Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Pershendetje!

    Pa u zgjatur shume po hedh edhe une dy fjale!

    Fillimisht i dashur Deus eshte besimi ne Zot pra ky eshte edhe hapi i pare qe ben njeriu ne drejtim te njohjes se krijuesit te tij.
    Te besoje bindshem se Ky zot qe na ka krijuar., na ka urdheruar qe te jemi sa me te mire, te sjellshem dhe te dashur, si me veteveten ashtu edhe me te tjeret.
    Ky Zot qe ti edhe une bashke me ty besojme ka vene norma mbi toke, pra ka vene ligje dhe njeriu nuk mund te krijoje nje koncept te drejte mbi besimin e tij nese nuk ndjek keto norma.
    Ajo qe na i meson normat e besimit eshte feja pasi mendja e njeriut eshte e kufizuar dhe nuk mund te kuptoje cdo gje ne menye prefekte.
    Po ti shohesh Arabet e para Islamit edhe ata besonin ne Zot por pervec zotit te vetem besonin edhe 360 idhuj pra shiko ku te shpie besimi sipas mendjes tende...
    Po ashtu ti thua qe e beson zotin por valle si!!????
    Ky Zot qe ti beson a ka urdheruar dicka? Nese po cfare kerkon prej nesh Ai?
    Te gjithe keto pyetje mund te marin pergjigjie vetem neprmjet fese.
    Nese une them se e respektoj babane tim mirepo nuk i ndjek porosite e tij e ckuptim do te kishte respekti?
    po keshtu nese une besoj se ka nje Zot mirepo nuk zbatoj asnje norme te ngarkuar prej tij, atehere ckuptim ka ky besim?

    E zeme se ti do te shkosh nga Anglia ne shqiperi mirepo qe te shkosh duhet te perdoresh mjete trasporti, si avjon anije, makine tren gomar apo ku ta di une, pra ti nuk vjen dot ne Shqiperi po sperdore nje mjet udhetimi, keshtu eshte edhe puna e besimit ne zot nuk ke nje besim prfekt nese arsyeton gjithmone sipas mendjes duke mos u mbeshtetur kure ne parimet hyjnore.
    Zoti te dhente drejtim dhe te drejtofte zemren tek me e mira.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Kur me pyesin se cfare feje kam, them se jam i pafe. Reagimi i njerezve fetare ne pergjithesi eshte gjykues, dhe mundohen te me "vertetojne" egzistencen e Zotit. Por shpejt ju shpjegoj se te jesh i pafe, nuk do te thote se nuk beson ne Zot.

    Une jam i krishter, sepse kam pranuar Krishtin ne jeten time, si shpetimtarin tim, por gjithashtu jam i pafe. Per mua feja eshte dicka njerezore, Krishti, hyjnor. Por kjo nuk do te thote se jam i vetem. Per mua do ishte ideale nese njerezit nuk do i ngjiteshin nje feje.

    Me pelqeu pergjigja e Shpresmirit. Ai nuk permendi fare fe, por permendi per sa i perket besimit te tij, per Krishtin dhe per Kishen. Fatkeqesisht sot njerezit kishen e lidhin me fene, ne fakt kane te drejte sepse kisha qe ata kane ne mend eshte nje godine, dhe si e tille i takon nje institucioni fetar. Por Shpresmiri tha dicka tjeter, ai tha se kisha eshte e gjalle. Kjo eshte me se e vertete.

    Nje krishteri te vertete, nuk eshte nevoja t'i thuhet se duhet te jete pjese e nje kishe, pasi eshte gjeja me spontane per te. Por nga ana tjeter, kisha eshte nje organizem i gjalle, nuk eshte nje godine, por eshte nje grup njerezish qe mblidhen ne emer te Krishtit. E di qe eshte shume e veshtire per tu kuptuar kjo qe do te them tani por eshte me se e vertete, kisha e Krishtit nuk ka asnje lidhje me fene.

    Karakteristika e te krishtereve te pafe jane se ata kane nje dashuri hyjnore per te gjithe njerezit, akoma edhe per armiqte e tyre, ndersa karakteristikat e fetareve, do te thoja te te gjithe feve, jane te njejta, gjykimi, fanatizmi fetar, vetedrejtesia, krenaria etj. Nuk kane se si te veprojne ndryshe pasi jane produkt i fese, pra, produkt i nje shpikje njerezore e mbuluar me nje mantel hyjnor.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Bashkohem me LiveinTwoPlaces. Per mua feja eshte biznesi me i sukseshem qe njeriu ka shpikur. Eshte e pamohushme dhe gjithmone prezente ekzistenca e nje qenjeje mbinjerezore. Per mendimin tim kjo qenie nuk ka nevoje te emertohet, ti lidhet fe apo ti lutesh ne vend te posacem. Si besimtar ne Zot, mua me mjafton besimi ne te dhe perulja ndaj ti. Me duket absurde tu perulem disa pikturave njerezore apo te lexoj literaturen e ketyre besimeve te krijuara nga njeriu. Si vepra te njeriut si shkrimet e veprat ashtu dhe pikturat, lene vend per tu interpretuar sipas qefit, dhe ne fund te fundit mbeten krijime njerezore.

    Nese Zotit nuk i pelqej se nuk shkova ne kishe a xhami, nuk lexova nje sure a nje varg bible, se nuk i putha doren nje prifti a nje hoxhe, por e besova dhe ju luta aty ku munda, atehere ashtu qofte.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #14
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Re: Pa fe , por , jo pa ZOT !

    Postuar mė parė nga DeuS
    Nje pyetje per ju :

    - A duhet detyrimisht ti perkasesh nje feje per tu pranuar si besimtar i denje i ZOTIT ?

    ...dhe nese po , ju lutem te me sillni pak koment !

    Kurse lutja kryesore eshte kjo : Sinqerisht ju kerkoj qe nese do debatoni , flisni secili per fene tuaj ose per experiencat e ndryshme. Le ti leme menjane konkurencat mes feve . Mos u perleshni mes njeri-tjetrit . Do ti humbi vlera temes .
    Piksepari une jam i mendimit qe pyetja nga thelbi i saj eshte ne kontradikte me ate qe paraqitet,dhe po ta veshtrosh hollesisht e nxjerr kete konkluzion ne keto pika; A DUHET TI ..............I ZOTIT?
    Pra sic shihet ne fund te pyetjes fjala ZOTIT nga nismetari i temes eshte marre si baze per berjen e pyetjes por eshte harruar te tregohet qe termi Zot ne menyren me perfekte na eshte shpjeguar nga fete,pra dalim ne konkluzionin qe nevojitete te mbeshtetemi tek ato rregulla qe njekohesisht na kane shpjeguar edhe per zotin ne menyre te qarte,pra kjo ishte njera nga menyrat e thjeshta per ti dhene nje pergjigje por pervec kesaj per Deusin do te jap edhe nje pergjigje tjeter qe pak a shume perputhet edhe me temat e nje libri nga i cili Deus ka nxjerrur edhe firmen e vet qe vendos poshte shkrimeve.Dihet qarte qe per te ecur ne jete duhet te jesh i pajisur me besim ne vetevete dhe per te arritur kete ne duhet te arrime me ane te sugjestionit te bindim veten,pra sido qe te jete per te arritur kete besim ne duhet te bejme dicka.Besimi tek Zoti eshte dicka shume me e fuqishme se sa tek besimi tek vetja (psh sakrifikimi i vetes per zotin)dhe mbi te gjitha eshte dhurate nga zoti,por per ta merituar duhet ti bindesh urdherave te Zotit qe nuk gjenden ne asgje tjeter pervecse ne fe....

  5. #15
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Nuk kane se si te veprojne ndryshe pasi jane produkt i fese, pra, produkt i nje shpikje njerezore e mbuluar me nje mantel hyjnor.
    Nuk dua te "luftoj" mendimin tend pasi kushtezohet nga nismetari i temes, por doja vetem te te thoja se ashtu si ti nuk e meson dot matematiken , pa shkuar ne shkolle ne te cilen ka nje mesues, ashtu si nuk e meson dot pa ta shpjeguar njeri, ashtu dhe besimi ne zot, ka nevoje per disa udhezime , pasi ti nuk mund ti falesh edhe lutesh zotit si te duash ti. Ka nje rruge te caktuar. Psh ne fene Islam ka gjera qe jane detyrim (nuk do te thote qe po se bere do te vrasin, por nese do te arrish poziten me te larte ne boten tjeter duhet ti zbatosh, je i lire te besh cte duash) dhe ka edhe synete qe nuk jane obligim por eshte mire ti besh. Nese do veprosh sipas mendies tende atehere ku eshte zbatimi qe i ben ti fjales se zotit? Kisha dhe Xhamia jane vetem ndertesa. Nuk do te thote qe po svajte ne xhami ose kishe nuk e ndjek fene tende, por vajtja atje te sjelle ty shume te mira ne praktikimin e fese dhe besimit tend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Del Monako : 03-03-2004 mė 15:14
    HOLLAND...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Shume faleminderit per pergjigjen. E respektoj mendimin dhe besimin tend megjithese nuk bie dakort me to.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nga liveintwoplaces :

    Kur me pyesin se cfare feje kam, them se jam i pafe. Reagimi i njerezve fetare ne pergjithesi eshte gjykues, dhe mundohen te me "vertetojne" egzistencen e Zotit. Por shpejt ju shpjegoj se te jesh i pafe, nuk do te thote se nuk beson ne Zot.

    Une jam i krishter, sepse kam pranuar Krishtin ne jeten time, si shpetimtarin tim, por gjithashtu jam i pafe. Per mua feja eshte dicka njerezore, Krishti, hyjnor. Por kjo nuk do te thote se jam i vetem. Per mua do ishte ideale nese njerezit nuk do i ngjiteshin nje feje.
    Nga R2T :

    Per mua feja eshte biznesi me i sukseshem qe njeriu ka shpikur. Si besimtar ne Zot, mua me mjafton besimi ne te dhe perulja ndaj ti. Me duket absurde tu perulem disa pikturave njerezore apo te lexoj literaturen e ketyre besimeve te krijuara nga njeriu. Si vepra te njeriut si shkrimet e veprat ashtu dhe pikturat, lene vend per tu interpretuar sipas qefit, dhe ne fund te fundit mbeten krijime njerezore.

    Nese Zotit nuk i pelqej se nuk shkova ne kishe a xhami, nuk lexova nje sure a nje varg bible, se nuk i putha doren nje prifti a nje hoxhe, por e besova dhe ju luta aty ku munda, atehere ashtu qofte.

    Pak a shume edhe une ne te njejtin kendveshtrim kam hedhur hapat e mia ne jete . Me kane lehtesuar keto dy antare ne shprehjen e mendimeve .
    Pse mundohem te largoj Fene dhe te perqendrohem vetem tek ZOTI ? ...Sepse feja ne ditet e sotme le shume per te deshiruar. E shoh me percmin fene . Ajo perdoret si bisnes . Ajo perdoret si vegel lufte ( si arme ne luften per egzistence , gjithashtu edhe si mburoje ) Ajo percillet tek njerezit , nga njerezit . Ama njerezit nuk jane hyjnore dhe duke shpjeguar apo dhuruar mesazhin hyjnor ne shumicen e rasteve e transformojne dhe keqtrajtojne ate.

    E c'bej une ? Nuk e mohon dot kush qe une besoj ne ZOT . Ndoshta jo 100% . Egziston nje 1% i vogel ne mendjen e kujtdo . ( te pranojme te verteten ) . Pse egziston kjo grimce dileme ? Sepse vetem Profeten ishin perfekte . Ose me mire vetem Krishti ishte perfekt . Asnje njeri nuk eshte perfekt , sic nuk eshte mendja e tij .

    Une ndjej ngrohtesi kur besoj ZOTIN fort . Jo nga frika e vdekjes . Por nga respekti dhe dashuria qe kam per te . I falem per gjithcka qe me ka dhuruar , si fizike , materiale dhe shpirterore . Jam njeri qe nuk kam ndonje tafma te modhe per gjerat .

    Nuk shkoj ne kishe dhe as xhami .
    Kam lexuar Biblen dhe Kuranin ( perciptas ). Ju lexoj juve shpesh ketu dhe kjo me ndihmon qe te marr informacione te zgjeruara.
    Nuk mendoj kurre qe nje pikture qe eshte bere nga dora dhe imagjinata e nje njeriu , duhet marre si pike referimi per imazhin e ZOTIT.
    Nuk mendoj qe nje ndertese me llac e tulla , e ndertuar nga djersa dhe mendja e njeriut duhet te quhet vend i shenjte.

    Jo , perkundrazi . Bota eshte e shenjte . Token ZOTI e krijoi te shenjte . Gjithcka qe me sheh syri eshte krijese e ZOTIT . Atehere pse pikerisht ne keto vende duhet gjetur e shenjta dhe ne te tjerat jo ?

    ZOTI eshte kudo , per mendimin tim.
    AI degjon dhe shikon cdo njeri .
    Atehere lutjet e mia duhet ti degjoje edhe nga maja e malit , edhe nga thellesia e tokes.
    Faljet qe une i kerkoj ne gabimet qe bej duhet ti degjoje patjeter si lutjet.
    Atehere pse bini ne kontradikta ne kete gjykim.

    Ama nga ana tjeter , po te mos shikojme menyren sesi njerezia e sotme po ABUZON me fene ( si kristianet dhe myslimanet ) , e quaj si te nevojshme per shume njerez ( ndoshta edhe per mua ) duke e vleresuar nga ana edukative .

    Asnje fe nuk thote te vrasesh , te vjedhesh , te mashtrosh ...dhe me rradhe te keshillon ne mos berjen e shume veseve dhe mendimeve te ndyra te njeriut. Ketu ka vlere feja . Ne udhezimet e drejta te saj . Ne misionin e saj per nje bote paqesore dhe dashamirese .

    Bote paqesore ? ...Une ne bote paqesore jetoj . ( flas per boten time ) . Nuk vras , nuk vjedh , nuk lendoj , nuk mashtroj ( te pakten mundohem dhe nuk flas me 100% garanci , sepse sic e thashe asnjeri nuk eshte perfekt ). Respketoj familjen time ne maksimum dhe shpreh devotshmerine ndaj saj ne cdo moment.
    I drejtohem ZOTIT gjithmone me nder , respekt , perulje pothuajse cdo dite dhe e falenderoj per te mirat qe me dhuron.
    ( jo vetem atehere kur kam nevoje ose ndjehem keq )

    Doja t'ju citoja te gjithve me rradhe por ishte e kote . E vleresoj dhe pelqej qe jeni te apasionuar ndaj fese , mesazhit te saj dhe TE LARTMADHNISHMIT qe ajo respekton.

    Por cila fe na qenka ajo qe thoshka te verteten ?!

    A nuk duhet menduar kjo ?

    Kaq shume e shume fe ne bote ! Njera thoshte qikshtu dhe tjetra qashtu.

    Te ngjashme jane aq sa s'behet me por , kane edhe shume pangjashmeri me njera - tjetren.

    Ore une nuk e kuptoj , nese ka NJE ZOT lart ne qiej . Nese ka nje BABA kjo toke e ky njerzim , PSE PSE PSE duhet te egzistojne kaq rruge te ndryshme per te shkuar tek ai ?

    Pse kaq shume fe ?
    Pse te ndara ne disa sekte ?
    Pse njera ndryshon nga tjetra ?

    E shikoni pra qe feja eshte perdorur dhe transformuar nga njeriu ?!

    Njeriu po e perdor edhe tani qe po flasim ne tani ! Ne Israel e Palestine po vriten bij nenash ne keto momente . PSE ? Sepse nje hoxhe flet ndryshe nga nje prift .

    Kjo me ben mua te rri larg ndaj fese .

    Nuk dua ta urrej katolikun , orthodoksin e myslimanin vetem e vetem prej fese dhe menyres sesi ai i falet apo lutet ZOTIT.

    Dua ta pranoj njeriun pa paragjykime.
    Feja detyrimisht te prish qetesine shpirterore ( minimalja kjo )

    Lemsh e bera . Se di nese me kuptoni ? Nese doni shpjegim me pyesni prape.

    Flm per pergjigjet edhe njehere. Kur doni jeni grup fare . Kur ja kerrcisni konkurences nuk shifeni e as lexoheni me sy ! :-)

    ---------------------------

    A duhet te luash me nje skuader futbolli, per tu quajtur futbollist?

    [ S'eshte e thene . Ka nga ato qe FUTBOLLIN e kane mjet fitimi dhe duhet te reklamohen ne bote , por ka edhe nga ato qe packa se jane talente te lindura dhe apasionues te medhenj , luajne me modesti ne lagje dhe TROFE i tyre eshte ajo kenaqesia shpirterore qe i dhuron ky sport i bukur ]


    A duhet ti qendrosh prane familjes tende, per te treguar qe e do ate?

    [ Naimi i madh larg kesaj balte ndodhej , por me gjakun e penes balten e krahasoi me te embel se mjalten. E kush ja mohonte dashurine ketij rilindasi patriot ? ]


    Nuk po i kap te gjitha se zgjatemi....

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Por se kuptoj me ju

    Pronari do tiu jepte nje milion leke rri gjithe diten ne pune ose ben 10 pompa askush prej jsuh skishte per ta refuzuar kete bisnes te mrekullueshem .Kurse kur Zoti iu thote me ane te profeteve qe duhet me iu fal atij kaq here ne dite ose duhet me Zbatu keto rregulla egoja njerzore ose dembelizmi arrin kulmin .Pse Po ia vej emrin paditrui ndaj Krijuesit dhe shperblimit te tij.




    Ja per cfare sherben feja o genc qe ti dhe ndonje tjeter qe ka koncepte te gabuar per Zotin ose per jeten tia tregoj ne mynyren me te drejte.

    Pra shiko sic thote liveintoplaces se eshte laik dhe nga an tjeter thote jam krishter lol e di pse thote keshtu sepse nuk e di ceshte feja dhe per cfare sherben ajo.

    Pra feja te meson per tu lidhur ty me Zotin duke ardhe me ane te profeteve te meson si ta adhurosh Zotin si ti ta besosh ne cilesite dhe atributet e Tij .Pra nese e quan veten krishter do te thote te besosh ne bibel por duke qene laik do te thote mos te besosh ne bibel /Konfuzion i madh

    rete due thote se feja eshte biznes pa e ditur ce cfare do te thote bisnes dhge cfare do te thote fe,Ka degjuar se jane disa njerez qe dalin me canta dhe marrin 100$ dhe ja kjo eshte feja per te.Me te vertete feja merr nje kuptim bisnes por ne lidhje me Zotin .Pra ti e adhruon Zotin dhe ai te jep shperblimin shpirteror(kenaqesi shpirterore) ne kete bote dhe kenaqesi e xhenetit.E ku ka me bukur te besh bisnes me Zotin asnjeher sdel i humbur nese e do e respekton urdherat dhe ligjet e tij ateher padyshim ky eshte bisnesi me i bukur qe njeriu mund te beje eshte bisnesi me i bukur se edhe vete shpetimi nga vdekja qe mund te beje nje njeri duke afruar nje shume parash.

    Nuk mund ta doje Zotin njeriun vetem se kur ai zbaton ato qe erdhen profetet pse njerzit dhe popujt eme parshem denoheshin nga Zoti .Per te vetmen arsye qe paraqisni dhe ju tani se ato nuk i pranonin urdherat e profetve dhe donin ta besonin Zotin sipas mynyres se vet diksuh duke lutur idhujt dikush duke mos lutur asgje por thjesht vetem me Zemer .Pra donin qe lidhjes me Zotin ti vendosnin nje rregull vete te cilin nuk ishin koshiente qe e kishin mire ose gabim.

    Dhe ju doni ta besoni Zotin sipas mynyres tuaj por kjo eshte gabim sepse nese o te ishte e sakte atehere Zoti sdo te ksihte sjelle profete por do ti kishte lene njerzit te lire te besonin si te donin.Kush ka qene qellimi i profeteve udhezimi i njerzve ne mynyra dhe ide per tu lidhur me zemer dhe me gjymtyre me Zotin.

    Pra jezusi nuk iu tha njerzve besoni Zotin sic duhet por i tha beni keto qe po bej une duke u lutur me fytyre ne toke
    (Dhe si shkoi pak perpara ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39)


    A nuk jemi ne muslimanet sot qe e Zbatojme kete tradite profetike.
    Tjeter kur i thoshte profeti Muhamed a.s idhujtareve mekas se kush iu dha jeten dhe vdekjen ato thonin Zoti po ne realite ato adhuronin idhujt.Pra nese ne do ecim me perkufizmet e tuaj genc ose rt2 ose ndonje tjetri ateher do ti japim cdo idhujtari te drejte se ai ka te drejte vete ta gjej rrugen per ta lutur Zotin megjithese ne shume gjera mund te jete gabim.

    Pra ju po formoni ate qe quhet fe individuale duke ecur secili mbas mendjes se tij kurse Zoti i ka prure njerzve fe profete qe ato te jene te unisuar ne adhurimein e tyre ndaj Tij po keshtu i ka prure dhe rregulla jete qe ato mos zihen si ta bejme kete apo ate duke shprehur secili mendimin etij.

    Pra kjo qe ju sot keni si mendim eshte nje nga shkaqet pse sot ka shume fe ne bote ,Sepse secili do ta lusi Zotin sipas mynyres qe ai deshiron dhe jo sipas mynyres qe Zoti ka shpallur per to.Dhe kjo quhet fe njerzore e krijuar nga ju dhe fe hyjnore e zbritur prej Zotit .Pra ju i jepni vetes ato cilesi ose merita ose qellime qe i kane pasur vetem profetet pra metode percaktimi se si te besojne njerzit Zotin.

    Pse ka shume fe ne bote eshte e thjeshte sepse ato kane menduar si ju duke shpikur emrat e feve http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=31550

    Duke i shpallur si fe hyjnore duke ren ne kundershtim me vete librat e tyre ose llogjiken njerzore.

    Si sqeka feja e domosdoshme kur ne bote paska mendime idhujtarie kur ne bote Zoti personifikohet si njeri .Si do ti leje Zoti keto njerez te humbin ne punet e tyre prandaj ai i coi profetin e fundit Muhamdein a.s qe ti terheqi verejtjen kristianve se jesusi eshte vetem profet jo bir i Zotit eshte njeri profet i derguar nga Zoti me shpallje hyjnore per ti lajmeruar njerzit qe ato te adhurojne Zotin dhe mos i thyejne ligjet e tij>po keshtu dhe per budistet qe mos adhruojne budat etyre te drunja mos adhurojne kukullat qe me duart etyre i ndertuan .po keshtu per adhurruesit enjerzve te vdekur varreve ose shenjterimin e krijesave qe e gjithe zemraaaaaaaaaaaaa te lidhet vetem me Zotin dhe me asnje krijese tjeter ne mynyre te drejtperdrejte pa ndermjetsues.

    Kjo eshte feja por ste ve shume faj periudha qe kaluam ne shqiptaret ne komunizem na ka lene me pasoja ne kulturen tone fetare.
    Tani ja per cafre sherben feja per te sqaruar njerzit ne gabimet etyre ne lidhje me Zotin.

    Psh ti ke thene qe Zoti eshte kudo

    Kjo eshte krejtesisht e gabuar sepse Zoti nuk eshte ne plehra ose ne makine ose ne vende qe si perkasin madheshtise se tij per te qene aty /Ai eshte mbi fronin e tij mbi shtate qiejt kur qielli pare eshte ky qe ti keshillove albon me milioan galaktika dhe ky qiell i pare ne krahsim me qiellin edyet eshte si nje unaze ne shkreteire dhe po keshtu qielli i dyte me t tretin eshte si unaza ne shkretetire po keshtu vazdhon ky proporcion midis tyre per qiajt derisa arrin tek i shtati kur mbi te nodhet froni i Zotit dhe mbi te qendron madheshtori absolut qe mendja smund ta kape formen e tij si qenie e kufizuar qe jemi prandaj Muhamedi as. thote shikoni dhe meditoni ne krijesat dhe jo ne krijuesin pra kur vjen mendja per ta imagjinuar krijuesin payshim duhet qe te largohet sepse se sben do ta mendojme me cilesi njerzore sipas atyre qe dime.

    Pra e shikon pse duhet feja pra themi Zoti eshte kudo me fuqine e tij me diturine e tij dhe shikon gjithcka por nuk themi qe ai eshte kudo me qenien e tij.Pra koncepti i Zotit eshte madheshtor ne islam ndryshe nga cdo fe tjeter.Sa do te flas une ty ose ndonje tjeter per fene po sta hapi zemren madheshtori ti shikosh gjerat me sy tjeter e veshtire eshte per mua te mbush mendjen.megjithate te keshillojnje zgjerim ne kulturen rreth feve po e quaj qe te alesh me nje zgjedhje te duhur dhe te sakte dhe jo si mendon ti me arsyeb ejote sepse je nejri dh mund te gabosh si mund te gaboj dh une per ndonje gje.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  9. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te vrasesh ne emer te Perendise, te gjykosh, paragjykosh, te detyrosh, te perdoresh dhunen ...... ne "emer te Perendise"!
    E ta quajsh veten fetar?!
    Feja eshte mjet shtypes, mjet percares, biznes, abuzuese.....
    Keto i thash per mendimin tim, nuk do te thot qe kam te drejte, por as ju tjert ndoshta skeni?
    Zoti nuk besoj se kerkon te jesh fetar, Ai kerkon te jesh i drejte ndaj njerzeve tjere, ndaj natyres ashtu si mundohesh te jesh per veten. Kjo eshte feja.
    Sikur Zoti te donte te shkojne njerzit ne kishe os exhami, Ai do ti rrenonte ato qe nuk jane te drejta, me nje trmet psh.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #20
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Fjala e Drejte !

    Livingintwoplaces eshte laik , por jo ateist !
    Ta ka thene disa here kete. Te njejten gje kam edhe une .
    Te besosh Krishtin dhe te mos besosh ne Bibel nuk eshte aq kontradiktore sa e quan ti. Pse ? Sepse ai thote qe e ka lexuar Biblen , dmth ka lexuar per jeten e Krishtit , mesimet , sakrificat dhe gjithcka qe Ai beri per njerezimin , por nuk beson kurre Biblen ( te cilet ti e ke deshmuar qe eshte ndryshuar disa here nga dora dhe mendja e njeriut ) me te njejtin vrrull dhe perulje si Ate.
    Biblen e lexon , merr esencen prej saj ( fjalet dhe mesimet e Krishtit ) dhe sterhollimet e tjera te shtuara dhe deformuara nga njerezit i le tutje pa arritur ne obsesionim.
    -----------------------------------------------------------------------------------
    Cilen bibel te lexosh dhe te besosh , ate qe ndodhet ne Vatikan ( e cila ruhet prej kaq vitesh ) apo qe te me sjellin mua tek dera kristianet e rinj , te cilen e kane shkruajtur mbreme ne darke ?
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Cilit ti besosh , atij priftit PEDOFIL , apo atij hoxhes HAJDUT ?
    Ku ta di une se eshte apo nuk eshte ai i tille ? ( nuk i pergjithesoj )
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Se shikon sesa prifter e hoxhallare po dalin pervers , te korruptuar e te xhindosur cdo dite ?
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Pse duhet pra qe une te shkoj ne kishe e xhami ?
    Pse duhet te degjoj fjalet qe kendon nje hoxhe , kur ai mund te kete harruar pa permendur tre rreshta nga fjalet hyjnore te Kur'anit ?

    ------------------------------------------------------------------------------------


    Psh ti ke thene qe Zoti eshte kudo

    Kjo eshte krejtesisht e gabuar sepse Zoti nuk eshte ne plehra ose ne makine ose ne vende qe si perkasin madheshtise se tij per te qene aty /Ai eshte mbi fronin e tij mbi shtate qiejt kur qielli pare eshte ky qe ti keshillove albon me milioan galaktika dhe ky qiell i pare ne krahsim me qiellin edyet eshte si nje unaze ne shkreteire dhe po keshtu qielli i dyte me t tretin eshte si unaza ne shkretetire po keshtu vazdhon ky proporcion midis tyre per qiajt derisa arrin tek i shtati kur mbi te nodhet froni i Zotit dhe mbi te qendron madheshtori absolut qe mendja smund ta kape formen e tij si qenie e kufizuar qe jemi prandaj Muhamedi as. thote shikoni dhe meditoni ne krijesat dhe jo ne krijuesin pra kur vjen mendja per ta imagjinuar krijuesin payshim duhet qe te largohet sepse se sben do ta mendojme me cilesi njerzore sipas atyre qe dime.

    Pra e shikon pse duhet feja pra themi Zoti eshte kudo me fuqine e tij me diturine e tij dhe shikon gjithcka por nuk themi qe ai eshte kudo me qenien e tij.
    Ne ja bejme si pijanecat me duket " secili flet por askush nuk degjon tjetrin "

    --------------------------------------------------------------------------------
    N.q.s ZOTI nuk qenka kudo , atehere kujt i falesh ti cdo dite ?

    Pse i falesh nese ai nuk te sheh ?

    --------------------------------------------------------------------------------
    AI eshte lart ne qiej , por Shpirti i TIJ dhe Syri i TIJ eshte kudo.
    Ne plehra jam une . AI me shikon . Une e di qe AI eshte prane ( KUDO ) por
    ti po keqkupton fjalen " kudo "

    ZOTI nuk eshte "materie" !

    Pershendetje dhe flm per biseden paqesore qe po bejme
    Po i ve rendesi kesaj gjeje tani . Ka lezet kur njerezit flasin me rregull dhe qetesi. Uroj te ushtrohet gjithnje !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 04-03-2004 mė 18:46

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •