ANGLI/ Drejtori i ri kërkon sërish falje
Shqiptarët dhe një deputet laborist "mposhtin" BBC-në
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra
Muhamed Veliu
LONDER
Një deputet laborist është rreshtuar në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve. Jim Down, është ai i cili në funksionin e një anëtari të parlamentit anglez, i ka shkruar BBC-së pasi ai ka gjatë takimeve mujore me elektoratin ka marrë shumë ankesa nga shqiptarët e zonës së tij, në lidhje me incidentin e himnit, i cili gjatë një emisioni në stacionin televiziv BBC u fye nga një aktore dhe që më pas ngjalli reagim në komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe. Deputeti Down, i ka dërguar një letër ish-drejtorit që dha dorëheqjen Greg Duke, rreth shqetësimeve të banorëve shqiptarë në zonën e tij. Pikërisht letra në të cilën Byford kërkon ndjesë, ka rënë në duar të gazetarëve të "Sunday Mirror", të cilët e kanë publikuar një faksimile të saj në numrin e së djelës të gazetës. Në letër, drejtori Byford shprehet se: "Ne i kërkojmë falje për këtë ofendim shqiptarëve, shkaktuar nga humori 'jashtë skenarit' i Jo Brand". Më pas, Byford ka shtuar se, "ishte një shembull tipik i humorit të 'idhë' të Brand, por që nuk kishte të bëntë aspak me uljen poshtë shqiptarëve".
Krijoni Kontakt