Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Ne tryeze me Krishtin dhe me njeri-tjetrin...

    Kete teme e hap vetem me nje qellim: Fokusimi ne Krishtin.

    Pra kjo teme le na sherbeje si nje tryeze familjare ku ndahet buke dhe ku te gjithe jane ulur duke biseduar e duke bere shaka me njeri -tjetrin, duke ngrene te njejtin ushqim dhe duke u cmallur me njeri-tjetrin nga nje ndarje e gjate shtegetimesh neper bote. Keto shtegetime na kane lodhur dhe te ndenjurit larg familjes se Krishtit(ne mish dhe jo ne fryme) ne ka stermunduar.
    Le te imagjinojme per nje cast sikur jemi te gjithe ne nje tryeze familjare duke ndare Krisht me njeri tjetrin...


    Le te ndajme me njeri tjetrin ate Krisht qe kemi brenda vetes.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po filloj me disa cilesi te Krishtit.


    Krishti per ne eshte si buka
    Ai eshte ne fakt Buka e vertete.

    Kur hebrejte i kerkuan t'u jepte vazhdimisht buke prej qiellit, ai u pergjigj: UNE JAM! UNE JAM KJO BUKE!

    Krishti per ne eshte si uji.

    Kur gruaja samaritane i kerkoi t'i jepte ujin qe heq etjen pergjithmone, Ai u pergjigj me UNE JAM!

    Krishti per ne eshte ringjallja dhe jeta.

    Kur motrat e Llazarit i thane se besojne tek ringjallja e te vdekurve, Ai u pergjigj: UNE JAM RINGJALLJA DHE JETA!

    Krishti per ne eshte drita.

    Ai tha UNE JAM DRITA E BOTES! Por botes i pelqeu me shume erresira se drita se ne drite shfaqet hapur renia e tyre.

    Krishti eshte VERA E VERTETE,

    GJAKU IM ESHTE PIJA E VERTETE!

    Krishti eshte QENGJI!
    Krishti eshte BARIU!

    A mund te jete QENGJI BARI?
    PO, KRISHTI ESHTE DHE BARI DHE QENGJ!

    Ashtu si ATI i tij eshte BARIU dhe KRISHTI ESHTE QENGJI I TIJ, ashtu AI ESHTE BARIU YNE dhe ne jemi qengjat e TIJ Qe ne ardhjen e Tij te dyte do renditemi nga e djathta!


    Krishti eshte DERA!
    Nepermjet TIJ ne hyjme ne Mbreterine e TIJ!

    KRISHTI eshte UDHA per ne kete MBRETERI

    KRISHTI eshte e verteta!
    Kur Pilati e pyeti se c'eshte e verteta, Ai nuk u pergjigj.
    Por ne na pergjigjet: UNE JAM!

    Krishti eshte SHKEMBI.
    Ai SHKEMB qe shoqeronte izraelin neper shkretetire. Por ai udhetim eshte pikture e jetes sone me TE.

    Prej SHKEMBIT dilte UJE, dhe po ky uje eshte KRISHT.

    PREJ KRISHTIT DEL KRISHT?

    Pse jo , sepse prej Njeriut del njeri, prej Perendise del vetem Perendi.

    KRISHTI ESHTE CDO GJE NE TE GJITHA!

    Por KRISHTI ka dhe Kryqin,dhe jeta jone me TE do kete patjeter Kryqin. Ne e harrojme shume here kete. Ai ua jep Kryqin te zgjedhurve te vet, per t'i pastruar prej renies se mishit. Kryqi eshte dhurate, nuk eshte ndeshkim, as paralajmerim. Ne kryq vdes Adami dhe shperthen Krishti brenda dhe jashte nesh...

    Ndaj ne momentet e perjetimit te Kryqit ne shohim hapur Krishtin dhe shohim veten tone te zhveshur prej renies dhe prej kalbjes...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 13-02-2004 mė 17:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    DUHET SHQYRTUAR DHE FRENUAR DĖSHIRAT E ZEMRĖS

    Njė ndėr librat qė i dua ėshtė edhe "Imitimi i Krishtit" i Tomė Kemphen-it. Sot lexova kėta rreshta:



    Zoti:

    1. Biro, duhet edhe shumė gjėra t'i mėsosh, atė ēfarė deri tani nuk e ke mėsuar mirė.

    Shėrbėtori:

    Po ēka ėshtė ajo, o Zot?

