perSHENDETje

Kur do vijė dita qė tė mbarojė durimi,
tė vdesi skamja dhe rėnimi?
Kur do vijė dita qė ne do guxojmė,
mėmėdheun ta rregullojmė?!

O Shqiptarė o popull i mjerė,
vallė mendoheni ndonjėherė?
Źujt i'a keni lėnė "tokėn e premtuar"?
Mafiozave, vrasėsve dhe politikanėve tė korruptuar!

A keni respekt pėr Historinė,
a mendoni pėr brezat qė do vinė?
Pėr ne ata cfarė do thonė,
qė harruam atdheun tonė?

A nuk dėgjoni tė qeshurat e botės me ne?
Po gajasen te gjithė ata qė duan tė na shtien nė dhe!
Vallė e harruat amanetin qė i dhamė Skenderbeut,
pėr te mbrojtur tokėn e mėmėdheut?!

Mjaft pra mė i folėt fėmijėve anglisht, greqisht e italisht,
foljuni Shqip dhe silljuni Shqiptarisht!
Mjaft i ngjitėt fėmijėve emra: Klaudio, Flavio, Bill e Xhon!
C'a tė keqe kan emrat Sokol, Bardhi e Agron?

O Shqiptarė pse mereni me hallet e gjthė njerėzisė?
A po meret bota me hallet e Shqiperisė?
Lėreni pra rehat Amerikėn e Arabinė,
meruni me Kosovėn e Shqipėrinė!

Ju qė ndodheni ne mėrgim,
mos e harroni Arbėrin!
I'a kemi borxh etėrve tanė,
qė brez pas brezi trashgim na i lanė.

O Shqiptarė si flini te qetė
nuk e degjoni mėmėdheun qė po ju thėretė?
Po pėrshpėritjet e dėshmorėve a i dėgjon njeri ?
Patjetėr po thonė " a moj Shqipni e mjera Shqipni"!

(poema e sipershkruajtur perben nje frymezim nga shkrimet e poeteve tane rilindas)
falemiNDERit