Genci,
Me kane pelqyer ca postimet e tua (sidomos ai per lutjet sepse jane pak a shume cfare them dhe une dhe nje tjeter qe ke postuar ca kohe me pare) dhe nga natyra dukesh qe je njeri i dashur dhe pa doreza. Dhe ke shume te drejte kur thua qe ke te besoj priftin qe ben mekate diteve te javes dhe te djelen jep meshe ne kishe, apo dhe myslimanin qe fut rakine ne filxhanin e kafese.
Keto probleme kam hasur dhe une ne te kaluaren, dhe me beso, i has cdo dite. Sidomos nga ata njerez qe thone "oh, ju myslimanet shqiptare s'dini asgje nga feja" dhe na shikojne me perbuzje e te tjera komente nga keto. Dhe reagimi im fillestar ishte "Kush je ti te thuash sa i keq/i mire jam ne syte e Zotit te madh?"
Dhe te them te drejten, kur shkoja ne xhami e kisha problem ne fillim sepse mendoja "c'po bej ketu midis ketyre njerezve qe mendojne se jane ata e s'ka tjeter?" Pastaj, me kalimin e kohes i thoja vetes, "s'ka rendesi kush eshte ketu, ti pse je ketu? E sigurisht, per Zotin dhe sepse ndihesha me mire kur shkoja atje."
Me kete, nuk po te them fillo e shko ne xhami, por dua te them, qe kur ta besh dicka, beje sepse mendon se eshte e drejte, po jo te kufizohesh nga njerezit dhe mendimi yt per ta. Ata qe e konsiderojne veten myslimane jane njerez dhe si te tille do bejne gabime; por ne presim qe ata te jene perfekte; gje qe s'ka mundesi. Po ashtu dhe per fete e tjera. Pastaj, s'eshte per ne te gjykojme njerin apo tjetrin.
Pastaj, Genci, kur thua qe, mjafton vec te besoj ne Zot, nje pyetje kisha per ty. Po mire, kush jane parimet e jetes sende? Dmth, kush jane ato qe ky Zot te lejon dhe s'te lejon? Cfare veprimesh e "merzisin" kete Zot? Kush jane ato gjera qe ky Zot deshiron prej teje? Ti mund te thuash une s'vras, nuk pres, jam bujar, s'i bej keq njeriu. Hmmm, mendon se eshte mjaft? Pastaj kur thua s'i bej keq njeriu...marrim nje shembull shabllon....nuk mendon se dhe kur fle me dike po je jasht martese, i ke bere keq dhe asaj dhe vetes sepse e ke cuar drejt degjenerimit? Nejse, nje ide kjo!
Krijoni Kontakt