    Zoti:

    Qė dėshirėn tėnde ta pėrshtatėsh krejtėsisht me vullnesėn time; dhe mos ta duash vetveten por me afsh tė synosh plotėsimin e vullnesės sime.
    Dėshirat shpesh tė ndezin flakė fort dhe ashpėr tė nxisin, por pyetu a po tė nxit mė shumė nderi im apo interesi yt.
    Nė qoftė se jam unė shkak i vendimit tėnd, atėherė do tė jesh krejtėsisht i kėnaqur ēkado qė tė caktoj; por nė qoftė se kėtu fshehet ndonjė dėshirė personale, qe kjo ėshtė ajo qė tė pengon dhe tė shtrėngon.
    2. Kujdes pra qė mos tė ngulėsh kėmb nė dėshirėn qė ka lindur pa u kėshilluar me mua; qė mos tė duhet mė vonė ndoshta tė pendohesh, dhe qė tė mos gėrditet ajo qė prej fillimt tė ka pėlqyer dhe rreth sė cilės ke qenė i zellshėm si gjė e mirė.
    Do tė thotė nuk duhet menjėherė tė shkojmė pas ēdo prirje qė duket e mirė; dhe as menjėherė pėr tė ikur prej prirjes sė kundėrt pa menduar.
    Ėshtė me dobi nganjėherė pėr t’u frenuar edhe nė pėrpjekjet dhe dėshirat e mira, qė pėr shkak tė dhunėsisė sė zemrės tė mos biesh nė huti, qė mos t'i shkandullosh tė tjerėt kur nuk i pėrmbahesh rregullit, ose pra qė menjėherė tė mos ngatėrrohesh dhe mos tė ligėshtohesh nė qoftė se tė bėjnė ballė tė tjerėt.
    3. Nganjėherė bėnė pėr tu shėrbyer me forcė dhe me guxim pėr t’i bėrė ballė instinktit ndijimor, dhe pėr tė mos u kujdesur ēka do tė donte trupi, dhe ēka s'do tė donte; por duhet tė pėrpjekesh rreth asaj qė edhe pse kundėr vullnetit t’i nėnshtrohet shpirtit.
    Dhe duhet aq gjatė ta frenosh dhe detyrosh nė dėgjesė trupin derisa mos tė jetė i gatshėm nė gjithēka dhe derisa mos tė mėsojė tė jetė i kėnaqur me pakicė, kurse t'i gėzohet thjeshtėsisė dhe mos tė murmurojė nė qoftė se nuk i pėlqen gjė.
    IHS

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Cdo gje qe na rrethon ne jeten tone te perditshme, nuk eshte asgje tjeter vecse hija e Krishtit.

    Kur jemi ne tryeze dhe kemi para ushqimin tone. Ne ushqehemi per trupin se pa ushqim nuk mund te jetojme dot. Por ne fakt qellimi kryesor i ushqimit nuk eshte vetem kjo, ai ushqim qe ne shohim nuk eshte gje tjeter vecse nje hije e Ushqimit te vertete, pra, Krishtit. Krishti eshte ushqimi i vertete. Pa Te ne nuk kemi jete.

    Eshte pra zakon i mire nese mesojme sa here qe ushqehemi, te sjellim ne mendjen tone Ushqimin e Vertete, Krishtin, dhe t'i deklarojme Atij se cfare eshte bere Ai ne jeten tone.

    Uji qe ne pijme nuk eshte gje tjeter vecse nje hije e Ujit te vertete. Drita e diellit, apo cdo lloj drite nuk eshte gje tjeter vecse nje hije e Drites se Vertete.

    Ju ftoj te gjitheve, te sillni shembuj nga jeta e perditshme te cilat simbolizojne Krishtin dhe mund te na e kujtojne Ate ne cdo moment te dites.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e grizmin
    Anėtarėsuar
    23-09-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    19
    Do te deshiroja te merrja dhe une pjese ne diskutimin e kesaj tavoline nese nuk ju mbetet hatri. Ajo ēka do te deshiroja te thoja eshte nje varg i bukur qe ndodhet tek Predikuesi(2:11)ku thuhet.
    Pastaj u ktheva te shikoj tere veprat e mia dhe mundin tim per t'i kryer; dhe ja, te gjitha ishin kotesi dhe nje kerkim per te kapur eren; nuk kishte asnje perfitim ne diell. Ajo ēka do te doja te thoja eshte se me te vertete gjithēka qe behet pa Krishtin eshte nje mundim i kote ose me mire nje "Kotesi e kotesive" siē thote predikuesi. Prandaj une jam duke ju thene te dashur vellezer le te jetojme ēdo dite per ate qe erdhi ne kete toke te korruptuar, qe vdiq dhe qe u ringjall per ne.
    Le te jetojme per ate qe ishte, qe eshte dhe qe do te jete ne shekuj te shekujve. Amen.
    Me shume dashuri ne Krishtin. Grizmin.
    :ee Aq sa kėrkojmė nga tjetri duhet dhe tė japim; nėse kėrkojmė njė zemėr, le tė japim tėrė jetėn :ee

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Moter/ Vella Grizmin

    Te falenderojme qe erdhe mes nesh ne kete forum.

    Le te ndajme Krisht me njeri tjetrin. Ai eshte Buka e Jetes qe hahet e nuk mbarohet, qe hahet e mbushesh me ate lumturi qe nuk mund ta jape asgje tjeter mbi kete dhe.

    Ai eshte Burimi i Perjetesise dhe vete Jeta
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e grizmin
    Anėtarėsuar
    23-09-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    19
    Pershendetje Matrix. Une grizmin jam nje moter ne Krishtin. Jam shpetuar qe prej kater vjeshtesh dhe frekuntoj nje bashkesi ketu ne qytetin tim, pra ne Elbasan.
    Le te falenderojme Zotin qe ka bere te mundur te flasim me njeri tjetrin per Krishtin edhe nepermjet ketij forumi.

    Me dashuri ne Krishtin Grizmin.
    :ee Aq sa kėrkojmė nga tjetri duhet dhe tė japim; nėse kėrkojmė njė zemėr, le tė japim tėrė jetėn :ee

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E dashur moter Grizmin, mireserdhe mes nesh, vec mos u skandalizo kur te lexosh ketu dhe gjera qe ndoshta mund te te trondisin.
    Mos u skandalizo ne asgje, vetem vazhdo te japesh mendimin tend pa pasur fare ndrojtje, qofte dhe sikur dikush ketu mund te te kundershtoje

    Miqesisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 29-03-2004 mė 14:01
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e grizmin
    Anėtarėsuar
    23-09-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    19
    Zemra e njeriut eshte prirur gjithmone drejt se keqes. Zoti eshte i vetmi qe njeh dhe heton ate me se miri. Te gjithe njerezit tundohen nga djalli, dhe ne besimtaret madje. Por nje besimtar i krishtere i qendron tundimit deri ne fund, duke dale me teper se fitues, me ndihmen e Krishtit. Satani perpiqet te fitoje zemrat e secilit prej nesh duke i mashtruar me gjerat e kesaj bote si: lakmia per para, imoralitetet e shume gjera te tjera qe shume njerez ne bote deshirojne te bejne. Mekati perpiqet ne ēdo moment te na josh e te na ndaje nga Dashuria a Zotit tone. Por ēdonjeri prej nesh mund te thote me nje besim te plote: “Kush mund te na ndaje nga Dashuria e Jezusit”. Mos valle vuajtja, persekutimet, uria, lakuriqesia, rreziku a shpata…. Asnjera prej ketyre qe permenda me pare sepse ne te gjitha keto ne triumfojme me ndihmen e Atij, qe na ka dashur. Te veshur me armatimin e Perendise(Efesianeve 6:10-18) ēdo besimtar i krishtere eshte ne gjendje te mbahet ne diten e tij me te keqe dhe te perballoje ēdo prove me ane te Krishtit. Le te jete e mbushur zemra jone ne ēdo dite me Fjalen e Krishtit dhe premtimet e mrekullueshme qe ai na ka bere. Premtime qe Zoti yne do ti mbaje dhe qe jane me te vertete te mrekullueshme.

    Premtime te tilla si
    :


    [SIZE=2[FONT=Comic Sans MS]]“Atij qe do te fitoje do t’i jap te drejten te haje nga pema e jetes e qe eshte ne kopshtin e Edenit”.
    “Kush vepron gjer ne fund sipas vullnetit tim, atij do t’i jap pushtet mbi kombet, te njejtin pushtet qe mora dhe Une nga Ati im”.
    “Kush korr fitoren do te jete i veshur me nje petk te bardhe te tille. Nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetes. Do te deshmoj boterisht para Atit tim dhe para engjejve te tij se mua me takon”.
    “Kush korr fitoren, do ta bej shtylle ne tempullin e Zotit dhe ai do te mbetet gjithmone atje”.
    “Kush korr fitoren, atij do t’i jap te drejten te rrije me mua ne fronin tim, siē e korra une fitoren dhe tani jam ulur bashke me Atin tim ne fronin e tij”[/
    FONT] [/SIZE] [FONT=Arial Black]e shume premtime te tjera jane me te vertete shume inkurajuese per ēdo te krishtere. Dhe ne fund motra dhe vellezer do ta mbyll me nje varg nga (Mateu 6:21) qe eshte:[/FONT]
    “Sepse ku eshte thesari juaj do te jete dhe zemra juaj”
    :ee Aq sa kėrkojmė nga tjetri duhet dhe tė japim; nėse kėrkojmė njė zemėr, le tė japim tėrė jetėn :ee

Tema tė Ngjashme

  1. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  2. Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 18:40
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Uniteti me Krishtin i Orthodhoksėve
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2005, 17:18
  5. Kisha dhe i krishteri.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 05-05-2004, 19:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •