Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PANIKU dhe PASOJAT

    Vitet kur regjimi Ramizian ishte ne agoni ne popull ne vend te lindete shpresa per ndryshime e dite te bukura ne vendin tone perkundrazi lindi PANIKU , fenomeni me i tmershem ne historine tone.

    Panik se do mabaroj buka..
    Panik se do mbaroj sheqeri
    Panik se do mbaroj sapuni, drute, vajguri, mielli, djathi, elektriku, uji... etj etj.. panik se po mbaron ajri..

    Tragjedite qe solli paniku jane te panumerta..
    Njerez qe sulmojne dyqane, magazina.. qe plackisin ..vrasin djegin..
    Te coroditur e shkalluar qe marrin malet e detrat per te ikur..
    Tmerret jane te pafundme..
    Nuk harrohet djegja e gati 100 personave ne nji magazin te fush-arresit ku mijra vete nga paniku e babezitja dhe shkallmimi i shtetit te ramiz alise sulmuan paturpesisht magazinat e shtetit dhe vodhen c'munden..
    Ata vdiqen nen flake por jo si mic Sokoli e Selam musai por me turp ..Ata rane deshmor te fukarallekut e maskarallekut.

    Paniku vazhdoi dhe me vone ne vitet pluraliste dhe sa her qe u cfaq ai solli menxyre mbas menxyre..
    96-97 jane te paharrushme...pikerisht per panikun total qe mbertheu gjithe vendin e qe rezultoi me shperthimet e depove te armeve e pasojat e se ciles ndihen cdo dite...
    PANIKU sjell psikozen e ikjes..ikje ikje ska rendesi se ku e se si..vetem te ikim..
    Natyrisht mafja e trafikut ka gisht ketu sepse ka dhe ajo fitimet e veta.... por njerezit perseri duhet ta mbledhin radaken e mos te shkojne me duart e tyre ne fund te detit..

    Ja nji shembull tragjik i coroditjes qe sjell PANIKU..

    --------
    Shekulli
    ------------
    Historia e 15 familjeve qė shpresojnė se gomonia ushtarake e vjedhur nė Kretė, tė mos jetė mbytur
    Si u zhdukėn para 7 vitesh 15 klandestinėt e Semanit

    Luan Kondi
    TIRANĖ- Njė 71-vjeēar dhe njė grua rreth tė 40-ave me njė dosje voluminoze nėn sqetull, pasi kanė trokitur gjithandej, nė Kryeministri, Ministrinė e Jashtme, konsullata, apo organizma joqeveritare pėr tė kėrkuar ndihmė, mė nė fund, kėrkojnė ndihmėn e mediave.
    Pas 7 vitesh sorollatje dhe mundimesh mbinjerėzore ende nuk kanė marrė asnjė lajm pėr djemtė e tyre, qė janė zhdukur bashkė me 13 tė tjerė mė 25 nėntor tė vitit 1995. Plaku nga Vlora ka humbur djalin 27- vjeēar, Veli Balla, ndėrsa gruaja vėllain 25- vjeēar, Arben Mone.
    Tė njohur nė ditė tė keqe, pasi kishin tė njėjtin shqetėsim, familjet Mone nga Fieri dhe Balla nga Vlora janė lidhur miqėsisht. Idrizi ėshtė njė plak hollak, qė tregon mė i madh nė moshė seē ėshtė nė tė vėrtetė.
    Qė prej zhdukjes sė djalit, kėtu e shtatė vjet mė parė, ai vuan nga zemra dhe herė pas herė merr ilaēe. Edhe pse shėndetlig ai pėrpiqet tė mos e japė veten pėr fatkeqėsinė qė i ka ndodhur. Teksa nis e rrėfen vuajtjet e tij, ai pėrpiqet qė t'i shoqėrojė me fakte konkrete dhe shkresa, tė cilat i nxjerr nga njė dosje.
    ***
    Dy prej familjeve, qė interesohen pėr fėmijėt e tyre, thonė se nuk janė bėrė ende bashkė me 15 familjet e tjera pėr ta ngritur njėherazi zėrin. "Deri tani jemi vetėm pesė familje qė kėrkojmė ngultazi tė marrim informacion.
    Ndėrkohė qė nuk janė shfaqur tė afėrmit e 6 kosovarėve, qė kanė qenė nė skaf, apo asnjė nga familjarėt e vajzės nga Tirana dhe ndokush nga familja e skafistit ose shoqėruesit tė skafit, tė dy nga Vlora.
    Megjithatė ne do tė bėjmė tė pamundurėn".- kėmbėngul Idrizi, babai i 27-vjeēarit tė zhdukur. Ai tregon me radhė letrat qė i ka dėrguar gjatė gjithė kėtyre viteve autoriteteve mė tė larta tė shtetit, kryeministrave, ministrave tė Jashtėm, ministrave tė Mbrojtjes e Rendit Publik.
    Brenda dosjes shquhen lehtėsisht letrat drejtuar OKB-sė, Kryeministrit italian Berluskoni dhe atij Grek, Kostas Simitis, Ambasadės sė Mbretėrisė sė Bashkuar tė Anglisė, Konsullatės Italiane nė Vlorė, Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar e atij Shqiptar apo dhe Interpolit.
    Sipas tyre, deri tani pėrpjekjet kanė rezultuar tė kota, pasi nuk kanė mėsuar asgjė nga strukturat e shtetit pėr fatin e tė afėrmėve.
    ***
    "Nuk di asgjė pėr tim vėlla",- nis tė tregojė Mimoza historinė e zhdukjes sė Arbenit 25-vjeēar. Familja e tyre jeton nė fshatin Qenas, pranė qytetit tė Fierit, nė krahun e majtė tė rrugės pėr nė Seman. Nuk kanė lėnė vend pa shkuar dhe derė pa trokitur, por asgjėkundi nuk kanė marrė njoftim pėr njeriun e tyre.
    "Nuk dimė ē'tė bėjmė, ta qajmė, s'mundemi, pasi shpresojmė se mund tė jetė gjallė nė Angli. Kėshtu, rrimė e presim. Mbase do tė kthehet njė ditė, megjithėse rishfaqja e tij do tė na duket e pabesueshme", - tregon Mimoza, ndėrsa ndien dhembje pėr vėllanė e vetėm.
    Pas fjalėve tė para mė kujtohet historia e stėrgjyshit tim, i cili 150 vjet mė parė emigroi nė Selanik. Pėr vite me radhė familja e tė afėrmit nuk kishte marrė asnjė lajm. Atėherė shėndeti i kurbetēinjve njoftohej me gojė nga bashkatdhetarė qė ishin "pjekur" me tė, atje nė dhe tė huaj.
    Kthimi i stėrgjyshit, qė kishte munguar pėr mė shumė se dhjetė vjet, ishte shokues pėr njerėzit, tė cilėt e dinin tė humbur pėrgjithmonė.
    Megjithatė e varfra familje iu gėzua disa napolonave flori, qė ai kishte kursyer nga puna nė kurbet. Ende sot, pas 150 vjetėsh, pėrsėritet e njėjta histori: askush nuk interesohet pėr 15 shqiptarėt qė u nisėn nga Semani me gomone nė kėrkim tė njė jete mė tė mire, ndėrsa famijet e tyre presin prej 7 vitesh.
    ***
    Ishte 25 nėntor i vitit 1995, kur Arben Mone 25 vjeē, me tė kushėririn tre vjet mė i vogėl, Edmondin, dhe
    shokun e tij, Ahmet Hetemi nga Fieri, u nisėn pėr nė Seman. Familjet nuk e dinin ditėn qė kishin caktuar
    djemtė pėr t'u nisur drejt Italisė.
    Kushėrinjtė Mone herė pas herė bisedonin pėr t'u larguar, por pa ia thėnė kėrkujt ditėn e saktė tė largimit nga Shqipėria. Rastėsisht, po atė ditė, djemtė u takuan pak pėrpara
    se tė merrnin rrugėn pėr nė bregun e Adriatikut me motrėn e Ahmetit, tė cilės i kanė rrėfyer shkurt
    aventurėn.
    "Do tė shkojmė me gomone nė Itali, do tė nisemi sot nė mbrėmje",- i thanė motrės sė shokut
    kushėrinjtė Mone. Sipas tregimit tė familjarėve tė Arbenit, nisja e skafit ėshtė bėrė rreth orės 19.15.
    Me tre fierakėt si bashkudhėtarė ishin edhe tre persona nga Tirana, dy djem e njė vajzė bjonde rreth
    tė 20-tave, gjashtė kosovarė dhe dy vlonjatė, qė, sė bashku me pronarin e skafit e ēonin nė pesėmbėdhjetė
    numrin e njerėzve tė gatshėm pėr aventurėn e radhės.
    Njė tjetėr kosovar hipi dhe zbriti nga skafi me
    pretekstin se i dhembte barku dhe nuk ndihej mirė pėr tė udhėtuar. "Sipas dėshmisė sė rojes sė skafeve qė
    niseshin nga Semani pėr nė Itali, kosovari pa emėr kishte ndenjur me tė deri nė mėngjesin e ditės sė
    nesėrme, ndėrsa me tė zbardhur dita ishte larguar pėr nė Vlorė. Prej andej, sipas tė thėnave, ishte nisur me
    traget drejt Italisė.
    Ajo qė na bėn ende pėrshtypje ėshtė se ē'duhet tė ketė ditur kosovari.
    Dyshojmė se ai iu shmang udhėtimit me atė skaf. Po qe se do tė gjendej, ky njeri mund tė hidhte dritė mbi shumė gjėra
    qė tani pėr tani janė enigmė", - thotė Mimoza, motra e madhe e Arbenit. Sipas saj, deti atė ditė kishte qenė
    i qetė deri nė orėt e mesnatės dhe me pas kishte patur dallgė. Familjarėt e 25-vjeēarit pritėn qė ai t'i
    njoftonte porsa tė mbėrrinte nė bregun tjetėr.
    ***
    "Njė shok, i cili kishte disa vjet nė Itali, i premtoi vėllait se do ta priste nė bregdetin fqinj. Orėt kalonin dhe ne prisnim me ankth njoftim prej tij. Kur kjo s'ndodhi, filluam tė shqetėsoheshim. Lėvizja e parė ishte lidhja me telefon me shokun e vėllait, nga i cili mėsuam se Arbeni nuk kishte mbėrritur dhe ndaj u bėmė merak", - kujton Mimoza.
    Familjet e tė ikurve nxituan tė interesohen mė intensivisht, kur mediat e asaj kohe nisėn tė njoftonin lajmin e mbytjes sė gomones. Njerėzit flisnin pėr njė tragjedi.
    Sipas tyre, gomonia ushtarake lara-lara, e vjedhur nė bazėn e NATO-s nė Kretė dhe e shitur nė Shqipėri, qė ishte nisur nga Semani, ishte mbytur. Pas kėtij lajmi familjarėt e personave qė ndodheshin nė bordin e skafit nisėn kėrkimet.
    Nė fillim takuan rojet bregdetare shqiptare, ku mėsuan se skafi nuk ishte mbytur, pasi koha kishte qenė e pėrshtatshme pėr lundrim.
    Drejtuesit e postės kufitare tė Semanit njoftuan se rreth orės 21.00 nė ujėrat ndėrkombėtare kishin kaluar dy anije, nė njėrėn prej tyre kishin dalluar flamurin Spanjoll dhe te tjetra, atė Anglez.
    "Ato ditė tregoheshin histori nga mė tė ēuditshmet dhe s'dinim ē'tė besonim. Rendėm sa andej- kėndej. E sigurt ishte qė skafi nuk ishte mbytur.
    Megjithėse ende nuk kishim asnjė sinjal pėr ekzistencėn e ndonjėrit prej pasagjerėve tė gomones", - vijon Mimoza.
    ***
    Kishte kaluar rreth njė javė nga koha e zhdukjes sė skafit, kur radio BBC nė datėn 4-5 dhjetor tė vitit
    1995 njoftoi se njė anije angleze zbarkoi nė brigjet e Ishullit Britanik 15 shqiptarė. Po ato ditė stacione
    tė fuqishme si EURO NEWS, Kanali 7 Gjerman, apo TV 5 nė Francė dhanė edhe me pamje filmike zbarkimin e shqiptarėve nė Angli. Kėto pamje, madje ishin ndjekur rastėsisht edhe nga qytetarė vlonjatė e fierakė.
    Ata qė dėgjuan lajmin dhe panė filmimet e kameramanėve, ngushėllonin tė afėrmit e tė zhdukurve se skafin e nisur nga Semani e kishin ndihmuar Anglezėt, pasi e kishin parė qė rrezikonte tė zhytej nė thellėsi tė detit.
    Dėshmitarėt thoshin se kishin dalluar skafin lara-lara dhe se shqiptarėt e zbritur nga anija i kishte marrė policia me fuoristrada. "Tė themi tė drejtėn, deri tani me kėtė shpresė kemi ecur.
    Pėr njė gjė ishim tė sigurt: qė gomonia ishte me ndarje, ku secili ishte i lidhur me litar nė to. Madje, na kishin thėnė se ēdo pasagjer kishte edhe lopatėn e vet vozitėse e nėse do tė shuheshin motorėt ata do tė arrinin tė lundronin.
    Skafi ishte ushtarak dhe shėrbente pėr shpėtimin e njerėzve nė rast nevoje",- thotė Idriz Balla, babai i Veliut 27- vjeēar, njėrit prej tė humburve. 71-vjeēari mendon se skafi pėrveēse ishte i vjedhur, mund tė ketė patur edhe drogė.
    Po sipas tij, situatėn e djemve qė udhėtonin me tė e rėndonte edhe prezenca e njė vajze bjonde nga Tirana, e cila deri tani nuk ėshtė identifikuar dhe nuk dihen rrethanat e largimit tė saj nga Shqipėria.
    "Edhe nėse djemtė tanė janė nė burg nė Angli, apo diku tjetėr ne besojmė se e kemi tė drejtėn e marrjes sė njė njoftimi. Mbase Ministria e Jashtme ka dijeni pėr burgosjen e tyre. Ministrat janė vetė prindėr dhe e dinė se ēdo tė thotė qė 15 familje tė presin 7 vite me radhė me ankth ndonjė lajm pėr fėmijėt e tyre",- pėrfundon Idrizi./ALNA


    Letrat drejtuar autoriteteve shqiptare

    Kryeministrit Pandeli Majko
    Ministrit tė Mbrojtjes, Ismail LLeshi
    Ministrit tė Rendit Publik, Ilir Gjoni
    Ministrave tė Jashtėm, Paskal Milo dhe Arta Dade
    Kryeprokurorit, Arben Rakipi
    Kryqit tė Kuq Shqiptar
    Radiotelevizionit Shqiptar
    Interpol Tiranės
    Konsullatės Shqiptare nė Bari

    Letrat drejtuar uutoriteteve tė huaja

    Kofi Anan, Sekretat i Pėrgjithshėm i OKB-sė
    Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni
    Kryeministrit Grek, Kostas Simitis
    Ambasadės Britanike nė Shjqipėri
    Konsullatės Italiane, Vlorė
    Kryeministrin Britanik, Toni Bler
    Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar
    Radios BBC, Londėr

    Lista e tė zhdukurve

    1- Eduart Kapaj Vlorė 16 vjeē
    (shoqėruesi i skafit dhe personave)
    2- Veli Balla Vlorė 27 vjeē
    3- Remzi Petani Vlorė 35 vjeē
    (Drejtuesi i Skafit)
    4- Arben Mone Fier 25 vjeē
    5- Edmond Mone = 21 vjeē
    6- Ahmet Hetemi = 27 vjeē
    7- Arben Hallkaj Tiranė 36 vjeē
    8- Vahit Bardhi Tiranė 43 vjeē
    9- Vajza Tiranė 20 vjeē
    bjonde (e paidentifikuar)
    10- Qerim Hoxha Kosovė
    11- Agim Galica Kosovė
    12- Afrim Latifi Kosovė
    13- I paidentifikuar Kosovė
    14- I paidentifikuar Kosovė
    15- I paidentifikuar Kosovė

    --------------------------------

    .....

    Me kete rast ndoshta sado pak ndihmojme familjaret ne endren e tyre per te gjetur te afermit...
    Hapni syt atje ku jeni se kushedi..

    Shpresa vdes e fundit..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kjo teme kerkon diskutim,kerkon vemendjen e secilit,kerkon shume respekt.
    Nuk meriton kjo te rri strukur ne faqet e fundit te forumit...


    Brari,je i shkelqyeshem!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 08-04-2005 mė 08:51
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  2. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  3. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  4. Virgjėria tek femrat
    Nga klandestini nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:37
  5. Divorci dhe pasojat mbi femijet
    Nga AuGuSt_ nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •