe nuk ke te drejte te marresh persiper parashikimin e dhjetra-qindra mendjeve.

    Pervec komenteve te mesiperme, duhet te kesh parasysh se ne Forum ka pjesmarres te moshave te ndryshme dhe ishte ky qellimi i pyetjes #2, permes se ciles kisha qellim te zbuloja interesin qe ngjall tek moshat e ndryshme termi "HISTORI".

    Une per vete do i eleminoja te gjitha pyetjet dhe do lija vec nje, maksimumi dy:
    O grupi,
    Kur te hapesh temen tate bej si te te doje kokerdhoku i qejfit.
    Une e shof thelbin e temes ne prizem tjeter, dhe te tjeret po ashtu. Keshtu qe nuk na the ndonje gje te re ne lidhje me temen e hapur, po e nxorre veten me kartush te kuq nga "fusha e lojes".

    Kisha peshtypjen se do na thoje ndonje gje interesante por ja ke fut kot o miko.

    Persa i perket pyetjeve te shtruara

    1- Sa vlen historia ?
    2- Sa korrekte eshte historia konfront ngjarjeve reale?
    Okejski shoku,
    ketu fluturon pergjigja ime per cka ke shkruar me mesiper:
    Besoj se ne menyre te shtjelluar dhe te ngjashme me ato te tuat, dhe per te mos i lene vend keqkuptimeve te castit, kam mundur te percjell pyetjet e mia, konkretisht pyetjet #1 dhe #4.
    Nese ti i perkthen pyetjet e mia ne gjuhen tate, edhe nese cdokush do bente te njejtin muhabet,nuk do kish rob njeriu te nxirrte majen e kokes e te hapte tema ne Forum.

    Nese ty nuk te pelqejne komentet e mia atehere, mos u lodh te na japesh mend o miku, se i thone nje fjale, "kritiko ngadale dhe me kthjelltesi dhe jo nxitim, se perplasesh pa e kuptuar koker hici.

    Tung!
    EXODUS

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 04-03-2004 mė 03:43

  5. #5
    Dakort!
    Nuk lodhem te te jap mend se paske vete boll.

    Te falenderoj per shembullin konkret qe dhe duke provuar se logjika udhehiqet nga ndjenjat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-03-2004 mė 04:06

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Dakort!
    Nuk lodhem te te jap mend se paske vete boll.
    Me vjen keq o miko por, mos e "mpreh" kaq shume ironine zotrote se edhe une di ta mpreh bukur fort, ndoshta me mė teper mjeshteri.

    Thuhet se "ironia kumbon mė shume se vete fjala, por hesht me shpejt se heshtja e nates"

    .................................................. ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Te falenderoj per shembullin konkret qe dhe duke provuar se logjika udhehiqet nga ndjenjat
    Tani e bere si nastradini, qe nuk dinte si te shuante driten permes ēelesit dhe me se fundi ja plasi llambes me kepuce.

    O grupi po leri komentet sic i the perpara se i ndryshove aq shume sa ja nxorre bojen temes edhe vetes me cka po na thua.

    Eh bela, bela!
    Une e shof qe ta ka kenda te behesh si i zgjuar po nuk te shkojne keto llojēe-sojēe muhabetesh.

    "Burri njehere flet edhe nuk e ndryshon fjalen se i humbet vlera burrerise".

    Mgjth edhe pse e ndryshove cka the po te pergjigjem serish.

    Me shembullin konkret une provova te verteten e cila duket shume e hidhur "te gelltitet", dhe komentet e mia nuk kane te bejne aspak me termin llogjiko-ndjesor-varesor (aspak lidhje), okejski? Ja ke fut kot plako.

    --> Mos na fut ne rruge pa krye, se pastaj nuk ka kthim pas!

    Nese ty te vjen mbare te pergjigjesh si te t'thote qimja e trurit, po ta bej te qarte se une nuk i them muhabet ketij debati lojzash.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 04-03-2004 mė 04:32

Tema tė Ngjashme

  1. Historia nuk ėshtė vepėr e ca “protagonistėve” pa skrupuj!
    Nga Brari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 20:25
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Propaganda politike
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 09:21
  5. Historia, shoqeria dhe tradita
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 05:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •