Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Kryqi, themeli i sherbeses se jetes

    Ne temen tjeter te ketij forumi ku une po postoj librin "Vepra e Perendise", pjesa e fundit qe une postova fliste per kryqin.

    Ju lutem vellezer te me duroni qe po e hedh edhe ketu ate pjese, pasi eshte shume e pershtateshme per kete teme.

    2 Korintasve eshte mbi gjithcka tjeter nje liber per vuajtjen. Ketu gjejme sherbetorin e Perendise -- enen e Tij te zgjedhur -- te kaloje permes vuajtjesh te tmerrshme dhe sprovash te zjarrta, te tilla qe, ndoshta asnje apostull apo sherbetor tjeter i Perendise nuk i eshte dashur te kaloje. Gjejme te shkruhet per vuajtjen ne te gjithe librin: vuajtje fizike, mendore, apo frymerore; disa per pak kohe, ndersa disa te tjera jane te vazhdueshme. Por, ai na jep arsyen e ketyre vuajtjeve kur thote: "Kurdo ne e mbajme ne trupin tone vdekjen e Zotit Jezus, qe edhe jeta e Jezusit te shfaqet ne trupin tone." Ky eshte themeli i cdo sherbese ne jete. Duhet vuajtje, duhet dhimbje, duhet kryq -- dhe vetem atehere do mund te shfaqet jeta e Krishtit. "Dhe keshtu, tek ne vepron vdekja, ndersa ne ju jeta."

    Sa here ka terheqje nga kryqi, shmangie te Kalvarit, refuzim te shtegut te vuajtjes dhe dhimbjes, mungese deshire per te paguar cmimin dhe per te perjetuar dhimbjen dhe humbjen, aq here do kete varferi, vdekje dhe cektesi, nje zbrazeti nga e cila nuk mund te dale asgje me te cilen te mund t'i sherbehet popullit te Perendise. "Vdekja kurre mos pushofte se vepruari ne mua, qe jeta kurre te mos rreshtet se derdhuri te te tjeret"

    Cila eshte arsyeja e nje cektesie dhe varferie kaq te tejskashme ne sherbesen e ketyre kohereave? E gjejme ne faktin se sherbetoret kane perjetuar vete kaq pak. Ja kane dale mbane te shmangin kryqin sa here qe Zoti ua ofroi apo e caktoi per ta. Egziston pothuajse gjithmone nje rrugedalje, nje tjeter rruge qe eshte me pak e kushtueshme, nje rruge me e ulet dhe jo rruga e kryqit. Sa te pakte dhe te rralle ata qe jane me te vertete te pasur frymerisht. Perse? Sepse vuajtjet e tyre nuk kane tepruar kurre.

    Zoti parashikon ne menyre te persosur. Ai e di mire per cfare lloj vuajtjeje ka nevoje secili -- qofte fizike, materiale, mendore, apo frymerore. Kur ne gjithedijen e Tij Ai na sjell vuajtjen tone, sepse sheh se kemi nevoje per te, le te gezohemi dhe te shohim Zotin ne te. Le ta pranojme me gezim, duke qene te ndergjegjshem se jemi te dobet dhe s'mund ta perballojme dot, por eshte Ai ne menyre te lavdishme ne lartesine e saj. Ai eshte i tille, dhe ne rrethanen ne te cilen ndodhemi zbulojme Ate ne plotesine dhe aftesine e Tij. Arrijme te njohim me te vertete Zotin, sepse shohim se Ai ben ne ne dhe per ne ate qe ne nuk mundemi ta bejme. Atehere mundemi t'u shrbejme Krishtin te tjereve ne jete, per ndertimin e trupit, per dhenien e jetes -- jeten e Tij -- kudo qe shkojme. Sa here qe jeta vertet vepron ne ne, pikerisht atehere dhe vetem atehere do mundet jeta te derdhet te te tjeret.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    nuk jam anetaresuar shume ne te tilla tema dhe postimet e mia ne forume te tjera nuk jane nje deshmi e gjalle dhe ndrtuese per per nje kristian . nuk e di po une nuk mund ta mbart ghithmone kryqin tim pasi asnjehere AI KRYQ NUK ME KA SHPENE NE kryqezim ashty sic e shpuri zotin tone , do doja shume te me shpinte atje dhe te ,baroja pune shpejt e shpejt . po une e kuptoj qe mbartja e kryqit tone ka kuptim tjter . ai nenkupton mohimin e vetvetes dhe mosanetaresimin ne kete bote , e di qe kryqi eshte vuajtja jone qe sjell persosmeri dhe shenjterim ne jeten tone kristiane , ZOTI THOTE [ BARRA IME ESHTE E LEHTE DHE AJO ESHTE E EMBEL DHE NUK MUNDON ] une nuk kam kundershtim me kete por kjo barre kjo zgjedhe eshte e mbel dhe e lehte vetem atere kur nuk shikojme majtas a djathtas se te dhemb qafa . nuk do te jesh ne gjume se te mer zvare dhe te mundon kjo zgjedhe por si mund te mos shohesh majtas djathtas , me duhet te pushoj dikur , nuk mundem te jem i tille i zgjuar perhere akoma edhe kur zoti im eshte ne anen tjter te zgjedhes , si mund te mirembahet qendrimi ne ket zgjedhe , me lutje , me shkrimin , me agjerimin , me frymen e shenjte , po me keto , une nuk ankohem une nuk dorezohem pasi AI qe me thiri DI SI TE PERFUNDOJE PUNEN E TIJ ME MUA , THJESHT PO THEM QE ME SHUME SE E VESHTIRE , POR NJE KRISTIAN KARAKTERIZOHET VETEM NGA KETO DY GJERA . PENDIM DHE BESIM .

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Do doja te shtoja dicka ne kete teme:

    Shume prej nesh gezohemi kur Perendia na bekon duke na dhene dicka qe ne e kemi enderruar, ose ndoshta dhe dicka per te cilen ne jemi lutur prej kohesh. Kjo eshte e drejte.
    Por, do thoja se nderimi me i madh qe Perendia (Ati Yne) u jep bijve te vet eshte KRYQI

    Shumekush mund te hidhet e te thote:

    Nje nder te tille nuk e dua!

    Cdokush eshte i lire ta pranoje nderimin qe i jep Ati i vet, perfshi ketu dhe Kryqin. Dhe ka te drejte te vrapoje per t'iu shmangur ketij Kryqi, por duhet te dime se ne rast shmangieje ne po humbim Dhuraten me te madhe qe Ati yne po na jep.

    Prej humneres se renies ku banon trupi yne (me fjalen trup kuptoj cdo gje qe na mban lidhur me Boten e Jashtme, jo vetem Trupin ne sensin e ngushte), Kryqi shihet si dicka e frikeshme dhe e tmerrshme, por duhet te dime se kjo eshte vetem njera nga pamjet e Kryqit, dhe kjo eshte pamja me relative dhe e paqendrueshme!

    Por nqs do e shohim Kryqin me syte e Atit, te Krishtit apo te Frymes, do shihnim paster lavdine e tij. Dhe kjo eshte pamja absolute, pamja reale e Kryqit!

    Pra ju bej thirrje motra dhe vellezer:

    Gezohuni kur Ati juaj ju jep Kryqin, se Kryqi ne syte e Tij eshte Dhurata me e madhe qe Ai mund te jape, dhe kete Dhurate Ai u jep vetem Bijve te Vet qe banojne ne Renie!


    Lum ata qe behen te denje te marrin Dhuraten e Kryqit prej Atit te Tyre!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 30-03-2004 mė 15:41
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26
    « KATOLICITETI « I YNĖ

    Ra zilja nė derė tė zyres dhe dola tė shoh kush ėshtė. « Kjoftė levdue, Zotni! «


    « Kush « e pyeta. « Po, Krishti! «


    « Aha! « ( Se tani ėshtė nė modė tė thuhet: « Kjoftė levdue! « Krishtin e kanė hjekur, kjo ėshtė nė modė nė Prizren ) « Urdhėro, i thash, ēka e mira tė ka prurė? Shyqyr qė tė pashė njė herė! «


    « Po, qe, Zotni s'po lanė puntė. «


    « Hajde, hjde, i thashė, po frigohem se sot do tė ndodhė ndonjė termet i madh, ose do tė cofė ndonjė qen i madhė qė ma gjete derėn, si tė kishte shkuar nė Australi, he, burrė i fortė! «


    « Ti ke ajgare, zotni, e une s'jam tuj ja dijtė ēaren vedit! «


    « Eh, vallah, edhe unė s'po di se ēka t'i bėj vedit qė mė erdhe, s'di ēka e si tė bėj me ty «.


    « O, kadalė zotni « mė tha. « O, edhe unė mjaft ngadalė deri tash me ty, por ti sot diēka po ngutesh fort<'

    Pas do kohe e pranova, megjithės disa herė provoi tė hyjė me dhunė nė zyre se « po i ngutet fort ».


    « Urdhėro, ēka e mira tė pruni tek unė? «


    « Pash, Zotin, zotni, nė dorė tė Zotit e tanden kam ra! «


    « Ngadal, si je, si po kalon, a je mirė? » e pyeta. « Allahile, zotni, ti e ke kollaj, ke kohė me luejt me fukara «.


    « Nuk po luaj, por e ēon njerėzia tė pyetėsh dhe tė tė pyesė si jemi njėri tjetrin, e mandej hin nė muhabe pėr ēka ke ardhur «.


    « Le, zotni, tė ja filloj me njė herė! «


    « Mirė, fol pra, urdhėro! «


    « Zotni kam mbet mshelė qe 15 ditė e kėrrkush s'po mė bjen mbas. Kėrrkush s'po do me pri me me ndreq me njerin ehuej, mė kanė thanė disa se filani s'ndin pėr kėrrkend, pos ty qi ta « han « fjalėn. Besė nuk po mė jep as njė sahat. S'po di se ēka me ba. A mund ban ti dishka pėr mue? «


    « Po, e di, ai njeri edhepse nuk ėshtė katolik, tani do t'i telefonoj pa ditur se ēfar gabimi ke bėrėr ndaj tij, ta fal menjėherė… ! «


    « Mos le, bre zotni, aman, pash, Zotin! « mė tha uke hequr kapuēin kah unė. « Tė shohim njė herė ku ishte ēėshtja, ēka ka ndodhur nė mes jush? «


    « Qe, zotni, ma shau kryqin, e tė parėt tonė kanė dhanė jetėn pėr kryq, dhe kanė vujtė shumė … « ( e kėshtu filloj tė mė predikoiė ) « E ti ēka bėne? «


    « Valla, zotni i rashė, por i rashė shumė keq dhe ala asht ratė nė shpi «.


    « Aha, ani ti i « dole zot kryqit «, a? Paske pasė dashur tė jesh dėshmor pėr kryq? … A bėn t'i bėj disa pyetje? «


    « Po, zotni si jo! «


    « Kur ke bėrė kryq ti tė mbramėn herė, para sa vjet? Ta kam vėnė menden dhe kam parė se as pėr Kėeshėndellat nuk po i ofrohesh as kryqit as kishėe, as Zotit, e pėr tė diela e festa kurrė s'je nė mėshė, i ti po i del Zot kryqit.»

    «Ih, zotni, unė ta shpraza ni shtrajcė, ti mue ni thes…» U bėra kishe spo ndiej, dhe vazhdova:

    «tė shohim pak, se si po shkojmė mė mėsim feje tė fėmijve, qe, ky i madhi ėshtė dashur tė marrė kungimin e parė para tri vjete, dhe ende nuk e ka marrė! E ky i vogli as nuk e njoh, kurrė as farė kishės. Sa e di unė, ti nuk e ke kaluar pragun e kishės qysh se ke vėnė kurorė, he, para sa vjete! P o ndiej s tė dielleve e festave je duke punuar ne cenė tė thiut! E pėr kungim tė P ashkėve as mos tė flasim! Kue te kam bekur shtepine vjet e pėr vjet, nuk tė pashė nėpėr shtėpi asnjė figurė, e kryqin, qė aq fortė po i del zot, nuk ta pash kerrkund! A, po, gati harrova: E ke njė «mirė» ; K ke zėmren e dhimbshme, fort po dhemben fukaratė e ata qė skanė as petka nė trup: dua tė them, ti kamė parė nėper mure tė shtėpisė e nėper oda shumė syreta, fotografitė «fugarash» qė skanė cka tė veshin. Do «nuse» nėpėr fotografi, tė shkretat, si do tqė kalojnė dimrin ashtu.? Pa petka nė trup. Sigurishte fajin e ka stabilizimi, e ti prej dhembjes se madhe po na mban syretat, pėr dashuri tė «kryqit» qė po «vuajnė» se as petka, por as nu kė ka interesuar deri para 15 ditesh!

    « O zotni, ndalu pak!»

    « Ēka» i thashė.

    « Ato syreta i kanė qitur fėmijėt nėpėr zitna!»

    « I kanė qitur fėmijet pėr ti kullotur sytė baba, pėr tu lutur para tyre nė vend tė figurave, mirė besa!»

    « Ēka ta merr mendja, a thuajse «jarani» e ka sharė kryqin tėnd, ap Kryqin tim?»

    …..

    « Mua mė duket se e ka sharė kryqin tėnd e jo timin»

    ……

    Ineresant, sa forte po zemrohemi po nashau ndokush Kryqin. Disa donė tė kompenzojnė mosmbajtjen e urdhrave te Zotit e tė Kishės me kėso gjėrat: me grushta, rrahje… Donė tė mbajnė fenė sipas receptit tonė, e jo si thotė Kryqi , Kisha e ligji i Zotit dhe i Kishės.

    Pra, i mjerė ėshtė ai kryq tė cilin duhet ta « mbrojnė « tė « krishterėt « e tillė!


    ( Drita 10 faqe 15 viti 1985 )

  5. #15
    agron_jozef_mjeku
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Germany/Belgium
    Postime
    26
    Unė prej Zotit jam i kėshtenė,
    E kėshtu due gjithmone me kėnė.
    Qysh atė ditė qė jam pagėzue,
    Nė kėtė fe shejte jam i shkrue,
    E nė kėtė fe unė due me rrnue,
    Kam me dekė e s'kam m'e lėshue...

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryqi simbolizon jeten e njeriut. Kryqi i Jezu Krishtit ishte i rėndė pasi e tillė ishte, ėshtė dhe do tė jetė jeta e njeriut mbi tokė. Arsyeja perse njė Zot shkoi nė njė flijim tė atillė qė pėr shumė njerėz ishte nje vdekje makaber, ka te beje me faktin qe kur jeta ime apo e juaj te sjelle vuajtje e brenga, ju te gjeni kurajo tek vuajtjet e Jezu Krishtit qe jane te pakrahasueshme me vuajtjet tona. Sic shkruhet ne Bibėl, vuajtjes e medha te nenes qe po i jep jete foshnjes se saj, kthehen ne gezim te pakrahasueshem kur ajo mbart ne krahe mishin e mishit te saj, gjakun e gjakut te saj, shpirtin e shpirtit te saj.

    Ka nje periudhe kohe ne kete jete qe ne vrojtojme prinderit tane se si perdite mbajne mbi supe barren e kryqit, barren e jetes ashtu sic vjen nje dite qe ne behemi prinder vete dhe na duhet qe te mbajme barren e jetes per femijet tane.

    Veteflijimi i Krishtit ne kryq eshte nje akt dashurie prinderore. Zoti flijohet ne kryq qe femijet e tij te mos njohin vuajtje por shpetim ne perjetesi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Kronologjia e ngjarjeve qė nga 360 para Krishtit deri mė sot.
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •