Ne temen tjeter te ketij forumi ku une po postoj librin "Vepra e Perendise", pjesa e fundit qe une postova fliste per kryqin.
Ju lutem vellezer te me duroni qe po e hedh edhe ketu ate pjese, pasi eshte shume e pershtateshme per kete teme.
2 Korintasve eshte mbi gjithcka tjeter nje liber per vuajtjen. Ketu gjejme sherbetorin e Perendise -- enen e Tij te zgjedhur -- te kaloje permes vuajtjesh te tmerrshme dhe sprovash te zjarrta, te tilla qe, ndoshta asnje apostull apo sherbetor tjeter i Perendise nuk i eshte dashur te kaloje. Gjejme te shkruhet per vuajtjen ne te gjithe librin: vuajtje fizike, mendore, apo frymerore; disa per pak kohe, ndersa disa te tjera jane te vazhdueshme. Por, ai na jep arsyen e ketyre vuajtjeve kur thote: "Kurdo ne e mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone." Ky eshte themeli i cdo sherbese ne jete. Duhet vuajtje, duhet dhimbje, duhet kryq -- dhe vetem atehere do mund te shfaqet jeta e Krishtit. "Dhe keshtu, tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta."
Sa here ka terheqje nga kryqi, shmangie te Kalvarit, refuzim te shtegut te vuajtjes dhe dhimbjes, mungese deshire per te paguar cmimin dhe per te perjetuar dhimbjen dhe humbjen, aq here do kete varferi, vdekje dhe cektesi, nje zbrazeti nga e cila nuk mund te dale asgje me te cilen te mund t'i sherbehet popullit te Perendise. "Vdekja kurre mos pushofte se vepruari ne mua, qe jeta kurre te mos rreshtet se derdhuri te te tjeret"
Cila eshte arsyeja e nje cektesie dhe varferie kaq te tejskashme ne sherbesen e ketyre kohereave? E gjejme ne faktin se sherbetoret kane perjetuar vete kaq pak. Ja kane dale mbane te shmangin kryqin sa here qe Zoti ua ofroi apo e caktoi per ta. Egziston pothuajse gjithmone nje rrugedalje, nje tjeter rruge qe eshte me pak e kushtueshme, nje rruge me e ulet dhe jo rruga e kryqit. Sa te pakte dhe te rralle ata qe jane me te vertete te pasur frymerisht. Perse? Sepse vuajtjet e tyre nuk kane tepruar kurre.
Zoti parashikon ne menyre te persosur. Ai e di mire per cfare lloj vuajtjeje ka nevoje secili -- qofte fizike, materiale, mendore, apo frymerore. Kur ne gjithedijen e Tij Ai na sjell vuajtjen tone, sepse sheh se kemi nevoje per te, le te gezohemi dhe te shohim Zotin ne te. Le ta pranojme me gezim, duke qene te ndergjegjshem se jemi te dobet dhe s'mund ta perballojme dot, por eshte Ai ne menyre te lavdishme ne lartesine e saj. Ai eshte i tille, dhe ne rrethanen ne te cilen ndodhemi zbulojme Ate ne plotesine dhe aftesine e Tij. Arrijme te njohim me te vertete Zotin, sepse shohim se Ai ben ne ne dhe per ne ate qe ne nuk mundemi ta bejme. Atehere mundemi t'u shrbejme Krishtin te tjereve ne jete, per ndertimin e trupit, per dhenien e jetes -- jeten e Tij -- kudo qe shkojme. Sa here qe jeta vertet vepron ne ne, pikerisht atehere dhe vetem atehere do mundet jeta te derdhet te te tjeret.
Krijoni Kontakt