Meqenese jemi ne periudhen para Pashkes, periudhe e cila fokusohet tek Kryqi i Krishtit dhe perjetimi i ketij Kryqi ne jetet tona, po mundohem te hap nje teme ku te diskutohet pikerisht mbi Kryqin.
Por jo mbi Kryqin e Krishtit si nje prekje e larget, apo si vendin ku bota preku shpetimin, por si perjetim personal.
Une mendoj se gjithe jeta e krishtere eshte nje udhetim qe fillon tek Kryqi i Krishtit dhe perfundon tek Kryqi yne. Gjate gjithe kesaj jete, I krishteri prek ngjalljen e Krishtit dhe kjo ngjallje e shoqeron ate deri tek Kryqi i tij personal, pas te cilit ose brenda te cilit, Ngjallja e Krishtit behet ngjallja e vet.
Ne dallim nga jeta e krishtere, Kryqi jetohet vetem personalisht. Une nuk mendoj se Kryqi mund te jetohet kolektivisht. Ne Kryq jane vetem 3 persona: Ti, Krishti dhe Vdekja!
Aty njeriu prek Zotin e Tij te ringjallur, prek Ringjalljen e vet, dhe sheh vdekjen te largohet e mundur.
Ne rast se Ti, nuk prek Krishtin dhe nuk dashuron Kryqin e Vet, Kryqi yt do jete nje ferr, sepse aty do jene vetem dy persona: Ti dhe Vdekja. Dhe sigurisht qe vdekja eshte me e forte se ti.
Por ne te njejten kohe, nuk mund te kete Krisht pa Kryq. Shume te krishtere sot, fatkeqesisht bien pre e ketij lloj "krishti", i cili jep vetem dhurata te bukura. Ata gezohen me Kryqin e Tij dhe nuk arrijne dot ta perjetojne Kryqin e Tij ne jeten e tyre. Ata mendojne se Kryqi i Tij eshte i mjaftueshem. Por Krishti nuk mendon keshtu. Ne Kryqin tone, ne e kuptojme se sa e dashurojme Krishtin dhe Kryqin e Tij. Ne Kryqin tone ne pushojme se qeni "femije te Perendise" dhe behemi "bashkepunetore te Perendise". Aty i krishteri rritet dhe sheh se Krishti nuk eshte nje dhurues i mire. Ai dhuron, por dhuron vetem nje gje: Kryqin! Brenda se cilit ndodhet mistikerisht Ngjallja!
Pra Kryqi ka dy aspekte: Jepet nga Krishti dhe Pranohet nga ne. Nuk mund te kete Kryqe vetem me njerin aspekt, por gjithmone me te dyja.
Vetem i kryqezuar mund te kuptosh nje Zot te kryqezuar...
Ftoj dhe anetaret e tjere te forumit te sjellin mendimet e tyre ketu...
Krijoni Kontakt