KAPITULLI I TRETE
SI FUNKSIONON NYSE
Njė person qe viziton pėr here te pare Bursėn e New York-ut, me siguri qe do ngelet i hutuar dhe te befasohet nga aktiviteti kaotik qe zhvillohet pėr blerjen dhe shitjen e letrave me vlere. Po te vėshtrosh poshtė, qe nga galeria e vizitoreve, Dyshemeja e zhurmshme Tregtimit ne madhėsinė e njė fushe futbolli, te jep pėrshtypjen e njė aktiviteti te ēmendur dhe te paplanifikuar. Qindra brokera, nėpunės e specialiste vėrviten rreth ekraneve kompjuterike dhe telefonave, duke shqiptuar me zė te larte urdhrat pėr te blere dhe pėr te shitur.
Ne fakt NYSE udhėhiqet nga rregulla shume precize dhe rregullore qe sigurojnė njė tregtim eficent dhe te qarte te miliona letrave me vlere ēdo dite. Njė vėshtrim i disa prej kėtyre rregullave dhe i disa personave qe punojnė ne Dyshemenė e Tregtimit, do ju ndihmoje qe te kuptoni se si kryhet njė transaksion.
Standarde rigoroze
Qe te jete ne gjendje te blejė dhe te shesė letra me vlere ne dyshemenė e tregtimit, njė person fillimisht duhet qe te pėrmbushe disa standarde rigoroze personale dhe financiare si dhe te jete pranuar si anėtar ne NYSE. Anėtaret thuhet qe zotėrojnė njė "karrige" (seat) ne NYSE por ata rralle gjejnė kohe te ulen. Anėtaret, ashtu si ēdokush tjetėr ne NYSE, qėndrojnė ne kėmbe pothuajse gjate gjithė ditės se punės. Karrige ėshtė thjesht termi tradicional qe tregon te drejtėn pėr te tregtuar ne Dyshemenė e Tregtimit te NYSE-s.
Numri i karrigeve ėshtė i limituar ne 1366, dhe ēmimi i njė karrigeje, ashtu si ai i aksioneve, varet nga kėrkesa dhe oferta. Ēmimi i njė karrigeje ra ne 35,000$ gjate recesionit te 1977. Sot, njė karrige mund te kushtoje me tepėr se 1 milion dollarė. Por nuk nevojitet vetėm para pėr te fituar anėtarėsinė. Ēdo person qe kėrkon te behet anėtar duhet te kaloje pėrmes njė testi qe mbulon rregullat dhe rregulloret e NYSE-s.
Brokerat e dyshemesė dhe firmat e brokerimit
Ka disa lloje te ndryshme anėtarėsish ne Bursėn e New York-ut dhe secili tip anėtarėsie i shėrben njė funksioni te ndryshėm ne dyshemenė e tregtimit. Grupi me i madh i anėtareve pėrbehet nga brokerat e dyshemesė. Ka dy lloje kryesore brokerash te dyshemesė: brokerat e komisioneve dhe brokerat e pavarur te dyshemesė. Brokerat e komisioneve punėsohen nga firmat individuale qe quhen firma brokerimi dhe qe janė anėtare ne NYSE. Kėta persona mjaft te kualifikuar, meshkuj apo femra, blejnė dhe shesin letra me vlere pėr llogari te publikut te gjere. Si shpėrblim, ata fitojnė rroga dhe komisione.
Brokerat e pavarur te dyshemesė janė brokera qe punojnė pėr llogari te tyre. Ata ekzekutojnė urdhra pėr llogari te firmave te brokerimi qe nuk kane brokera ne dysheme ose qe i kane brokerat e tyre jashtė dyshemesė apo tepėr te zėne pėr tu marre me njė urdhėr te caktuar. Brokerat e pavarur te dyshemesė shpesh thėrriten akoma me termin "brokerat 2 dollarė" qe i referohet kohės kur ata merrnin 2 $ pėr ēdo 100 aksione qe tregtonin.
Publiku ia pėrcill urdhrat e tij personelit te shitjeve (ose brokerave te aksioneve (stok broker)) te njė firme brokerimi. Kėta profesioniste te shitjeve quhen gjithashtu "pėrfaqėsues te regjistruar", meēe ata duhet qe te kalojnė njė provim kualifikues dhe te regjistrohen pranė NYSE-s dhe Komisionit te Letrave me Vlere dhe Bursės. Urdhrat e investitorėve transmetohen nga zyra e njė dege te njė firme brokerimi tek dyshemeja e tregtimit e nuses pėrmes njė sistemi te sofistikuar elektronik komunikimi dhe te pėrpunimit te urdhrave.
Specialistet
Brokerat e quajtur "specialiste" luajnė njė rol kritik sepse ata shėrbejnė si njė pike konstante midis brokerave me urdhra pėr te blere dhe pėr te shitur ne tregun e ankandit te NYSE-s.
Secili aksion i listuar ne NYSE i ngarkohet njė specialisti, qe ėshtė njė broker i cili tregton vetėm ne aksione te caktuara ne pozicione te caktuara. Te gjitha blerjet dhe shitjet e atij aksioni zhvillohen ne atė vend, te quajtur pozicioni i tregtimit. Blerėsit dhe shitėsit, te pėrfaqėsuar nga brokerat e dyshemesė, takohen pranė pozicionit te tregtimit pėr te gjetur ēmimin me te mire pėr njė letėr me vlere. Njerėzit qe mblidhen rreth pozicionit te specialistit pėrbejnė atė qe gjiret turma e tregtimit. Kėrkesat pėr te blere dhe ofertat pėr te shitur bėhen pėrmes thirrjeve te hapura pėr tu krijuar mundėsi palėve te interesuara qe te marrin pjese, duke zgjeruar kėshtu pėrcaktimin kompetitiv te ēmimeve. Kur kėrkesa me e larte pėrputhet me ofertėn me te ulet, atėherė tregtimi ekzekutohet.
Specialisti ėshtė pėrgjegjės pėr te ruajtur njė treg te pastėr dhe te rregullt, si dhe pėr te pasur konkurrence dhe eficense. Veēanėrisht, specialisti kryen katėr funksione vitale.
Njė nga punėt e specialistit ėshtė ekzekutimi i urdhrave pėr brokerat e dyshemesė ne aksionet qe i pėrkasin atij. Njė broker dyshemeje mund te marre njė urdhėr nga njė klient i cili vetėm dėshiron qe te blejė njė aksion me njė ēmim me te ulet se ēmimi aktual i tregut, apo qe ta shesė atė me njė ēmim me te larte se ēmimi aktual i tregut. Ne raste te tilla, brokeri mund ti kėrkoje specialistit qe ta mbaje urdhrin dhe ta ekzekutoje atė ne qofte se dhe kur ēmimi arrin nivelin e specifikuar nga klienti. Ne ketė rol specialisti vepron si agjent pėr brokerin.
Ne njė sens, specialisti vepron si organizues ankandi pėr aksionet pėr te cilėt ai ėshtė pėrgjegjės. Ne fillim te ēdo dite tregtimi, specialisti pėrcakton njė ēmim tregu pėr ēdo aksion, qe ai mendon se pėrfaqėsojnė pak a shume vlerėn e tregut. Specialistet i bazojnė kėto ēmime ne kėrkesėn dhe ofertėn pėr ēdo aksion. Pastaj, gjate ditės, specialisti u kuoton brokerave te tjerė kėrkesat dhe ofertat (bids and asks) aktuale pėr aksionet e tyre.
Specialistet kane pėr detyre gjithashtu qe te ruajnė njė "treg te rregullt" pėr aksionet e tyre. Kjo do te thotė, qe ata te sigurojnė qe tregtimi ne aksione lėviz rrjedhshėm dhe me fluktuime minimale gjate ditės.
Dhe se fundi, ne qofte se urdhrat pėr blerje pėrkohėsisht tejkalojnė urdhrat pėr shitje pėr njė aksion pėr te cilin specialisti ėshtė pėrgjegjės, ose ne qofte se urdhrat pėr shitje tejkalojnė urdhrat pėr blerje, specialisti ėshtė i detyruar qe te pėrdore kapitalin e vete firmės pėr te minimizuar ēbalancimin. Kjo behet duke blere ose duke shitur ne drejtim te kundėrt me tendencėn e tregut, derisa te arrihet njė ēmim ne te cilin oferta dhe kėrkesa publike janė pėrsėri ne balance. Ne ketė rol specialisti vepron si principal ose si dealer. Specialistet marrin pjese ne vetėm 10 % te volumit te gjithė aksioneve te tregtuara. Gjate pjesės tjetėr te kohės, urdhrat e publikut plotėsojnė njeri-tjetrin pa gatur nevojėn e pjesėmarrjes se specialistit.
Dyshemeja e tregtimit
Qe te dish se kush punon ne dyshemenė e tregtimit dhe se si ata nderveprojne ėshtė vetėm gjysma e historisė. Pėr te plotėsuar kuadrin, duhet qe te njihen shume veēori dhe funksione te tjera unike te Dyshemesė se Tregtimit. Pėr shembull, ka qindra sportele pėrgjatė perimetrit te Dyshemesė nga ku pėrmes aparateve komunikuese brokerat marrin urdhrat. Dhe ne vete Dyshemenė ka 17 pozicione tregtimi, secili i drejtuar nga klerket dhe specialistet. Siē ėshtė pėrmendur dhe me lart, te gjitha blerjet dhe shitjet zhvillohen rreth kėtyre pozicioneve. Ēdo pozicioni i janė caktuar pėr organizimin e tregtimit ne to me tepėr se 150 aksione te ndryshme. Monitorė kompjuterike te vendosur ne hapėsirėn e sipėrme te ēdo banaku tregojnė se fare aksionesh tregtohen atje.
Ata gjithashtu tregojnė njė varietet te gjere te dhėnash rreth ēdo aksioni, duke pėrfshire ēmimin e fundit te aksionit si dhe informacionin nėse ēmimi pėrben njė ulje apo ngritje ne krahasim me ēmimin e mėparshėm. Kur njė firme brokerimi merr njė urdhėr nga njė klient, ajo Ben njė telefonate apo e transmeton urdhrin nėpėrmjet kompjuterit tek sporteli i saj i komunikimit ne NYSE. Urdhri pastaj i pėrcillet njėrit prej brokerave te Dyshemesė pėrmes njė sistemi tepėr te sofistikuar kompjuterik te quajtur BBSS (Broker Booth Support System). Brokeri i Dyshemesė ketė urdhėr ia paraqet specialistit pėr ekzekutim. BBSS mund ta pėrcjelle urdhrin gjithashtu drejtpėrsėdrejti tek pozicioni i tregtimit. Megjithatė jo qe te gjithė urdhrat kalojnė pėrmes brokerave. Disa regjistrohen direkt nga kompjuteri SuperDot tek pozicioni i punės i specialistit.
Blerėsit dhe shitėsit, te pėrqendruar ne njė vend dhe qe operojnė ne pėrputhje me ligjet e kėrkesės dhe ofertės, pėrbejnė elementet kyē sistemit me ankand te tregut te aksioneve.
Krijoni Kontakt