Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    KAPITULLI I TRETE

    SI FUNKSIONON NYSE


    Njė person qe viziton pėr here te pare Bursėn e New York-ut, me siguri qe do ngelet i hutuar dhe te befasohet nga aktiviteti kaotik qe zhvillohet pėr blerjen dhe shitjen e letrave me vlere. Po te vėshtrosh poshtė, qe nga galeria e vizitoreve, Dyshemeja e zhurmshme Tregtimit ne madhėsinė e njė fushe futbolli, te jep pėrshtypjen e njė aktiviteti te ēmendur dhe te paplanifikuar. Qindra brokera, nėpunės e specialiste vėrviten rreth ekraneve kompjuterike dhe telefonave, duke shqiptuar me zė te larte urdhrat pėr te blere dhe pėr te shitur.
    Ne fakt NYSE udhėhiqet nga rregulla shume precize dhe rregullore qe sigurojnė njė tregtim eficent dhe te qarte te miliona letrave me vlere ēdo dite. Njė vėshtrim i disa prej kėtyre rregullave dhe i disa personave qe punojnė ne Dyshemenė e Tregtimit, do ju ndihmoje qe te kuptoni se si kryhet njė transaksion.

    Standarde rigoroze

    Qe te jete ne gjendje te blejė dhe te shesė letra me vlere ne dyshemenė e tregtimit, njė person fillimisht duhet qe te pėrmbushe disa standarde rigoroze personale dhe financiare si dhe te jete pranuar si anėtar ne NYSE. Anėtaret thuhet qe zotėrojnė njė "karrige" (seat) ne NYSE por ata rralle gjejnė kohe te ulen. Anėtaret, ashtu si ēdokush tjetėr ne NYSE, qėndrojnė ne kėmbe pothuajse gjate gjithė ditės se punės. Karrige ėshtė thjesht termi tradicional qe tregon te drejtėn pėr te tregtuar ne Dyshemenė e Tregtimit te NYSE-s.
    Numri i karrigeve ėshtė i limituar ne 1366, dhe ēmimi i njė karrigeje, ashtu si ai i aksioneve, varet nga kėrkesa dhe oferta. Ēmimi i njė karrigeje ra ne 35,000$ gjate recesionit te 1977. Sot, njė karrige mund te kushtoje me tepėr se 1 milion dollarė. Por nuk nevojitet vetėm para pėr te fituar anėtarėsinė. Ēdo person qe kėrkon te behet anėtar duhet te kaloje pėrmes njė testi qe mbulon rregullat dhe rregulloret e NYSE-s.

    Brokerat e dyshemesė dhe firmat e brokerimit

    Ka disa lloje te ndryshme anėtarėsish ne Bursėn e New York-ut dhe secili tip anėtarėsie i shėrben njė funksioni te ndryshėm ne dyshemenė e tregtimit. Grupi me i madh i anėtareve pėrbehet nga brokerat e dyshemesė. Ka dy lloje kryesore brokerash te dyshemesė: brokerat e komisioneve dhe brokerat e pavarur te dyshemesė. Brokerat e komisioneve punėsohen nga firmat individuale qe quhen firma brokerimi dhe qe janė anėtare ne NYSE. Kėta persona mjaft te kualifikuar, meshkuj apo femra, blejnė dhe shesin letra me vlere pėr llogari te publikut te gjere. Si shpėrblim, ata fitojnė rroga dhe komisione.
    Brokerat e pavarur te dyshemesė janė brokera qe punojnė pėr llogari te tyre. Ata ekzekutojnė urdhra pėr llogari te firmave te brokerimi qe nuk kane brokera ne dysheme ose qe i kane brokerat e tyre jashtė dyshemesė apo tepėr te zėne pėr tu marre me njė urdhėr te caktuar. Brokerat e pavarur te dyshemesė shpesh thėrriten akoma me termin "brokerat 2 dollarė" qe i referohet kohės kur ata merrnin 2 $ pėr ēdo 100 aksione qe tregtonin.

    Publiku ia pėrcill urdhrat e tij personelit te shitjeve (ose brokerave te aksioneve (stok broker)) te njė firme brokerimi. Kėta profesioniste te shitjeve quhen gjithashtu "pėrfaqėsues te regjistruar", meēe ata duhet qe te kalojnė njė provim kualifikues dhe te regjistrohen pranė NYSE-s dhe Komisionit te Letrave me Vlere dhe Bursės. Urdhrat e investitorėve transmetohen nga zyra e njė dege te njė firme brokerimi tek dyshemeja e tregtimit e nuses pėrmes njė sistemi te sofistikuar elektronik komunikimi dhe te pėrpunimit te urdhrave.

    Specialistet

    Brokerat e quajtur "specialiste" luajnė njė rol kritik sepse ata shėrbejnė si njė pike konstante midis brokerave me urdhra pėr te blere dhe pėr te shitur ne tregun e ankandit te NYSE-s.
    Secili aksion i listuar ne NYSE i ngarkohet njė specialisti, qe ėshtė njė broker i cili tregton vetėm ne aksione te caktuara ne pozicione te caktuara. Te gjitha blerjet dhe shitjet e atij aksioni zhvillohen ne atė vend, te quajtur pozicioni i tregtimit. Blerėsit dhe shitėsit, te pėrfaqėsuar nga brokerat e dyshemesė, takohen pranė pozicionit te tregtimit pėr te gjetur ēmimin me te mire pėr njė letėr me vlere. Njerėzit qe mblidhen rreth pozicionit te specialistit pėrbejnė atė qe gjiret turma e tregtimit. Kėrkesat pėr te blere dhe ofertat pėr te shitur bėhen pėrmes thirrjeve te hapura pėr t’u krijuar mundėsi palėve te interesuara qe te marrin pjese, duke zgjeruar kėshtu pėrcaktimin kompetitiv te ēmimeve. Kur kėrkesa me e larte pėrputhet me ofertėn me te ulet, atėherė tregtimi ekzekutohet.

    Specialisti ėshtė pėrgjegjės pėr te ruajtur njė treg te pastėr dhe te rregullt, si dhe pėr te pasur konkurrence dhe eficense. Veēanėrisht, specialisti kryen katėr funksione vitale.
    Njė nga punėt e specialistit ėshtė ekzekutimi i urdhrave pėr brokerat e dyshemesė ne aksionet qe i pėrkasin atij. Njė broker dyshemeje mund te marre njė urdhėr nga njė klient i cili vetėm dėshiron qe te blejė njė aksion me njė ēmim me te ulet se ēmimi aktual i tregut, apo qe ta shesė atė me njė ēmim me te larte se ēmimi aktual i tregut. Ne raste te tilla, brokeri mund t’i kėrkoje specialistit qe ta mbaje urdhrin dhe ta ekzekutoje atė ne qofte se dhe kur ēmimi arrin nivelin e specifikuar nga klienti. Ne ketė rol specialisti vepron si agjent pėr brokerin.

    Ne njė sens, specialisti vepron si organizues ankandi pėr aksionet pėr te cilėt ai ėshtė pėrgjegjės. Ne fillim te ēdo dite tregtimi, specialisti pėrcakton njė ēmim tregu pėr ēdo aksion, qe ai mendon se pėrfaqėsojnė pak a shume vlerėn e tregut. Specialistet i bazojnė kėto ēmime ne kėrkesėn dhe ofertėn pėr ēdo aksion. Pastaj, gjate ditės, specialisti u kuoton brokerave te tjerė kėrkesat dhe ofertat (bids and asks) aktuale pėr aksionet e tyre.

    Specialistet kane pėr detyre gjithashtu qe te ruajnė njė "treg te rregullt" pėr aksionet e tyre. Kjo do te thotė, qe ata te sigurojnė qe tregtimi ne aksione lėviz rrjedhshėm dhe me fluktuime minimale gjate ditės.
    Dhe se fundi, ne qofte se urdhrat pėr blerje pėrkohėsisht tejkalojnė urdhrat pėr shitje pėr njė aksion pėr te cilin specialisti ėshtė pėrgjegjės, ose ne qofte se urdhrat pėr shitje tejkalojnė urdhrat pėr blerje, specialisti ėshtė i detyruar qe te pėrdore kapitalin e vete firmės pėr te minimizuar ē’balancimin. Kjo behet duke blere ose duke shitur ne drejtim te kundėrt me tendencėn e tregut, derisa te arrihet njė ēmim ne te cilin oferta dhe kėrkesa publike janė pėrsėri ne balance. Ne ketė rol specialisti vepron si principal ose si dealer. Specialistet marrin pjese ne vetėm 10 % te volumit te gjithė aksioneve te tregtuara. Gjate pjesės tjetėr te kohės, urdhrat e publikut plotėsojnė njeri-tjetrin pa gatur nevojėn e pjesėmarrjes se specialistit.

    Dyshemeja e tregtimit

    Qe te dish se kush punon ne dyshemenė e tregtimit dhe se si ata nderveprojne ėshtė vetėm gjysma e historisė. Pėr te plotėsuar kuadrin, duhet qe te njihen shume veēori dhe funksione te tjera unike te Dyshemesė se Tregtimit. Pėr shembull, ka qindra sportele pėrgjatė perimetrit te Dyshemesė nga ku pėrmes aparateve komunikuese brokerat marrin urdhrat. Dhe ne vete Dyshemenė ka 17 pozicione tregtimi, secili i drejtuar nga klerket dhe specialistet. Siē ėshtė pėrmendur dhe me lart, te gjitha blerjet dhe shitjet zhvillohen rreth kėtyre pozicioneve. Ēdo pozicioni i janė caktuar pėr organizimin e tregtimit ne to me tepėr se 150 aksione te ndryshme. Monitorė kompjuterike te vendosur ne hapėsirėn e sipėrme te ēdo banaku tregojnė se fare aksionesh tregtohen atje.
    Ata gjithashtu tregojnė njė varietet te gjere te dhėnash rreth ēdo aksioni, duke pėrfshire ēmimin e fundit te aksionit si dhe informacionin nėse ēmimi pėrben njė ulje apo ngritje ne krahasim me ēmimin e mėparshėm. Kur njė firme brokerimi merr njė urdhėr nga njė klient, ajo Ben njė telefonate apo e transmeton urdhrin nėpėrmjet kompjuterit tek sporteli i saj i komunikimit ne NYSE. Urdhri pastaj i pėrcillet njėrit prej brokerave te Dyshemesė pėrmes njė sistemi tepėr te sofistikuar kompjuterik te quajtur BBSS (Broker Booth Support System). Brokeri i Dyshemesė ketė urdhėr ia paraqet specialistit pėr ekzekutim. BBSS mund ta pėrcjelle urdhrin gjithashtu drejtpėrsėdrejti tek pozicioni i tregtimit. Megjithatė jo qe te gjithė urdhrat kalojnė pėrmes brokerave. Disa regjistrohen direkt nga kompjuteri SuperDot tek pozicioni i punės i specialistit.
    Blerėsit dhe shitėsit, te pėrqendruar ne njė vend dhe qe operojnė ne pėrputhje me ligjet e kėrkesės dhe ofertės, pėrbejnė elementet kyē sistemit me ankand te tregut te aksioneve.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Analizimi i njė tregtimi aksionesh

    Me ēfarė ngjan njė transaksion pėr tregtimin e aksioneve? Si komunikojnė investitorėt me brokerat dhe ēfare u thonė brokerat investitorėve, brokerave te tjerė dhe specialisteve? Shembulli i mėposhtėm ėshtė disi i thjeshtėzuar, por pėrpiquni te thelloheni dhe ju do te ndjeni shkėmbimin e shpejte dhe dramatik te informacionit qe shfaqet ne njė transaksion tipik aksionesh.
    Helen, qe sapo ka mbaruar kolegjin, jeton ne Atlanta. John, njė inxhinier i ri, jeton ne Seattle. Ata nuk e njohin njeri tjetrin. Por, pothuajse ne te njėjtėn kohe, ata kane arritur vendime te kundėrta rreth te njėjtit subjekt: aksionit te kompanisė XYZ (njė kompani e supozuar aksionet e se ēiles janė te listuara ne NYSE).
    Helen ka vendosur qe te blejė aksione te XYZ. Duke vepruar kėshtu ajo beson se do te fitoje dividentet qe do i sigurojnė asaj me tepėr para pėr studime universitare ne vitet e ardhshme. John, nga ana tjetėr, ka vendosur qe te shesė aksionet e tij te XYZ. Ai ka nevoje pėr para shtese pėr te modernizuar apartamentin e tij.

    John dhe Helen u telefonojnė brokerave te tyre qe bėjnė pjese ne firmat anėtare te NYSE-s te cilat administrojnė llogarite e tyre te brokerimi. "Me pėlqen analiza e XYZ qe me dėrgove," i thotė Helen Peter, brokerit te saj. "Dua te blej 100 aksione." "A do qe te blesh me ēmimin e tregut," pyet Peter, "apo dėshiron qe te vendos njė urdhėr te kufizuar pėr ty?"
    Investitorėt duhet qe tu japin brokerave te tyre instruksione specifike se si ata duhet ti trajtojnė transaksionet e tyre. Kėtu janė paraqitur disa prej llojeve me te thjeshta te kėtyre urdhrave:
    ·
    · Njė urdhėr tregu i tregon brokerit te blejė ose shesė me ēmimin me te mire, aktualisht te dhėne ne Dyshemenė e Tregtimit te NYSE-s.
    ·
    · Njė urdhėr i kufizuar, qe mund te quhet gjithashtu urdhėr me ēmim te kufizuar, i tregon brokerit qe te blejė apo te shesė me njė ēmim te caktuar ose me te mire. Brokeri do te pėrpiqet qe te arrije ēmimin me te mire te mundshėm pėr klientin, por brokeri nuk mund te shesė poshtė ose te blejė sipėr shifrės se specifikuar.
    ·
    · Njė urdhėr GTC (e mire derisa te anulohet, "good ‘til canceled"), i tregon brokerit qe te blejė ose te shesė me njė ēmim te specifikuar deri sa investitori ta anuloje urdhrin.
    ·
    · Njė urdhėr grup i plote (round-lot) i tregon brokerit te blejė ose te shesė aksione ne shumėfisha te 100.
    ·
    · Njė urdhėr grup tek (odd-lot) i tregon brokerit te blejė ose te shesė aksione ne njė numėr me te vogėl se 100 (urdhrat grup i plote dhe grup tek mund te kombinohen ne ēdo lloj urdhri).
    "Me ēfare ēmimi po shitet XYZ?" e pyet Helen brokerin e saj. "Shitja e fundit ishte me 40 1/8," thotė Peter, "dhe kėrkesa dhe oferta (bid and offer) aktualisht janė tek 40 - 40 1/8." Ky informacion i tregon Helen qe, ne atė moment, blerėsit janė gati te paguajnė 40$ pėr aksion, kurse shitėsit kėrkojnė 40 1/8, apo 40.125 $.
    " Blej me ēmimin e tregut," thotė Helen. "Nuk do te jem ne zyre gjate ditės, Kėshtuqė mund ta konfirmojmė ēmimin e sakte nesėr." "Mund ta konfirmoj shume shpejt," thotė Peter. "Ne qofte se do jesh ne zyre edhe pėr ca minuta, do te telefonoj."

    Pėrpara se te uli receptorin, Helen thotė, "Do me duhet qe te vizitoj disa kushėrinj muajin qe vjen. A mund te mbrohem kundrejt ndonjė rėnie te papritur te ēmimit te XYZ edhe kur te mos jem kėtu?" "Mund te pyesėsh rregullisht ne ndonjė nga zyrat tona ne qytetet e tjera dhe ata mund te shesin pėr ty," thotė Peter. "Por ti gjithashtu mund te vendosesh njė urdhėr te kufizuar qe tani, qe do te thotė se ne qofte se ēmimi i XYZ arrin njė nivel, te cilin e cakton ti, kjo do te shkaktoje automatikisht shitjen."

    Helen vendos pėr njė urdhėr te kufizuar, dhe Peter e dėrgon atė tek zyra e firmės pėr urdhrat, pėr transmetim te menjėhershėm ne Dyshemenė e Tregtimit te NYSE-s sėbashku me urdhrin e saj pėr blerje.
    Pak a shume ne te njėjtėn kohe, John i thotė brokerit te tij ne Seattle qe te shesė 100 aksionet e tij te XYZ me ēmimin e tregut.
    Urdhri pėr blerje i Helen dhe urdhri pėr shitje i John regjistrohen gati menjėherė tek pikat e komunikimit te dyja firmave ne perimetrin e Dyshemesė se Tregtimit. Ndėrsa brokeri i dyshemesė qe pėrfaqėson urdhrin e Helen, hyn ne turmėn e mbledhur tek pozicioni i tregtimit i XYZ, ai vėren se XYZ ėshtė duke u tregtuar aktivisht. Ai gjithashtu zbulon se ēmimi i tregut i XYZ ka qene duke u rritur ne mėnyre te qėndrueshme.

    "Sa ėshtė XYZ?" e pyet ai specialistin. "40 1/8 - 40 3/8 - dhjete pėr dhjete. Shitja e fundit ishte me 40 1/4," i pėrgjigjet specialisti. Ky informacion i shpejte i tregon brokerit te Helen se ēmimi me i larte qe ndonjėri do te ishte gati te paguante pėr aksionet e XYZ ėshtė 40 1/8, dhe ēmimi me i ulet ndonjėri do te ishte i gatshėm qe te shiste ėshtė 40 3/8. Shprehja "dhjete pėr dhjete" i tregon atij se blerėsit duan njė total prej 1000 aksionesh dhe shitėsit ofrojnė njė total prej 1000 aksionesh. Brokeri e vlerėson ketė informacion duke marre parasysh dhe faktin qe ēmimi i tregut i XYZ ka qene duke u rritur dhe shitja e fundit ėshtė realizuar tek 40 1/4.
    Brokeri i dyshemesė i John arrin ne pozicionin e tregtimit dhe dėgjon kujtimin e specialistit. Ekrane te sheshte ne secilin post shfaqin kujtimet aktuale pėr ēdo aksion te tregtuar atje, por brokerat e dyshemesė megjithatė pyesin specialistin pėr kujtimin, njė pyetje qe tradicionalisht fillon procesin e ankandit. Ēdo broker ne turme mund te marre pjese ne tregtim.
    "100 me 40 1/4," thotė brokeri i John, duke ofruar te shesė 100 aksione me atė ēmim - 1/8 pike poshtė ofertės me te ulet te kotuar. "i marr unė!" pėrgjigjet brokeri i Helen, duke pranuar ofertėn. Gjate procesit te ankandit brokerat duhet qe te veprojnė me shpejtėsi pėrndryshe rrezikojnė te humbasin rastin e tregut. Pėr shembull, ne qofte se brokeri i Helen do te kishte hezituar, njė broker tjetėr ne turme do te kishte blere 100 aksionet e brokerit te John pėr 40 1/4. Dhe ky tregtim mund te kishte shkaktuar njė tregtim tjetėr, duke e ēuar ēmimin akoma me lart.
    Brenda disa sekondave tregtimi ėshtė regjistruar ne Sistemin e te Dhėnave te Tregut te NYSE-sė, i cili e transmeton atė ne ekranet elektronike dhe ne sistemet informuese neper bote.
    Peter, brokeri i Helen ne Atlanta, i telefonon asaj dhe i thotė, " Ju sapo keni blere 100 aksione te XYZ me 40 1/4." Pak a shume ne te njėjtėn kohe, brokeri i John ne Seattle thotė, "i shitem aksionet tuaja me 40 1/4."
    I njėjti sistem elektronik qe bėnė raportimin e transaksionit gjithashtu bėn regjistrimet kontabile elektronike qe do perditojne (update) regjistrimet e te dyja firmave te brokerimit. Kėto regjistrime mundėsojnė NYSE-nė qe te rikonstruktojė detajet e tregtimit ne qofte se mund te dale ndonjė problem rreth tij ne te ardhmen.

    Brenda tre dite pune llogaria e Helen do te rregullohet pėr te treguar se ajo tani zotėron 100 aksione te XYZ. Transferimi i aksioneve, qe ėshtė njė procedure komplekse qe pėrfshin disa hapa, ėshtė pothuajse krejtėsisht e automatizuar. Ne fakt, te vetmet copa letre te pėrfshira ne transaksion janė dėftesat e urdhrit, qe plotėsohen nga brokerat ne zyre, si dhe konfirmimi pėr tregtimin, i cili u postohet si blerėsit ashtu edhe shitėsit menjėherė pas ekzekutimit te tregtimit. Konfirmimi pėrmban detajet e tregtimit, si ēmimin, numrin e aksioneve, dhe termat e konditat.
    Ndonjė letėr tjetėr qe mund te haset gjate kėtij procesi ėshtė njė certifikate aksionesh, dhe kjo vetėm nėse Helen vendos qe ajo kėrkon qe aksionet te regjistrohen ne emėr te saj. Shumica e investitorėve vendosin qe t’i mbajnė aksionet ne "emrin e rrugės", qe do te thotė, ne emrin e firmės se brokerimit. Letrat me vlere te mbajtura ne emrin e rrugės mund te shiten me shpejt se letrat me vlere te regjistruara ne emrin e zotėruesit.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Teknologjia e tregtimit ne NYSE

    Bursa e New York-ut tregon njė pėrkushtim te madh pėr te ofruar tregun me efecient dhe me te pėrparuar teknologjikisht ne bote. Rritja marramendėse e volumit te tregtimit gjate viteve te fundit e ka vene NYSE-n pėrballe shume mundėsive dhe sfidave. Duke pasur parasysh ketė ambient kėrkues dhe ne zhvillim te shpejte, kyēi i suksesit pėr pozicionin udhėheqės te NYSE-s ka qene aplikimi dje zhvillimi i vazhdueshėm i teknologjive dhe sistemeve te moderne.
    Me poshtė paraqiten disa nga sistemet dhe produktet e sofistikuara qe mundėsojnė tregtimin ne NYSE te 2 miliard aksioneve ne dite.

    Sistemi SuperDOT ėshtė njė sistem i transmetimit te urdhrave pėrmes te cilit firmat anėtare te NYSE-s transmetojnė urdhrat e tregut dhe ato te kufizuar pėr tek pozicionet e tregtimit ku tregtohet letra me vlere. Pasi urdhri ėshtė ekzekutuar, i dėrgohet njė raport drejtpėrsėdrejti zyrės se firmės anėtare pėrmes te njėjtit qark elektronik qe pėrcolli urdhrin ne Dyshemenė e Tregtimit.
    Libri i informimit i pikės-se-shitjes (Point-of-sale Display Book) ėshtė njė mjet i cili ne mėnyre te dukshme rrit aftėsinė e specialistit pėr trajtimin e volumeve me te mėdha. Duke pėrdorur teknologjinė e kompjuterėve personale, ky sistem te dhėnash lehtėson regjistrimin, raportimin dhe kėrkimin e urdhrave te tregut dhe te kufizuar dhe, gjate procesit, eliminon pėrdorimin e letrave dhe gabimeve te pėrpunimit.

    Shėrbimi i Automatizuar i Raportimit ne Ēelje (Opening Automated Report Service, OARS). Ky ėshtė njė pjese pėrbėrėse e Librit te Informimit, qe automatikisht dhe vazhdimisht bashkon urdhrat pėr blerje dhe shitje te firmave anėtare te NYSE-s pėrpara ēeljes se ēdo dite tregtimi. OARS pranon urdhrat e tregut pėr raportim te shpejte, sistematik dhe te menjėhershėm ne ēelje dhe ndihmon specialistet pėr te pėrcaktuar ēmimin e fillestar te ditės.

    Sistemi i pėrbashkėt i tregtimit (Intermarket Trading System, ITS) ėshtė njė rrjet elektronik i bursave amerikane dhe i broker/dealer-ve te NASD. Sistemi ITS shfaq ne ekrane kuotimet e aksioneve te tregtuara ne disa bursa. Kjo i lejon specialistet dhe tregtaret qe te "bėjnė pazar" dhe te gjejnė ēmimin me te mire te mundshėm te aksioneve pėr klientėt e tyre.

    Sistemi i Konsoliduar i Informimit (Consolidated Tape System, CTS) ėshtė njė sistem botėror raportimi i integruar i the dhėnave pėr ēmimet dhe volumet e tregtimit pėr letrat me vlere te listuara ne te gjitha tregjet ku tregtohen kėto letra me vlere.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    INVESTITORI I MĖSUAR

    Qe te jesh njė investitor i zoti do te thotė qe te mos ngelesh mbrapa dhe te ndjekėsh nga afėr zhvillimet e shpejta ne boten e biznesit. Ndoshta burimi me i mire pėr informacion te freskėt rreth biznesit amerikan dhe ndėrkombėtar janė faqet financiare te gazetave te ndryshme te pėrditshme. Zakonisht pjesa e pare e njė faqe biznesi pėrmban ngjarje mbi ekonominė. Ju do te gjeni artikuj mbi bankat, tregun ndėrkombėtar, normat e interesit, dhe duzina temash te tjera qe prekin ekonominė kombėtare dhe atė botėrore.

    Faqet financiare gjithashtu ofrojnė shkrime rreth industrive te veēanta dhe kompanive te ndryshme. Pėr shembull, ju mund te gjeni lajme te fundit rreth njė kompanie te sapokrijuar, fushatėn e reklamimit te njė produkti te ri, ose njė ndryshim te papritur ne drejtimin e njė kompanie te madhe. Ky informacion i vlefshėm mund t’ju ndihmoje qe te zhvilloni njė strategji investimi tuajėn.
    Leximi i tabelave te aksioneve

    Shume gazeta pėrfshijnė gjithashtu njė kolone qe siguron asistence pėr investimet dhe pėr menaxhimin e parėse. Te shpėrndara neper lajme dhe artikuj te ndryshėm ju do te gjeni grafie te normave te interesit gjate javės, te dhėna rreth faturimit te obligacioneve, dhe statistika te tjera te rėndėsishme pėr komunitetin financiar. Gazetat gjithashtu mund te publikojnė dhe raporte te kompanive pėr tremujorin. Kėto pėrmbledhje te shkurtra tregojnė se sa fitim ka gjeneruar njė kompani e madhe gjate tre muajve te fundit. Raportet tremujore mund t’i ndihmojnė investitorėt te vlerėsojnė njė kompani, por jo te gjitha kompanitė i publikojnė ato.

    Ju ndoshta i keni vene re kolonat e gjata me numra dhe simbole ne njė nga faqet e seksionit financiar te gazetės. Megjithėse mund te duken si konfuze ne njė vėshtrim te pare, kėto kolona, qe quhen listat apo tabelat e aksioneve, janė zemra e faqeve financiare. Tabelat e aksioneve japin shifra rreth ēdo kompanie aksionet e te cilės tregtohen publikisht, duke pėrfshire njė pėrmbledhje te aktiviteteve te saj te tregut nga dita e kaluar, si dhe informacione te tjera te rėndėsishme rreth kompanisė dhe aksioneve te saj. Letrat me vlere te listuara pėrfshijnė aksione (si te zakonshme ashtu edhe te preferuara), obligacione, fonde te tregut te parasė, dhe fonde te pėrbashkėta. Pasi te keni pėrshtatur sytė tuaj me shkronjat dhe shifrat e imėta dhe te ngjeshura, leximi i tabelave te aksioneve ėshtė mjaft i thjeshte. Me poshtė ėshtė njė shembull i njė tabele aksionesh nga Wall Street Journal. Kompania quhet Disney, njė nga kompanitė me te famshme te argėtimit ne bote. Tabela e mėposhtme ėshtė disi e pėrshtatur me gjuhen e pėrditshme.


    Treguesit e tregut

    Duke ditur se si te lexoni tabelat e aksioneve ju mund te ndiqni nga afėr progresin e aksionit qe ju zotėroni apo do te dėshironit te zotėroni. Por njė aksion i vetėm mund te japė rezultate krejt te ndryshme nga tregu i aksioneve ne tėrėsi.
    Pėr te pasur njė pamje me te gjere, ju mund te vėzhgoni njė indeks aksionesh, qe ėshtė njė tregues i tendencės se tregut e llogaritur pėrmes gjetjes se njė mesatareje duke pėrdorur shume aksione.
    Ju do te vini re se ne fillim te seksionit financiar te gazetės paraqiten disa tregues tregu. Dy nga treguesit me gjerėsisht te pėrdorur janė Mesatarja Industriale Dow Jones (Dow Jones Industrial Average, DJIA) dhe Indeksi i Pėrgjithshėm i Bursės se New York-ut (New York Stock Exchange Composite Index).

    DJIA llogaritet duke bere mesataren e ēmimeve ditore te 30 kompanive kyē. Dow regjistrohet ne pike qe nuk janė te konvertueshme ne dollarė dhe centė. Ne pėrgjithėsi, njė rritje e Dow me kalimin e kohės konsiderohet si shenje e njė ekonomie te shėndetshme kombėtare. Njė rėnie me kalimin e kohės ėshtė shenje e njė regresi ekonomik.

    Indeksi i Pėrgjithshėm i Bursės se New York-ut ėshtė njė mesatare e ndryshimeve te ēmimeve te gjitha aksioneve te zakonshme te listuara dhe te tregtuara ne Bursėn e New York-ut. Ai shprehet ne pike indeksoje qe lidhin vlerėn aktuale te indeksit me njė vlere baze te kėtij indeksi. (Baza e Indeksit te Kombinuar te NYSE-sė u fiksua ne 59.00 ne 31 Dhjetor, 1965.) Ne llogaritjen e indeksit, ēmimi i secilit aksion shumėzohet me numrin e aksioneve qe ndodhen ne duart e publikut. Si rezultat, kompanitė me shume aksione do te kenė njė efekt me te madh ne indeks.

    Indeksi i kombinuar i NYSE-sė ėshtė matėsi i vetėm kryesor qe reflekton te tere tregun e NYSE-sė. Pėrveē regjistrimit ne gazeta, ai llogaritet vazhdimisht pas ēdo transaksioni dhe transmetohet pėrmes rrjeteve elektronike ne Dyshemenė e Tregtimit dhe firmat e brokerimit ēdo 15 sekonda. Indekse te tjera te rėndėsishme te tregut janė indekset e Standard & Poor, Indeksi i NASDAQ, Indeksi i Amex, Vija e Vlerės (Value Line), Indekset e Russell dhe Wilshire 5000.


    Leximi i raporteve vjetore

    Pėr njė informacion me te plote rreth situatės financiare te njė kompanie te veēante, ju mund ti hidhni njė sy raportit vjetor te kompanisė. Ēdo kompani e listuar ne NYSE ėshtė e detyruar qe tu dėrgoje ketė informacion financiar aksionareve te saj. Ne ketė raport, aksionari mund te gjeje informacion te detajuar rreth konditave ekonomike te kompanisė dhe politikave drejtuese. Raportet vjetore i ndihmojnė aksionaret qe te vlerėsojnė investimet e tyre dhe te vendosin se si te votojnė ne asamblenė tjetėr te pėrgjithshme. Por ato janė gjithashtu te dobishme pėr investitorėt potenciale, ata qe janė duke konsideruar blerjen e aksioneve te kompanisė. Raporti i kompanisė mund te sigurohet thjesht duke i kėrkuar kompanisė qe t’ju dėrgoje njė te tille. Me poshtė jepen disa nga subjektet kryesore qe pėrmbahen ne shumicėn e raporteve vjetore.

    Bilanci:

    Bilanci ėshtė njė pėrmbledhje e mjeteve dhe detyrimeve, i cili krijon me njė vėshtrim njė ide mbi situatėn financiare te kompanisė ne njė moment te caktuar ne kohe. Njė Bilanc krahason te dhėnat e fund-vitit aktual me ato te fund-vitit te kaluar. Seksioni i pare liston te gjitha mjetet e kompanisė. Pėr shembull njė kompani qe prodhon topa tenisi mund te listoje si mjete te veta, ēash, faturat e papaguara, produktet ne inventar, (te gjithė topat e tenisit te pėrfunduar, plus te gjitha lendet e para te pėrdorura pėr te prodhuar topat e tenisit), vete fabrikėn, token mbi te cilėn ėshtė ndėrtuar fabrika, dhe makineritė e pėrdorura pėr te prodhuar topat e tenisit.

    Seksioni i dyte liston detyrimet apo borxhet. E njėjta kompani pėr prodhimin e topave te tenisit mund te listoje si detyrime te vetat llogarite pėr tu paguar (para qe u detyrohet furnizuesve me lende te para), rrogat e papaguara, hute e marra, taksat dhe dividentet qe do u paguaje aksionareve.

    Seksioni i detyrimeve pėrfshin gjithashtu kapitalin e aksionareve, vlerėn e te gjithė aksioneve te zotėruara nga aksionaret. Ky seksion liston vlerėn e aksioneve te preferuara dhe te zakonshme, paratė e fituara nga shitja e aksioneve si dhe fitimet te cilat janė investuar ne kompani. Vlera e mjeteve duhet qe te jete e barabarte me vlerėn e detyrimeve, prandaj ka dhe emrin bilanc.
    Kapitali i aksionareve quhet gjithashtu vlera neto e kompanisė. Ai nuk ėshtė njė shume e prekshme parash e depozituar ne ndonjė banke, por vlera e te gjithė aksioneve te investuara ne kompani.


    Pasqyra e te ardhurave dhe fitimeve:

    Ne qofte se bilanci ishte njė vėshtrim i financave te kompanisė ne njė moment te caktuar, pasqyra e te ardhurave ėshtė me tepėr si njė film. Ajo lidh sėbashku disa bilance dhe tregon mbarėvajtjen e kompanisė pėr njė periudhe te caktuar qe mund te jete njė muaj, njė tremujor, apo edhe disa vjet. Pasqyra e te ardhurave paraqet shumen e te gjitha te ardhurave, zbret shpenzimet, dhe tregon se sa para ka ngelur pėr te riinvestuar ne kompani. Ajo krahason numra gjate njė periudhe kohe.

    Pasqyra e ndryshimeve ne pozicionin financiar:

    Kjo pasqyre ka te beje me "kapitalin punues" (working capital) - para te pėrdorura ne operacionet e pėrditshme te kompanisė. Pasqyra, e cila mund te krahasoje disa vite, tregon se sa "kapital punues" (working capital) ka qene ne dispozicion dhe se si ėshtė shpenzuar.

    Raporti i eksperteve kontabėl:

    Ēdo raport vjetor pėrfshin njė raport nga njė kontabilist i pavarur. Raporti i kontabilistit ne pėrgjithėsi thotė se raporti vjetor ėshtė njė pasqyrim i vėrtete i financave te kompanisė. Ai tregon nėse raporti ėshtė pėrgatitur ne pėrputhje me standardet e pėrgjithshme te auditimit dhe me principet kontabile. Kontabilisti do ta shkruaje ne raportin e tij ne qofte se raporti vjetor nuk arrin te pėrmbushė ndonjė nga kėto standarde.

    Kuptimi i statusit financiar te kompanisė ėshtė i rendsishem pasi ndihmon marrjen e vendimeve te pėrshtatshme pėr investim. Kapitulli tjetėr shpjegon perse ēmimet e aksioneve lėvizin dhe si mund te parashikohet mbarėvajtja e njė aksioni.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    KAPITULLI I PESTE


    PĖRSE ĒMIMET E AKSIONEVE LUHATEN LART E POSHTĖ

    Ne qofte se vėshtrojmė ēmimet e aksioneve pėr njė jave do vėrejmė qe ato bien apo rriten - nganjėherė ne pėrmasa dramatike. Duket e vėshtire qe te pėrpiqesh te sqarosh kėto lėvizje, por njė ekzaminim me i kujdesshėm zbulon se ēmimet e aksioneve marrin forme te ndikuara nga disa forca konkrete. Analistet e aksioneve, ne fakt, sigurojnė jetesėn e tyre duke u pėrpjekur te lokalizojnė kėto forca dhe efektet e tyre pėr kompanitė, industritė dhe ekonominė kombėtare dhe ndėrkombėtare.
    Njė kuptim i kėtyre forcave, jo vetėm qe ndihmon ne formulimin e njė strategjie investimi, por gjithashtu ndihmon qe te vėzhgohet se si ngjarjet dhe tendencat mund te pėrcaktojnė gjithēka, qe nga disponibiliteti i mallrave dhe shėrbimeve deri tek mundėsitė pėr punėsim.


    Kėrkesa dhe oferta

    Ka njė tenje te vjetėr ne Wall Street, e cila thotė se njė aksion vlen ēfare tjetri ėshtė gati te paguaje pėr te. Dhe kjo ėshtė e vėrtete, ēmimi i njė aksioni pėrcaktohet nga blerėsit. Ndėrsa ata marrin me tepėr informacion, investitorėt vendosin nėse ata janė te gatshėm te paguajnė me shume apo me pak pėr njė aksion. Ndryshimi i perceptimeve te tyre vazhdimisht e shtyn ēmimin e aksioneve lart apo poshtė.

    E thėne thjesht, ēmimi i aksionit, apo i ēfarėdo produkti apo shėrbimi pėrcaktohet nga kėrkesa dhe oferta. Oferta e aksioneve varet nga numri i aksioneve qe njė kompani ka emetuar apo qe i ka shitur publikut. Kėrkesa pėr aksione krijohet nga ata qe duan te blejnė kėto aksione nga ata njerėz qe tashme i zotėrojnė kėto aksione. Ne qofte se individėt mendojnė se ata do te bėjnė para nga aksioni, ata do te dėshirojnė ta blejnė atė.

    Kėtu hasim njė moment te rendsishem: oferta ėshtė e kufizuar, dhe jo kushdo qe dėshiron te zotėroje njė aksion mundet. Sa me tepėr qe njerėzit te duan te zotėrojnė njė aksion, aq me tepėr janė ata te gatshėm pėr te paguar pėr te. Kėrkesa e larte pėr njė aksion e ēon ēmimin ne njė nivel me te larte. Ne mėnyre te ngjashme, ndėrsa vlera e aksionit rritet, zotėruesit janė me te gatshėm pėr ta shitur aksionin.
    Rritja vazhdon derisa lėresat potenciale mendojnė se ēmimi ka arritur mjaft lart. Ne ketė moment, njė numėr me i vogėl njerėzish janė te gatshėm pėr te blere aksionin me ēmimin e larte. Pronaret e aksioneve te cilėt kėrkojnė te shesin duhet qe te ulin ēmimin me te cilin ata janė te gatshėm te shesin. Ēmimi i aksionit bie derisa investitorėt besojnė se aksioni pėrsėri vlen pėr aq sa pronaret janė te gatshėm ta shesin atė.

    Situata financiare e kompanisė

    Ligjet e kėrkesės dhe ofertės shpjegojnė perse ēmimet e aksioneve luhaten. Por, si arrijnė investitorėt dhe analistet deri tek ne marrjen e vendimeve nėse aksioni ja vlen te blihet apo shitet pėr njė ēmim te caktuar? Mbi te gjitha ata ekzaminojnė gjendjen financiare te kompanisė qe ofron aksionin. Investitorėt zakonisht nuk bėjnė njė vlerėsim te larte pėr aksionin e njė kompanie qe mund te humbėse para. Ata kėrkojnė pėr njė biznes me njė histori qe flet pėr arritjen e fitimeve te larta dhe qėndrueshmėri ne pagimin e dividenteve te kėnaqshėm.

    Ndėrsa historia ėshtė e rėndėsishme, investitorėt analizojnė gjithashtu perspektiven e kompanisė ne te ardhmen. Njė kompani me njė histori te varfėr fitimesh mund te ketė njė te ardhme premtuese, dhe njė tjetėr me histori te mire mund te jete ne rėnie. Prandaj investitorėt e kujdesshėm gjithashtu analizojnė se si e pėrballon kompania konkurrencėn dhe nėse drejtohet nga persona me eksperience, te pėrgjegjshėm te cilėt ndjekin zhvillimet e kohės. Ne qofte se investitorėt potenciale shikojnė se njė kompani por rrit eficensen e vet ose po prodhon produkte te reja (inovative), atėherė aksioni i kėsaj kompanie ka shume shanse pėr te pėsuar rritje te ēmimit.

    Nga ana tjetėr , trazirat ne horizont - si heshtje qe kėrkojnė zgjidhje gjygjsore, kėrcėnime grevash, konkurrence me intensive, apo rregullim me rigoroz - mund te ndikojnė ne uljen e vlerės se aksionit te kompanisė. Pėr shembull, kur njė kompani e madhe nafte shpalli se po konsideronte deklarimin e falimentimit, vlera e aksionit te saj ra me 11%.

    Njė lajm qe dikush ose njė kompani po pėrpiqet te blejė njė kompani tjetėr zakonisht e rrit ēmimin e kėsaj kompanie. Kjo ndodh sepse blerėsi duhet qe te blejė njė shumice aksionesh qe te fitoje kontrollin e kėsaj kompanie. Pėr te bere ketė blerėsi duhet qe te binde aksionaret qe te shesin aksionet e tyre duke u ofruar njė ēmim atraktiv pėr aksionet e tyre.
    Sentimentet gjithashtu mund te kenė ndikim. Pėr shembull, kur pronaret e njė skuadre basketbolli ne USA ofruan aksione ne 1986, analistet sugjeruan se aksioni ishte i mbivlerėsuar. Por investitorėt, shumica e te cilėve ishin tifozė, kishin njė vlerėsim te larte pėr skuadrėn dhe ishin te gatshėm te paguanin ēmimin qe u ofrohej.

    Situata financiare e industrisė

    Njė faktor tjetėr i rendsishem i cili duhet marre ne konsiderate ėshtė industria ko bėn pjese kompania.
    Ēmimi i aksionit te kompanisė mund te lėvize larte ose poshtė, ne varėsi te faktit nėse investitorėt mendojnė se industria e saj do zgjerohet apo do pėsoje njė kontraktim. Pėr shembull, njė kompani mund te jete duke ecur mire financiarisht, por ne qofte se industria ku ajo bėn pjese ėshtė ne rėnie, investitorėt mund ta vene ne pikėpyetje aftėsinė e kompanisė pėr te vazhduar rritjen. Ne ketė rast, ēmimi i aksionit te kompanisė mund te bjere.
    Shume industri zgjerohen dhe kontraktohen ne cikle. Pėr shembull, industria e ndėrtimit te shtėpive bie kur normat e interesit ngrihen.

    Trendėt ekonomike

    Pėrveē evenimenteve qe ndikojnė njė industri apo kompani te veēante, analistet shikojnė me kujdes ato ēfare ata i quajnė indikatorėt ekonomike, tendencat e pėrgjithshme qe sinjalizojnė ndryshime ne ekonomi.
    Njė indikator kyē ėshtė ndryshimi ne normėn e rritjes se ekonomisė qe matet nga Produkti Kombėtar Bruto (GNP). GNP mat produktin total te mallrave dhe shėrbimeve ne njė ekonomi. Ne qofte se ky tregues ėshtė duke u rritur, perspektiva afatshkurtėr e biznesit ėshtė duke u pėrmirėsuar. Njė indikator tjetėr i rendsishem ėshtė norma e inflacionit. Inflacioni ndeshet kur kemi rritje te shpejte ēmimeve. Gjate njė periudhe inflacioni, kostot e njė kompanie mund te rriten me shpejt sesa ajo ka mundėsi qe te rrisė ēmimet; kėshtu qe fitimet e saj tkurren.
    Gjithashtu, norma e inflacionit ka njė ndikim te rendsishem ne njė indikator tjetėr kyē, normat e interesit. Normat e interesit ne rritje tregojnė qe qeveria, bizneset dhe konsumatorėt duhet te paguajnė me shume pėr te marre hua. Si rezultat, deficiti buxhetor i qeverise rritet, bizneset mund te shtyjnė pėr me vone planet e tyre pėr projekte te reja, dhe konsumatorėt nuk shpenzojnė shume. Kjo mund te shėnoje fillimin e faze recesioni, njė periudhe me rritje te ngadalte ekonomike.
    Analistet gjithashtu monitorojnė deficitin buxhetor, diferencėn mes parave qe qeveria arkėton dhe parave qe shpenzon. Kur deficiti rritet, qeverise i duhet qe te rrisė marrjen borxh te parave qe pėrndryshe do ishin ne dispozicion te bizneseve pėr ekspansion dhe konsumatorėve pėr shpenzime.

    Shume indikatorė te tjerė sinjalizojnė ndryshime ne ekonomi. Midis tyre janė ēmimet e aksioneve, normat e papunėsisė (pėrqindjen e punėtoreve qe nuk mund te gjejnė pune), dhe ndryshimet ne vlerėn e valutės (kursin e kėmbimit).
    Kėto indikatorė janė me tepėr se thjesht numra. Ato tregojnė se si njerėzit e zakonshėm shpenzojnė paratė, dhe konkludojnė se si ka te ngjare te ece ekonomia. Ne qofte se norma e papunėsisė po bie, ose ne qofte se inflacioni ėshtė i ulet, njerėzit ndoshta ndihen optimiste pėr ekonominė. Ata, ka me shume te ngjare qe te shpenzojnė para, duke u sjelle pėrfitime kompanive dhe ēmimeve te aksioneve te tyre.

    Evenimentet botėrore dhe kombėtare

    Asgjė nuk i ndryshon prirjet e njerėzve pėr kursime dhe investime, me tepėr sesa perceptimi i tyre pėr njė lajm rreth njė ngjarje me rendėsi. Pėr shembull, kur njė komb hyn ne lufte, ēmimet e aksioneve mund te rriten. Kjo sepse njė vend ne lufte ka nevoje pėr armatime, furnizime pėr trupat, pjese kėmbimi, dhe sasia te mėdha karburantesh. Keshtuqė kompanitė fillojnė e prodhojnė dhe shesin me tepėr mallra.

    Ngjarje te tjera mund t’i detyrojnė ēmimet qe te bien. Ne qofte se fillojnė luftimet mes Iranit dhe Irakut ne Gjirin Persik, pėr shembull, ēmimet e aksioneve ne USA mund te bien. Kjo sepse luftimet mund te zvogėlojnė furnizimin me nafte qe vjen nga ai rajon. Si rezultat, nafta mund te behet me e shtrenjte dhe kostoja e te gjitha mallrave amerikane qe mbėshteten ne nafte apo ne produkte petroli mund te rritet.

    Njerėzit tregohen te kujdesshėm kur investojnė dhe analizojnė me kujdes faktet rreth te ardhmes se ekonomisė. Ne qofte se investitorėt nuk janė te sigurte se si njė ngjarje madhore do ndikoje ekonominė kombėtare, ata ka te ngjare te hezitojnė pėr te investuar ne letrat me vlere. Pėr shembull, ne qofte se investitorėt nuk ndjehen te sigurte pėr prirjet e presidentit kundrejt bizneseve, ēmimet e aksioneve mund te bien ndėrsa investitorėt presin se si do vene punėt.

    13 evenimente: efekti i tyre ne Tregun e Aksioneve

    Me poshtė jepet njė pėrshkrim i shkurtėr i 13 evenimenteve kryesore qe kane pasur njė ndikim mjaft thelbėsor, si negativ ashtu edhe pozitiv, mbi Shtetet e Bashkuara te Amerikės, duke filluar me Ligjin Smoot - Hawley te 1930.
    Presidenti Hoover firmos Ligjin e Tregtisė Smoot - Hawley, 1930
    Ne Prill 1930, presidenti Herbert Hoover firmosi Ligjin Smoot - Hawley, i cili ngrit barriera tregtimi kundrejt mallrave te importit. Investitorėt shprehen friken se kombet evropiane do te kundėrpėrgjigjeshin duke vendosur pengesa kundrejt shitjes se produkteve te prodhimit amerikan. Dhe koha provoi qe ata kishin te drejte. Tregu i aksioneve, i cili kishte pėsuar ngritje nga njė nivel i ulet prej 230 pikesh (indeksi Dow Jones i ēmimeve te aksioneve) pas crash-it te 1929 ne 294 pike, filloi njė rėnie te gjate.

    Shtetet e Bashkuara hyjnė ne Luftėn e Koresė, 1950

    Ne 19 Korrik, 1950, presidenti Harry S. Truman deklaroi se Shtetet e Bashkuara do te ndėrhynin ne Luftėn e Koresė. Ai kėrkoi nga Kongresi amerikan 10 miliard dollarė pėr njė program te gjere riarmatimi. Mesazhi i Trumanit shkaktoi rritjen e ēmimeve te aksioneve, ku rolin udhėheqės e morėn aksionet e industrive te ēelikut, bakrit, naftės, dhe te prodhimit te avionėve e makinave.

    Presidenti Kennedy kritikon prodhuesit e ēelikut, 1962

    Ne 11 Prill, 1962 presidenti John F. Kennedy kritikoi si te "papėrgjegjshėm" njė plan te prodhuesve amerikane te ēelikut pėr te rritur ēmimet. Shpejt pas kėsaj, aksionet filluan njė rėnie te theksuar, te papare qe nga 1933, me njė rėnie te vlerės se aksioneve me 20 miliard dollarė deri ne fund te Majit 1962. Analistet e lidhen ketė rėnie me rritjen e njė ndjenje anti-biznes, te stimuluar dhe nga qėndrimi i presidentit Kennedy.

    Vrasja e presidentit Kennedy, 1963

    Kur investitorėt mėsuan ne 22 Nėntor, 1963 se presidenti Kennedy ishte vrare, ata menjėherė filluan te shisnin aksione. Frika dhe pasiguria e tyre pėr udhėheqjen e vendit ēoi ne rėnien e vlerės se aksioneve me 13 miliard dollarė ne me pak se njė ore. Pėr te kontrolluar panikun e shitjeve, Bursa e New York-ut ndėrpreu pėrkohėsisht funksionimin.

    Presidenti Nixon shpall ngrirjen e rrogave dhe ēmimeve, 1971

    Ne 16 Gusht, 1971 Mesatarja Industriale Dow Jones (DJIA) u rrit me 32.93 pike, rritja me e larte ditore pėr te gjitha kohėrat. Kjo rritje pasoi deklaratėn e presidentit Nixon pėr ngrirjen e pagave dhe ēmimeve me qellim luftimin e normės se larte te inflacionit.

    Arabet iniciojnė Embargon e naftės, 1973

    NE 19 Tetor, 1973 vendet arabe prodhuese te naftės ndėrprenė te gjitha dėrgesat e naftės pėr ne Shtetet e Bashkuara te Amerikės. Ne 9 Nėntor DJIA ra me 24.24 pike, rėnia me e madhe qe nga 1962. Analistet u shprehen se rėnia ishte njė reagim i vonuar ndaj frikės pėr njė mungese energjie, e cila do te rriste kostot e transportit, manifakturimit dhe njė sere kostosh te tjera ne te tere ekonominė.

    Ronald Reagan zgjidhet president, 1980

    Lajmi i zgjedhjes se Ronald Reagani ne postin e presidentit shkaktoi njė rritje te fuqishme te ēmimeve te aksioneve ne 5 Nėntor, 1980. DJIA u rrit me tepėr se 27 pike ne 2 ore pėrpara se pozicionohej 15.96 pike me lart ne fund te ditės se tregtimit. Aksionet e mbrojtjes dhe te naftės pėsuan rritjen me te madhe, pasi investitorėt shprehen besimin se Ronald Reagan do te zhvillonte mbrojtjen dhe do te pėrmirėsonte situatėn pėr bizneset amerikane.

    Bashkėveprimi i evenimenteve, 19 tetor, 1987

    Te Hėnėn ne 19 tetor, 1987, ēmimet e aksioneve provuan rėnien e tyre me te madhe brenda njė dite ne tere historinė e bursės. Kur ra zilja pėr mbylljen e ditės se tregtimit, vlera e te gjithė aksioneve te pėrfaqėsuara ne DJIA ishe gati 23% (508 pike) me e ulet se sa ishte ne fund te ditės se mėparshme te tregtimit (te Premten, 16 Tetor). Ne vend te njė evenimenti te vetėm qe shkaktoi ketė incident, siē ndodhi me shembujt e mėsipėrm, njė sere ngjarjesh vepruan sėbashku pėr te shkaktuar rėnien e thelle.

    Gjithashtu gjate kėtyre ngjarjeve, prezentė ishte njė pasiguri e pėrgjithshme dhe ne rritje ndaj te ardhmes se ēmimeve te aksioneve, e shkaktuar kryesisht nga inflacioni ne ngjitje, normat e larta te interesit, dhe njė tendence ne vendet e tjera pėr te shtrėnguar politiken monetare. Katėr evenimentet, te cilat u ndeshen te gjitha brenda pak ditėsh para 19 Tetorit, dhe qe pranohen gjerėsisht si shkaqet kryesore te rėnies se 19 Tetorit janė:

    ·
    · Deklarimi i njė deficiti te madh tregtar te USA jashtė parashikimeve.
    ·
    · Deklarimi i njė propozimi pėr njė takse te re e cila do te reduktonte aktivitetin e pėrthithjes se kompanive nga kompani te tjera me te mėdha, proces i cili stimulonte ēmimet e aksioneve.
    ·
    · Njė deklarate e rėndėsishme dhe e prere e njė zyrtari te qeverise amerikane se vlera e dollarit do te lejohej te binte ne qofte se Gjermania do te vazhdonte me politiken e saj monetare te shtrėnguar.
    ·
    · Zbulimi i njė plani pėr njė sulm ushtarak amerikan mbi platformat iraniane te naftės ne Gjirin Persik, pak pėrpara se tregu te hapej ne 19 tetor.
    Pėrveē kėtyre evenimenteve ekonomike dhe politike, ekziston njė debat i forte nėse, dhe ne qofte se e vėrtete ne ēfare shtrirje, tregtimi i kompjuterizuar i aksioneve nga institucionet dhe kompanitė e letrave me vlere kontribuoi ne rėnien e papare te ēmimeve te aksioneve ne 19 tetor.

    Mini-crash-i i te Premtes, 13 tetor, 1989

    Njė vale shitjesh, vone gjate ditės goditi tregun pasi njė grup qe kėrkonte te siguronte kontrollin e Korporatės UAL, shpalli se nuk ishte ne gjendje te siguronte financimin e nevojshėm. Tregu i aksioneve reagoi duke zhvlerėsuar anionet e kompanive pėr te cilat kishte lajme dhe fjale pėr pėrthithje nga kompani te tjera. DJIA ra me 190.58 pike pėr tu mbyllur ne njė nivel prej 2569.26 pikesh. Kjo rėnie ishte njė rekord i dyte ne histori pėr nga madhėsia, qe sillte kujtimet e rėnies se Tetorit 1987 dhe qe fshiu fitimet e konsiderueshme te arritura gjate verės. Por tregu e mori veten menjėherė dhe pati njė vit te shkėlqyer.

    Iraku pushton Kuvajtin, e Premte, 3 Gusht, 1990

    Njė dite pasi Iraku pushtoi Kuvajtin, DJIA ra me 120 pėrpara se ta merrte veten dhe te mbyllej ne njė nivel 2809.65 pike, njė humbje prej 54.95 pike. Ankthi rreth situatės ne Lindjen e Mesme shkaktoi rritjen e ēmimeve te naftės. Kofindenca ne ekonominė amerikane u lėkund dhe shpenzimet konsumatore ranė. Ēmimet e aksioneve dhe obligacioneve ranė, duke arritur nivelin me te ulet te vitit ne 11 tetor.

    Operacioni Stuhia e Shkretėtirės, e Enjte, 17 Janar, 1991

    Ne mbare boten u pėrshėndet lajmi se njė koalicion forcash i udhėhequr nga USA po dominonte ne fazat e para te luftės kundėr Irakut. DJIA kėrceu me 114.60 pike, me njė volum tregtimi prej afėrsisht 319 milion aksione, pėr tu mbyllur ne 2623.51 pike.

    Rezerva Federale shkurton normat e interesit, 20 Dhjetor, 1991

    Ulja e normave se skontimit, nga Bordi i Rezervės Federale, me njė pike te plote pėrqindjeje shkaktoi njė rritje te ndjeshme ne ēmimet e aksioneve. Pėr njė periudhe 4 ditore, DJIA u rrit me njė total prej 168.60 pike (5.8%) pėr tu mbyllur ne 3082.96 pike ne 26 Dhjetor.
    Dita me nivelin me te larte te tregtimit, 15 Dhjetor, 1995
    Ne ketė dite ne Burse u tregtuan 652.8 milion letra me vlere, me tepėr se asnjėherė me pare dhe DJIA u mbyll ne 5176.73, ose 5.42 pike me pak se dita e mėparshme.

    Njė vėshtrim me nga afėr

    Ju ndoshta i keni dėgjuar termat "tregu dem" apo "tregu ari", pa menduar se ēfarė ato duan te thonė me te vėrtete. "Tregu dem" i referohet njė periudhe gjate se cilės ēmimet e aksioneve janė ne pėrgjithėsi ne rritje. "Treg ari" ėshtė periudha gjate se cilės ēmimet e aksioneve janė ne pėrgjithėsi ne rėnie. Secili nga kėto influencohet nga perceptimi i investitorėve se ē’drejtim po merė ekonomia dhe tregu.

    Ne qofte se investitorėt besojnė se ata janė ne mes te njė tregu dem, ata do kenė besim se ēmimet po rriten. Konfidenca e tyre e brendshme ndihmon pėr te mbajtur ēmimet e aksioneve ne rritje. Gjate njė tregu ari investitorėt besojnė se ēmimet e aksioneve do te bien. Ata hezitojnė te investojnė ne aksione, dhe ky shqetėsim i tyre ndikon pėr te mbajtur ēmimet e aksioneve ne nivele te ultė. Njė treg dem ose ari mund te zgjasė qe nga disa muaj e deri ne disa vjet.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. A glimps inside me
    Nga xhiko nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •