Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Nga Kryqi i Krishtit ne kryqin tone...

    Meqenese jemi ne periudhen para Pashkes, periudhe e cila fokusohet tek Kryqi i Krishtit dhe perjetimi i ketij Kryqi ne jetet tona, po mundohem te hap nje teme ku te diskutohet pikerisht mbi Kryqin.

    Por jo mbi Kryqin e Krishtit si nje prekje e larget, apo si vendin ku bota preku shpetimin, por si perjetim personal.

    Une mendoj se gjithe jeta e krishtere eshte nje udhetim qe fillon tek Kryqi i Krishtit dhe perfundon tek Kryqi yne. Gjate gjithe kesaj jete, I krishteri prek ngjalljen e Krishtit dhe kjo ngjallje e shoqeron ate deri tek Kryqi i tij personal, pas te cilit ose brenda te cilit, Ngjallja e Krishtit behet ngjallja e vet.

    Ne dallim nga jeta e krishtere, Kryqi jetohet vetem personalisht. Une nuk mendoj se Kryqi mund te jetohet kolektivisht. Ne Kryq jane vetem 3 persona: Ti, Krishti dhe Vdekja!

    Aty njeriu prek Zotin e Tij te ringjallur, prek Ringjalljen e vet, dhe sheh vdekjen te largohet e mundur.

    Ne rast se Ti, nuk prek Krishtin dhe nuk dashuron Kryqin e Vet, Kryqi yt do jete nje ferr, sepse aty do jene vetem dy persona: Ti dhe Vdekja. Dhe sigurisht qe vdekja eshte me e forte se ti.

    Por ne te njejten kohe, nuk mund te kete Krisht pa Kryq. Shume te krishtere sot, fatkeqesisht bien pre e ketij lloj "krishti", i cili jep vetem dhurata te bukura. Ata gezohen me Kryqin e Tij dhe nuk arrijne dot ta perjetojne Kryqin e Tij ne jeten e tyre. Ata mendojne se Kryqi i Tij eshte i mjaftueshem. Por Krishti nuk mendon keshtu. Ne Kryqin tone, ne e kuptojme se sa e dashurojme Krishtin dhe Kryqin e Tij. Ne Kryqin tone ne pushojme se qeni "femije te Perendise" dhe behemi "bashkepunetore te Perendise". Aty i krishteri rritet dhe sheh se Krishti nuk eshte nje dhurues i mire. Ai dhuron, por dhuron vetem nje gje: Kryqin! Brenda se cilit ndodhet mistikerisht Ngjallja!

    Pra Kryqi ka dy aspekte: Jepet nga Krishti dhe Pranohet nga ne. Nuk mund te kete Kryqe vetem me njerin aspekt, por gjithmone me te dyja.

    Vetem i kryqezuar mund te kuptosh nje Zot te kryqezuar...

    Ftoj dhe anetaret e tjere te forumit te sjellin mendimet e tyre ketu...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kryqi = shenjė besimi

    Matrix, ke thėnė shumė gjėra tė bukura, tė thella...

    Kryqi...

    hmmm...

    Kryqi...

    Sa interesant, Jezu Krishti kurrė nuk e spjegoj kryqin, pėrse duhet ta mbartim, por thjesht tha "Merre kryqin e eja mbas meje". Me tė vėrtetė nėse njeriu gabon mė sė shumti atėherė gabon kur mendon ta intelektualizojė kryqin nė vend qė ta mbart. Mua aq shumė mė fascinon realiteti i Krishtit. Sa real ka qenė, nuk ka paralajmėruar triumfe tė krishterimit. Por, me veten e tij e ka treguar se ēka ėshtė bota. Bota, jeta ėshtė kryq.
    Vetėm atėherė kur ta pranojmė se jeta ėshtė e vėshtirė vetėm atėherė fillojmė tė jetojmė jetėn autentike, jetėn e kėsaj bote nė tė cilėn lėvizim. Sa herė mendojmė se e mira na pikė prej qiellit pa kryq, gabojmė sepse tė mirėn duhet ta arrijmė. E pra, kėtu edhe njeriu bėhet njeri nė kuptimin e plotė tė fjalės. Kėtu Jezu Krishti ėshtė shembull i shkėlqyeshėm se si ta arrijmė jetėn e vėrtetė. Do tė jetojmė pėrnjėmend nėse e pranojmė jetėn qė ėshtė plot me therra. Vetėm atėherė do tė dijmė ta ēmojmė se ēfarė ka bėrė Jezu Krishti pėr ne.
    E pra, kryqi pėr tė krishterin kurrė nuk ėshtė pesimizėm. Sado i rėndė qė tė jetė gjithmonė mbartė nė veti shpresėn sepse mbas kryqit gjithmonė ėshtė shpėrblimi. Nė fakt pikėrisht nė kryq shihet se sa i besojmė Krishtit.
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Shpresmir,

    U rrengjetha nga shkrimi yt. Me pelqeu gadishmeria jote per te perqafuar kryqin. U shtofte fara e ketyre njerezve qe nuk tremben para kryqit, por qe e deshirojne dhe e pranojne ne jeten e tyre si te vetmin mjet per t'u pastruar nga mishi.

    Ashtu sic thua ti, kryqi nuk eshte nje koncept intelektual, ose me mire, nese eshte i tille, atehere eshte dicka e vdekur, dicka pa rendesi. Nese duam te jetojme, me pare duhet te vdesim, duhet te vdesim neve qe te mund te jetoje JETA HYJNORE qe eshte brenda nesh. Ddhe kjo vdekje vjen vetem me ane te kryqit.

    E shtofte Perendia deshiren tone per ta pranuar kryqin e Tij ne jeten tone. Leshofte Ai drite qe te na hapen syte dhe te shohim kryqin e Tij si nje mjet te domosdoshem per vdekjen e mishit tone dhe shperthimin e Jetes se Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Fjala e Zotit jep zemėr

    liveintwoplaces,

    tė them tė drejtėn atė qė kam shkru e kam bėrė nė bazė tė njė pėrvoje time tė gjatė dhe tė njė jete vepruese nė vete gjatė disa viteve. E kam shkruar mė shumė duke reflektuar mbi veten e duke qenė i vetėdijshėm sa herė nuk kam pasė fuqi ta pranoj kryqin, prandaj pohimi im ka njė ton bindės. Nė realitet mua mė ėshtė dashur tė kaloj njė rruge tė ngushtė e tė vėrtetohem qė shembulli i Jezu Krishtit ėshtė drita se si t`i qasemi botės. Shumė jam menduar ta kuptoj tė keqen derisa nuk e "kuptova" se ekziston e mira, ēka edhe ėshtė mė me rėndėsi. Me tė vėrtetė ekzistojnė besimtarė qė pėrnjėmend e mbartin kryqin me fe, kėta e kanė dėshmuar mė sė miri besimin e tyre dhe kanė ndikuar nė mua. Kėtu jam dėshmuar se ēka do tė thotė tė trashėgohet mėsimi i Jezu Krishtit. Po, tek e fundit Shpirti i Zotit bėn qė ne tė kuptojmė, ama edhe dėshmitarėt besimtarė kanė rėndėsi nė rritjen e fesė.
    Jezu Krishti ka mundur ta dėbojė kryqin duke u pėrligjur nė tradhėtinė e Judės, largimin e apostujve kur e kapėn, etj. etj., mirėpo jo, nuk bėri ashtu, por "ia mohoi vetvetes" duke e pranuar vullnesėn e Zotit. Dhe pėrnjėmend thellė nė zemrėn tonė e kuptojmė pa na vėrtetuar dikush se Jezu Krishti e ka thėnė tė vėrtetėn nė lidhje me kryqin: pa e tejkaluar vetveten nuk mund tė jemi tė lumtur. Dhe nuk ia vlenė ta fajėsojmė dikė pėr shkak tė sė keqes, kryqit nė jetėn tonė.
    Shpesh herė mė kujtohet Pjetri apostull pas peshkimit kur e kapi frika e tha "largohu prej meje Zot, se unė jam njeri mėkatar". E tha kėtė pasi u takua me fuqinė e Krishtit se ky qenka mė i madh se liqeni i Gjenezaretit, mė i madh se malet pėrreth tij,... dhe e kapi frika, sepse e kuptoj ēfarė hendeku ekzistonte ndėrmjet shenjtėrisė sė Zotit dhe vogėlsisė, mėkatit tė njeriut.
    Jezu Krishti vetėm pas kėsaj ia besoj misionin: "Mos ki frikė! Tash e tutje do tė zėsh njerėz." Dhe pikėrisht edhe ne, deri sa mos ta shohim veten tonė "larg" nga shenjtėria e Zotit, deri atėherė nuk do tė jemi nė gjendje ta dėgjojmė fjalėn e Krishtit "Mos ki frikė". Dhe pikėrisht kur njeriu e pėrjeton atė pafuqinė njerėzore, kur "bashkohet me tė", kėtu e pret Krishti, qė t`i japė zemėr, sepse prandaj edhe erdhi nė botė. Pikėrisht kur njeriu e pranon kryqin vetėm atėherė ėshtė i vendosur me dy kėmbėt nė tokė.
    Me plot bindje mund tė them se i besoj fjalės sė Krishtit. Kjo domethėnė: e kam pėrjetu pafuqinė njerėzore! Kjo aspak nuk mė bėn mua tė pamėkat. Ashtu sikurse edhe Pjetri, mėkatar kam mbetur, mirėpo me njė ndryshim: tani nuk kam frikė nga mėkatarėsia ime. Nuk kam frikė nga kryqi sepse e di se ai nuk e ka fjalėn e fundit!
    IHS

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shpresemir,

    Bie plotesisht dakord me ty ne lidhje me mendimet e tua per Kryqin. Eshte me se e vertete se Kryqi vetem mund te perjetohet, aspak te filozofohet mbi Kryqin.
    Jo me kot temen e kam quajtur Nga Kryqi i Krishtit te Kryqi yne. Sepse eshte e lehte te flitet per Kryqin e Krishtit. Sot rruget jane mbushur me predikuesa qe flasin per Kryqin e Krishtit, por sa nga ata e kane perjetuar realisht Kryqin, sa nga ata e mbartin Kryqin perdite mbi shpine? Une nuk dua t'i gjykoj ata, por dua te shpreh se realiteti i Kryqit eshte shume i hidhur dhe brenda ketij hidherimi ndodhet embelsia.

    Jo me kot Tradita pranon se personi i pare qe hyri ne parajse ishte kusari qe u bashke-kryqezua me Krishtin. Ky e njohu Krishtin ne Kryq. Ndoshta ai nuk kishte degjuar asnje predikim te Krishtit neper rruge, por aty ne Kryq, ai pa gjithe Mrekulline e Krishtit dhe gjithe ndyresine e vetvetes. Aq sa pohoi se une jam i denje te vdes ne Kryq, por Ky nuk ka bere asgje te keqe! Ne dallim nga kusari tjeter, Ai nuk donte shpetimin prej Kryqit. Kusari tjeter donte "ta vidhte" shpetimin, donte te shpetonte thjesht duke qene afer Krishtit! Ky eshte gabimi fatal qe bejne sot shume kristiane. Ata besojne se thjesht duke qene afer Krishtit, mund te perfitosh prej Tij, mund ta vjedhesh shpetimin, pa vdekur ne Kryq! Ndersa Kusari I Drejte, njohu fajet e veta, njohu ndyresine e vet, pranoi se duhej te vdiste ne Kryq dhe nuk don te zbriste prej Kryqit! Shembulli i Kusarit ne Kryq sillet sot nga shume predikues si shembull qe tregon miresine dhe meshiren e Krishtit, ku kusari pa bere asnje veper, arriti te shpetonte. Eshte me se e vertete se kusari nuk beri ndonje veper qe meritoi shpetimin. Por, nuk duhet te harrojme se ai PERQAFOI KRYQIN! Kjo anulloi cdo ligesi te tijen, kjo beri te vinte tek ai Meshira e Krishtit duke e bere te parin qe te hynte ne parajse.
    E kush mund te mendonte valle se i pari qe do hynte ne parajse ishte nje kusar? Por ja pra, vjen serisht Kryqi dhe e hedh poshte llogjiken e njeriut, sepse aty kryqezohet dhe llogjika...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 03-03-2004 mė 16:04
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Shpresmir,

    E lexova me kujdes shkrimin tend te dyte dhe do doja te thoja ne radhe te pare nje AMEN me gojen plot. Pothuajse ne cdo pjese te shkrimit tend ke lene vend per te komentuar pozitivisht, dhe madje mendoja te citoja shume pjese te tij dhe te komentoja ne detaje, por thashe me mire te mos zgjatem shume, por te them komentoj ne nje menyre me te permbledhur.

    Kjo eshte gjeja me e bukur per ne te krishteret, se pamvaresisht qe jemi mekatare, ne nuk kemi frike nga mekati. Ne nuk i afrohemi Zotit me veprat tona "te mira" per te blere shennjterine tone, pasi Ai na e ka falur nje here dhe per gjithmone ne kryqin e Tij, por ne shkojme prane Tij pikerisht sepse ne nuk kemi me frike mekatin, sepse Dashuria e Tij tejakalon akoma edhe gjerat me te medhaja qe ne mund te kemi ne imagjinaten tone.

    Pikerisht pra ne duhet te kuptojme se kryqi qe Ai lejon ne jeten tone, eshte shprehja me e madhe e Dashurise se Tij. Nese ne kuptojme kete gje, nuk do te fajesojme te tjeret, kur do na gjykojne, akuzojne, luftojne, perndjekin apo akoma edhe te na vrasin, pasi ne jemi te sigurte se te gjitha keto shprehje armiqesie nuk jane asgje tjeter vecse Dashuria e pamase e Zotit, nuk jane asgje tjeter vecse kryqi i Tij, nuk jane asgje tjeter vecse veglat qe perdor Perendia per te na zbukuruar neve, per te na shenjteruar neve, per te na dhene nje forme qiellore. Le t'i puthim pra doren armikut tone, duke ditur se ai nuk ka fuqi ndaj nesh, por perkundrazi ai behet nje bekim ne jeten tone.

    Vella, po e mbyll duke te deklaruar se ti je i shenjte, jo per shkak te zgjuaresise tende, apo te miresise tende, apo te ndonje virtyti tjeter qe ti mund te kesh, por per shkak te dashurise se madhe qe Krishti ka treguar per ty, per shkak te sakrifices se Tij ne kryq, per shkak te Hirit te Tij te madh.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dua te sjell nje shembull nga filmi "The castle must have only one king". Ndoshta shume prej jush e kane pare...

    Ketu flitet per nje ish-ushtarak i cili per nje arsye, arrestohet. Duke qene nje figure e respektuar, komandanti i burgut, e fton ne zyren e vet per ta takuar personalisht. Kur ky ish-ushtarak, i cili kishte sherbyer per nje kohe te gjate ne ushtri, hyn tek zyra e komandantit te burgut, aty sheh nje koleksion plumbash. Ky komandant pra ishte nje koleksionist i apasionuar pas plumbave.

    I burgosuri, me gjakftohtesi, i pohon: Me siguri ti nuk ke marre pjese ne asnje beteje! Ata qe kane pare qofte e nje beteje te vetme me sy, nuk guxojne te bejne koleksione plumbash!.....

    ------

    Keshtu pra ndodh dhe me jeten tone. Persa kohe ne nuk e perjetojme Kryqin, ne kenaqemi me te, sikur ai te ishte nje loder, pa e ditur se Ai eshte mjeti qe perdor Perendia per te shkaterruar kete bote, per ta bere te kote cdo gje qe ne mesojme ne shkolla, apo cdo gje per te cilen lodhemi perdite ne pune, per t'u tallur me cdo perpjekje tonen, per te shuar cdo pasion tonin dhe cdo enderr qe ne na duket e bukur.

    Eshte e vertete se ne Kryq ne marrim jeten, por para kesaj vjen vdekja. Nqs ne e mendojme Kryqin thjesht si nje mjet Jete, ne nuk do ta dallojme dot kur ai te shfaqet tek ne ne realitet. Por Kryqi pra eshte Jeta e Mbeshtjelle me Vdekjen...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Kryqi - logjika njerėzore

    liveintwoplaces

    ty tė ka prekur Zoti. Pėr shenjtin tė gjitha gjėrat janė tė shenjta. Mos harro se nuk mund ta kuptojnė tė gjithė mėsimin e kryqit. Atė qė e ke kuptuar ruaje si visar!
    Mund tė them se kėshtu siē kam shkruar nė kėtė temė qė e hapi Matrix, me siguri nuk do ta bėja nė njė diskutim me njė musliman (tė paktėn jo menjėherė), por i shtyrė nga qėndrimet tuaja e kam parė se mund tė mė kuptoni. Po t`i lexonte njė muslimani fjalėt qė i kemi thėnė deri mė tash mbi kryqin, do tė na konsideronte tė marrė.
    Nėpėr ungjij shohim se Jezu Krishti tri herė e ka paralajmėruar se do tė pėsojė dhe se do tė vdesė, por tė tretėn ditė do tė ngjallet. Apostujt sikur e kapėrcyen fjalėn "kryq" e u pėrqėndruan vetėm tek ringjallja. Kjo na bėn tė kuptojmė se as apostujt nuk e kanė kuptuar lehtė mėsimin e kryqit. Pikėrisht siē tha Matrix, kjo i kundėrshton logjikės njerėzore. Madje natyra jonė gjithmonė ēon krye kundėr vuajtjes. Por falėminderit Zotit qė e kemi Fjalėn e Tij qė na jep shpresė se vuajtja ka kuptim. Vėrtetė Ai i dha kuptim vuajtjes sonė. Falėminderit Zotit qė kemi edhe dėshmitarė tė gjallė tė fjalės sė Krishtit, qė dėshmojnė besimin e tyre.
    Falėminderit edhe ju tė dashur diskutues qė e dėshmoni fenė tuaj, sepse nė kėtė mėnyrė edhe unė e ushqej fenė time.
    IHS

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Re: Kryqi - logjika njerėzore

    Postuar mė parė nga Shpresmiri
    Madje natyra jonė gjithmonė ēon krye kundėr vuajtjes. Por falėminderit Zotit qė e kemi Fjalėn e Tij qė na jep shpresė se vuajtja ka kuptim.
    Sa te verteta jane keto fjale! Natyra jone gjithmone con krye kunder vuajtjes. Por gjithashtu i jemi mirenjohes Zotit tone Jezus Krisht, sepse Ai nuk na jep neve nje vuajtje qe nuk e ka perjetuar Ai me pare. Sa e mrekullueshme eshte kjo gje! Sa i mire eshte Zoti yne! Ai erdhi me pare ketu ne toke dhe dha shembullin e Tij ne cdo gje, dhe per me teper ne vuajtje, ai vuajti cdo vuajtje qe mund te vuaje kushdo ne kete bote, dhe e di pse? Pikerisht per te na dhene kurajo, dhe qe ta kemi edhe ne si shembull.

    Shpesh here, ne njerezit flasim per gjera qe nuk i kemi perjetuar, dhe hiqemi sikur i dime te gjitha. Ne kesi rastesh, marrim si pergjigje; "Flet keshtu pasi nuk e ke provuar, shko provoje nje here dhe pastaj hajde dhe na meso". Nuk ndodh e njejta gje me Zotin tone te mrekullueshem, Ai na meson neve cdo gje, por para se te na i mesoje, Ai i perjetoi vete. Ai na hapi rrugen i pari, qe ne kete rruge te ecim edhe ne, bijte e Tij. Ai na tregoi neve se si do perndiqemi, duke dhene shembull me jeten e Tij, na tregoi se si duehet te vdesim, duke dhene shembull me jeten e Tij, dhe na tregoi se si do perjetojme ringjalljen duke u ringjallur Ai i pari qe te na tregoje se besimi yne nuk eshte nje besim i vdekur, nuk eshte nje besim njerezor, apo me mire nje fe njerezore, por se ashtu si u ringjall Ai, ashtu do ringjallemi edhe neve, por jo veten kur te vije Ai, kjo ringjallje do marre pjese ne fillim ne frymen tone, por ashtu sic e dime, nuk mund te kete ringjallje nese nuk kemi perjetuar vdekjen me pare.

    Ashtu sic e the Shpresmir, natyra jone ngre krye gjithmone ndaj vuajtjeve, dhe fatkeqesisht ne bejme nje keqperdorim te lirise sone te plote qe na ka dhene Zoti yne, ne i largohemi vuajtjeve me menyrat tona njerezore, ne shkelmojme kur fillojne vuajtjet, sepse ne nuk arrijme te kuptojme se jane keto vuajtje qe mund te na clirojne nga vetja jone. Me kujtohen tani fjalet e Krishtit, kur thoshte se kushdo qe do ta ruaje jeten e tij, ai do ta humbase, por ai qe do ta humbe me deshiren e tij, ai do ta fitoje.

    Njerezit qe kane perjetuar kryqin ne jeten e tyre kane nje deshire te madhe qe te harxhojne tere jeten e tyre duke u treguar te krishtereve se sa i domosdoshem eshte kryqi. Njerezit qe kane perjetuar kryqin ne jeten e tyre, nuk dine gje tjeter vecse te flasin per kryqin, dhe se edhe sikur 100 jete t'u jepte Zoti atyre, te 100 jetet do t'i kalonin duke u folur te tjereve per kryqin. Pali qe e kishte perjetuar kryqin u tha besimtareve te Korinthit se ai nuk u kishte predikuar atyre asgje tjeter pervec se Krishtit, dhe Ate te kryqezuar. Pali gjithashtu tha se Kryqi i Krishtit, per Judenjte ishte skandal dhe per Greket, marrezi (sic thoje edhe ti Shpresmir se nese myslimanet do lexonin keto shkrime do na merrnin per te marre, por qe une krenohem nese ndodh nje gje e tille), por per te zgjedhurit e Tij eshte fuqia e Perendise.

    U shtofte fara e atyre njerezve qe do predikonin kryqin dite dhe nate, nje kryq jo teorik, nje kryq jo teologjik, por nje kryq i perjetuar, pasi ky kryq eshte kryq fuqiplote, nje kryq qe mund te nderroje jeten e njerezve, nje kryq qe mund te nderroje boten, ashtu sic beri edhe ne kohen e Palit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Judenjte duan shenja dhe greket filozofi, por ne predikojme Krishtin e kryqezuar...

    Le te ndalemi tek keto fjale dhe te mos vazhdojme me tutje...

    Greket kerkojne filozofi, Judenjte kerkojne Shenja, por ne predikojme Krishtin e Kryqezuar, skandal per judenjte dhe marrezi per greket....

    Nje Krisht i pakuptueshem nga askush! Por qe te lejon vetem ta perjetosh. Nje Krisht qe nuk pranon kompromise as me llogjiken, as me mrekullite. Nje Krisht i kryqezuar!

    Shume here behet pyetja: Cfare eshte nje i krishtere? Eshte dikush me i mire se te tjeret? Apo dikush me i ditur?

    Aspak. Nje i krishtere eshte dikush qe e ka kryqezuar mishin e tij ne Kryq! Nje i krishter eshte nje njeri qe mendon i kryqezuar, qe ha buke i kryqezuar, qe fle i kryqezuar, qe zgjohet nga gjumi i kryqezuar... Qe beson i kryqezuar!
    Nje i krishter eshte dikush qe dashuron Zotin e tij, qofte Ky dhe i kryqezuar, qofte dhe sikur Ky Zot te lejoje qe ky i krishter te kryqezohet. Nje i krishter eshte dikush qe dashuron Kryqin! Kryqi eshte sfida qe i jepet te krishterit. Vdis qe te jetosh!

    Ai qe do ta shpetoje jeten e vet, do ta humbase ate, ai qe e humbet per Mua dhe ungjillin do ta fitoje- na thote Krishti.

    Sa te pashpresa duken shpeshhere situatat ku vihet i krishteri! Duket sikur cdo gje eshte kunder tij, madje dhe mishi i vet dhe mendja e vet dhe cdo gje qe ai dashuron, kthehen kunder tij.

    Por i krishteri i kthen syte nga Kryqi duke thirrur: Te Dua! Sado i frikshem te jesh per boten, per mua ti je i bukur, se te ty u var Zoti i Lavdise! E di qe je ketu qe te me bashkosh me Zotin tim, prandaj te dua!

    Dhe i shtrin duart permbi Kryq dhe ndjen nguljen e gozhdeve ne mishin e Tij, por Fryma e Tij prek Ringjalljen. Ne ate moment Krishti duket me i bukur se kurre, me i lavdishem se kurre! Sa e rreme duket kjo bote dhe sa e mjere, kur je ne Kryq!

    Aty sheh se bota e cila e konsideronte Kryqin marrezi, eshte jashtezakonisht e marre. Dhe Kryqi, marrezia e grekeve dhe skandali i judenjve, shnderrohet befas ne Dituri dhe ne Mrekulli. Por jo te kesaj bote, por te ameshimit...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Kronologjia e ngjarjeve qė nga 360 para Krishtit deri mė sot.
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •